Vetem mendim !
Poezia ne kete teme

shte si nje gjykim ndryshe nga gjykimi i shumices nga "ne",per Kadarene ketu ne forum dhe ne jete.
Meqe je perpjekur te ndashe personalitetin nga vepra dhe ke respekt si per vepren dhe madheshtine si shkrimtar, kjo mund te zvogloje nuancat nencmuese qer i ben me vargjet.
Sidoqoft une jam per te verteten dhe drejtesine , e verteta eshte ashtu sic eshte lakuriqe dhe shpesh relative per percepcionin e gjere.
Por, jam edhe per tolerance, vleresim te drejte dhe jo vetshkatrrim ,pasi e kuptoj qe nuk ka njeri ideal dhe me shume duhet te fuqizojme vetite dhe veprat se sa dobesite dhe veset.
Kur flitet per madheshti eshte vertete shume veshtire ,bile e pamundur te mbashe vecas vepren dhe personalitetin.
Sidoqoft , vec nuancave nencmuese ka edhe permbajtje te vertete tjeterfare, dhe kjo nuk i zvoglon madheshtine Kadarese vec sa e ben njeri dhe " cdo gje njerezore nuk eshte e huaj as per ate-Kadarene"
Per dhuaratat qe jep librat e Kadarese :e bej edhe une ketu ne Amerike, por e bejne edhe shume shqiptare anekend botes,besoj se eshte nje kontribut minimal qe te lavdojme vetveten ne shqiptaret vertete me nje shkrimtar tonin qe i perket majes se piramides boterore te letersise, dhe qe ne e gjykojme ,e paragjykojme dhe e shajme!!kur na duhet , thuajse s'kemi me cka te mburremi po me te dashurin dhe te "urryerin" Kadare.
Portretin shqiptar Kadare e ben ne menyre thuajse te perkryer dhe te pakrahasueshme.
Perfundimisht madheshtia e Kadarese dhe kontributi i gjithanshem kombetar ve nen hije cdo "njolle" qe mund te kete ne biografine e vet.
Une besoj ne nje vleresim tjeterfare dhe jo ne ate te Samiut te madh se:" Cdo dite e jetes sate , eshte nje faqe e biografise sate.Mundohu ta shkruash mire , se nje faqe e ndyen gjithe librin"( kjo bukfalisht mund edhe te ndodhe, por pergjithsisht JO)
Mendoj se nuk duhet te kete personalitet qe eshte i paprekshem ndaj kritikes konstruktive, por jo per nje kethim ne te kaluar dhe me qellime nencmuese dhe barazvlersimi te personaliteteve kombetare me ne te zakonshmit- kjo e fundit per vepra !
Edhe Kadare sado qe ka qene i madh kur e ka "leshuar" Shqiperine, eshte rritur akoma keto njezet vjet dmth ka ndryshuar si njeri i mencur qe eshte .
me nderime per mendimin e lire dhe vleresimin e drejte dhe pa paragjykime,
bili99
Krijoni Kontakt