Close
Faqja 32 prej 33 FillimFillim ... 2230313233 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 311 deri 320 prej 321
  1. #311
    Citim Postuar më parë nga erindi_al

    Agim Doçi: E vërteta e hileve sllave në Eurosong...

    Intervistoi: Julia Vrapi - Gazeta " SOT "

    -Ndërkohë si e komentoni vlerësimin që morët në natën finale?

    Këtu një stacion televiziv antishqiptar që merr mesazhe nga Edi Rama, kur vjen në Fushë-Krujë Xhorxh Bush thotë që shqiptarët i vodhën sahatin, ndërkohë që ai e kishte e hequr për garanci, ku kryetari i përkohshëm i bashkisë, që është hajduti i vlerave shqiptare, që pështyn mbi shqiptarët duke thënë, që i kanë vjedhur sahatin Bushit. U detyrua ta përgënjeshtronte CNN me figura. Ka dhënë 180 sekuenca për të vërtetuar që shqiptarët janë fisnikë dhe Xhorxh Bushi pas 10 ditësh ka deklaruar se më i sigurt jam në Fushë Krujë, se sa në Uashington.
    Edvin Rama që e komandon këtë media antishqiptare, në vend që të rrijë dhe të përqendrojë të gjithë shqiptarët me anë të këtij televizioni se kush është vlera e Kejsi Tolës, e Shqipërisë, pasi unë nuk përfaqësoj Agim Doçin dhe Edmonnd Zhulalin, pasi Kejsi përfaqësonte Shqipërinë, shqiptarët në vend që të dërgonin mesazhe për këngën panë diçka tjetër, e cila nuk ka asnjë vlerë edukuese. Edhe Greqia nuk na dha asnjë pikë, pasi dhe 800 mijë shqiptarë në Greqi, ku juria jonë i dha 12 pikë Greqisë ajo na dha 0 pikë, sepse shqiptarët në Greqi me atë nivel që duartrokasin kryetarin përkohshëm të Bashkisë dërgonin mesazh për diçka tjetër, duke bërë një tifozllëk mjeran për diçka tjetër, e cila nuk ka asnjë vlerë edukative.
    Po ashtu ishte fatkeqësi dhe sepse 127 mijë shqiptarë dhe kosovarë në Zvicër, 107 mijë në Gjermani, të gjithë ato 15 minuta të votimit ata shikonin diçka tjetër në një media private, ku unë nuk di se ku e kanë marrë atë frymë antishqiptare. Kjo media nuk ka pse tërheq vëmendjen e të gjithë shqiptarëve në diasporë dhe në Greqi, ku ne nuk na vjen asnjë sms, sepse do votonin diçka tjetër pa vlerë edukative. Në këto kushte ky qe sabotimi i dytë.
    Wow

    Kaq poshte paska rene arti dhe muzika ne Shqiperi, ku nje poet e kthen ne politike dhe votimin e nje kenge?! Me te vertet kaq poshte paske rene Z. Doci?!

    Po sikur keta shqiptar qe zotrote akuzon te kene votuar aq sa te munden se ne fund te fundit secili ka hallet e tij dhe nuk do rri t'i perkedheli ego-n Agim Doci-t se kenga e tij ishte me e mire se e te tjereve?! Po sikur shume shqiptar qe e kane degjuar kete kenge, thjesht nuk e kane pelqyer si kenge sepse ne shume aspekte linte shume per te deshiruar?! E kupton ti Z.Doci qe shumica edhe ketu ne forum beri buje per ate kenge thjesht se prezantonte SHQIPERINE, por jo se ne fakt ju pelqeu dhe aq?!

    Eh moj Shqiperi, e mjera Shqiperi. Edhe ne muzike po e fusni politiken, lere me ne fusha te tjera. Ben mire t'i lesh bindjet e tua partiake menjane kur vjen puna qe jep nje interviste per muziken zoteri, sepse thjesht ul veten tende dhe ata qe te kane ndjekur gjithe keto kohe. Qenkeni bere per te ardhur keq. TURP!
    Ndryshuar për herë të fundit nga INFINITY© : 01-10-2009 më 02:38

  2. #312
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    INFINITY

    Te lumte! Ja keshtu diskutohet! Sidomos kur u qan hallin artisteve dhe artit. Me vjen mire qe pretendon se shqiptaret jane kaq budallenj sa te duartrokasin pjesmarrjen dhe jo vleren e kenges qe interpretoi Keisi Tola. Mos harro, ne 44 vende konkurente, Keisi 16 vjeçare la pas vehtes kengetare HIT, si Caas e frances, gjermanine, hollanden, Belgjiken, Zvicren, duke merituar vendin e 11!!!!!!!...
    INFINITY hajde nje here nga Tirane te te bej "politike' nga mesi e poshte (pra nga Elbasani, Kavaja etj.)
    Ne fund te fundit hallet e mija vetem ti nuk mund te mi qash.........Mos je ndonji kengetare qe te kam perzene nga vargjet e mija??????

  3. #313
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    INFINITY

    Te lumte! Ja keshtu diskutohet! Sidomos kur u qan hallin artisteve dhe artit. Me vjen mire qe pretendon se shqiptaret jane kaq budallenj sa te duartrokasin pjesmarrjen dhe jo vleren e kenges qe interpretoi Keisi Tola. Mos harro, ne 44 vende konkurente, Keisi 16 vjeçare la pas vehtes kengetare HIT, si Caas e frances, gjermanine, hollanden, Belgjiken, Zvicren, duke merituar vendin e 11!!!!!!!...
    INFINITY hajde nje here nga Tirane te te bej "politike' nga mesi e poshte (pra nga Elbasani, Kavaja etj.)
    Ne fund te fundit hallet e mija vetem ti nuk mund te mi qash.........Mos je ndonji kengetare qe te kam perzene nga vargjet e mija??????
    Ti qenke bere shume me teper per te ardhur keq se c'mendova une mor zoteri. Ty te te rroj partia dhe ato dy vargje se ti vete te like shume per te deshiruar si njeri ne radhe te pare dhe pastaj si "poet". Une e pershendeta performancen e saj, por sa per kengen per mua ishte nje hic. Nje strof e perseritur 5 here. Gjithsesi, heres tjeter thuri lavde partise dhe do dalesh me sukses.

  4. #314
    i/e regjistruar Maska e agas
    Anëtarësuar
    22-05-2009
    Postime
    258
    Po shohim se paska kritike te artit dhe muzikes me shumice ne forumin shqiptar.Keta qenkan eksperte dhe jo ata tek juria e Eurovizionit 2009.Keto kritika me te shumten e rasteve jane futja kot, por disa personave ketu ne forum nuk u rrihet pa perdhosur gjithcka qe ka te beje me kulturen dhe identitetin shqiptar.Aq me teper kur ne keto aktivitete marrin pjese persona qe i jane perkushtuar kultures dhe identitetit kombetar.Ne vend te inkurajohet puna e treshes[poet,kompozitor,kengetar] qe perfaqsoi shqiperine ne nje aktivitet te rendesishem artistik si ai i Eurovizionit,sulmohet me pa te drejte rezultati i arritur ,vendi i 11 dukemos harruar se jemi ne nje aktivitet europian ,ku edhe eshte ajka e kultures boterore.Doja te falenderoja poetin Agim Doci per tekstin e asaj kenge,kompozitorin e talentuar Edmond Zhulali si dhe kengetaren me prespektive Kejsi Tola qe interpretoi me shpirt kengen dhe i dhane shqiperise nje vend te lakmueshem ne klasifikimin e pergjithshem ne Eurovizion.

  5. #315
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    as une se kuptova kete lidhjen e rames me votimin ne eurovision
    JO SEKS PARA MARTESE

  6. #316
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    PPSH - Partia e Poeteve Shqiptar eshte partia ime.

  7. #317
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    PPSH - Partia e Poeteve Shqiptar eshte partia ime.
    Eshte shume e vertete qe ne Eurovizion behen shume lojra te pista ,kjo ma shpif ,kame degjuar qe dhe Italia pikerisht per kete arsye nuk merr pjese me .
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  8. #318
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Po saura.
    Kaq e vertet asht sa qe dallaveret e tyre mbajne era sllavizem...Madje po te mos jete KRENARIA KOMBETARE, une as nuk do te paraqitesha, sepse koalicioni sllav atje asht shume shperfilles.
    Nejse! Keisi na nderoi dhe Zhulali asht kompozitor exellent.

  9. #319
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    Po saura.
    Kaq e vertet asht sa qe dallaveret e tyre mbajne era sllavizem...Madje po te mos jete KRENARIA KOMBETARE, une as nuk do te paraqitesha, sepse koalicioni sllav atje asht shume shperfilles.
    Nejse! Keisi na nderoi dhe Zhulali asht kompozitor exellent.
    Jo mo vazhdoni boni kenge e poezi ju ,se na duhen neve ,kombit ,mezi ju kemi ,leni kritiket
    me thoshte njehere Osman Mula mbas lodhjes se festivalit :
    -Fillojne kjo nuk ishte kshu ,kjo nuk ishte ashtu ,he pra boni nje festival ju me te mire ,nuk do me ngeli hatri do ju duartrakos bile .Te drejte kishte i shkreti ,por nga shumica merrni shume falenderime dhe emocione ,sepse e meritoni ,me te vertete jeni pasuri kombetare .
    Gima ec perpara si gjthmone ,e mi be te fala Takut me Lulit ,kur te vij ne Tirane do te vi te marr qe te pime nje kafe ke Tajvani .
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  10. #320
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Mua me gjen tek Taiwany por Leta e Taku jane eneruar diplomate ne Egjypt.
    Faleminderit per fjalet e ngrohta.
    Pershendet gjithkend qe din shqip. Sivjet po punoj me Dorian Ninin nje kange tejet te fuqishme. Zhulali po punon me Papingjin. Osman Mula asht caktuar Regjisor i festivalit, ndersa gara do te jete shume e forte sivjet.
    Te shohim!!!!!! Kush do fitoje do shkoj ne Oslo - Norvegji.
    Sukses dhe shendet ty e te gjitheve.

Faqja 32 prej 33 FillimFillim ... 2230313233 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Franz Baron von Nopca (1877-1933)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-04-2024, 02:46
  2. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Jezuiti italian që adhuronte Shqipërinë
    Nga PLaku-i-Detit në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 06:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •