
Postuar më parë nga
Rugova
Orosh,
Rreth ndërtimit të katedrales ta kam thënë mendimin tim. Kësaj radhe lidhur me
thënien tëndë se "gjysma e xhamijave janë ndërtu në vendet ka janë prishë kishat...", mendoj se ky konstatim yti nuk qëndron, ngase në Kosovë të gjiitha xhamitë e vjetra janë ndërtuar gjatë kohës së sundimit osman aty ku nuk ka pasur kurrë kishë. Mund të ketë pasur ndonjë rast të këtillë, por edhe nëse ka pasur (unë nuk e di ndonjë të tillë) ato mund të kenë qenë të ralla, sepse e vërteta e kishave shqiptare në Kosovë është shumë më e hidhur se sa historia e xhamive. Perandoria turke sipas të dhënave historike askund në Kosovë nuk ka prishë ndonjë kishë, veçse ato që kanë qenë i ka mbrojtur, dhe faktet janë shumë kokëforta ngase dihet se para ardhjes së kësaj perandorie në trojet shqiptare (pas Bizantit) të gjitha kishat e shqiptarëve kristian të besimit ortodoks, e që ishin në numër më të madh se ata të besimit katolik, i kishin uzurpuar me dhunë dinastitë okupuese të Serbisë duke i shndërruar ato në kisha serbe, të cilat edhe sot janë të okupuara nga të njëjtit barbarë, siç është kisha më e vjetër në Graçanicë, ajo në Deçan dhe Pejë, duke mos i harruar edhe dhjetëra sosh që sot janë në duar të klerit ortodoks serb, bile edhe në mbrojtje të forcave ushtarake të KFOR-it.
Të lutëm mos i ngatërro gjërat, sepse askund në Kosovë nuk ka xhami të ndërtuar mbi themelet e ndonjë kishe shqiptare e rrënuar nga muslimanët, veçse të gjitha janë të ndërtuara nëpër brendi të qyteteve të Kosovës, e që datojnë nga shekulli 14-15-të e këndej.
Kjo, ngase doktrina burimore e Islamit nuk e lejon rrënimin e objekteve fetare të cilës do fe qoftë, dhe fakt për këtë shko në Siri, Egjipt, Jordani, Marok, Tunis, etj, do gjesh me dhjetëra kisha dhe katedrale ortodokse dhe katolike shumë impozante dhe shumë të bukura kudo në qytetet dhe fshatrat e këtyre vendeve, të cilat falë urdhërave të fesë islame janë ruajaur dhe kurrë nuk janë shkatërruar, bila as nga "terroristët islamikë", siç po quhen ata sot.
Pra, historia e ndërtimit të xhamive në Kosovë nuk ndërlidhet fare me rrënimin e kishave shqiptare, veçse janë kishat shqiptare të shekullit 7-të e deri në shek. 13-të ato të cilat iu morën atyre me dhunë nga kisha ortodokse serbe dhe ajo greke në Shqipëri, të cilat sot Serbia dhe Greqia po i përdorin para botës si argumente se Kosova "ka qenë gjithmonë tokë e Serbisë", gjegjësisht se Epiri është tokë greke...!?
Kjo është e vëreta e kishave shqiptare në Kosovë, e jo ajo siç thua ti se gjysma e xhamive janë ndërtuar në vendet ku janë prishë kishat....
Krijoni Kontakt