Close
Faqja 92 prej 119 FillimFillim ... 42829091929394102 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 911 deri 920 prej 1190
  1. #911
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar mė parė nga Agim Doēi Lexo Postimin
    Une isha me Bacen Adem Demaēi, me komandant Leopardin, erdhi mandeje ēeliku(F.Limaj), Gjarpni, J.Krasniqi e plot liderė te tjere. Mbaj mend qe gazetat e Kosoves at dite te Bekueme shkruanin "POETI - LAMETARI I LIRISE" nje shkrim i gjate ku lavdohej e lavdohej ahmaku Agim Doēi.

    ...
    Ti je rrenacak i MADH!
    Ti ishe me gruan tėnde, u ofrova tek ata djemtė ( pleēėt) qė kėndonin kėngė polifonike e kėshtu me radhė! Ti nuk ishe askund zotėri!
    Me Fatmir Limėn isha unė dhe ata qė ishin me mua njė ditė mė herėt teksa pinim kafe me Blendi fevziun!
    Tė kam nė kamerė kur u shpall pavarsia dhe ti ishe aty nė grand por kjo nuk ėshtė e rėndėsishme; me rendesi qė je kuptuar mirė se cili Je!
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  2. #912
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar mė parė nga Agim Doēi Lexo Postimin
    Or Preng!!!!!
    ma mire me me sha mue se me diskutue per Regjep Qoseviqin.
    Mos harro: pse asht i madh Qosja, une nuk e shes vehten lire!
    Ty s'ka nevoj me tė sharė sepse Sami Frashėri mė ka lėnė amnaet njė fjalė:
    " Nėse Ty tė kafshon qeni - s'do me thanė qė edhe ti duhet ta kafshosh atė"!
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  3. #913
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Megjithėse e paskan botuar disa Intervisten e Profesor Rexhep Qosjės ( tė tėrė) e disa vetėm duke nxjerrė pasuse sipas porosive mė lejoni qė tė sjellė ato qė mė duken interesante megjithėse mund ta lexoni edhe nė GSH,


    Lexoni kėtė pėrgjigje tė Qoses nė kėtė Pyetje:

    A mund t'i quajmė reminishenca qė vijnė nga Akademia e dikurshme e Beogradit kėto iniciativa tė akademikėve maqedonas? A ka vend pėr njė shenjė barazimi nė kėtė mes?-


    REXHEP QOSJA:

    Tė them sinqerisht, jam i befasuar nga befasia, pra tė pėrsėris, i befasuar nga befasia, qė shprehin intelektualėt dhe politikanėt tanė pėr shkak tė atyre qė nė atė Enciklopedi janė thėnė pėr shqiptarėt: pėr shkak tė disa tė pavėrtetave qė thuhen pėr historinė e shqiptarėve, pėr shkak tė paragjykimeve qė shprehen aty ndaj shqiptarėve dhe pėr shkak tė disa ngjyresave nėnēmuese ndaj shqiptarėve. Idetė e tilla, paragjykimet e tilla, ndjenjat e tilla ndaj shqiptarėve nuk paraqiten pėr herė tė parė nė historiografinė dhe nė publicistikėn maqedone.
    Ishte njė kohė kur pushteti maqedon u ndalonte shqiptarėve qė fėmijėt e tyre t'i pagėzojnė me emrat Shqipe, Liridon, Liridonė, Kastriot, Vlorė, Valbonė, dhe me disa emra tė tjerė tipikė kombėtarė.

    Ishte njė kohė kur pushteti maqedon ua rrėnonte shqiptarėve rrethojat e shtėpive, duke cenuar ashtu rėndė identitetin dhe zakonet e tyre. Ishte njė kohė kur pushteti maqedon bėnte ēmos pėr tė rrėgjuar sa mė shumė arsimin e shqiptarėve nė Maqedoni. Ishte njė kohė kur politikanė dhe intelektualėt maqedonė kishin krijuar njė aleancė tė fuqishme kundėrshqiptare me politikanėt dhe intelektualėt serbė, sidomos pas vitit 1981, sado jo vetėm pas kėtij viti.

    Unė, qė kam shkruar shumė herė kundėr kėsaj politike serbo-maqedone dhe ato shkrime jam detyruar t'i botoj nė Kroaci dhe nė Slloveni sepse nuk mė botoheshin as nė Shkup, as nė Prishtinė, e di mirė prej ēfarė idesh, ēfarė paragjykimesh dhe ēfarė ndjenjash pėrbėhej ajo politikė serbo-maqedone ndaj shqiptarėve. Tė gjitha ato mendime jo shkencore pėr shqiptarėt, tė gjitha ato paragjykime ndaj shqiptarėve, tė gjitha ato ndjenja mosdurimi ndaj shqiptarėve nė historiografinė maqedone janė marrė qė herėt prej historiografisė, prej etnografisė, prej publicistikės, mė nė fund, prej letėrsisė serbe.

    Nuk ka dyshim se njė numėr i historianėve, i etnografėve, i publicistėve, i shkrimtarėve maqedonė janė nxėnės tė vjetėr shpirtėrorė tė shkencės, tė publicistikės dhe tė letėrsisė serbe.

    Ne, me tė drejtė po reagojmė ndaj Enciklopedisė sė Maqedonisė, por nuk po reagojmė ndaj enciklopedive, ndaj historive, ndaj librave tė tjerė shkencorė, publicistikė e letrarė, qė janė nė qarkullim nė Serbi, tė botuar mė herėt apo tė botuar tani, e qė janė pėrplot falsifikime tė historisė shqiptare, pėrplot paragjykime dhe, shpesh, pėrbuzje e urrejtje pėr shqiptarėt.
    Nė lidhje me Enciklopedinė e Maqedonisė dua tė shtoj edhe disa mendime.

    Nė reagimet tona nė Maqedoni, nė Kosovė dhe nė Shqipėri ndaj Enciklopedisė sė Maqedonisė, pėrpos paraqitjeve tė drejta, tė arsyeshme, tė nevojshme shkencėrisht dhe politikisht, kishte edhe diēka qė nuk mund tė quhej pėrkatėse, as mjaftueshėm politikisht e menēme. Reagimet tona tingėlluan si demonstrim i patriotizmit medial nė vend se tė ishin demonstrim i vetėdijes shkencore. Nė rastet mė tė shpeshta ne shikuam, dėgjuam dhe lexuam nė medie ēka mendojnė politikanėt dhe intelektualėt e njohur mė shumė si njerėz tė politikės se sa tė shkencės pėr Enciklopedinė e Maqedonisė. Dėgjuam ēka mendojnė ata privatisht. E do tė duhej tė dėgjoheshin: pėr aspektin shkencor tė asaj Enciklopedie institucionet tona shkencore dhe shkencėtarėt tanė, kurse pėr aspektin politik institucionet tona politike dhe shtetėrore, ashtu siē e bėnė ambasada amerikane dhe ambasada britanike nė Shkup. Gjithsesi ėshtė dashur tė mendojmė nė mos reagimet nė trajtėn e demonstrimit tė patriotizmit medial patetik mund tė na sjellin mė shumė dėm sesa dobi te ndėrkombėtarėt, tė cilėt me shumė vėmendje i pėrcjellin sjelljet dhe shprehjet tona ndaj fqinjėve tanė. Enciklopedia e Maqedonisė, ndėrkaq, mė nxiti tė mendoj edhe pėr enciklopeditė tona tė paqena. Akademia e Maqedonisė e bėn Enciklopedinė e Maqedonisė. Akademia e Shqipėrisė ka arritur tė botojė deri tani vetėm dy vėllimet e para tė Fjalorit enciklopedik, pra tė fjalorit enciklopedik, qė nuk e ka rėndėsinė e enciklopedisė, dhe t'i botojė aq dobėt sa duhet t'i ruash duart mos po tė priten prej letrės dhe kopertinave tė tyre - aq janė tė dobėta.
    Akademia e Kosovės as nuk ka bėrė enciklopedi, as fjalor enciklopedik.
    Dhe, as histori tė shqiptarėve, dhe as histori tė Kosovės!

    Me kė t'i bėjė?
    Kjo ėshtė e vetmja akademi nė Ballkan, dhe nė Evropė, qė nė pėrbėrje tė saj nuk e ka asnjė historian dhe asnjė arkeolog dhe asnjė leksikolog! E pse nuk e ka asnjė historian dhe asnjė arkeolog dhe asnjė leksikolog?

    Sepse nė Akademi ėshtė dashur tė pranohen bashkėpartiakėt, shokėt, miqtė, pjesėtarėt e klanit tė atyre qė e kanė bėrė shtėpi private Akademinė tani e pesėmbėdhjetė vjet! E me ta projekte shkencore tė rėndėsishme, siē janė enciklopeditė, historitė e popullit, historitė e letėrsisė, fjalorėt e gjuhės letrare dhe tė gjuhės popullore, historitė e artit popullor as nuk janė bėrė, as nuk do tė bėhen. Fatkeqėsisht.

    Akademia e Maqedonisė dhe Akademia e Serbisė i pėrkthejnė nė gjuhė tė huaja veprat historike kombėtare: historitė e popullit, tė letėrsisė, tė arteve tė tjera, tė artit popullor, tė mitologjisė kombėtare, kurse botimin e atyre pėrkthimeve e financojnė shteti maqedon dhe shteti serb. Ēfarė pėrkthimesh bėjnė akademitė tona? Kurrfarė! Botimin e cilave pėrkthime e financojnė institucionet tona shtetėrore?

    Temė pėr vajtim!
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  4. #914
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    QOSJA PĖRGJIGJET:

    Si e shihni tė ardhmen e shqiptarėve?

    -Kam shkruar apo kam folur jo pak herė nė biseda pėr mediat mbi kėtė ēėshtje. Po pėrsėris ēka kam thėnė: shqiptarėt i shoh, pas disa vitesh, tė integruar nė Bashkimin Evropian. Shqipėrinė dhe Kosovėn i shoh tė bashkuara, ndoshta edhe pa kundėrshtimin e vendeve ballkanike, sepse ashtu u lehtėsohen shqetėsimet qė kėtyre popujve ballkanikė u shkaktojnė dy shtete tė shqiptarėve. Shqiptarėt nė Maqedoni i shoh si popull shtetformues. Por, mė duhet tė shtoj: pėrfytyrimin tim pėr ardhmėrinė e shqiptarėve e cenojnė mė pak a mė shumė: propaganda fetare, mjaft e sofistikuar, nė disa media tė Tiranės, kur e kur edhe tė Prishtinės, qė flet pėr njė racizėm fetar tė ardhur prej sė jashtmi nė jetėn tonė; mimikria kolektive; korrupsioni i pandalshėm; shpėrfillja e kulturės nga institucionet politike e shtetėrore; mafia, gėnjeshtarėt dhe tė papėrgjegjshmit jo aq tė paktė nė politikė; bashkėdyzimi i primitivizmit dhe stalinizmit nė politikė!

    Tė ndalemi tani nė ēėshtjen kryesore. Njė tekst historie pėr shkollat e mesme, ku gjejmė deformime tė atilla qė akademikėve maqedonas as u kanė shkuar nė mend. Nė 200 faqet e kėtij teksti, historia e 24 shekujve pėrfshihet vetėm nė 12 faqe. E nė kėtė hapėsirė mungon tėrėsisht trajtimi i plotė i 14 shekujve, nga shek II para Krishtit deri nė shekullin XII pas Krishtit, periudhė kjo kur formohen kombet e gjithė vendeve evropiane, pėrfshirė edhe vendin tonė.


    Ēfarė pasoje do tė sjellė ky boshllėk nė mendėsinė e kėtij brezi maturantėsh?
    -Boshllėku pėr tė cilin flisni ju, nė kėtė tekst tė historisė nuk cenon vetėm mendėsinė e brezit tė tanishėm tė maturantėve, formimin historik, kulturor tė tyre. Ky boshllėk cenon nė tėrėsi historinė e shqiptarėve. Me kėtė boshllėk sikur u thuhet shqiptarėve, dhe tė huajve, qė do ta kenė nė duar kėtė tekst: shqiptarėt, iliro-shqiptarėt, nuk kanė vazhdimėsi nė historinė e tyre! Historia e shqiptarėve, na thotė ky tekst, ėshtė histori e pa vazhdimėsi! Ja njė argument qė historiani ynė i kėtij teksti u sjell autorėve tė Enciklopedisė sė Maqedonisė dhe autorėve tė shumtė serbė qė paragjykimet e tyre pėr shqiptarėt t'i stolisin edhe me "argumente", qė ua dhurojnė vetė shqiptarėt!

    P.S.
    Kėtė gjė duan doēėt e doēėve me brarėt!
    Kėtė gjė doni Ju, ė?
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  5. #915
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Mė tutje QOSJA Pėrgjigjet:

    Deri kur mund tė vazhdojė ky absurd shqiptar?

    -Historinė e shqiptarėve e bėn populli shqiptar, por historiografinė shqiptare po e shpėrfytyrojnė, po e shtrembėrojnė, po e falsifikojnė, po e keqpėrdorin rėndė politikanėt me shėrbėtorėt e tyre historianė natyrisht pėr nevojat e veta. Kėshtu ėshtė nė Shqipėri dhe kėshtu ėshtė nė Kosovė! Sikur tė kishin njė kulturė historike, njerėzit e politikės ndoshta nuk do ta lejonin njė shpėrfytyrim, njė keqpėrdorim tė tillė tė historiografisė e aq mė pak tė jenė sponsorė, ndoshta, urdhėrdhėnės tė kėtij shpėrdorimi dhe keqpėrdorimi tė shkencės. Po tė kishin kulturė historike ata do ta dinin se tekstet e shkruara me porositė e tyre dhe pėr glorifikimin e tyre janė tė pėrkohshme sa edhe ata vetė dhe njė ditė do tė hidhen nė plehun e historisė. Por mungesa e dijes, e kulturės dhe e etikės nuk u lejon tė shohin ēka ėshtė e pashmangshme tė shihet.
    Ky tekst i historisė, me titullin Historia e popullit shqiptar (drejtimi natyror) 12, tregon qartė se pėrse kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, e shpartalloi Akademinė e Shkencave tė Shqipėrisė, pse i shkėputi prej saj institucionet shkencore, pse disa akademikėve u mori tė drejtėn qė tė jenė tė votuar nė organet drejtuese tė saj dhe pse nė organet drejtuese tė atyre institucioneve, mė nė fund, emėroi kė ai deshi tė emėrohej! I gjithė ky komplot kundėrdemokratik, kundėrkulturor u bė, pėrpos tė tjerash, pėr t'u krijuar kushtet qė historia e popullit shqiptar tė mbyllet , pėr brezat e sotėm, me historinė e Sali Berishės dhe tė Partisė sė tij! Kėso ēudie staliniste nuk ka ndodhur nė kohėn e diktaturės! Jo. Nė atė kohė tekstet historike e ndalnin historinė nė vitin e ēlirimit prej pushtimit italian dhe, pastaj, gjerman, domethėnėė nė vitin e ēlirimit prej fashizmit dhe nazizmit, kurse Sali Berisha e ndal nė derėn e banesės dhe tė kabinetit tė tij qeveritar!
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  6. #916
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Qosja citon ato qė thonin britanikėt pėr revolucionin demokratik tė vitit 1997


    Ngjarjet e revoltave tė vitit 1997 trajtohen nė kėtė tekst si "rebelim komunist". Ēfarė pėrfaqėson '97 - a nė vėshtrimin tuaj, tashmė nė distancė dhe a ka nxjerrė mėsime politika shqiptare nga kjo ngjarje?


    Nė vitin 1997 populli shqiptar u ngrit kundėr regjimit autokratik, nė tė vėrtetė despotik, tė Sali Berishės dhe tė sejmenėve tė tij. Tė gjithė pėrbėrėsit e regjimit tė tij zbatonin njė teknologji regjimore frikėsuese, shtypėse, kėrcėnuese, fyese, nė tė cilėn ishin bashkuar dy pėrvoja tragjike: ajo despotike orientale dhe ajo sovjetike staliniste.

    Jo rastėsisht mediat britanike pėr Sali Berishėn thoshin:

    nė krye tė Shqipėrisė ėshtė gjetur njeriu i shekullit tetėmbėdhjetė, i cili ka nė dorė mjetet e shekullit njėzet e njė!

    Nė vitin 1997 populli shqiptar nė tė vėrtetė bėri revolucion demokratik dhe u ēlirua prej kėtij regjimi. Por, ata qė erdhėn nė pushtet pastaj, ata nuk ditėn t'i bėjnė njėmendėsi, tė pėrhershme, frytet e atij revolucioni demokratik. Politika shqiptare, si po shihet, nuk ka nxjerrė mėsime prej atyre ngjarjeve. Mjerisht.
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  7. #917
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Nė intervist Rexhep Qosja nderon ata qė duhet t'i nderojm dhe t'u jemi mirėnjohės:



    Si do ta portretizonit njė historian model? A mund tė gjejmė sot shembuj tė kėtillė nė radhėt e historianėve shqiptarė?

    Nuk mund tė jesh historian i mirė, historian i rėndėsishėm pėr historinė e popullit tėnd, nė qoftė se dijen metodologjike, dhe kulturėn historike, dhe dhuntinė krijuese nuk i mbėshtet nė parime etike.
    Mė pyesni a mund tė gjejmė historian tė kėtillė nė radhėt e historianėve shqiptarė?
    Po.
    Pa dyshim po.
    Shqipėria ka historianė tė shquar. Shqipėria kishte dhe ka njė varg historianėsh, gjuhėtarėsh, arkeologėsh, etnografėsh shumė tė shquar. Po pėrmend disa historianė tė brezit tė vjetėr. Aleks Buda, Kristo Frashėri, Arben Puto, Kristaq Prifti-po kėta janė emra tė mėdhenj tė historiografisė shqiptare.
    Paskal Milo ėshtė historian i shquar me kulturė, me dhunti, me etikė shkencore, i cili , mjerisht, ka humbur shumė kohė nė politikė.

    Prej brezit tė ri dua tė pėrmend njė historian, qė sot shquan si maje e lartė nė historiografinė shqiptare: Pėllumb Xhufi. Tė gjithė i nderoj dhe i dua shumė: me Ali Hadrin ne nė Kosovė na e kanė mėsuar historinė e popullit shqiptar, tė Shqipėrisė dhe tė Kosovės.
    U jemi mirėnjohės pėrjetė.
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  8. #918
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ky eshte qosja..

    kjo eshte vepra e qoses.. shqiperia ne zjarr..

    krejt tjerat cka thoni ktu i kini fabrikime or preng marinari i hasit te sigurimit kexhibist..te enverit..


  9. #919
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    ky eshte qosja..

    kjo eshte vepra e qoses.. shqiperia ne zjarr..

    krejt tjerat cka thoni ktu i kini fabrikime or preng marinari i hasit te sigurimit kexhibist..te enverit..

    http://www.youtube.com/watch?v=qwkZl...om=PL&index=12


    Qosja citon ato qė thonin britanikėt pėr revolucionin demokratik tė vitit 1997


    Ngjarjet e revoltave tė vitit 1997 trajtohen nė kėtė tekst si "rebelim komunist". Ēfarė pėrfaqėson '97 - a nė vėshtrimin tuaj, tashmė nė distancė dhe a ka nxjerrė mėsime politika shqiptare nga kjo ngjarje?


    Nė vitin 1997 populli shqiptar u ngrit kundėr regjimit autokratik, nė tė vėrtetė despotik, tė Sali Berishės dhe tė sejmenėve tė tij. Tė gjithė pėrbėrėsit e regjimit tė tij zbatonin njė teknologji regjimore frikėsuese, shtypėse, kėrcėnuese, fyese, nė tė cilėn ishin bashkuar dy pėrvoja tragjike: ajo despotike orientale dhe ajo sovjetike staliniste.

    Jo rastėsisht mediat britanike pėr Sali Berishėn thoshin:

    nė krye tė Shqipėrisė ėshtė gjetur njeriu i shekullit tetėmbėdhjetė, i cili ka nė dorė mjetet e shekullit njėzet e njė!

    Nė vitin 1997 populli shqiptar nė tė vėrtetė bėri revolucion demokratik dhe u ēlirua prej kėtij regjimi. Por, ata qė erdhėn nė pushtet pastaj, ata nuk ditėn t'i bėjnė njėmendėsi, tė pėrhershme, frytet e atij revolucioni demokratik. Politika shqiptare, si po shihet, nuk ka nxjerrė mėsime prej atyre ngjarjeve. Mjerisht.
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  10. #920
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Nė fakt shikova atė nga youtube qė solli brari por Rexhep Qosjen nuk e pashė asgjėkundi!
    pastaj shikova njė fotografi dhe pėr ēudi pash kėta " burra" vėllezėr tė cilėt i shisnin naftė njeri tjetrit dhe mbronin njėri tjetrin:





    ]
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. Akademik REXHEP ISMAJLI:Zhvillimet...e gjuhės standarde
    Nga Harudi nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 19:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •