Close
Faqja 0 prej 18 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 173
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anėtarėsuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016

    Rama: Ne 10 tetor protesta ne shesh kunder qeverise Berisha

    Veshėt e shurdhėr tė Sali Berishės ndaj kėrkesave tona tėrėsisht legjitime pėr tė bėrė transparencėn e plotė tė zgjedhjeve tė 28 qershorit;

    Vullneti i mbrapshtė pėr tė mos lejuar hapjen e kutive ku mbahet mbyllur nė mėnyrė tė paligjshme e vėrteta e 28 qershorit;

    Pėrshkallėzimi i hakmarrjes politike tė pushtetit tė grabitur nė 28 qershor ndaj njerėzve qė flaken nga puna pse janė pėrfshirė nė aktivitetin elektoral tė opozitės;

    Gjėndja e rėndė e vendit dhe e shoqėrisė nė kushtet e thellimit tė krizės sė demokracisė, tė shtetit tė sė drejtės dhe ekonomisė;

    e vendosin tėrė opozitėn shqiptare, grupet politike e shoqėrore dhe cdo individ qė refuzon tė jetojė kokulur nė njė vend ku s’ka asnjė barazi para ligjit e ku cdo liri dhe e drejtė ėshtė e kėrcėnuar papushim, pėrpara detyrimit patriotik qė tė bashkohet nė njė front proteste kundėr kėtij pushteti tė ngritur mbi manipulimin, korrupsionin elektoral e mashtrimin publik.

    Partia Socialiste i fton tė gjithė, tė shtunėn e ardhshme 10 tetor, nė manifestimin e parė tė protestės pėr hapjen e kutive tė votimit ku fshihet e vėrteta e 28 qershorit, ku mbahen peng liritė e tė drejtat e shumicės, ku ėshtė burgosur ligji dhe ku e kanė burimin padrejtėsitė qė po shtohen nė kurrizin e njerėzve.

    Sali Berisha gėnjen veten nėse mendon se do ta shtyj gjatė, duke bėrė shurdhin dhe duke ftuar opozitėn tė hyj nė Parlament, pa plotėsuar kėrkesėn e saj elementare pėr hetimin e procesit zgjedhor qė nuk duhet tė pėrsėritet mė kurrė nė tė ardhmen. Unė i them Kryeministrit se do tė pėrballet me popullin opozitar tė shumicės nė ēdo hap tė rrugės sė tij dhe se opozitėn e dialogut dhe tė konsensusit qė ndėrtoi njė proces historik mirkuptimi nė tė mirė tė vendit dhe tė reformave integruese nė NATO e nė BE, do ta ketė pėrballė, mė tė vendosur se kurrė nė ēdo hap tė rrugės sė tij, pėr t’i dhėnė fund pushtetit tė tij, nėqoftėse pushteti i tij nuk i hap rrugė transparencės sė zgjedhjeve tė shkuara pėr t’i mbyllur rrugė manipulimit dhe korruptimit tė zgjedhjeve tė ardhshme.
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anėtarėsuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016
    Me 10 Tetor ftoj te gjithe qytetaret ne shesh, ne Tirane!! Nis perballja e popullit opozitar me Sali Berishen e Ilir Meten!! Opozita nga e majta ne te djathte del ne proteste!! Hetimi i zgjedhjeve kushti i pare!! Protesta kunder te gjitha d...emeve qe po shkakton pushteti i FAMILJES ne pushtet!!
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  3. #3
    cmitizuese Maska e zerbina
    Anėtarėsuar
    16-01-2008
    Vendndodhja
    S`e di me thane
    Postime
    129
    A enver ,enver cohu nga varri...se na u drodh damari.
    Ich bin Chef
    Ich habe immer recht
    Du tust was ich sage

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Jeto_Jeten
    Anėtarėsuar
    05-11-2002
    Vendndodhja
    "20 mije lega nen det" ...duke eksploruar...
    Postime
    342
    enveri proud per kalamonin e vet
    He who learns but does not think, is lost! He who thinks but does not learn is in great danger.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Euuu duhet njė njesi Speciale e ushtris/policis me t'ju .. mamin kush del aty dhe proteston me kėtė flliqesir.

    Ky paska qen rrot fare more kuku sa i flliqur.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    posi jo mer .... ne shesh por kete rradhe ndryshe nga heret e tjera me kastravec ne dore te gjithe ....
    "They will not control us, We will be victorious"

  7. #7

    Exclamation Bashkohem me ju !

    Citim Postuar mė parė nga ithelle Lexo Postimin
    Me 10 Tetor ftoj te gjithe qytetaret ne shesh, ne Tirane!! Nis perballja e popullit opozitar me Sali Berishen e Ilir Meten!! Opozita nga e majta ne te djathte del ne proteste!! Hetimi i zgjedhjeve kushti i pare!! Protesta kunder te gjitha d...emeve qe po shkakton pushteti i FAMILJES ne pushtet!!
    Fuqimisht bahkohem me ju !

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    edhe purtekat ndok e ngjel mobilizohen ne ndihme te bosit te tyre edvin ruc.
    i dolli kallaji te ngrateve .
    skan turp.

    nuk kemi gabuar ku i quajta prteka te enverizmit keta legene.


    ja cthote shekulli


    --

    Ndoka e Ngjela, pro Ramės: Mbėshtesim protestėn e 10 Tetorit

    Shekulli Online

    TIRANĖ- Qėndrimit tė Partisė Socialiste pėr tė protestuar mė 10 tetor pėr hapjen e kutive tė votimit, nuk do t'i bashkohet vetėm spektri opozitar i majtė, si Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos dhe ajo Socialdemokrate e Skėnder Gjinushit, por edhe partitė e djathta opozitare si PDK-ja, PiLDr-ja dhe LZHK-ja. Tė kontaktuar nga gazeta "Shekulli", drejtuesit e kėtyre partive shprehen se disa parti tė djathta, qė kontestojnė zgjedhjet e 28 Qershorit do tė mblidhen nė njė tryezė tė pėrbashkėt, e cila do tė marrė edhe njė vendim pėrfundimtar mbi qėndrimin politik ndaj protestės, tė cilėn deri mė tani e mbėshtesin njėzėri nė parim.
    Ndoka
    "Opozita e djathtė po organizohet nė njė Union tė pėrbashkėt, ku tė gjithė sėbashku do tė marrim njė vendim nė lidhje me protestat. Besojmė qė kėtij Unioni do t'i bashkohen parti, grupe, individė, qė gjykojnė njėsoj si ne. Vendimi ynė do tė merret nė akord me forcat e djathta opozitare. PDK-ja nuk ka paragjykime dhe as komplekse pėr t'u bėrė pjesė e njė aksioni politik pėr hapjen e kutive tė votimit, si e vetmja mėnyrė pėr tė arritur atė qė tė gjithė dėshirojmė zgjedhje tė lira dhe tė pranuara nga tė gjithė,"- tha Ndoka. Sipas kryetarit tė PDK-sė, nė kėtė takim, pėrveē protestės dhe kėrkesės pėr hapjen e kutive, pritet tė diskutohet edhe rishikimi i Kodit Zgjedhor, me qėllim qė tė mos favorizojė mė dy partitė e mėdha PD dhe PS. Nė tryezėn qė pritet tė mbahet sė shpejti, pritet tė prevalojė qėndrimi i kėtyre partive ndaj protestės sė opozitės parlamentare. Ndoka la tė hapur mundėsinė e pjesėmarrjes nė protestė tė partisė sė tij dhe partive tė tjera opozitare tė djathta. Ai vė nė dukje se nuk sheh ndonjė pengesė pėr tė marrė pjesė, pasi kjo ėshtė diskutuar edhe mė parė me Partinė Socialiste. Ndoka e sheh protestėn si njė mundėsi tė madhe, nė mėnyrė qė mazhoranca qeverisėse tė reflektojė mbi faktin se po qėndron nė pushtet, falė votės sė vjedhur. "Rruga e protestave ėshtė njė rrugė demokratike e domosdoshme nė kėto momente, pėr tė shkundur mazhorancėn aktuale, qė ėshtė nė pushtet e mbėshtetur te vjedhja e votės dhe qė mendon tė qėndrojė me tė njėjtat forma," - u shpreh Ndoka.
    Ngjela
    Tė njėjtin qėndrim ka edhe kreu i Partisė Ligj dhe Drejtėsi, Spartak Ngjela. Sipas tij, partia qė ai drejton e ka pėrkrahur bojkotin dhe sė fundmi edhe protestėn, qė ai e sheh si njė mjet dhe forcė tė madhe pėr rikthimin dhe rivendosjen e demokracisė. "Ne, pėrfundimisht, e kemi pėrkrahur revoltėn nė funksion tė shtetit dhe tė sistemit. Patjetėr qė jemi pėrkrahės tė bojkotit, madje, partia ime nuk do tė bėnte marrėveshje me socialistėt, nė rast se ata nuk bojkotonin Parlamentin. Unė personalisht i pėrkrah, dhe e konsideroj bojkotin dhe protestėn, njė hap i madh drejt rivendosjes sė demokracisė sė grabitur nė Shqipėri", - tha Ngjela. Sipas tij, kjo protestė, qė ėshtė e iniciuar nga Partia Socialiste, mund tė marrė njė trajtė tė paparashikueshme tė veprimit tė mėtejshėm tė saj. Madje, avokat Ngjela thekson se protesta mund tė pėrshkallėzohet. "Kėtu nuk ėshtė cenuar vetėm Partia Socialiste, kėtu ėshtė cenuar dinjiteti i popullit, ėshtė prekur vota. Ėshtė manipuluar vota nėpėr qendrat e numėrimit, janė prekur bankat shoqėrore. Duhet ta dinė tė gjithė, qė fleta e votimit ėshtė letėr me vlerė, dhe qendrat e votimit janė banka. Ata qė kanė futur duart nė kėto banka, duhet tė marrin dėnime drastike qė nga Kryeministri shqiptar e deri te numėruesi i thjeshtė i votės," - sqaroi Ngjela. I pyetur nėse Kryeministri mban tė njėjtin qėndrim edhe pas protestave tė opozitės, pėr tė mos hapur kutitė e votimit, Ngjela vuri nė dukje se atėherė, Kryeministri i vendit do tė pėrballet me popullin.



    Vjedhja e votave, Rama: Mė 10 tetor, populli opozitar nė protestė

    TIRANE - Kryetari i PS-sė, Edi Rama, ka shpallur sot nisjen e protestave pėr padrejtėsitė qė i janė bėrė PS-sė, mė 28 qershor. Tė shtunėn e ardhshme, mė datė 10 tetor, ėshtė manifestimi i parė pėr hapjen e kutive tė votimit.


    "Sali Berisha gėnjen veten nėse mendon se do ta shtyj gjatė, duke bėrė shurdhin dhe duke ftuar opozitėn tė hyj nė Parlament, pa plotėsuar kėrkesėn e saj elementare pėr hetimin e procesit zgjedhor qė nuk duhet tė pėrsėritet mė kurrė nė tė ardhmen", tha Rama, duke iu drejtuar kryeministrit me fjalėt: Do tė pėrballesh me popullin opozitar tė shumicės nėse pushteti yt nuk i hap rrugė transparencės sė zgjedhjeve tė shkuara pėr t'i mbyllur rrugė manipulimit dhe korruptimit tė zgjedhjeve tė ardhshme".


    Protesta e opozitės zhvillohet pėr kėto arsye: Sensibilizimin e Sali Berishės ndaj kėrkesave legjitime pėr tė bėrė transparencėn e plotė tė zgjedhjeve. Pėr hakmarrjen politike tė pushtetit ndaj njerėzve qė flaken nga puna pse janė pėrfshirė nė aktivitetin elektoral tė PS-sė si dhe pėr gjendjen e rėndė tė vendit dhe tė shoqėrisė nė kushtet e thellimit tė krizės sė demokracisė, tė shtetit tė sė drejtės dhe ekonomisė.


    Rama, gjatė konferencės pėr shtyp, iu pėrgjigj edhe kėrkesave tė vazhdueshme tė diplomatėve tė huaj pėr tu kthyer nė parlament duke u shprehur se "ndaj me ta mendimin se vendi i duhur pėr dialogun politik nė njė demokraci normale ėshtė parlamenti dhe mezi pres qė tė plotėsohen kėrkesat tona normale pėr tė hyrė nė parlament. Sepse pikėrisht parlamenti ka forcėn ta bėjė deri nė fund atė qė ne kėrkojmė, hetimin e zgjedhjeve tė 28 qershorit, duke filluar nga hapja e kutive".


    Partia Socialiste i fton tė gjithė, tė shtunėn e ardhshme 10 tetor, nė manifestimin e parė tė protestės pėr hapjen e kutive tė votimit ku fshihet e vėrteta e 28 qershorit, ku ėshtė burgosur ligji dhe ku e kanė burimin padrejtėsitė qė po shtohen nė kurrizin e njerėzve.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Akoma se ke mesuar mo Brar se diktaturat sic ushtrojne dhune dhune duan te ikin?
    Albania Uber Alles

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po c.dhune mo juan..
    une isha e votova vete ne nje qender votimi pran pallatit sportit asllan rusi ne laprake dhe asnje dhune nuk pashe.
    eshte votuar e numeruar me qetesi kudo si kurre ndonjihere.
    leri tifozlliqet.

    --

    rd
    --





    Shirat e tetorit dhe opozita


    Miranda HAXHIA


    Njė lajm kaloi si pa u vėnė re, por qė sipas pikėvėshtrimit tė papolitizuar tė ngjarjes, ai ka njė dimension shumė tė gjerė, jo vetėm qytetar, por njerėzor, intelektual, vlerėsim pėr reformatorin e politikės shqiptare, kryeministrin Berisha. Kuvendi i Komunės sė Prizrenit shpall Qytetar nderi i Komunės sė Prizrenit, kryeministrin e Shqipėrisė, Dr.Sali Berisha. Kryeministri i Kosovės, z. Hashim Thaēi me kėtė kėrkesė tregoi njė ndjesi intelektuale dhe patriotike. Kėshtu, kryeministri Berisha do tė marrė rrugėn pėr Prishtinė. I duhet tė kalojė me maturi rrugėn e re Durrės-Morinė, rrugė pėr tė cilėn opozita u lodh duke sajuar pengesa si nė murin e Rozafės, ē'ndėrtohej ditėn, donin ta rrėzonin natėn. Nuk ia dolėn dot.

    Tashmė kanė menduar tė dalin nė protesta. Nė mes tė ditės. Nė shesh.

    Vetėm pak kohė mė parė, nė fillim tė shtatorit Sali Berisha u nderua me ēmimin mė tė lartė "Eisenhower Medallion" nga Organizata "People to People International", e cila njoftoi se kryeministri i Shqipėrisė, Shkėlqesia e Tij Prof. Dr. Sali Berisha, ėshtė fituesi i kėtij viti.

    Po tė kujtojmė se kėtė ēmim mė parė e kanė marrė personalitetet mė tė shquara, me famė botėrore, tė cilėt kanė dhėnė njė kontribut tė jashtėzakonshėm nė procesin e paqes, atėherė i bie qė tetori i protestave tė opozitės tė fillojė nė Amerikė, atje ku demokracia ėshtė e asaj forme ku gjithė ndodhitė kanė kuptimin e tyre tė qartė dhe tė denjė. Dhe mė tepėr i bie tė jetė protestė kundėr paqes. Tė jetė njė zhurmė shiu opozitar. Me gjyma. Me rrėke! Mundėsisht, katastrofik!

    Duke menduar se cilat janė shkaqet qė e ēojnė opozitėn drejt njė teatri tė tillė, drejt njė superkomedie tė tillė, kryetari i imagjinatės sė protestės sė opozitės, si qytetar shqiptar duhet tė ndiejė peshėn e ēmimit "Eisenhower", vlerėsimet e personaliteteve tė ndryshme gjatė sesionit tė fundit tė OKB; por kjo peshė rėndese nuk ėshtė e ngjashme me pikėllimin opozitar pėr motin e keq dhe shirat e zgjatura biblike qė do fillojnė nė 10 tetor dhe nuk i dihet deri ku do t'i shpjerė rrėkeja. Ajo do tė fillojė nga njė ndėrtesė e mbyllur partie e do fillojė tė lėshojė ēurgje ankesash nėpėr rrugėt e Tiranės. Sipas fallxhorėve tė PS-sė, kjo protestė do shtrihet nė gjithė vendin. Gjithmonė sipas tyre! Sepse sado tė pėrpiqen liderėt dhe ortakėt e tyre tė rinj pėr ta shtuar zemėrimin e protestave, kjo nuk e zgjat mė shumė rrugėn drejt konsolidimit tė sė ardhmes sonė europiane.

    Ka njė gjetje interesante nė kėtė udhėtim nė kahe tė kundėrt. Qeveria dhe udha e saj drejt sė nesėrmes, drejt verifikimit, zgjidhjes sė problemeve, opozita drejt udhės sė vėshtirė tė kaosit nė njė marshim tė pakuptueshėm, i quajtur si gjetje demokratike, por i papėrligjur nė kėtė kohė demokratike, kur njerėzit punojnė, kur duan vėrtetė tė punojnė.

    Nė dhjetė tetor ėshtė parashikuar tė fillojė protesta surreale e opozitės. Do dėshironin ideatorėt e kėtij prishje moti tė kishin bashkangjitur studentėt, qė do jenė zėnė me pėrgatitjet e fundit pėr fillimin e vitit tė ri akademik. Ishte njė ngasje tė fitonin studentėt e Vlorės, por Ministria e Arsimit u tregua e ndjeshme dhe korrekte ndaj kėrkesave tė tyre! Sikur kėta studentė tė fillonin shkollimin e tyre pėrmes sheshit, do kemi modele tė sė ardhmes qė do fillojnė nga ulėrimat e sipėr e kjo do binte ndesh me arsyetimin dhe qetėsinė diplomatike qė pretendojmė tė kemi gjetur nga shumica e ndėrkombėtarėve.

    Do dėshironin opozitarėt tė vjetėr dhe tė rinj tė kishin moshėn e tretė nė protesta, por kėtu do t'u duhet shumė demagogji pasi ėshtė kapėrcyer koha kur bashkia u falte njė gazetė nė mėngjes pėr t'u lexuar falas tė moshuarve, nė kohėn qė pensioni i tyre ėshtė dyfishuar gjatė qeverisjes "Berisha". Ndėrsa protesta mund t'i ēojė nė njė rrugė pa krye, nė njė mosmirėnjohje ndaj mendėsisė sociale tė qeverisė "Berisha".

    Nė shiun e tetorit tė opozitės do kėrkonin tė protestonin mėsuesit dhe qė nuk janė pak, duke menduar se pas tyre janė nxėnės, shumė nxėnės. Tė bindėsh mėsuesit tė dalin nė rrugė do tė thotė tė mohosh se pagat e tyre janė nga mė tė lakmuarat nė tregun e pagave sot nė Shqipėri. Pėrse do tė protestonin mėsuesit? Ishin ngacmimet qė njė libėr historie do t'i nxirrte ata tė rrugėn e protestave, mirėpo, mėsuesit janė vet pjesėmarrės nė reformėn arsimore, janė menaxhues situatash dhe dinė t'i zgjidhin problemet e tyre, sidomos kur kanė tė bėjnė me mėsimdhėnien.

    Atėherė... pėrse nuk parashikohen shira nė tetorin e protestave tė Edi Ramės? Sepse kur tė nderojė Prizreni me ēmimin Qytetar Nderi Dr. Berishėn, i bie tė fillojnė shirat e akademikut tonė andej nga Kosova, i cili bėn gurgule tė madhe pėr tė mbjellė urrejtje dhe pėrēmim mes shqiptarėsh. Kryeministri i Kosovės, z.Thaēi, qytetarėt e Prizrenit, qytetit qė di tė bėjė histori, kur shumė tė tjerė e ngatėrrojnė historinė me amullinė, po i tregon kėsaj opozite, gjithė atyre syve tė kėqij ciklopėsh qė nuk duan tė shikojnė se nuk ėshtė i mjaftė ēmimi "Eisenhower", me tė cilin nderon Amerika njerėzit e punės dhe tė zhvillimit, pėr tė plotėsuar profilin patriotik dhe punėtor, paqedashės dhe reformator tė kryeministrit Berisha.

    Ndaj, sado protesta tė pretendojnė lakmitarėt e sė pamundurės, e demokracisė dhe fitores qė nuk e patėn dot, tetori do tė jetė me diell, me punė, me mirėnjohje. Pėr cilėt? Pėr ata qė nuk dinė tė gėnjejnė, nuk dinė tė mashtrojnė, nuk duan tė enden rrugėve pėr trillet e njė politike endacake, qė kėtė herė kėrkon edhe xhyben e Ngjelės, apo xhepat e Ndokės. Pėr t'u mbrojtur nga rrėketė!

Faqja 0 prej 18 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •