Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 34
  1. #1
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882

    Përgjegjëset femra, më të këqija se meshkujt?!

    Analize e Psikologeve



    Ne kembim te humbjes se reputacionit te femrave apo te falimentimit te punes se tyre, psikologet thone se per femrat ekziston gjithmone nje lloj pakti me te keqen, e thene ndryshe, iu duhet te bejne edhe gjera, te cilat nuk iu kishin shkuar kurre me pare nder mend gjate jetes se tyre.

    Nje femer, ne dukje e keqe, e perfshire nga lodhja dhe mundimi per te bere karriere me cdo kusht, si edhe ankthi per detyren e re qe do t'i caktojne. Femra te tilla, te cilat kthehen ne "shtriga" para vartesve, ne boten perendimore i gjen gjithmone e me teper. Madje, thuhet se ato jane me te keqija edhe se vete meshkujt, kur vjen fjala per te drejtuar nje vend pune me shume vartes nen veten e tyre. Si protagoniste, nje femer te tille e ka marre Majkell Klejton ne nje film te tij te fundit. Brenda tij, personazhi kryesor, e cila eshte nje femer, shfaqet si mjaft e zonja ne menyren e shfaqjes se ambicieve te saj per te bere karriere, por nderkaq, paraqitet edhe si shume e hutuar dhe aspak e sigurt tek vetja e saj. Por ama, e kupton ne fund se cili eshte sekreti i gjithe femrave per t'ia dale ne nje vend pune: te perpiqet te tregohet sa me e rrepte per te pasur ne dore situaten. Madje, duke ua kaluar edhe vete meshkujve.

    Sipas psikologeve, nje femer kur vihet ne krye te nje ndermarrjeje apo cfaredo pozicioni tjeter drejtues, nis te adoptoje nje stil te ashper pune dhe zbulon se i duhet te beje me te keqen e mundshme, jo vetem per ta mbajtur ate, por edhe per te qene e respektueshme. Sikunder zbulon edhe faktin tjeter se, te tregohet e bute apo tolerante i kthehet gjithmone ne nje arme te kundert ndaj vetes. I mbetet asaj dhe jo presidentit qe te merret me vartesit, me agjentet nderkombetare, qe mund te kete ndermarrja, pasigurite e ndermarrjes se veprimeve te ndryshme etj. Vetem ne kete menyre, ajo arrin te siguroje pak pushtet. Ky eshte modeli i sotem i femres joshtepiake, se ciles i duhet te mbaje mbi supe shume pune dhe pergjegjesi ne familje apo ndermarrje.

    Nje femer drejtuese gjendet gjithmone para ankthit, nese do t’ia dale si duhet te mbaje brenda vetes te gjithe peshen, qe i shkakton stresi i vazhdueshem i punes. Dhe per ta mposhtur ate, duhet te jape gjithmone pershtypjen se eshte nje grua e forte, s'ka problem nese i shtohet kesaj pamjeje edhe fakti se ajo eshte e keqe. Nderkaq, shume psikologe i kane shtruar vetes pyetjen: perse behen te rendesishme vetem grate e keqija? Ose e anasjellta per t'u bere te rendesishme, perse grave iu duhet te pranojne edhe role te keqija? Ne kembim te humbjes se reputacionit te tyre apo te falimentimit te punes se tyre, psikologet thone se per femrat ekziston gjithmone nje lloj pakti me te keqen, e thene ndryshe, iu duhet te bejne edhe gjera, te cilat nuk iu kishin shkuar kurre me pare nder mend gjate jetes se tyre.

    Keshtu, sipas nje studimi, te realizuar nga nje grup kerkuesish te Universitetit te Exeterit, ne Britanine e Madhe, te koordinuar nga psikologet Mishel Rajan dhe Aleks Haslam, duke krahasuar rezultatet e firmave apo ndermarrjeve, ku drejtuesit e tyre jane femra, eshte arritur ne perfundimin se femrave iu jepen me shpesh sesa meshkujve pune qe kane te bejne me menaxhimin, si edhe pergjegjesi ne kohe kritike per ndermarrjet. "Ne kete menyre,- thuhet ne kete studim,- femrave drejtuese iu ndodh shume shpesh te gjenden ne situata me te veshtira dh delikate sesa drejtuesit meshkuj. E per kete arsye, pozicionet e tyre te lidershipit jane me te rrezikshme dhe delikate ne te njejten kohe". Por ama, femrat i pranojne, gjithsesi, te tilla poste. "Dhe kjo ndodh, pasi femrat kane ende shume veshtiresi te arrijne ne maje. Dhe kur u ofrohet nje vend per te drejtuar apo menaxhuar, ato nuk kane sesi te thone jo, pasi rastet e tilla nuk eshte se iu vijne shume shpesh ne jete. Ndersa me meshkujt, sipas psikologeve, nuk ndodh e njejta gje. Ata kane gjithmone me shume zgjedhje gjate rruges se tyre te punes.

    Perse vajzat e mira kthehen ne shefe "te keqija" ?

    Shefet "e keqija", nese mund te quhen keshtu, kthehen ne te tilla per disa arsye. Njera prej tyre eshte se kur pranojne drejtimin e posteve te rrezikshme, i pari mendim qe u kalon ne koke, eshte ai se "kur me jepet nje mundesi e tille, mund te jem e para dhe e fundit qe te tregoj sesa e zonja jam". Dhe e kalojne nje moment te tille shume lehte duke pohuar: "Mbetet nje sfide e bukur". Nga ana tjeter, kur nje femer pranon nje post te rrezikshem per karrieren e saj, ajo nuk eshte se beson shume ne mbeshtetjen qe do i japin meshkujt. Sa per koleget, ata do i japin gjithmone me pak ndihme, sesa do ta benin kete me nje shef mashkull ne vend te saj. Por kjo vlen edhe per ne shtepine e kesaj shefeje "te keqe", se ciles i duhet te perballoje edhe dekurajimin qe i jep bashkeshorti apo pjesetaret e familjes, se ajo nuk ka per t'ia dale dot ne ate pune, qe eshte duke bere.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Femrat police dhe jane te tmerrshme. Shumicen e gjobave burri im i ka marr nga femrat . Mos flasim per shefe. Jemi te pakorruptueshme.
    Feelings change - memories don't.

  3. #3
    Mendoj se nuk ka te bej fare me gjinine, por me individin edhe ne kete rast. Pervoja qe une kam pasur me shefet, ka qene positive dhe negative. Dy nga shefet qe kam pasur, kane qene grate me te pergatitura dhe easy-going qe mund te gjesh. Ama kuptohet, kur punonim, punonim, dhe kur e merrnim lehte ne pune, prape nuk na thoshin gje. Po ashtu kam pasur dhe nje shefe qe ta varje me kokeposhte se njeri me te poshter se ajo nuk kam pare. Kur largohej ndonje nga puna, po mos t'i jepte kesaj 2 weeks notice, kjo i kerkonte HR ta fuste ne listen e atyre qe nuk mund te punojne me kurre per asnje nga spitalet e asaj organizate. Per infermieret, kjo ishte nje killer. Ishte nga ato shefe qe edhe pse perpiqej te thoshte ndonje gje positive ne fillim te cdo mbledhje, te gjithe e dinim qe do e pasonte me nje BUT...Nga ana tjeter me ka ndodhur te kem nje shef qe ishte a total a..hole, qe i dukej sikur ishte on top of the world se u zgjodh assistant manager. Nderkohe shefi i tij ishte the coolest guy ever.

    Shefe e stresuar apo "e keqe" sic e quan Dito, eshte ajo qe nuk e ka arritur akoma ate konfidencen tamam ne veten e saj, por i duket sikur duhet qe akoma t'u tregoj te tjereve se eshte e afte ta bej ate pune. Femra behet me e suksesshme kur ka biznesin e saj sepse te vetmit njeri qe duhet t'i tregoj se sa e afte eshte, eshte pikerisht vetvetja.

  4. #4
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Edhe une mendoj se varet nga njeriu... Gjithsesi, femrat jane akoma te diskriminuara ne krahasim me meshkujt ne shume vende pune e prandaj perpara se te arrijne aty ku jane djersisin mire. Keshtuqe, nqs jane pak me te rrepta e meritojne, perderisa s'ka pasur shume meshire edhe me to, per vendin e punes ku kane arritur
    La vita è bella...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Jan me te afta,e marrin seriozisht punen dhe e respektojn.

  6. #6
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    Femrat shefe jan shume open-minded , ama kur eshte per tu sjelle seriozisht jane njesoj si meshkuj , vetem se shoqeria nuk eshte mesuar shume me kete dhe e kuptojne si nje arsye per kompensim te gjinise qe kane ..

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    324
    Varet a të do a stë do, po i pëlqeve kënaqesh me të. Po s'i pëlqeve të han shpirtin.

    Mua më kanë ra hise të dyjat. :S

  8. #8
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Femrat shefe..................hem........ mos renc ne dore te tyre se po re ta...............

  9. #9
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Te kem shefe nje grua? Ne enderr po ta shihja, do trembesha e do zgjohesha.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  10. #10
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Edhe une momentalisht i kam te gjitha shefe mbi koke, duke filluar qe ne shtepi ,ne zyre dhe shefja e madhe.

    Kur kane femije sikur embelsohen nje cike, se kur jane beqare te grijne.

    Cfare te them .. Varet nga njeriu. Une per vete do kisha bere me shume femra shefe. Ne kete menyre do te zhvillohej dhe shoqeria shqiptare.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •