Këtu do të jap disa shpjegime që lidhen me emrin e Allahut, që e kanë në përbërjen e vet dhe që ne i përdorim gjatë përshëndetjeve në gjuhë të huaj.
Allah-u m ( ar. ’All-llāh – emri i Zotit, ’All-llāh – ai që duhet t’i lutemi) Zot, Perëndi
Allah emanet – mirupafshim!
Allah selamet - Zoti të shpëtoftë!
Allah rametile (= rahmet eylesin) – Zoti i mëshirshëm ( qoftë ) për të;
Allah ekber – Zoti i madh ( fjalët e para të ezanit )
Allahrazolla ( Allah razi olsun ) – ka dashtë Zoti ( si përgjigje në përshëndetje ).
Allahbelaversën indecl. ( ar. ‘Allā – Zot + bälā’ – kokëçarje, brengë + tur. Vermek –jap, Versın – të dhëntë) fjalë që i drejtohet dikujt për t´ia dëshiruar të keqen: Zoti të qittë në bela!
Allahversën indecl. ( ar. ’Allāh - Zot + tur. Vermek –jap, Versın – të dhëntë ) Zoti të dhëntë!
Merhaba interj. ( ar. märhabā-jij i lirë: ği’tä märhabän- erdhe në këtë shesh midis miqve; tur. merhaba ) përshëndetje myslimane me kuptimin: tungjatjeta; rri lirisht, jij i lirë në mesin tonë.
Selam-i m. ( ar. Sälām – përshëndetje; tur. Selām ) të fala; përshëndetje
Selamllëk-u m. ( ar. Sälām– përshëndetje + tur. lık; tur. selāmlık) ark. Godinë e veçantë, pjesë shtëpie ose dhomë e pritjes vetëm për burra në shtëpitë e pasura myslimane.
Selamun alejkum interj. ( ar. Ässälām – përshëndetje + ’aleykum – juve, për ju; tur. selāmünaleyküm ) ju përshëndes, ju drejtoj përshëndetje.
Salutoj ( lat. Salutare – nderoj ) përshëndetje, nderim
Krijoni Kontakt