Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895

    “Të krishterë ungjillorë” po falënderojnë tani Allahun



    Udhëheqës të lëvizjes «kisha emergjente» brenda krishterimit ungjillor janë «duke respektuar»
    muajin mysliman të Ramazanit, shkruan autori i librit të ri të shitur shumë, «Antikrishti islamik», që
    argumenton se Bisha e Zbulesës ka shumë gjasa që të dalë nga brenda botës myslimane.

    «Këtë vit, një grup të «krishterësh emergjentë», të drejtuar nga një prej pastorëve më me ndikim të
    Shteteve të Bashkuara, Brajën MekLareni, kanë shpallur që ata do të jenë, në fakt, duke
    «respektuar' muajin e shenjtë mysliman bashkë me një partner mysliman'», shkruan Joel
    Riçardsoni (Joel Richardson) në një komentim të sotëm të WND-së. «Ramazani është muaji që
    myslimanët e falënderojnë Allahun, perëndinë e tyre, për zbritjen e Kuranit te Muhamedi, profeti i
    tyre. Në blogun personal të MekLarenit, ai shpalli kohët e fundit qëllimet e tij: «Ne, si të krishterë,
    kërkojmë përulësisht që të bashkohemi me myslimanët në këtë respektim [ritual] të
    Ramazanit si një akt që e nderon Perëndinë dhe shprehje e paqes, përbashkësisë dhe
    afërsisë».

    Riçardsoni shton se MekLareni nuk është duke agjëruar për shpëtimin e miqve të tij myslimanë.
    «Përkundrazi ai po kërkon përmes praktikës së këtij rituali islamik që të promovojë “të mirën e
    përbashkët, së bashku me njerëz të traditave të besimeve të tjera”»

    Asambleja Biblike

  2. #2
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Një nga hapat e rallë pozitiv drejt forcimit të tolerancës fetare dhe paqes ndërfetare.
    Sui generis

  3. #3
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    869
    Titulli i temes dhe shkrimi jane ndryshe.
    Keshtu qe bejani nje editim per te qene me ne rregull.

    Te krishteret ungjillor, gjithmone kane respektuar te tjeret, por kjo nuk do thote se jane bere si ata.
    Pali te 1 Korintasve 9:20-23 thote: Kështu e kam bërë vetën time Jude me Judenjtë për t`i fituar Judenjtë; e kam bërë veten time si një që është nën ligj me ata që janë nën ligj për t`i fituar ata që janë nën ligj; me ata që janë pa ligj e kam bërë veten time si pa ligj (ndonëse nuk isha pa ligjin e Zotit, por nën ligjin e Krishtit), për të fituar ata që janë pa ligj. E kam bërë veten time të dobët me të dobëtit, për të fituar të dobëtit; e kam bërë veten time gjithçka për të gjithë, që të mund të shpëtoj me çdo mënyrë disa njerëz.
    Dhe këtë e bëj për hir të ungjillit, që të bëhem edhe unë pjestar i tij.


    Krishti qendroj me Samaritan e me Judenj, per Te nuk kishte dallim raca, gjinia, kultura, fisi, kombi..., per te ka rendesi njeriu.
    Ungjilli-Lajmi i Mire duhet shpallur te gjithe njerezve. Ai nuk eshte lajm i mire vetem per nje grup njerezish.
    Respektimi i mendimit te tjetrit nuk te ben si ai. Por tregon respekt dhe vleresim.
    "Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi!"

  4. #4
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    bibla thote

    Ruhuni nga profetët e rremë, të cilët vijnë te ju duke u shtënë si dele, por përbrenda janë ujqër grabitqarë. (Mateu 7/15)
    "Shoku Mjekesise"

  5. #5
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    shume mire nje pale duhet ta bente hapin bravo u qofte katolikeve shpresoj qe edhe pala tjeter te beje te njejetn gje dhe te mos hapi luftera te kota fetare
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  6. #6
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    bibla thote

    Ruhuni nga profetët e rremë, të cilët vijnë te ju duke u shtënë si dele, por përbrenda janë ujqër grabitqarë. (Mateu 7/15)
    bibla thot ruhuni ndersa Kur`ani thot : Luftoni besimet tjera shpallni luft atyre,armiqsi dhe konsideroni ata si "Qafira",mos u bëni shok me ta nëse dikush prej juve behet shok at`her eshte njeri prej atyre,,,eshte tek ajetet e surës El-Madiah

    qeshtu hajt mos sjell perqarje tash.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gordon Freeman : 05-09-2009 më 07:10

  7. #7
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Citim Postuar më parë nga Kronikë Lexo Postimin
    bibla thot ruhuni ndersa Kur`ani thot : Luftoni besimet tjera shpallni luft atyre,armiqsi dhe konsideroni ata si "Qafira",mos u bëni shok me ta nëse dikush prej juve behet shok at`her eshte njeri prej jush,,,eshte tek ajetet e surës El-Madiah

    qeshtu hajt mos sjell perqarje tash.
    Keta duan lufte o Kronike,se duan qe feja e tyre te dali me e mira
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  8. #8
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Citim Postuar më parë nga Kronikë Lexo Postimin
    bibla thot ruhuni ndersa Kur`ani thot : Luftoni besimet tjera shpallni luft atyre,armiqsi dhe konsideroni ata si "Qafira",mos u bëni shok me ta nëse dikush prej juve behet shok at`her eshte njeri prej atyre,,,eshte tek ajetet e surës El-Madiah

    qeshtu hajt mos sjell perqarje tash.
    jo ne themi si thote Zoti ne Kuran

    3:64.
    Thuaju (o i dërguar): "O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njejtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: të mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos konsiderojmë njëri - tjetrin zotër pos All-llahut!" E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: "Dëshmoni pra, se ne jemi muslimanë (besuam një Zot)!"


    :171.
    O ithtarët e librit, mos teproni në fenë tuaj dhe mos thuani tjetër gjë për All-llahun, përveç asaj që është e vërtetë. Mesihu Isa, bir i Merjemes, ishte vetëm i dërguar i All-llahut. Ishte fjalë e Tij (bëhu) që ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymë (shpirt) nga Ai. Besonie pra All-llahun dhe të dërguarin e Tij e mos thoni: "Tre" (trini). Pushoni (së thëni), se është më mirë për ju. All-llahu është vetëm një All-llah; larg qoftë asaj që Ai të ketë fëmijë. Ç'ka në qiej dhe çka në tokë është vetëm e Tij. Mjafton që All-llahu është planifikues i pavarur.
    "Shoku Mjekesise"

  9. #9
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Citim Postuar më parë nga Geri Tr Lexo Postimin
    Keta duan lufte o Kronike,se duan qe feja e tyre te dali me e mira
    Mirepo problemi i tyre eshte se

    3:72.
    Një grup nga ithtarët e librit thanë (të vetëve): "Besoni para dite në atë që u është shpallur atyre që besuan (muslimanëve), e pasdite mos e besoni, e ndoshta edhe ata (muslimanët), do të zbrapsen (nga besimi i tyre).
    "Shoku Mjekesise"

  10. #10
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Porse e shfrytezojne agjerimin qe ti largohen demonet ..

    Demonet nuk rrine tek agjeruesit sipas Jezusit

    21 Por ky lloji demoni nuk del veçse me anë të lutjes dhe të agjërimit".(Mateu 17)
    "Shoku Mjekesise"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •