Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 22
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Ne jemi ne momente kritike ne mardhenie me BE-ne dhe Kryeministri yne duhet te jete i matur ne konceptimet qe ai formulon ne nje tribune te perbashket me ministrin turk Davutoglu.Bosnja i di vete punet e saj, ska asnje lidhje me ne.Ska perse te hiqet ai, si pjese e nje kampi islamik.Si kryeminister ai perfaqeson shqiperine laike.Ne kemi problemet tona me islamizmin .Bota po na i thote troc ,se jami penalizuar per kete arsye.Atehere ceshte kjo nderhyrje.Shif mer plak punet e tua.


    Ti Anesti sa te kam lexuar je i djathte po dashuria per ortodoksizmin tek disa tek ju ne forum eshte e njejte si e disa fanatikeve mysliman ,eshte per tu shqetesuar kjo ....
    Kryeministrin tone nuk e pyet njeri ,se tha nje fjale te mençur per stabilitetin s'eshte ndonje gje e keqe ,po me shqetesuese eshte infioriteti i disa shqiptareve ,kur Perendimoret thone dialog me islamin ju beheni me fanatik se Papa .
    Ne Bosnje ka investime Europiane ,amerikane me pak, nuk ka per te ndodhur gje mos kini frike ,se dhe kur ndodhi nuk do e ndihmojme i shiten nafte Serbis qe kishte embargo .
    Eshte thjeshte çeshtje parimi dhe morali ,pavaresisht frikes se Islamit Europa e din shume mire se sa liberal eshte islami ne Shqiperi dhe Bosnje ,i ka me fanatik ato qe i ka qytetar mysliman te vjeter ne gjirin e saj ...
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  2. #12
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    qenkeni interesante ...

    ajo qe ngre Turqia eshte mosndryshimi i kufijve ...

    kush po i ndryshon kufijte (detare) aktualisht? - behet natyrshem pyetja.

    Shqiperia ndryshon kufirin detar ne favor te Greqise.

    Ky eshte nje precedent teper sensitiv per Turqine ...

    keshtu pra, te dashtun forumista; veshtroni pyll apo veshtroni peme ...

  3. #13
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    oj sivete moj nuse ooo
    a ma mir te na a te nana ooooo?

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga zeqir_xh Lexo Postimin
    Vlerësuar nga këndi i interesave turke në ballkan krahasimi i Bosnjës me Maqedoninë është totalisht i pa vënd. Minoriteti turk në Maqedoni nuk ka rol dominues prandaj në cilindo shtet të jet është njësoj.
    Arsyeja perse Bosnja nuk eshte ndare zyrtarisht, pasi ne terren popullsia jeton e ndare, ka te beje me faktin se Perendimi i trembet shperberjes se Maqedonise, qe eshte mini-Jugosllavia e vetme e mbetur ne Ballkan. Nese ne Bosnje preken vetem interesat e serbeve, kroateve e myslimaneve te Bosnjes, ne Maqedoni gershetohen interesat e Bullgarise, Greqise, Shqiperise, Serbise, Turqise. Nje shperberje e shtetit maqedon do te thosh jo vetem ndryshim kufijsh, do te thosh Lufte Ballkanike.

    Minoriteti turk ne Maqedoni mund te jete i vogel ne numer, por kur i shtohet minoritetit tjeter mysliman shqiptar, me te cilin ka lidhje kulturore, martesore, historike, behet nje force e vertete politike ne Maqedoni. Arsyeja perse Turqia e ndjen te nevojshme te beje deklarata si ato me lart per Bosnjen, ka te beje pikerisht me faktin se myslimanet e Bosnjes nuk jane politikisht te perfaqesues sic duhet, sic jane ata ne Maqedoni.

    Ndërsa sa i përket deklaratës së Berishës Albo mos u vettrego naiv. Një ndarje në Bosnje do të iniconte ndarjen e Kosovës. Apo ti e ke harruar Kosovën.
    Kosova nuk eshte Bosnje, pasi Kosova nuk ka 3 minoritete brenda popullates se vete. Ka vetem nje grup minoritar, dhe 90% e popullsise eshte popullsi shqiptare. Gjeja tjeter qe duhet te kuptosh eshte se ndarja e Kosoves nuk eshte ajo qe deshiron as Serbia. Nese Kosova do te ndahej, do te thosh qe Serbia do te pranonte humbjen njehere e mire te sovranitetit te saj mbi Kosoven, dhe mundesine e bashkimit te pjeses se mbetur te Kosoves me shtetin am. Kjo ide e neutralizon idene e ndarjes se Kosoves.

    Ajo qe une mendoj se do te jete zgjidhja perfundimtare e Kosoves, eshte nje mareveshje midis Serbise e Kosoves per shkembime territoresh, jo ndarje. Territoret e banuara nga minoriteti serb do t'i bashkohen Serbise, dhe ato territore qe jane aktualisht nen Serbi dhe qe banohen nga shqiptare do t'i bashkohen Kosoves. Kuptohet qe kjo mareveshje do te arrihet nga ndermjetesimi nderkombetar.

    Sa i përket thënjes tënde se "Turqisë më nuk ia ka nevojën Shqipëria" është sinjal i keq për ata të cilëve ia ke sot nevojën. Të paktën nuk thuhet ashtu sepse mosmirënjohësi as me Kur-an as me Bibël nuk e ka vlerësimin e mirë.
    Turqise i pelqen te besoje se shtete si Kosova, Maqedonia, Shqiperia, Bosnja jane sfera te influences se saj ne Ballkan duke qene se ne keto vende jeton minoritet turk apo se popullsite e tyre jane myslimane. Dhe kendveshtrimi i interesave turke ka qene qe keto vende e kerkojne me ngulm mbeshtetjen tone, dhe ne kembim ne mund tu diktojme atyre gjithcka.

    Shqiperia nuk ia ka me nevojen Turqise pasi demokracia shqiptare tashme e ka kaluar tranzicionin. Shteti shqiptar eshte pranuar ne NATO si vend anetar me te drejta te plota dhe kerkesa e Shqiperise per integrimin ne BE eshte me afer aprovimit se sa kerkesa e pales turke. Qe do te thote se vendet anetare te BE e kane me te lehte te marrin vendimin e pranimit te shteteve te vogla si Shqiperia, Bosnja, Kosova, Maqedonia ne BE, se sa te pranojne nje shtet te madh me 70 milion banore si Turqia.

    Shqiperia e Turqia sot jane vende partnere qe konkurojne me njera-tjetren per thithjen e investimeve te huaja. Dhe nese Shqiperia arrin te siguroje mareveshjen e levizjes se lire pa viza me vendet e BE brenda vitit qe vjen, do te shihet nga Turqia si nje tjeter shuplake e BE per te.

    Albo

  5. #15
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Politika shqiptare duhet te heqe dore perfundimisht nga turqia,kemi vetem deme,partneret tane strategjike jane ne perendim,influenca turke ne Shqiperi duhet te reduktohet ne zero

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Shqiperia ndryshon kufirin detar ne favor te Greqise.

    Ky eshte nje precedent teper sensitiv per Turqine ...
    Turqia nuk ka asnje ankese per mareveshjen, dhe zhurma qe njerezit e sponsorizuar nga ambasada turke ne Tirane po bejne ne media, nuk ka lidhje me mareveshjen midis Shqiperise e Greqise, ka te beje me faktin qe Shqiperia e Greqia i kane normalizuar maredheniet ne ate shkalle, sa kjo mareveshje u be e mundur. Nuk eshte ne interesin e Turqise qe Shqiperia te kete maredhenie te mira me fqinjin e vete jugor, pasi Turqia nuk mund do te perdori me pozitat e Shqiperise si fqinj verior i Greqise per t'iu imponuar pales greke. Kjo eshte edhe arsyeja se perse turqit e kane shume per zemer "ceshtjen came", jo se u behet vone per camet, por se ai perben nje pretekst per te justifikuar pranine e trupave turke ne bazen e Pashalimanit per shembull disa vite me pare. Te njejten karte came luajten edhe italianet ne 1939 me pushtimin e Shqiperise e Greqise.

    Ashtu si Shqiperia nuk duhet t'ia lejoje vetes qe te implikohet ne probleme jashte fushes se vete te interesave sic eshte Bosnja, Shqiperia nuk duhet te implikohet ne asnje menyre as ne konfliktin turko-grek. Shqiperia duhet te mbaje maredhenie te mira me te dyja palet, nuk duhet te mbaje ane, dhe duhet t'i ftoje si greket e turqit qe te investojne ne ekonomine shqiptare.

    Albo

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Krahas kesaj dalje unike me ministrin turk teBerishes per ceshtjen e Bosnjes kemi levizje te reja te kampit te djathe te cilat na bejne te dyshojme se nje qendrim prolindor po pregatitet.Kemi forcim te mardhenieve te maqedonesve me ruset per investime dhe gazin. Kemi nje qendrim me te ftohte te Turqise me perendimin deuke e shprehu ate me kontradiktat me izraelin , por kemi dhe nje tjeter deshmi.Berluskoni niset per nje vizite private dhe perfundon me nje vizite pune.Kur shkon ne Moske gjen atu dhe kryeministrin Gruevski, pra dicka po pregatitet.Me e italianet u bene marrveshje per gazin dhe prodhimin e automjeteve dhe me Gruevskin per ceshtjen e gazit.Tashme pritet nje takim me udheheqesit shqipetare.Shqiperia,Turqia ,Bosnja dhe Maqedonija po penalizohen nga vendet e BE-se ,keshtu kjo skene e re me siguri do te prodhoje nje posicionim te ri.Ndoshta Putini pranon njohjen e Kosoves nese Shqiperia dhe vendet e ballkanit perendimore do ti kthejne kurrizin europes.!!!!Ndoshta kjo mund te sjelle dhe fenomenin e kundert , qe shqiperia te pranohet ne sistemin e vizave qe ne fillim te vitit.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e JUSTINIAN
    Anëtarësuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    ILIRID
    Postime
    61
    Investim rus ne ballkan nuk ashte ne dobi per shtetin shqiptar,po edhe per shqiptaret ne pergjith,mvarja energjetike e shqipris nga rusia nuk do ti sjell dobi Shqipris
    asnjeher. Po behet nje gje e till ateher Rusia jo vetem qe nuk do te pranoj Kosoven po
    po edhe me Shqiperin do te luaj lojen,Maca dhe Miu.
    A sa i perket Bosnje e Hercegovines po lejohet nje gje e till them per ndarjen ateher definitivisht do ti vjen fundi intervalit kohor qe eshte ne favor te shqiptareve pasi qe ne do te ndodhemi ne nje rethoj nga dashamiret ton historik servet(sherbetoret e Bizantit).
    Mndoj se duhet te ruhet nje gjendje e till e shtetit Boshnjak dhe kufive te ballkanit sic eshte
    tani. Investimet e huaja ne Shqiperi duhet te selektohen dhe tju ipet me shum perparsi
    investitoreve nga perendimi po kursesi nga Greqia,Rusia,Turqia dhe bllokit ish sovjetik.
    Per aspira et astra

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e LuLiKraS
    Anëtarësuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    180
    Shqiptaret bejn Gabime madhore...

    E para. Turqia nuk luan nje Role te Rendeshiem ne Eruop.*
    Shqiptaret gjenden me nje politike te vjeter shume shekullore vllazore me Turqin, por e vertea qe dohet ndodhe nga Politikant Shqiptare ne Gjitha Trevat Shqiptare ne Ballkan te mos u ofrojne hapesire politike Turqis ne Europe.

    E Mire e Shqiptare eshte qe problemet kufitare te zgjedhin me Ameriken me Superfuqine E botes dhe mandej me Europen tradhtare.
    Sjam kunder askujt., ne raste se ke pergjegjesi Kombetare dhe je i pa afte per to...

  10. #20
    Bosnje Hercegovina eshte nje shtet qe ka vdekur ende pa u krijuar. Nje shtet qe nuk i ngjan nje shteti por me shume i ngjan nje konfederate artificiale te tipit sovjetik. I krijuar nga politika si zgjidhja me e shpejte e nje krize humanitare, por pa pelqimin e etnive te ndryshme qe jetojne brenda ketije territori. Me vdekjen e marrveshjes se Dejtonit ka vdekur edhe enderra e nje shteti multietnik boshnjak, dhe ndryshimi i kufinjeve eshte e vetmja rruge per te mos zhytur Bosnjen ne nje konflikt te ri. Serbska Republika do te shkoje me Serbine, edhe si nje kembim per humjen e Kosoves, pjesa kroate mund t'i besohet Kroacise, ndersa pjesa muslimane mbetet ende nje mister edhe per faktin se ekstremizmi islamik ka gjetur nje mbeshtetje shume te rendesishme.
    Persa i perket shqetsimit te Turqise per ndryshimin e kufinjeve, nuk eshte gje tjeter por vetem nje deklarate rutin. Deklarata e nje vendi qe ne Europe nuk ka asnjefare influence, dhe eshte duke humbur edhe ate pak influence qe kishte ne Ballkan. Turqia ne kuptimin e plote te fjales mund te konsiderohet si "I semuri i Bosforit".

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •