Close
Faqja 7 prej 14 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 131
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    qevria e kosoves poe zbabaton 6 pikshin e ban ki ***** turp per ket qeveri por edhe per disa forumista qe ende shohin endrra me sy hapyr

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    nga sot gjdo qytetar qe e kerkon serbia si te akuzuar qeveria e kosoves esht e detyruar ta arrestoj dhe ta dorzoj ne organet serbe te drejtesis ky esht portokolli me pelicin serbo fashiste

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Ilia Spiro

    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    Per kete behet gjithe ky debat??? Qeveria e Kosoves mendoj se duhet t'i hape rrige EULEX-it ta nenshkruaje deri sa desheron BE, se nuk duket te kete (pa hyre thelle), ndonje gje te papranueshme per Kosoven. Perkundrazi eshte ne te mire te vendosjes se rendit dhe luftes kunder kriminalitetit.
    O SPIRO NGA VJEN TI OR NGA KREQIA FQINJE APO NGA KU DI TI OR SE PER QFAR BEHET FJAL ME KET MARRVESHJE TA THEM UN ZOTRI ATY BEHET FJAL NESE SERBIA KERKON NDONJE SHQIPTAR NGA KOSOVA KINSE KA BER KRIME LUFTE POLICIA E KOSOVES AT DUAHT TA ARRSTOJ DHE TA DORZOJ NE BEOGRAD E SA PER REND DHE KORRUPSION SKA PAS NJEVOJ TE NENSHKRUHET PORTOKOLL ME SERBIN FASHISTE NE KEMI [POLOCIN TON QE BESA EDHE USHTRI ASHTU ME KAN THAN DISA SHOK TE TIPIT SI JU ILIAS SPIROS

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Selami2006
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Te ?
    Postime
    367

    SHBA-tė pėrshėndesin marrėveshjen EULEX-Beograd

    SHBA-tė pėrshėndesin marrėveshjen EULEX-Beograd
    Shtetet e Bashkuara tė Amerikės pėrshėndetėn marrėveshjen teknike tė nėnshkruar pėr bashkėpunimin policor mes Misionit tė Bashkimit Evropian pėr Sundimin e Ligjit nė Kosovė dhe Ministrisė sė Brendshme tė Serbisė.
    Nė njė deklaratė tė zėdhėnėsit tė Departamentit tė Shtetit, Ian Kelly thuhet se Kosova ėshtė njė vend sovran dhe ky protokoll teknik nuk do tė ishte i mundur pa mbėshtetjen e Kosovės nė luftėn kundėr krimit ndėrkufitar.

    “Shtetet e Bashkuara, vazhdon deklarata, janė tė kėnaqura qė janė pjesė e EULEX-it dhe vlerėsojnė EULEX-in pėr kryerjen e misionit, nė pėrputhje me autorizimin dhe vizionin e autoriteteve tė Republikės sė Kosovės”.

    Kjo marrėveshje mes misionit tė BE-sė dhe Ministrisė serbe pėrgjegjėse pėr bashkėpunimin policor, respekton plotėsisht pavarėsinė, sovranitetin dhe integritetin territorial tė Kosovės.

    Shtetet e Bashkuara shpresojnė se bashkėpunimi policor qė do tė konsolidohet nga kjo marrėveshje do tė ndihmojė nė luftėn kundėr krimit ndėrkufitar nė rajonin e Ballkanit Perėndimor, njė luftė pėr tė cilėn janė tė angazhuara si Kosova edhe Shtetet e Bashkuara. /VoA/
    Mos lejoni qė imtėsitė t’ua prishin disponimin

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Selami2006
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Te ?
    Postime
    367

    Ėshtė ky epilogu i politikės “fol e rruj voe”?!

    Ėshtė ky epilogu i politikės “fol e rruj voe”?!


    Prof.dr. Mehdi Hyseni

    - Malėsorja e urtė shkodrane nuk ka thėnė kot: “Me kenė let me majt shpi, Kola jem i kish majt tri”! -

    Mirėpo, kujt t’i thuash se, kur karrieristėt janė verbuar nga karrierizmi-lufta pėr pushtet dhe pėr mbushjen e xhepave tė tyre me euro dhe me dollarė, jo vetėm nė kohė paqeje, por nga kjo sėmundje kronike ata vuajnė qė nga ditėt e luftės. Qė atėherė ata e kanė bėrė “bilancin” e llogarisė sė tyre se si, dhe kush duhej tė “kacavirrej” nė kupolėn e piramidės sė pushtetit shtetėror. Ata, qė me tė drejtė dhe objektivisht e kanė kritikuar dhe kundėrshtuar njė politikė tė tillė ekstremiste, bajraktariste, joparimore dhe jodemokratike tė karrierizmit dhe tė karrieristėve tė pangopshėm pėr lavdi, pėr pushtet dhe pėr xhep, e kanė paguar me ēmim shumė tė shtrenjtė (me strajca nė krahė, tė braktisur, tė papunė, tė varfėr dhe, pa kurrfarė mjetesh dhe tė ardhurash pėr tė mbijetuar), edhe nė kohė lufte, edhe nė kohė paqeje.

    *** Sikur juristėt dhe politikanėt e rangut mė tė lartė tė politikės drejtuese shtetėrore tė Kosovės, Kryetari Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaēi ta kishin ditur se ē’do tė thotė pėrkufizimi juridiko-politik i nocionit “sovranitet”, sigurisht se nuk do tė kishin deklaruar nė sy tė botės se: “Pėrfundimi i Protokollit tė EULEX-it me Serbinė nuk cenon sovranitetin e Kosovės”.
    Si mund tė nxirret konkluzioni nga kryetari dhe nga kryeministri i Kosovės (Fatmir Sjediu dhe Hashim Thaēi) se arritja e Protokollit tė EULEX-it me Serbinė “nuk e rrezikon sovranitetin e Kosovės”?!
    Ēfarė “jusitifikimi” absurd ky?! Po ai Protokoll i EULEX-it, i nėnshkruar me Serbinė pėr bashkėpunimin nė fushėn policore, doganore dhe gjyqėsore etj., ka tė bėjė direkt dhe indirekt me Kosovėn, jo me Kinėn, as me Rusinė!?

    Kontradikta dhe naiviteti politik

    Po, meqė, sipas “kandarit juridiko-politik” tė Fatmir Sejdiut dhe tė Hashim Thaēit, nėnshkrimi i Protokollit bilateral EULEX-Serbi “nuk e cenon sovranitetin”, atėherė PSE qeveria, parlamenti dhe presidenca e Kosovės me nė krye kryeministrin Hashim Thaēi, me kryekuvendarin Jakup Krasniqi, dhe me Presidentin Fatmir Sejdiu nuk e kanė nėnshkruar si palė e tretė Protokollin e theksuar tė EULEX-it?

    Derisa Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaēi kanė deklaruar se: “ Republika e Kosovės nuk ėshtė palė e aranzhmanit teknik tė EULEX-it dhe tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Serbisė”, atėherė, ėshtė i qartė pėrfundimi-Protokolli i nėnshkruar ndėrmjet EULEX-it dhe Serbisė prek thellė interesat vitale (pavarėsinė dhe sovranitetin) tė Kosovės.
    Pra, derisa Qeveria e Kosovės nuk ka pranuar tė jetė palė e Protokollit tė EULEX-it dhe tė Serbisė, ėshtė absurd dhe naivitet politik, tė pohohet se Protokolli EULEX-Serbi “nuk cenon sovranitetin e Kosovės”, ashtu siē kanė deklaruar tė dehur politikisht kryetari dhe kryeministri i Kosovės (Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaēi).

    Shpėrfillja dhe anashkalimi i qeverisė sė Kosovės nga ana e EULEX-it, pėrkatėsisht e BE-sė dhe e partnerėve tė tyre aminues, me rastin e nėnshkrimit tė Protokollit me Serbinė, nxori nė pah jo vetėm kontradiktėn dhe naivitetin politik tė qarqeve tė theksuara zyrtare tė Kosovės, sepse me komunikatėn e tyre tė pėrbashkėt kontradiktore (politikisht dhe juridikisht) kanė dėshmuar tė pavėrtetėn, sepse, sipas tyre “Protokolli nuk cenon sovranitetin” e Kosovės, domethėnė qenka nė interes tė Kosovės!? – Atėherė, pse nuk e keni nėnshkruar, por e keni refuzuar tė jeni palė nėnshkruese e tij?!

    Mu kėtu, edhe qėndron kontradikta dhe naiviteti politik, sepse “refuzimi” i Prishtinės zyrtare si palė e tretė e Protokollit dhe “justifikimi” i tij pėr moscenimin e sovranitetit tė Kosovės kanė karakter dihotomik.

    Edhe pse Thaēi dhe Sejdiu kanė deklaruar se Prishtina ka refuzuar tė jetė palė nėnshkruese e Protokollit tė EULEX-it me Serbinė, kjo nuk ėshtė pėr tė besuar, sepse pėrmbajtja politike e deklaratės sė tyre, mė tepėr pėrputhet me parullėn e dikurshme politiko-propagandistike dezinsformuese dhe ēoroditėse tė Josip B. Titos, i cili, iu pat drejtuar “deleve” tė tij, se e kishte kėrcėnuar Stalinin me: -“JO STALINIT!” – Kjo ka qenė njė rrenė e kulluar, sa pėr t’i hedhur “hi syve” opinionit publik jugosllav, sepse dokumentet e asaj kohe, pohojnė tė kundėrtėn- “NJET, Tito!”

    Kėshtu, duhet kuptuar edhe komunikatėn e Thaēit dhe tė Sejdiut, sepse ata, askujt nuk kanė pasur guximin t’i thonė “NJET”, sikurse Stalini, qė ia ka tėrhequr vėrejtjen e fundit Titos pėr zhvillimin e politikės sė tij tė gabuar dhe tė deformuar ndaj realsocializmit, por ėshtė e kundėrta, EULEX-i, as BE-ja sė bashku me partnerėt e tjerė tė tyre, nuk i “ka ba hesap, dhe nuk i kanė vetė kah i kanė dajtė”, duke i “ngushėlluar” se Protokolli nė fjalė “ nuk e cenon sovranitetin e Kosovės”. Ky ėshtė pohim i EULEX-it dhe i komunikatės sė pėrbashkėt tė pėrfaqėsuesve tė disa ambasadave tė BE-sė nė Prishtinė.

    Njė relacion i tillė i tutorisė sė jashtme (EULEX-BE, UNMIK etj.) ndaj qeverisė sė Kosovės, provon sheshit se si qeveria, si parlamenti, si kryetari i Kosovės bėjnė njė politikė tė mjerė, qė nuk ka kurrfarė kuptimi dhe, kurrfarė ndikimi as nė politikėn e brendshme, as nė atė tė jashtme tė Kosovės.

    Tė shprehemi thjesht, kjo varėsi dhe ndėrvarėsi e politikės dhe e institucioneve tė Kosovės, do tė thotė se Kosova (me gjithė pavarėsinė dhe sovranitetin e kufizuar dhe tė brishtė) kėmbė e krye ėshtė nėn protektotorain evro-ndėrkombėtar. Pa marrė parasysh se ēka deklarojnė Hashim Thaēi dhe Fatmir Sejdiu pėr tė qetėsuar opinion publik me komunikatat dhe deklaratat e tyre tė marketingut politiko-propagandistik (pėr t’i ruajtur karriget dhe privilegjet e tyre), edhe nėnshkrimi i Protokollit tė EULEX-it me Serbinė “pa e ba teklif” as Fatmir Sejdiun, as Hashim Thaēin e as Jakup Krasniqin, do tė thotė se, as Presidenca. As Qeveria e as Parlamenti i Kosovės nuk mund tė marrin asnjė vendim nė formė tė mėvetėsishme dhe sovrane, pa pėlqimin e “TUTORIT” (BE-sė-EULEX-it), qė ėshtė produkt politiko-juridik, kushtetues dhe ndėrkombėtar i Planit tė Marti Ahtisarit, sipas tė cilit Kosova ėshtė nėn protektoratin evro-ndėrkombėtar. Ky ėshtė kompensimi pėr njohjen e pavarėsisė sė kushtėzuar dhe tė supervizuar evro-ndėrkombėtare tė Kosovės, por qė bie ndesh parimin e vetėvendosjes dhe me normat e sė drejtės ndėrkombėtare ngaqė kjo “kategori pavarėse” nuk ekziston nė doktrinėn e derisotme tė sė drejtės ndėrkombėtare, as nė Kartėn e Kombeve tė Bashkuara.

    Edhe pse, paraprakisht kam shkruar disa herė lidhur me kėtė temė (por qė shtypi dhe disa masmedia tė verdha-pazh tė politikės ditore, nuk i kanė publikuar, sepse iu pengon titulli shkencor i Profesorit, si dhe pėrcaktimi ideor i mbrojtjes sė kauzės sė bashkimit kombėtar shqiptar dhe i Shqipėrisė Etnike), po ritheksoj se nėnshkrimi i Protokollit tė EULEX-it me Serbinė cenon paprecedencė sovranitetin e Kosovės.
    Kėtė, duhet ta dinė si “politika e lartė” e shtetarėve tė Kosovės, ashtu edhe mbarė populli shqiptar i Kosovės.

    Kjo politikė kėrkon njė revizionim rrėnjėsor, pėr shkak se nuk ėshtė parimore, etike, profesionale dhe kombėtare. Nė njėrėn anė, nė sy tė popullit, deklaron se e kundėrshton varėsinė, kushtėzimin, diktatin dhe ultimatumet e ndryshme tė EULEX-it, tė UNMIK-ut etj., kurse nė anėn tjetėr, vepron ndryshe, duke u solidarizuar dhe miratuar vendimet dhe sugjerimet e tyre nė praktikė.
    Mos lejoni qė imtėsitė t’ua prishin disponimin

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Selami2006
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Te ?
    Postime
    367
    Citim Postuar mė parė nga Val9 Lexo Postimin
    Ne qofse pranohet ky protokoll shpresoj qe te kete demostrata masive, qe ta dine keto organizata kriminale paligjshme nderkombetare se po shkilet vullneti i popullit.
    Tė mėrkurėn demonstrohet kundėr protokollit
    Grupi prej 22 organizatave jo qeveritare tė Kosovės ka vendosur qė pėrmes njė demonstrate, e cila ėshtė paralajmėruar tė mbahet tė mėrkurėn nė ora 12.00 para Bibliotekės Kombėtare dhe Universitare tė Kosovės, tė kundėrshtojė nėnshkrimin e protokollit EULEX-Serbi.
    Nė njė konference pėr media, pėrfaqėsuesit e disa prej kėtyre organizatave kanė vlerėsuar se nėnshkrimi i protokollit EULEX-Serbi ėshtė drejtpėrsėdrejti cenim i sovranitetit, Kushtetutės dhe mohim i pavarėsisė sė Kosovės. /rtv21/
    Mos lejoni qė imtėsitė t’ua prishin disponimin

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Selami2006
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Te ?
    Postime
    367

    “Mirė se erdhe EULEX”

    “Mirė se erdhe EULEX”


    Adnan Abrashi

    “Mirė se erdhe EULEX”, ishte dikur ky njė titull bombastik tė cilėn shumė mirė do ta njohin vetėm ata lexues qė mbajnė mėndė dhe ndonjėherė rilexojnė edhe gazetat e vjetra. Mu nė momentin kur atėbotė i gjithė populli i Kosovės reagonte kundėr 6 pikėshit tė famshėm tė Ban ki Munit, disa gazeta dhe medie tona, pėrmes editorialeve tė porositura dhe analistėve tė vet pakurrizor, dilnin nė opinion me kėso tituj dhe komente patetike. Ata, tė paraprirė dhe tė imponuar nga disponimi servil i politikanėve dhe politikė-bėrėsve tanė kukulla nė pushtet, mundoheshin qė me ēdo kusht tė krijonin nė popull njė opinion tė mbrapsht dhe tė devijuar, kinse ky mision evropian vjen tek ne me qėllime tejet tė mirėfillta.

    Nga akterė tjerė medial dhe jomedial tė krijimit tė njė disponimi tė tillė tė imponuar nė Kosovė, pa dyshim, duhet tė anashkalohet lėvizjen “VETĖVENDOSJE”, e cila si analitike e matur dhe vizionare e rrethanave politiko-shoqėrore te ne, kaherė ėshtė rreshtuar nė mbrojtje tė interesave popullore. Ajo pėrmes kundėrshtimit tė haptė dhe konsekuent tė kėtyre lojėrave tė rrezikshme politike tė “miqve tanė”, me kohė alarmoi opinionin pėr qėllimet konspirative dhe tejet tė dėmshme tė kėtij misioni tė proklamuar si “teknik” dhe “kėshillėdhėnės”, e nė tė vėrtetė, mbikėqyrės dhe vendimmarrės, me aso kompetenca qė tejkalojnė edhe tė drejtat e natyrshme tė institucioneve shetformuese vendore kudo nė botė.

    Pa dyshim, edhe pėrpos mospranimit dhe reagimit tė ashpėr institucional dhe popullor nė Kosovė, marrėveshja e EULEX-it pėr bashkėpunimin policor me Serbinė, patjetėr do tė nėnshkruhet. Protokolli nė fjalė, apo, quaja ndryshe, “marrėveshje teknike” e bėrė kinse nė emėr tė luftimit tė kontrabandės dhe krimit tė organizuar nė rajon, pėrpos dėmeve tė paparapara politike dhe morale qė do t’i sjell nė tė ardhmen Kosovės si shet, sipas mendimit tim, ajo do ta ketė edhe njė rrėndėsi praktike tjetėr specifike: Pėr shumė fanatikėt dhe optimistėt ende tė flaktė tė shtetit, himnit, flamurit dhe kombit kosovar, do tė jetė njė argument shtesė dhe mė i fuqishėm bindės se, Republika e Kosovės, e themeluar sipas principeve tė pėrcaktuara nė fantom ” Pakon e Ahtisarit”, as qė ka qenė, dhe as qė do tė jetė ndonjėherė vėrtet shtet i pavarur dhe sovran.

    Ky status “sui generis” i ofruar pėr ne si zgjidhje nga Evropa dhe bashkėsia ndėrkombėtare pėr Kosovėn, ėshtė vetėm njė karrem tė cilėn ne me sukses po e kafshojmė. E nga ana tjetėr, me njė planveprim tė detajuar nė imtėsi, fshihen qėllimet konspirative gjeostrategjike afatgjate mė parė tė pėrcaktuar nga ta si synim. Se ēfarė janė kėto plane, ato gradualisht po demaskohen edhe nė praktikė. Me tyli arsyetimi gjoja tė krijimit tė njė shoqėrie multietnike nė Kosovė, tėrėsisht favorizohen interesat e serbeve dhe Serbisė.

    Ky plan ahtisarian konsiston si fazė tranzistor pėr Kosovėn, dhe ka pėr qėllim qė para asaj pėrfundimtare tė ndarjes sė sė saj e cila do tė pason mė vonė, t’ia mundėsoj Serbisė, dominimin nė sa mė shumė hapėsira territoriale nė brendi tė Kosovės. Ky plan i kamufluar kinse si i bazuar nė praktikat demokratike tė organizimit territorial tė shteteve mė tė pėrparuara tė botės, ka pėr qėllim krijimin e sa mė shumė komunave tė reja etnikisht tė pastra serbe qė do tė jenė tė decentralizuara tėrėsisht nga pushteti qendror.
    Pra, mundėson krijimin praktikė tė favoreve qė edhe juridikisht serbėt tė jenė tė lirė dhe tė papenguar tė bashkėpunojnė horizontalisht me komunat simotra serbe brenda shtetit tė Kosovės dhe vertikalisht ta ruajnė ndikimin politik tė shtetit amė Serbisė mbi ta.

    Edhe sot e kėsaj dite, nuk do ta harroj atė konstatim tė menēur tė njė plaku tonė tė urtė popullor, tė thėnė gjatė viteve ’98, nė njė mexhlis (tubim) protestues qė ato vite ishin nė modė dhe mbaheshin anė e kėndė Kosove. Nėpėr to, populli ynė i stėrlodhur nga terrori i paparė shumė vjeēar serb, me ngulėm kėrkonte intervenimin ushtarak tė NATO –s. Edhe pse pėr shumicėn prej nesh nė atė kohė ishte si njė diskutim i papranueshėm, ky mixhė pat thėnė: “Mos shini ėndrra, me sytė ēelė, o djema! NATO-ja do tė intervenojė nė Kosovė, por vetėm atėherė kur duhet ta shpėtoj Serbinė tė zėnė ngushtė, e jo Kosovėn dhe shqiptarėt, si po mendoni ju” !?.

    Vėrtet, ai moment erdhi dhe NATO- ja intervenoj ushtarakisht nė Kosovė. Me kėtė intervenim, nga njėra anė, neve na hoqi qafe Serbinė, por, nga ana tjetėr, edhe Serbisė iu bė njė shėrbim i madh: ajo e lodhur nga luftėrat dhe mu nė momentin e rrezikut tė shkatėrrimit tė saj total, me “marrjen” e imponuar tė Kosovės e cila ju ishte bėrė si gangrenė nė trup, paralelisht ju sigurua eliminimi i brejtjes kolektive tė ndėrgjegjes historike, se atė pjesė qė ata e konsiderojnė si “djep tė civilizimit serb”, nuk kanė dashur ta largojnė vetė, por atė ju ka marrė dikush me dhunė.

    Vetėm, ta pėrqendrojmė pak ma ndryshe vėmendjen tonė tek gjendja e shkaktuar “katastrofal” materiale pas bombardimeve tė NATO-s nė ekonominė e kėtij shteti.
    Nė krahasim me disa fakte nga realiteti, do tė shohim se diēka aty logjikisht nuk pėrputhet. Po ta vrojtojm[ sot atė situatė nga njė kėndvėshtrim tjetėr, do tė shohim se, ta zėmė, pas shkatėrrimit shumė tė propaganduar tė gjitha atyre trafostacioneve dhe hidrocentraleve elektrike nga bombardimet e NATO-sė nė Serbi, me mbarimin e luftės, populli serb asnjė minutė nuk mbeti pa rrymė, por ne kosovarėt ishim ata qė 10 vjet reshtur hoqėm “tė zitė e ullirit”me kėtė problem.

    Edhe pse te ne, atėbotė ishte zbarkuar tėrė bota e pasur dhe demokratike e cila na pėrkrahte, Serbia, gjoja si humbėse e luftės, na perceptohej si njė shtet i vetmuar dhe kinse i anatemuar nga bashkėsia ndėrkombėtare. E propaganduar fuqimisht se bombardimet e NATO-s e kishin shkatėrruar tėrėsisht ekonomin e kėtij shteti, veēanėrisht atė tė industrisė ushtarake, pėr pak muaj pas, ajo me tė madhe filloi tė shes armė shteteve tė tjera dhe sot konsiderohet si njėra ndėr prodhueset dhe tregtueset mė tė mėdha tė armatimit nė rajon.

    A thua, cilat caqe vitale strategjike ushtarake i kanė goditur dhe shkatėrruar aeroplanėt e NATO-s gjatė bombardimit mbi dymujor dhe tė pandėrprerė tė Serbisė?!!
    Nė kontest tė kėsaj logjike, janė edhe shumė shembuj tjerė krahasues qė mund tė bėhen me kėtė rast: ta zėmė, rreth standardit material tė popullit nė Serbi dhe atij nė Kosovė pas lufte; zhvillimit ekonomik; tė tė ardhurave mesatare pėr krye tė banorit; favorit gjatė pėrfitimit tė shumė ndihmave dhe grandeve marramendėse financiare ndėrkombėtare... e, tashti, edhe ai vendim mė befasues politik i liberalizimit tė vizave pėr qytetarėt e saj.

    A thua, a nuk po dalin nga pak si tė vėrteta metafora e atyre fjalėve tė atij plaku tonė tė urtė popullor se, NATO-ja do tė intervenoj nė Kosovė, vetėm atėherė kur duhet tė shpėtohet Serbia?!! Ose, mos Zot, ai dyshim edhe mė i keq: A po na ngjanė heshtur pushtimi i bardhė i Kosovės nga Serbia...?!

    Si tė doni merreni kėtė punė, por, si po duket, Evropa dhe bashkėsia ndėrkombėtare, pėrmes asaj “lodre” tė “dhuruar” neve si gjoja shtet “sovran” dhe “pavarėsi”, sa herė qė do, me nder me thėnė, “luajnė k*ēe” me ne si me njė fėmijė axhami.
    Mos tė harroj tė them edhe njė gjė pėr fund. Pak sa mė spirituoze, ama.
    Meqė, protokolli i bashkėpunimit nė mes Serbisė dhe EULEX-it, do tė nėnshkruhet se do tė nėnshkruhet, neve si qytetarė tė thjeshtė na ofrohet edhe njė kėnaqėsi: tani e tutje, sa herė qė do tė dėgjojmė nga goja e Fatmir Sejdiun, Hashim Thaēit, apo cilindo politikan tjetėr se Kosova ėshtė shtet i pavarur dhe sovran, mė shpesh do tė kemi mundėsinė qė tė qeshim me zė...
    Mos lejoni qė imtėsitė t’ua prishin disponimin

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Selami2006
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Te ?
    Postime
    367

    Protokolli EULEX-Serbi, apo legalizim i strukturave kriminale serbe

    Protokolli EULEX-Serbi, apo legalizim i strukturave kriminale serbe


    Ramiz Bojaj

    Ėshtė absurde tė nėnshkruhet marrėveshje protokollare me Serbinė, rreth krimit tė organizuar, informacioneve dhe formave tė tjera tė veprimeve ilegale, kur tashmė janė tė adresuara ‘ēerdhet’ e krimit tė organizuar dhe aktiviteteve mafioze nė veriun e Kosovės, nė tė cilat fshihen edhe akterė tė MUP-it serb, me tė cilėt EULEX, mėton tė nėnshkruajė protokollin e marrėveshjes.

    Pėrpjekjet e Misionit Evropian EULEX, pėr nėnshkrimin e marrėveshjeve protokollare me Serbinė cenon nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė integritetin dhe sovranitetin e shtetit tė pavarur tė Kosovės. Nėnshkrimi i protokolleve, nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse amnisti i tė gjitha grupeve kriminale nė veriun e territorit tė vendit tonė, tė cilat pėr dhjetė vjet me radhė janė pėrgjegjėsit kryesor tė aktiviteteve kriminale dhe mafioze. Ēfarė marrėveshje bashkėpunimi, mund tė quhet protokolli i EULEX-it, kur veriu ėshtė i stėrmbushur nga kriminelėt mafiozėt dhe policė tė Serbisė. Nė fakt Serbia ėshtė burim i tė gjitha problemeve ekzistenciale nė veri, e cila me shumė kujdes “dirigjon” strukturat ilegale dhe paralele serbe nė veri.

    Serbia pėrmes mekanizmave ilegale dhe kriminale, i ka shpallur luftė Kosovės duke djegur pikat doganore 1 dhe 31, pėr tė vazhduar me sulme tjera kundėr misionit ndėrkombėtar tė KFOR-it, dhe UNMIK-ut, duke lėnė tė vrarė(ushtari i KFOR-it i vrarė gati dy vjet me parė) dhe dhjetėra tė lėnduar nga radhėt e misionit tė OKB-sė. Kjo aventurė vazhdon edhe sot, duke sulmuar banorėt civilė shqiptarė, tė cilėt mėtojnė tė kthehen nė tokat e tyre autoktone dhe stėrgjyshore(nė shtėpitė e djegura nga strukturat paralele), alias tė ‘legalizuara’ nga misionet ndėrkombėtare (UNMIK-EULEX).

    Gjithashtu, EULEX-i nuk mund tė nėnshkruajė protokolle me MUP-in serb, i cili ėshtė bashkėrreshtues dhe pjesėmarrės, pothuajse nė tė gjitha aktet kriminale nė veri dhe pjesė tjera tė Kosovės. Ajo qe ėshtė edhe mė e paprecedent, Policia e Serbisė sė bashku me ‘armatėn’, shakatare serbe tė udhėhequr nga kryekrimineli Millosheviq, dėboi rreth njė milion shqiptarė nga trojet e veta etnike, duke shėnuar numėr tė madh tė civilėve tė vrarė.

    Pa ndėshkimin e dėnimin e kriminelėve serbė tė luftės dhe pa njohjen e pavarėsisė sė Kosovės nga Serbia, ēdo marrėveshje protokollare, por edhe tė natyrave tjera ėshtė i papranueshėm pėr popullin e Kosovės, vullnet i cili duhet tė mbrohet gjer nė fund edhe nga institucionet shtetėrore tė vendit tonė. Dhe nė fakt kundėrshtimi i protokollit tė EULEX-it, pėr shtetin dhe popullin e Kosovėn do tė thotė mbrojtje e interesit nacional dhe shtetėror. Mohimi i qeverisė sė Kosovės rreth protokollit ėshtė pėrshėndetės pėr faktin se asnjė marrėveshje ndėrkombėtare nuk mund tė nėnshkruhet pa institucionet e Kosovės.

    Pikat e marrėveshjes, apo absurdi i radhės

    Nė dokumentin e marrėveshjes EULEX-Serbi,(tashmė tė publikuar), anekset pėrmbajtjesore dėshmojnė pėr bashkėpunim hipotetik dhe tė kamufluar tė luftės sė krimit tė organizuar, ndėrkufitar dhe formave tjera ilegale. Nėse kėrkohet tė luftohet krimi i organizuar ai vepron gjysmė legal, por edhe legal nė veri, dhe enklava tjera serbe; atėherė pėrse nuk luftohen strukturat paralele dhe ato kriminale nė veri. “Mes Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Republikės sė Serbisė dhe EULEX-it (pjesėmarrėsit) mbi bashkėpunimin policor dhe ēėshtjet e ndėrlidhura mbi hetimet e krimit tė organizuar, ndėrkufitar- kufitar dhe formave tė tjera tė veprimeve ilegale”, shkruan nė aneksin e parė tė marrėveshjes, duke vazhduar me “Pjesėmarrėsit njohin nevojėn pėr njė bashkėpunim tė vazhdueshėm nė luftėn kundėr aktiviteteve tė paligjshme”.

    A thua a janė tė ligjshme veprimet kriminale tė cilat dogjėn doganat, vranė dhe plagosėn ushtarė e polic vendas e ndėrkombėtarė, duke arritur kulmin me ndalimin pėr kthim pronash tė qytetarėve shqiptarė nė pjesėn veriore. Dhe nė fakt futja nė fuqi e Rezolutės sė vdekur, 1244, ėshtė kulmi i absurditetit tė ‘protokollit’ EULEX-Serbi. Aneksi origjinal: “Pjesėmarrėsit bien dakord tė bashkėpunojnė nė bazė tė Rezolutės 1244 (1999) tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, dhe nė bazė tė Veprimit tė bashkuar tė Kėshillit tė BE 2008124 CFSP, duke iu referuar Raportit tė sekretarit gjeneral tė UNMIK-ut nė 24 nėntor 2008 (S2008692)”. Rezoluta 12 44 ishtė hartuar si fazė kalimtare deri nė fuqizimin e segmenteve juridiko-kushtetuese tė Kosovės, e cila tashmė ėshtė ‘arkivuar’, me tė hyrė nė fuqi tė aktit mė tė lartė juridik tė Kosovės -Kushtetutės.

    Kohė mė parė, zyrtarėt e EULEX-it patėn konfirmuar se e kanė mbėshtetjen e 27 vendeve anėtare qė tė vazhdojnė tutje me nėnshkrimin e marrėveshjes, duke e pėrkufizuar atė si njė aranzhim teknik pėr bashkėpunim policor, ndėrkohė qė ėshtė paralajmėruar finalizimi edhe i dy marrėveshjeve tjera; asaj pėr bashkėpunim gjyqėsor dhe doganor. Gjyqe tė cilat edhe sot e kėsaj dite i mbajnė tė fuqizuara fletarrestet jo vetėm pėr qytetarė tė pafajshėm tė Kosovės, por edhe pėr burrėshtetasit mė tė mėdhenj tė paqes globale, siē janė Klarku, Klintoni e personalitete tjera.

    Diversiteti marrėveshjeve paraprake

    Nėnshkrimi i protokolleve nė mes tė misionit evropian pėr Polici dhe gjyqėsi EULEX, rreth natyrės sė bashkėpunimit policor dhe tė sigurisė , me Republikėn e Shqipėrisė, Maqedonisė dhe Malit tė Zi, dallon rrėnjėsisht nga ky i fundit i nėnshkrimit (nė tentativė) me Serbinė. Nė fakt, tri shtetet e para e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės, ndėrsa Serbia(ish-pushtuese) vazhdon tė cilėsojė shtetin tonė si pjesė integrale tė saj dhe nė kėtė kontekst, ēfarėdo marrėveshje protokollare duhet tė hidhet poshtė. Nė fakt nėnshkrimi i protokollit EULEX-Serbi, legalizon strukturat paralele dhe kriminale serbe nė Kosovė, tė cilat veprojnė nė veri qė nga mbarimi i luftės (1999) pėr tė shtuar aktivitetet e tyre pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės.

    Problem tjetėr ėshtė edhe natyra menaxhuese e strukturave paralele serbe tė cilat vazhdojnė tė mbėshteten nga qeveria e Beogradit, me shtetin tė cilin Misioni Evropian EULEX, mėton tė nėnshkruajė marrėveshje bashkėpunimi dhe shkėmbim informacionesh. Paralajmėrimi i EULEX-it se ėshtė i interesuar qė tė ketė bashkėpunim pėr polici, drejtėsi dhe gjyqėsi me tė gjitha vendet e rajonit dhe se formalizimi i marrėveshjeve tė bashkėpunimit nuk po bėhet vetėm me Serbinė, tregon se misioni evropian EULEX, po e humbė epiqendrėn e funksionimit tė saj, pėr ēka edhe ėshtė i thirrur tė veprojė nė Kosovė-asistimi nė polici, dogana dhe drejtėsi. Nėse duhet nėnshkruan protokolle jo vetėm me Serbinė, kėtė duhet ta bėjė Kosova, sepse Kosova ka sovranitetin e vet vendimmarrės edhe pėr protokollet me vendet tjera.

    Kulminacioni i strukturave kriminale serbe

    Misioni Evropian, por edhe i OKB-sė(UNMIK), ėshtė sulmuar disa herė nga formacione kriminale serbe nė veri, tė cilat nė bashkėpunim me policinė e Serbisė, MUP-in, kanė lėnė tė vrarė njė ushtarė tė KFOR-it dhe dhjetėra policė tė UNMIK-ut tė hospitalizuar. Njė realitet i tillė ose mėton tė shtrembėrohet ose tė anashkalohet nga Misioni Evropian, EULEX. Nėse EULEX, nuk mund tė zgjidhė problemin me ‘strofullėn’ e kriminelėve tė luftės nė veri dhe enklava tjera, atėherė duhet tė lėshojė pe para institucioneve shtetėrore dhe qytetarėve tė Kosovės e jo para Serbisė.

    A e din EULEX-i se Serbia ėshtė pėrgjegjėsi kryesor jo vetėm i dhunės shumėvjeēare nė veriun e shtetit tė Kosovės, por edhe i katėr luftėrave tjera tė pėrmasave ballkanike duke lėnė tė vrarė e tė masakruar dhjetėra civilė tė pafajshėm. Ėshtė absurde tė nėnshkruhet marrėveshje protokollare me Serbinė, rreth krimit tė organizuar, informacioneve dhe formave tė tjera tė veprimeve ilegale, kur tashmė janė tė adresuara ‘ēerdhet’ e krimit tė organizuar dhe aktiviteteve mafioze nė veriun e Kosovės, nė tė cilat fshihen edhe akterė tė MUP-it serb, me tė cilėt EULEX, mėton tė nėnshkruajė protokollin e marrėveshjes.
    Mos lejoni qė imtėsitė t’ua prishin disponimin

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Selami2006
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Te ?
    Postime
    367

    Ėshtė ky epilogu i politikės “fol e rruj voe”?!

    Ėshtė ky epilogu i politikės “fol e rruj voe”?!


    Prof.dr. Mehdi Hyseni

    - Malėsorja e urtė shkodrane nuk ka thėnė kot: “Me kenė let me majt shpi, Kola jem i kish majt tri”! -

    Mirėpo, kujt t’i thuash se, kur karrieristėt janė verbuar nga karrierizmi-lufta pėr pushtet dhe pėr mbushjen e xhepave tė tyre me euro dhe me dollarė, jo vetėm nė kohė paqeje, por nga kjo sėmundje kronike ata vuajnė qė nga ditėt e luftės. Qė atėherė ata e kanė bėrė “bilancin” e llogarisė sė tyre se si, dhe kush duhej tė “kacavirrej” nė kupolėn e piramidės sė pushtetit shtetėror. Ata, qė me tė drejtė dhe objektivisht e kanė kritikuar dhe kundėrshtuar njė politikė tė tillė ekstremiste, bajraktariste, joparimore dhe jodemokratike tė karrierizmit dhe tė karrieristėve tė pangopshėm pėr lavdi, pėr pushtet dhe pėr xhep, e kanė paguar me ēmim shumė tė shtrenjtė (me strajca nė krahė, tė braktisur, tė papunė, tė varfėr dhe, pa kurrfarė mjetesh dhe tė ardhurash pėr tė mbijetuar), edhe nė kohė lufte, edhe nė kohė paqeje.

    *** Sikur juristėt dhe politikanėt e rangut mė tė lartė tė politikės drejtuese shtetėrore tė Kosovės, Kryetari Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaēi ta kishin ditur se ē’do tė thotė pėrkufizimi juridiko-politik i nocionit “sovranitet”, sigurisht se nuk do tė kishin deklaruar nė sy tė botės se: “Pėrfundimi i Protokollit tė EULEX-it me Serbinė nuk cenon sovranitetin e Kosovės”.
    Si mund tė nxirret konkluzioni nga kryetari dhe nga kryeministri i Kosovės (Fatmir Sjediu dhe Hashim Thaēi) se arritja e Protokollit tė EULEX-it me Serbinė “nuk e rrezikon sovranitetin e Kosovės”?!
    Ēfarė “jusitifikimi” absurd ky?! Po ai Protokoll i EULEX-it, i nėnshkruar me Serbinė pėr bashkėpunimin nė fushėn policore, doganore dhe gjyqėsore etj., ka tė bėjė direkt dhe indirekt me Kosovėn, jo me Kinėn, as me Rusinė!?

    Kontradikta dhe naiviteti politik

    Po, meqė, sipas “kandarit juridiko-politik” tė Fatmir Sejdiut dhe tė Hashim Thaēit, nėnshkrimi i Protokollit bilateral EULEX-Serbi “nuk e cenon sovranitetin”, atėherė PSE qeveria, parlamenti dhe presidenca e Kosovės me nė krye kryeministrin Hashim Thaēi, me kryekuvendarin Jakup Krasniqi, dhe me Presidentin Fatmir Sejdiu nuk e kanė nėnshkruar si palė e tretė Protokollin e theksuar tė EULEX-it?

    Derisa Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaēi kanė deklaruar se: “ Republika e Kosovės nuk ėshtė palė e aranzhmanit teknik tė EULEX-it dhe tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Serbisė”, atėherė, ėshtė i qartė pėrfundimi-Protokolli i nėnshkruar ndėrmjet EULEX-it dhe Serbisė prek thellė interesat vitale (pavarėsinė dhe sovranitetin) tė Kosovės.
    Pra, derisa Qeveria e Kosovės nuk ka pranuar tė jetė palė e Protokollit tė EULEX-it dhe tė Serbisė, ėshtė absurd dhe naivitet politik, tė pohohet se Protokolli EULEX-Serbi “nuk cenon sovranitetin e Kosovės”, ashtu siē kanė deklaruar tė dehur politikisht kryetari dhe kryeministri i Kosovės (Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaēi).

    Shpėrfillja dhe anashkalimi i qeverisė sė Kosovės nga ana e EULEX-it, pėrkatėsisht e BE-sė dhe e partnerėve tė tyre aminues, me rastin e nėnshkrimit tė Protokollit me Serbinė, nxori nė pah jo vetėm kontradiktėn dhe naivitetin politik tė qarqeve tė theksuara zyrtare tė Kosovės, sepse me komunikatėn e tyre tė pėrbashkėt kontradiktore (politikisht dhe juridikisht) kanė dėshmuar tė pavėrtetėn, sepse, sipas tyre “Protokolli nuk cenon sovranitetin” e Kosovės, domethėnė qenka nė interes tė Kosovės!? – Atėherė, pse nuk e keni nėnshkruar, por e keni refuzuar tė jeni palė nėnshkruese e tij?!

    Mu kėtu, edhe qėndron kontradikta dhe naiviteti politik, sepse “refuzimi” i Prishtinės zyrtare si palė e tretė e Protokollit dhe “justifikimi” i tij pėr moscenimin e sovranitetit tė Kosovės kanė karakter dihotomik.

    Edhe pse Thaēi dhe Sejdiu kanė deklaruar se Prishtina ka refuzuar tė jetė palė nėnshkruese e Protokollit tė EULEX-it me Serbinė, kjo nuk ėshtė pėr tė besuar, sepse pėrmbajtja politike e deklaratės sė tyre, mė tepėr pėrputhet me parullėn e dikurshme politiko-propagandistike dezinsformuese dhe ēoroditėse tė Josip B. Titos, i cili, iu pat drejtuar “deleve” tė tij, se e kishte kėrcėnuar Stalinin me: -“JO STALINIT!” – Kjo ka qenė njė rrenė e kulluar, sa pėr t’i hedhur “hi syve” opinionit publik jugosllav, sepse dokumentet e asaj kohe, pohojnė tė kundėrtėn- “NJET, Tito!”

    Kėshtu, duhet kuptuar edhe komunikatėn e Thaēit dhe tė Sejdiut, sepse ata, askujt nuk kanė pasur guximin t’i thonė “NJET”, sikurse Stalini, qė ia ka tėrhequr vėrejtjen e fundit Titos pėr zhvillimin e politikės sė tij tė gabuar dhe tė deformuar ndaj realsocializmit, por ėshtė e kundėrta, EULEX-i, as BE-ja sė bashku me partnerėt e tjerė tė tyre, nuk i “ka ba hesap, dhe nuk i kanė vetė kah i kanė dajtė”, duke i “ngushėlluar” se Protokolli nė fjalė “ nuk e cenon sovranitetin e Kosovės”. Ky ėshtė pohim i EULEX-it dhe i komunikatės sė pėrbashkėt tė pėrfaqėsuesve tė disa ambasadave tė BE-sė nė Prishtinė.

    Njė relacion i tillė i tutorisė sė jashtme (EULEX-BE, UNMIK etj.) ndaj qeverisė sė Kosovės, provon sheshit se si qeveria, si parlamenti, si kryetari i Kosovės bėjnė njė politikė tė mjerė, qė nuk ka kurrfarė kuptimi dhe, kurrfarė ndikimi as nė politikėn e brendshme, as nė atė tė jashtme tė Kosovės.

    Tė shprehemi thjesht, kjo varėsi dhe ndėrvarėsi e politikės dhe e institucioneve tė Kosovės, do tė thotė se Kosova (me gjithė pavarėsinė dhe sovranitetin e kufizuar dhe tė brishtė) kėmbė e krye ėshtė nėn protektotorain evro-ndėrkombėtar. Pa marrė parasysh se ēka deklarojnė Hashim Thaēi dhe Fatmir Sejdiu pėr tė qetėsuar opinion publik me komunikatat dhe deklaratat e tyre tė marketingut politiko-propagandistik (pėr t’i ruajtur karriget dhe privilegjet e tyre), edhe nėnshkrimi i Protokollit tė EULEX-it me Serbinė “pa e ba teklif” as Fatmir Sejdiun, as Hashim Thaēin e as Jakup Krasniqin, do tė thotė se, as Presidenca. As Qeveria e as Parlamenti i Kosovės nuk mund tė marrin asnjė vendim nė formė tė mėvetėsishme dhe sovrane, pa pėlqimin e “TUTORIT” (BE-sė-EULEX-it), qė ėshtė produkt politiko-juridik, kushtetues dhe ndėrkombėtar i Planit tė Marti Ahtisarit, sipas tė cilit Kosova ėshtė nėn protektoratin evro-ndėrkombėtar. Ky ėshtė kompensimi pėr njohjen e pavarėsisė sė kushtėzuar dhe tė supervizuar evro-ndėrkombėtare tė Kosovės, por qė bie ndesh parimin e vetėvendosjes dhe me normat e sė drejtės ndėrkombėtare ngaqė kjo “kategori pavarėse” nuk ekziston nė doktrinėn e derisotme tė sė drejtės ndėrkombėtare, as nė Kartėn e Kombeve tė Bashkuara.

    Edhe pse, paraprakisht kam shkruar disa herė lidhur me kėtė temė (por qė shtypi dhe disa masmedia tė verdha-pazh tė politikės ditore, nuk i kanė publikuar, sepse iu pengon titulli shkencor i Profesorit, si dhe pėrcaktimi ideor i mbrojtjes sė kauzės sė bashkimit kombėtar shqiptar dhe i Shqipėrisė Etnike), po ritheksoj se nėnshkrimi i Protokollit tė EULEX-it me Serbinė cenon paprecedencė sovranitetin e Kosovės.
    Kėtė, duhet ta dinė si “politika e lartė” e shtetarėve tė Kosovės, ashtu edhe mbarė populli shqiptar i Kosovės.

    Kjo politikė kėrkon njė revizionim rrėnjėsor, pėr shkak se nuk ėshtė parimore, etike, profesionale dhe kombėtare. Nė njėrėn anė, nė sy tė popullit, deklaron se e kundėrshton varėsinė, kushtėzimin, diktatin dhe ultimatumet e ndryshme tė EULEX-it, tė UNMIK-ut etj., kurse nė anėn tjetėr, vepron ndryshe, duke u solidarizuar dhe miratuar vendimet dhe sugjerimet e tyre nė praktikė.
    Mos lejoni qė imtėsitė t’ua prishin disponimin

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anėtarėsuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    Prishtina nuk eshte nuk ka qene e as qe do te jete "PJESE E MARRVESHJES"kte e dijme t`gjithe.Per derisa nuk t`pyt askush qka nenshkrun me serbine normal qe nuk je pjese e marveshjes as qe t`llogaritin bile,sdi pse po mendojne qe populli han bar e nuk din.
    Kta dy narkomanat hashim katunari e fatmir shpijuni duhet me i vjerr ne qender t`qytetit,kur nuk mundesh me udh`heq diqka le krejt o burre mos e merr n`qafe 1 milet.
    Duhet me dal protesta e duhet qeverine me kall,nuk ka mo rrena pallavra boll ke mo.
    Joefikasiteti i intitucioneve tona e ka pru kete gjendje qysh eshte sot,nuk ndodhin keto rasisht.

    Prej sodit nuk jem shtet,prej sodit jem province e serbise
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga B.C.B : 12-09-2009 mė 06:35

Faqja 7 prej 14 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •