Duka: Mund tė luajmė nė stadium jashtė Shqipėrisė
» Vendosur: 12/09/2009 - 04:04
"Pėr shkak tė kushteve jo tė mira tė stadiumit, rrezikojmė qė tė mos luajmė mė nė Shqipėri me Kombėtaren. Do tė kėrkojmė njė stadium jashtė vendit, nėse nuk gjejmė njė zgjidhje". Kėtė alarm, e jep vetė presidenti i FSHF-sė, Armand Duka. Kreu i institucionit tė futbollit ka komentuar problemin me stadiumin, i cili doli nė pah pas ndeshjes Shqipėri-Danimarkė, teksa arbitrat turk dhe lojtarėt danezė, nuk kanė mundur tė lahen me ujė tė ngrohtė. Nisur nga kjo, Duka tashmė i kėrkon ndihmė edhe Ministrit tė ri tė Sporteve, Ferdinand Xhaferri, duke shpresuar se do tė ketė njė zgjidhje. Nė tė kundėrt, sipas tij, mbetet qė Shqipėria t'i zhvillojė ndeshjet nė njė stadium jashtė vendit. "Tė them tė drejtėn, nuk e di qė pas ndeshjes me Danimarkėn ka munguar uji i ngrohtė nė dhomat e zhveshjes. E kam lexuar nė gazeta kėtė gjė, por nuk di saktėsisht nėse kjo ka ndodhur me arbitrat dhe Kombėtaren daneze,"- shprehet fillimisht Duka. Mė tej, kreu i FSHF-sė tregon problemet e vėrteta, qė natyrisht janė tė mbartura dhe nuk kanė ndodhur vetėm pas ndeshjes me Danimarkėn. "Megjithatė, nėse diēka e tillė ka ndodhur, vėrtetė nuk habitem. Nuk ėshtė hera e parė qė nė kėtė stadium ndodh kjo. E gjitha ėshtė vetėm pėr shkak tė organizimit tė dobėt. Mesa di, aty arbitrat e huaj qė kanė gjykuar ndeshjet e Ligės sė Evropės, ku janė pėrfaqėsuar klubet shqiptarė, kanė shkuar pėr t'u larė nė hotel "Sheraton". Ndėrkohė, njė tjetėr problem ėshtė qė edhe dritat para ndeshjes nuk janė ndezur. Duke qenė se drejtoria e stadiumit nuk ka asnjė lloj kontrolli nga askush, vepron nė kėtė mėnyrė. Ne si FSHF kemi njė kontratė qė na japin me qira stadiumin pėr ndeshje tė Kombėtares, por qė nuk na kanė plotėsuar ato kushte qė i kemi kėrkuar. Madje kanė thėnė po deshe, po nuk deshe tė vazhdojmė. Sa tė ketė atė formė organizimi, mendoj se pėrsėri ky stadium po ato probleme do tė ketė", - ka thėnė njėshi i institucionit tė futbollit.
panorama
Kush e administron stadiumin kombetar dhe ne varesi te cilit institucion eshte ai?
Po ne Europe si funksionojne dhe si administrohen objekte te tilla?
Krijoni Kontakt