Interesant vertete mi Dita, shijet ndryshojne dhe ketu qendron arti i vertete ne jete ,tek ndryshueshmeria .
Nderkaq qe pajtohem me ate se si shkon puna e pikave, mua nuk me pelqeu harmonia e treshit vallezues bashke me Kejsin,ne fakt mendoj se ishte si nje tretje vaj-uje.( po une te them se nuk jam as juria dhe as akademi arti nuk kam te kryer,une si spektator ,nje pikveshtrim personal )
S'kam gje kunder koreografise profesionale shqiptare, nuk ju kontestoj as shijen dhe as imagjinaten artistike...s'me pelqeu mua dhe ne syte e mi Kejsi humbi pike nga percjellja( dhe balerinet mund te jene me te miret ne Shqiperi dhe me gjere)
ne motin qe vjen shpresojme te jemi me te mire !(e po thone " shpresa jeton "
Mirembec Dita!....Naten!
me nderime,
bili99
Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 18-05-2009 më 22:46
I Ilirides jam Iliri,
dhe i lire dua me mbet.
Per cfardo xhevahiri,
Shqiperine se jap per jete
Se pari e pergezoj Kejsin per paraqitjen e mrekullueshme ne skenen e Moskes.
Kejsi beri gjithçka qe ishte e mundur. Prej nje paraqitje stative ne festivalin e kenges ne RTSH u shendrrua ne nje princeshe, nje balerine, nje diva…
Kete vit e kishim zerin, pa dyshim.
Por a e kishim muziken? JO!
Origjinali i kenges ‘Me merr ne enderr’ edhe pse tingellonte muzika pak sikur e kohes se gurit prap se prap ishte shume e fuqishme. Muzika ishte vetem e llojit pop dhe kishte elemente etnike.
Komponisti i kenges i cili pati mundsin ta shendrroj kete kenge nje kryeveper ai shkoi ne Gjermani per ta riorkestruar kengen ne studiot ‘prestigjioze’ ku pagoi nje shume te madhe parash. Si rezultat nje video qe eshte turp ta shikosh.
Kthehmi tek muzika. Muzika ishte shume e varfer. Muzika pop fillonte shume bukur ne fillim por pas pak ajo shendrrohej ne nje dance te varfer qe ishte shume monotone. Pastaj kishte edhe ca elemente arabe (qe supozohen nga komponisti se jane motive shqiptare).
Koreografia ishte shume inspiruese edhe pse pak e veshtire per tu kuptuar per here te pare.
Gjithashtu edhe kamera nuk e solli bukur koreografine ne ekran.
Prandaj askush nuk eshte fajtor per kete rezultat te hidhur qe na sollen kete vit. Nuk ka fajin sistemi i ri i votimit, nuk fajsohen shtetet qe nuk na kane votuar, nuk fajsohet askush.
Faji eshte i grupit te Kejsit. Nuk arriten te bejne nje kenge te mire per zerin e mrekullueshem te Kejsit.
Ky ishte zgjenjimi me i madh i 6-viteve tona ne Eurovizion pasi qe kete vit kishim gjithcka ne disponim. Zerin e Kejsit si qelsi kryesor, koreografin me fame.
Edhe nje gje tjeter nuk duhet te harrohet. Premtimet e Agim Doçit i cili ne çdo interviste rrefente se ai ‘do ta trondis Mosken’, ‘do ta sjellim eurovizionin ne Shqiperi’
Po e njejta dyshe Zhulali-Doçi hudhen shume balte mbi kenget tjera qe na perfaqesuan e veçanarisht mbi 16-vjeçaren Olta e cila u prit edhe me shume fishkellima ne zemren e Serbise. Por ajo me forcat e veta arriti te futet ne finale dhe te merr me shume pike se kete vit.
pak a shume jam ne te njejten linje me ju....Prandaj askush nuk eshte fajtor per kete rezultat te hidhur qe na sollen kete vit. Nuk ka fajin sistemi i ri i votimit, nuk fajsohen shtetet qe nuk na kane votuar, nuk fajsohet askush.
Faji eshte i grupit te Kejsit. Nuk arriten te bejne nje kenge te mire per zerin e mrekullueshem te Kejsit.
ajo qe me nervozon (prandaj dhe e kam cituar) ishin votat , sidomos ato te fqinjit jugor Greqise dhe atij lindor Maqedonise..
me sa di une pjesa dermuese e emigranteve ne greqi votuan kengen shqiptare po keshtu edhe gjithe shqiptaret e maqedonise.........
atehere si eshte e mundur te jepet ai vleresim nga keto dy shtete.............
dmth ka qene juria ajo qe ka lozur rolin ne pikezim
kenga greke me perjashtim te emrit qe ka kengetari nuk kish asgje tjeter ........
perse keta servilat e jurise sone i japin maksimumin..........
Si votoi Shqiperia dhe si e votuan Shqiperine shtetet tjera ne gjysem finale.
Shqiperia u rendit e 7-ta me 73 pike.
Serbia ishte e 10-ta por u largua nga juria ku ne vend te saj u vendos Kroacia.
![]()
O trimereshe - grua e dheut, me ngadale moj se per shije muzike jemi duke fol! Pa personalizime, he zane e malit!
Nuk eshte qe une personalisht pelqej Patricia Kaas, se zhanri i saj muzikor mua nuk me pelqen, mirepo arsyeja se pse mendova se do te fitoje dhe jo vetem une, eshte se ajo nuk eshte nje kengetare qe ka kenduar vetem ne skenat lokale, mirepo eshte nje kengetare qe ka kaluar kufijte e shtetit te saj dhe fama e saj ka arrit edhe ne Kosove. Ka shume njerez qe e pelqejne, bile edhe ne familjen time, prandaj nuk mund te krahasohej me disa qe dalin per here te pare ne skena boterore e te mbysin me tinguj cirkusant, orientale etj.
I beliiiieeve in fairyyytaaaleees - dhe krejt ca paramendon kur degjon kete refren jane elefante cirku duke vallezuar perreth![]()
![]()
paska pas sukses shqipria vendine 7 URIME URIME
LIVERPOOL
you`ll never walk alone
Koha Jonë
Kejsi Tola: Do trondis Mosken dhe Kremlinin
Publikuar më E Premte, 01 Maj 2009
Sigurisht qe Kejsi Tola eshte tashme shume me e kuruar dhe ne forme, sesa ajo adoleshentja 16-vjecare qe fitoi festivalin e fundvitit ne RTSH me kengen “Me merr ne enderr”. Ne daten 4 maj, saktesisht diten e hene, ajo se bashku me grupin realizues te kenges qe do te perfaqesoje Shqiperine ne Eurovizion, nisen drejt Moskes. Me kete rast, dje, ne ambientet e Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, ministri Ardjan Turku priti Tolen, autorin e tekstit te kenges, Agim Docin, kompozitorin Edmond Zhulali, koreografin Julian Bulku, si dhe 2 vajzat shoqeruese te back vokal. “Perfaqesimi juaj do te ngreje ne nje nivel me te larte muziken shqiptare” tha ministri, ndersa Kejsi Tola shtoi se, eshte e lumtur qe perfaqeson Shqiperine dhe do te perpiqet te jape maksimumin e saj. Festivali Evropian i Kenges, do te filloje ne daten 12 maj ne Moske te Rusise, per te vazhduar me pas ne datat 14 dhe 16 maj.
Kejsi, a keni pasur veshtiresi me tekstin ne gjuhen angleze?
Nuk e kam pasur fare te veshtire tekstin ne anglisht. Me ka pelqyer qe ne fillim dhe e kam marre me shume deshire faktin qe kenga do te paraqitej ne anglisht. Sigurisht qe kenga eshte shkurtuar, ka qene diku rreth 4 minuta, nderkohe qe tani eshte rreth 3 minuta.
Cila ka qene pjesa me e veshtire e gjithe realizimit te punes suaj, deri ne finalizimin e videos qe do jete pjesemarrese ne Evrovizion?
Nuk mund te them me e veshtira per ndonjeren prej copezave. Thjesht eshte punuar shume per te gjitha dhe nuk ka pasur ndonje veshtiresi te parealizueshme, me ndonje prej tyre. Gjerat kane ardhur gradualisht, ndaj une nuk kam pasur veshtiresi.
Cfare synoni me pjesemarrjen tuaj ne Moske ne daten 14 dhe 16 maj?
Une synoj perfaqesimin e denje, dua qe ne nje njefare menyre, kur te kthehem ne Shqiperi, te gjithe shqiptaret te ndjehen krenare per ate qe kam bere une atje.
Deshiron te “thyesh” ndonje nga arritjet e kengetareve shqiptare ne Eurovizion?
Normalisht pse te mos dal me mire se te gjitha perfaqesimet e tjera te Shqiperise. Nuk eshte se synoj te kaloj Anjezen, e cila eshte renditur me mire nga te gjithe shqiptaret ne Eurovizion, dua thjesht te dal sa me mire.
Pervec skenes evropiane, a ju emocionon edhe largesia, pasi Rusia eshte shume larg Shqiperise. Ju kane kapur emocionet e skenes se Moskes?
Jo, mendoj se kudo qe te jesh, emri Festival Evropian, eshte ai qe te ben te emocionohesh me shume. Nuk e ben vendi kete festival. Nuk mund te them se me kane filluar emocionet tamam-tamam, sepse pa shkuar atje nuk mund te kete emocione. E kam fjalen per emocionet e skenes, pasi mendimet rreth pjesemarrjes normal me kane nisur.
Si e ben gjumin keto dite Kejsi Tola?
Shume e qete, nuk eshte se kam ndonje problem.
I konsideroni si presion fjalet e atyre qe keni afer “Na ndero”, “Dil e para” etj.?
Jo, presion nuk do t’i quaja. Jane thjesht fjale qe mua me shtyjne qe te perpiqem te bej me te miren, jane inkurajime.
Agim Doci tha pak me pare per zerin tuaj, qe do te trondise Mosken dhe Kremlinin. Ju miklon ky fakt?
Mua me kane vleresuar deri tani, te pakten sa i perket vokalit, natyrisht edhe kenges. Them vetem se do te perpiqem te jap maksimumin tim. Ndoshta kjo do te thote, te trondis Mosken dhe Kremlinin. (qesh)
Kenga eshte prezantuar ne disa vende te Evropes. Si eshte pritur atje?
Shume, shume mire. Kemi qene ne Mal te Zi, Greqi, Holande.
Nga 1 deri ne 10, c’note do t’i jepnin vetes suaj?
Nuk di si ta percaktoj, ndoshta tani per tani te nota 8. Ka shume gjera per t’u permiresuar deri ne momentin e fundit, jam e sigurt per kete.
Nga kenget e huaja qe ke degjuar, cila mendon se eshte me dinjitoze dhe njekohesisht me konkurruese?
Ka shume kenge te bukura, kam degjuar pjesen me te madhe te tyre. Mund te them se eshte e bukur kenga e Ukraines, ajo e Greqise, kenga turke, e Spanjes etj. Nuk mund te percaktoj vetem nje prej tyre.
C’mund te na thoni per prezantimin tuaj atje?
Me mua ne skene do te jene tre balerine, si dhe dy vajza back vocal. Sa i takon veshjes, ajo nuk eshte perfunduar akoma, jemi ne castet e fundit. Nuk do te kete asgje te lidhur me folklorin, por nuk dua te zbuloj me shume elemente se kaq. Stiliste eshte Anila Zajmi. Nderkaq, koreografi im, ka punuar me kengetaren e njohur greke, Kalomira, e cila perfaqesoi Greqine dhe arriti ne vendin e trete ne Evrovizion.
Bisedoi: Fjoralba Shahaj
Ndryshuar për herë të fundit nga erindi_al : 19-05-2009 më 08:52
Krijoni Kontakt