Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266

    Dhunohen dy kamerierë: Na sulmuan se jemi shqiptarë

    "Jemi sulmuar dhe jemi rrahur nga një grup personash të veshur me ngjyrë të gjelbër". Ky është denoncimi i dy shtetasve shqiptarë që punojnë si kamerierë në një restorant mbrapa sheshit "San Marko" në Venecia. Episodi i ndodhur dy ditë më parë është konfirmuar dje nga Kuestura e Venecias, si dhe u njoftua nga këshilltari komunal i të gjelbërve, Beppe Caccia, për të cilin ngjarja është një agresion i qartë me motive raciste e vënë në jetë nga militantë të "Lega Nord". Dy kamerierët që kanë marrë plagë të rënda, por sipas mjekëve jashtë rrezikut për jetën, janë shprehur se do të paraqesin padi bashkë me pronarin e restorantit. Ata do dëshmojnë se kanë pasur një përplasje verbale me fjalë pak para se të ndodhte agresioni fizik. Nga të njëjtat burime mësohet se dy ditë më parë, rreth orës 11:40, në lokal hyri një djalosh rreth të tridhjetave, i dehur, që kishte vjedhur një bluzë me sloganin e Partisë Lega. Ai në fillim nisi të godiste me grushte vitrinën e restorantit. Në këtë kohë, një prej kamerierëve, me kombësi shqiptare, shkoi për ta larguar. Pas kërkesës për largim, nisën fyerjet. "Çfarë dreqin doni, më jepni të shoh lejet e qëndrimit tuaj". Në atë kohë situata degjeneroi. Hynë më pas në restorant edhe 7-8 persona të veshur me të njëjtat bluza dhe më pas nisi një situatë e frikshme", tregojnë punëtorët. "Ata hodhën poshtë shishet me birra, përmbysën e shkatërruan karrige e tavolina, duke shkaktuar një rrëmujë në gjysmën e lokalit. Kishim vërtet frikë", tregojnë dëshmitarët. Agresioni më pas kulmoi me goditjen me shishe të kamerierit shqiptar. Më pas agresorët u larguan dhe u përfshinë në manifestimin që po mbante Partia e Lega-s në ato momente.
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  2. #2
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Rob te kqinj. Ka maskarenj sa te duash edhe ktu. Shyqyr paskan shpetuar thuaj.
    La vita è bella...

  3. #3
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    "Jemi sulmuar dhe jemi rrahur nga një grup personash të veshur me ngjyrë të gjelbër"
    Alienet paskan sulmuar kamarieret shqiptar. Gjynah.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  4. #4
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    Citim Postuar më parë nga Apollyon Lexo Postimin
    Alienet paskan sulmuar kamarieret shqiptar. Gjynah.
    tallu tallu se po te te ndodhte ty ...do kishe pare picire!!!3-4 kuner 2 personave edhe munde te haej kurse 8 eshte shume.
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    motren taljanve qe sulmuan shqiptaret
    JO SEKS PARA MARTESE

  6. #6
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Citim Postuar më parë nga toni007 Lexo Postimin
    tallu tallu se po te te ndodhte ty ...do kishe pare picire!!!3-4 kuner 2 personave edhe munde te haej kurse 8 eshte shume.
    1 apo 2 do i kisha len te vdekur gjithsesi, edhe sdo me ngelte asnje pishman.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  7. #7
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    motren taljanve qe sulmuan shqiptaret
    keshtu po goldian, do mare me shpulla keta .... ,si munde te lejohen gjera te tilla .
    ska shtete me te degjeneruar se italia .
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  8. #8
    Á Я † ι $ † Maska e Homer
    Anëtarësuar
    18-12-2008
    Vendndodhja
    Nιρρση
    Postime
    2,287
    Aman leni filmat se nuk te rrah kush kot e m'kot sot ... dhe ku ? Ne Europe .. dhe ke ? Shqiptaret ...






    E kam fjalen ne Europe perveç ne Greqi
    D'Oh!

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga Homer Lexo Postimin
    Aman leni filmat se nuk te rrah kush kot e m'kot sot ... dhe ku ? Ne Europe .. dhe ke ? Shqiptaret ...






    E kam fjalen ne Europe perveç ne Greqi
    Ato bejne pjese te grupit/partise Lega Nord, dhe urrejne banoret e jugut po te Italise e jo me te huajt! Thuj qe ato cunat bo vaki kane qene te urte se te kishin qene te prap do i kishin kap me shpulla ato 8 motrat e bukura.

  10. #10
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Kane qene ne orar pune e mbi te gjitha jane gjendur te pa pergatitur.
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •