Close
Faqja 19 prej 25 FillimFillim ... 91718192021 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 245
  1. #181
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Kërcënimi i Dritan Dajtit ndaj policeve: Nuk dua të flas
    (Dërguar më: 10/08/09) Prokuroria e Krimeve të Rënda i merr në pyetje policët e operacionit: Si u organizuat. Prokuroria ka konfirmuar se Dritan Dajti ai nuk ka pranuar të firmosë mbi asnjë prej akteve të prokurorisë. Dajti tashme ne gjendje te permiresuar shendetesore do te perballet sot me masen e sigurse

    TIRANE-Hetuesit e masakrës së Durrësit “çarmatosin” efektivët e skuadrës operacionale. Burime zyrtare nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pohojnë se efektivëve të policisë u janë sekuestruar armët për të zbardhur se cili prej tyre ka shkrepur armën për të neutralizuar Dajtin. Gazeta Shqiptare zbulon se përgjatë natës së kaluar, punonjësit speciale të Policisë së Shtetit kanë dhënë shpjegime para hetuesve, ku kanë rrëfyer me detaje për operacionin sekret për kapjen e të shumëkërkuarit Dritan Dajti, i cili u kushtoi jetën katër prej kolegëve të tyre. “Efektivët e policisë kanë treguar me detaje operacionin e ndërmarrë për kapjen e të shumëkërkuarit. Por për shkak të natyrës sekrete të punës së tyre, nuk mund të japim detaje”, - shprehen zyrtarë të organit të akuzës. Po dje, sipas Gazetes, prokuroria ka konfirmuar faktin se i akuzuari Dritan Dajti ka refuzuar të japë shpjegime lidhur me krimin makabër. Madje, ai nuk ka pranuar të firmosë mbi asnjë prej akteve të prokurorisë. Ne momentet qe eshte ndodhur ne spital mesohet se u ka premtuar mjekeve se "do i laje me para" ne rast se i shpetojn e jeten. Dhe mjeket e shpetuan, por ne kete rast kryen thjesht misionin e tyre.
    Sot, Dajti pritet të mbërrijë në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë. Mbi supet e njeriut që është cilësuar si një prej emrave më të njohur të botës së krimit në vend, rëndojnë akuzat e “vrasjes në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim, si dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe mjeteve policore. Dritan Dajti, veç masës do të njihet dhe me tri dënimet e rënda që ka marrë gjatë qëndrimit në arrati.
    Nderkohe nga akt-ekspertiza është përcaktuar se i akuzuari ka qëlluar për vdekje katër punonjësit e policisë”, - thanë burimet. Hetuesit kanë zbardhur se ditën e ngjarjes, njeriu i cilësuar si tmerri i policisë shqiptare, ishte i pajisur me dy pistoleta, njëra tip “Roos”, prodhim brazilian, me mulli, që mbante vetëm pesë fishekë dhe tjetra, “Glock i zi” me fishekë “Berretë”. Nga ekspertiza është përcaktuar se Dajti ka qëlluar mbi efektivin Saimir Duçkollari me të dyja pistoletat në të njëjtën kohë. Ndërkaq, vëmendjen e prokurorisë e ka tërhequr personi i katërt që ka qenë në makinën e Dajtit, i ulur në sediljen e pasme me të shumëkërkuarin. Ky person vazhdon të mbetet mister, por kapja e tij do të ndihmonte prokurorinë në zbardhjen e ngjarjes.
    Kur ende nuk është e qartë se si përfunduan në Durrës, agjentët e skuadrës operacionale, pa pasur veshur qoftë dhe antiplumbin, që ka shumë gjasa t’i kishte shpëtuar nga vdekja, prokuroria ka bërë pjesë të dosjes planin e masave mbi bazën e të cilave ka funksionuar kjo strukturë e Policisë së Shtetit. Vetëm në këtë mënyrë do të sqarohet se kush e dha urdhrin e operacionit. Në masakrën e Durrësit gjetën vdekjen katër punonjës të skuadrës operacionale; Fatos Xhani, drejtues i grupit, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastriot Feska, të cilët tentuan t’i hidhnin prangat njeriut më të kërkuar nga drejtësia shqiptare. Dritan Dajti jetonte në arrati që prej 17 nëntorit 2003, kur u arratis në mënyrë spektakolare nga Gjykata e Tiranës. Ai është dënuar për vrasjen e biznesmenit Agim Beqaj në vitin 1999.

    (d.b/BalkanWeb)
    Me duket se do perzihet keq leshi tashi qe Dajti i shpetoi vdekjes.te shofim kush nga politikanete tane te dashur eshte mbrapa Dajtit.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  2. #182
    ......................... Maska e Pogradecari
    Anëtarësuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    a
    Postime
    540
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Ket jane produkt i shoqerise shqipetare, dhe jo i tranzicionit.Cdo famije shqipetare ka nje Dritan si ky krimineli ne shtepi.Ne 1 mijlon emigrante 100 mije vuajne denimin me burg, shto dhe dhjetefishin qe jane kandidate dhe shiko rezultatin.Sot pothuajse c'do krim i kryer ne europe, gjurmet te cojne drejt shqiperise e kosoves, u shpreh dje nje i ngakuar nga gjykata e Hages per ceshtjen e transplatit gjate luftes se kosoves.Perse sillemi keshtu?E ka fain tranzicioni , apo edukimi.

    po nuk te vjen turp u mama kire mater kire kushurire kire dhe krushqi kire qe shkruan ne gjuhen shqipe keto fjale
    po ti o motershkerdhate sikur me flori te te paguanin dhe kurre nuk duhet te flisje keshtu
    po a ka komb me te vojtur se shqiptaret kurre nuk kemi sulmuar asnje vend
    vetem jane mundur te na pushtojne shfrytezojne dhe kjo per me shume se 2000 vjet dhe ne e kemi ruajtur traditat zakonet gjuhen tone shqipe
    kemi ca mama kira si puna tende dhe e ketij kriminelit dajti po jane te pakte dhe te perkoheshem
    dhe ti tja u hash e lepish te gjithe shqipetareve te shqiperise te kosoves te maqedonise dhe kudo qe jane ne gjithe boten
    ti je pis njeri me ngrite nervat kot palaco njeri


  3. #183
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-02-2009
    Postime
    14
    shume i trishtuar per humbjen e vellezerve police por dhashte zoti qe drejtesia te vihet ne vend dhe kriminelet te marrin denimin e merituar.

  4. #184
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    .Cdo famije shqipetare ka nje Dritan si ky krimineli ne shtepi.
    E paske hedhur helmin.
    TI copa e mishit te huaj si mund te shkruash kete gje ne nje forum te quajtur Shqiptar????
    Paske shume urrejtje.
    Te uroj te takosh nje dite nje Shqiptar.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  5. #185
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Babai i nje krimineli

    Babai i një krimineli

    Babai i kriminelit Dritan Dajti na tha dje në një intervistë në një të përditshme shqiptare se policët e vrarë në Durrës nuk u vranë nga Dritan Dajti, por e bëri korrupsioni shtetëror. Po, është e vërtetë, e bëri korrupsioni, por jo ai shtetërori, e bëri korrupsioni moral i një babai të një familje që nuk i ka mësuar vlerat e jetës të birit të tij. As të mirën e as të keqen, që jeta është e shenjtë, që nuk vritet, se e katër policë të vrarë e tej kalojnë të keqen, se kufiri është dy hapa dhe hyn në mizori e holokaustit.

    Meqenëse fëmija e tij, Dritan Dajti, nuk ka bërë gjë le të bëjë një dasmë të madhe sepse i shpëtoi kot plumbat të policëve të tjerë. Të shkojë në prokurori e të denoncojë policinë për tentativë vrasje kundrejt birit të tij. Të marri një ahengxhi e të festojë. Pos pati lek të kërkojë borxh në Bashkinë e Tiranës se edhe kryetari i saj beson se fajin e kishte korrupsioni shtetëror. Jeni të dy në një mendje. Ai e ka shkatërruar familjen e tij, po ju fton të bëni të njëjtën gjë, mos nguroni.

    Dekadenca e një kryefamiljari që devijon vëmendjen në gjurmë, kur të gjithë e pamë se ujku është djali i tij. Një padre/padrone i një familje që nga frika e reprezaljes të gjakësit akuzon të tjerët, dhe jo killerit Dritan, e nuk bën një Mea culpa, një maxima mea culpa. Sepse të gjithë bijë nënash jemi, por jo të gjithë janë si Dritan Dajti, ky killer e ambasador i djallit. Jo të gjithë qëllojmë mbi Policët, jo të gjithë kishin radio e dokumente policie, jo të gjithë kanë pistoleta në brez. Jo të gjithë arratisen nga gjykata duke i vënë prokurorit pistoletën në ballë, jo të gjithë porosisin bomba. Jo të gjithë vejnë bomba. Edhe po mos ta kishte ditur se nuk ishin policë nuk qëllohet njerëzit, më mirë vetëflijohu. Kjo është heroizëm e jo të krekosen si biri i tij, se do t’u vras të gjithëve siç bërtet Dritan Dajti korridoreve të spitalit ku mjekohet.

    Burrnia është diçka që fitohet me nder, me punë dhe me vërtetësi. Një baba që nuk e ka bërë detyrën e tij prindërore edukuese nuk i ka mësuar as të mirë e as të keqen nuk duhet të flasë ashtu, po të heshtë, të mos irritojë njerëzit. I rritur ashtu pa një figurë me virtyte, në një ambient plot vese, çfarë do të mësonte? Ku i ka mësuar rrugët e ferrit, vetëm apo me shokë? Si është e mundur të jetë një i rekrutuar nga vetë Belzebu, një ushtar i luciferit. Janë pyetje që nuk bëhen nga një gazetar që do të bëj skup me tragjedinë tuaj. Janë pyetje të një gazetari që nuk qëndronte në kafe me Dritan Dajtin. Janë pyetje të një gazetari që nuk do të bëjë hero Dritan Dajtin. Nuk jam në xhungël, as në stadium për të parë gladiatorët sesi vrasin.

    A e di ky njeri se po të kishte ndodhur kjo ngjarje me demokracinë më të madhe, që respekton kartët e të drejtave të njeriu, pra në SHBA, kur për një polic të vrarë të dërgojnë drejt e në sallën e vdekjes së menjëhershme. A e mendon ky se në kohën e komunizmit, për katër policë të vrarë, së paku do të ishte çuar jo me vdekje, as me varje, por me djegëse të gjallë, e jo të gjithë përnjëherësh, por pak nga pak që të kuptonte se çfarë ka bërë. Dhe familjes së tij më internim ose pushkatim.

    Por bota ka ndryshuar. Krimit më të madh nuk mund t’i përgjigjet më një krim më të madh. Por nuk i lejohet babai të një vrasësi policësh të dali e të thotë paturp se e vrau korrupsioni shtetëror. Ku është ky korrupsioni shtetëror? Ku fshihet ky shtytës gjakatar në zyrën e ndonjë ministri, e ndonjë qeveritari të lartë, të një buxhetori, të një kryetari komune, që i ka mbushur Dritan Dajtit, po beretën e tij. A e di babai i tij sesa kushton një pistoletë e atillë? A e di babai i tij sesa kushtojnë materialet eksplozive qe përdorte fëmija e tij. Ku i gjente paratë Dritan Dajti? A e patë se me çfarë makine udhëtonte Dajti. Nuk besoj se ia jepte shteti. Në mos ja jepnit Ju, apo i gjente vetë me mënyrat që i dimë mirë se përfundonin këta punë. Se nuk besoj se një tip i tillë fitonte diçka me djersen e ballit. Prandaj të heshtet, të ulet koka përpara disfatës morale të një familje.


    Gazeta 55
    http://www.gazeta55.net/index.php?ka...artikulli=7689
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 11-08-2009 më 15:58
    "They will not control us, We will be victorious"

  6. #186
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Rastësisht u gjeta për pushime në Durrës, në këtë kohë, sikurse që më rastisi që të jem vetëm 70 - 80 metra larg krimit të ndodhur, pra afër plazhit " Iliria" ose më mirë me thënë afër rezidencës së pushimeve për qeveritarët!
    Driton Dajti me kohë kishte blerë një apartament në atë zonë - apartament para së cilit u zhvillua ngjarja e kobshme, në të cilën humbën jetën katër policë!
    Apartamenti ishte i rregulluar në atë formë nga Dajti që; në rast që policia do ta hetonte ai të kishte mundësi nga apartamenti i tij të kërcente në ndertesen tjetër fqinje.
    Në ditën kritike, Driton Dajti së pari në Kavajë nga një person akoma i paidentifikuar kishte marrë një shumë prej 4500 Eurosh shumë e cila iu gjet në portofolin e tij.
    Ai ka udhëtuar atë ditë me Furiostraden VW të tipit Tuareg dhe me të, sipas të dhënave përpos nipit të tij Mares dhe kunatit Xhixho ( I quajtur Xhaxhi) ishte edhe një person i katër akoma i paidentifikuar.
    Rrugës nga Tirana për në Durrës siç duket kanë dyshuar që policia po i përcillte dhe për të vërtetuar këtë gjë kanë kthyer në Rrogozhinë.
    Gjatë Kësaj Kohe gruaja e Dajtit Dorela ka bë Plazh në Durrës dhe e cila siç duket bashkëjetonte me Dajtin ngaqë ajo është shtatzënë në muajin e gjashtë o të shtatë.
    Besohet që pikrishtë gruaja është ajo që ka mundesuar që policet të identifikojn Dajtin ngaqë nga efektivët zbulues të policis është përcjellë për një kohë të gjatë.
    Pasi i janë afruar pallatit ku banonte Dajt( Dajti me nipin dhe kunatin), ata kanë kerkuar parking dhe meqë nuk kishin gjetur kanë bërë një xhiro me " Tuaregun e tyre" dhe kanë ndaluar para hyrjes së pallatit.
    Këtu Dajti të nipit dhe kunatit u kërkon që të zbresin nga makina pasi që ai do të qëndronte aty ngaqë duhej të takonte një person.
    Siç duket në këto momente policët iu kanë afruar makinës dhe i kanë kërkuar Dajtit të dorezohet.
    Policët që të githë ishin me maska në kokë, rroba civile dhe pa jelekun antiplumbë!
    Ai që ishte afruar afër veturës " Tuareg" ( makin me xhama të errët e porositur nga Italia) udhëheqesi i operacionit Xhani që nga makina mbrenda është qëlluar nga Dajti në kokë dhe polici tjetër më duket Duqkollari dhe që të dy në moment kanë gjetur vdekjën. Polici Kastrioti siç duket nga prapa ka neutralizuar Ledion Maren dhe Dajti duke dalur nga makina me dy revole ka qëlluar, ku mendohet që plumbi, që ka goditur policin nga prapa shpindës, të ketë qëlluar dhe nipin e tij!

    Dëshmitarët por edhe policet që kanë marrë pjesë në Operacion thonë që të kenë dëgjuar Dajtin të ketë thënë:
    " Ejani sepse Juve isha duke ju Pritur"!

    Në këtë gjendje, ai duke dashur të merr arratinë në drejtim të plazhistëve është qëlluar nga policët e tjerë ku është prekë me tre plumba, njeri e ka lenduar në mushkëri!
    Kunati i tij është arrestuar dhe i palenduar!
    Gjatë" shkembimit të zjarrit është plAGUAR LEHTË NJË djalë i ri 19 vjeçar sikurse që një çunak të njomë një plumbë e ka gërvishtë, për fat të mirë, në gjoks!

    pas gjithë kësaj ndodhie, plazhistët ishin në panik, ngaqë fillimisht u mendua që kishim të bënim me " PLAÇKITES me MASKA" apo edhe qerim hesapesh mes bandave".
    PRa, fillimisht askujt nuk i vajti mendja që kishim të bënim me një shumë të kërkuar dhe me intervenim policie!
    Për këtë ARSYE dilem"e madhe është:

    - Nëse Dajti e ka ditur që ata ishin me të vërtet policë ngaqë intervenimin e kishin bërë me rroba civile, me maska në kokë
    - Akoma nuk ka dëshmi që i është urdheruar " Dorezohu Policia"!
    - Intervenimin në atë kohë kur frekuentohet më së shumti nga pushuesit nuk do ta bënin jo Policët me Përvojë por një gjë të tillë s'do ta bënin as kriminelët


    Në fillim u thas që Dajti ka kërcenuar Mjektë me fjalët:
    " Më sheroni mirë dha pa pasoja se përndryshe do t'ju vrasë" por pak orë më vonë nga vet mjekët u tha që:
    " Dajti u sjellë mirë me ta, u ka kërkuar që ta hserojnë që pastaj t'i mbuloj me arë"!

    Nga paniku i madh që mbretronte 15 Familje kosovare aty për aty nderpresin pushimet dhe vendosin për t'u kthyer në vendin e tyre të trishtuar nga ngjarja dhe pamjet!


    ****************************


    Vet personalisht, të njejtën ditë, në mbrëmje IKA për Tiranë, për vizitë dhe për befasin time, atje jetohej dhe bëhej jetë sikur të mos kishte ndodhë gjë!
    Te lokalet e ish lagjes së Bllokmenëve pihej e argetohej teksa shtepia e Enver Hoxhës ishte shenderruar në mos më keq: lokal defrimesh!

    U ktheva në Durrës rreth orës 23:00!

    Dëgjova lajmet që të nesermen Berisha e kishte shpallur si ditë zije!


    ******************************************

    Ditë e neserme!
    varrimi i Policëve të vrarë!
    Shqiperia në ZI për katër policët e vrarë!
    Por a ishte kështu me të vërtetë?

    Në Durrës përreth Plazhit, nga lokalet Ditore, dëgjohej Muzikë ( rep. Aren Bi, Hip - Hop) dhe jetohej si ditët e tjera sikur të mos kishte ngjarë asgjë!
    Nga e gjitha kjo nxjerrë këtë Konkluzion:

    Në të gjitha vendet e BOTES- po të ngjante diçka e tillë së paku ( Po e përs¨ris; së paku) Ministri i Punëve të >Mbrendshme do të ofronte Dorëheqjen!

    Por ne jemi shqiptarë dhe kjo tek ne nuk ngjanë: Më parë ndoshta kriminelet do t'hjekin dorë nga krimet e tyre se që do t'jepte dorëheqje ndonjë nga ministrat!
    Realitet shqiptarë!


    Kam akoma shumë për t'thënë për këtë gjë por meqë jam kthyer vetëm pak orë nga pushimet e mia të kaluara si gjithnjë në plazhin e Durrësit po e lë me kaq.



    P.S.
    POr do ta them një ngjarje të fundit që e pashë dhe që më brengosi shumë:
    Megjithëse kishte ndodhë ajo që ndodhi teksa po prisja për të hyrë në TRaGET ( Durrës - bari) një " qytetar" shqiptarë kishte thyer zonen e ndalimit të hyrjes pa autorizim dhe i cili për policet ishte me skedar " të problematikut".
    Teksa njerin që qante e liruan këtë tjetrin që qeshej dhe tallej me policët e morën për ta dërguar në komisariat.
    Dhe kjo do të ishte krejt në rregull sikur të mos ndodhte kjo gjë:

    Atë e mori një polic i vetëm dhe e vendosi në makinen e policis, e uli mbrapa teksa polici u ul për të ngarë makinën. Pra i privuari nga liria mbrapa polici para; që të dy pa një të tretë. Unë mendova që së paku edhe një polic tjetër do ta shoqeroj por nuk ndodhi kjo gjë!
    Tani, po t'i tekej të arrestuarit që policin ta kapte për fyti që nga mbrapa ku ishte do ta bënte pa problem këtë gjë?!
    Katër viktimat siç duket pak u kishin dhënë mësim policëve tjerë, të cilët akoma janë në jetë??


    *****************************

    Dëgjova shumë nga " kosovarët" që thanë:
    " Kurrë më në Durrës"!
    Unë Preng Sherri them:
    " Durrës më pritë edhe vitin tjetër . Edhe nëse bomba biejn nga qielli kurrë se lë pa ardhë"!
    Këtë ardhjen time tek Ju e kisha ëndërr që nga lindja ime që mu bë realitet, që nga viti 1992 e këtej!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Preng Sherri : 12-08-2009 më 12:54
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PËRMENDË KAM!

  7. #187
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Zbardhet skema e masakrës së Durrësit

    Shkruar nga Elton Tafaruçi
    e mërkurë , 12 gusht 2009

    Vrasja e policëve: Policia ka zbardhur skemën e plotë të masakrës së Durrësit. Në operacion kanë marrë pjesë 12 policë, katër prej të cilëve mbetën të vdekur si pasojë e shkëmbimit të zjarrit me Dritan Dajtin. E gjithë ngjarja ka ndodhur brenda 40 sekondash dhe policia është vënë në kërkim të një personi të katërt, identiteti i të cilit mbahet sekret. Ndërkohë, policia në bashkëpunim me Prokurorinë kanë nisur hetimet në shkallë të gjerë mbi shkaqet që çuan në dështimin e këtij operacioni. Specialistët janë duke studiuar të gjitha variantet dhe midis tyre nuk përjashtohet edhe ajo e dekonspirimit nga brenda radhëve të policisë.
    Pikëpyetjet mbi masakrën e Durrësit, ku mbetën të vrarë 4 policë, vazhdojnë të qëndrojnë akoma. Burime nga policia kanë bërë të ditur se të katër policët ishin në dijeni të këtij operacioni. Por kanë mbetur ende të paqarta arsyet se përse të katër viktimat nuk kanë veshur jelekun antiplumb kur kanë vendosur të arrestojnë të shumëkërkuarin Dritan Dajti. Ndërkohë që ditët e fundit në skenë ka dalë edhe një hipotezë tjetër e cila verifikon faktin se aksioni i policisë ka qënë i dekonspiruar nga brenda rradhëve të policisë. Madje disa burime sqarojnë se radiot që kishte në përdorim Dajti kanë qënë shumë të fuqishme dhe në të njëjtat frekuenca me atë të katër oficerëve të policisë. Kjo ka bërë që i shumëkërkuari Dajti të ndjekë live nga makina operacionin për kapjen e tij.
    Skema
    Ndërkohë policia ka nisur një hetim në shkallë të gjërë për të gjitha variantet. Por i gjithë ky hetim pritet që të përfundojë shpejt me prangosjen e personave përgjegjës të cilët mundet ti kenë dhënë informacione të vlefshme Dajtit gjatë gjithë kohës që ai ka qënë në arrati dhe fshihej nga policia. Por ndërkohë janë zbardhur plotësisht edhe 40 sekondat e të gjithë ngjarjes. Dajti i ka qëlluar të parit Fatos Xhanit, duke e lënë të vdekur në vend. Në të njëjtën kohë nga makina ka dalë Ledio Mara i cili ka kërkuar të largohej por ai është kapur nga Kastriot Feska. Pasi ka vrarë dhe Altin Dizdarin, Dajti ka dalë nga makina dhe ka vrarë Marën sëbashku me Feskën dhe më pas Duçkollarin. Dajti është plagosur në këmbë dhe në shptull nga policët e tjerë të cilët merrnin pjesë në këtë aksion dhe që arrinin në 8 persona.
    Plani
    Për kapjen e Dritan Dajtit policia kishte hartuar një plan të vërtetë operacional. Në letër çdo gjë ka funksionuar shumë mirë në çdo detaj dhe është bërë edhe instruktazhi i duhur por në terren gjërat kanë ndryshuar krejtësisht. Ato kanë dështuar tërësisht dhe kjo ka shkaktuar vdekjen e katër policëve. Edhe një muaj më parë policia është tentuar të hidhet në veprim për t’i vënë prangat të kërkuarit Dajti, por vështirësitë e hasura në terren, i kanë detyruar që të shtyjë ndërhyrjen për më vonë.
    Pas një periudhe të gjatë që e kanë mbajtur nën vëzhgim vetëm mëngjesin e së premtes, skuadra e Operacioneve Speciale është siguruar se Dritan Dajti ndodhej në Durrës dhe ishte vendosur në një pallat në zonën pranë pistës “Iliria”. Pikërisht personi që urdhëroi nisjen e specialëve drejt qytetit bregdetar, ende nuk është i qartë për grupin hetimor. Aktualisht ende nuk ka ndonjë emër për ndonjë zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, i cili të ketë mbajtur përgjegjësi për masakrën e Durrësit, por së shpejti pritet të ketë zhvillime të reja. Në masakrën e Durrësit gjetën vdekjen katër punonjës të skuadrës operacionale; Fatos Xhani, drejtues i grupit, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastriot Feska, të cilët tentuan t’i hidhnin prangat njeriut më të kërkuar nga drejtësia shqiptare. Dritan Dajti jetonte në arrati që prej 17 nëntorit 2003, kur u arratis në mënyrë spektakolare nga Gjykata e Tiranës. Ai është dënuar për vrasjen e biznesmenit Agim Beqaj në vitin 1999. Pas ngjarjes makabre, Dajti ka pretenduar se ka ndërhyrë me armë zjarri pasi kishte fakte se po tentonin ta eliminonin.

    Skema
    Ndërkohë policia ka nisur një hetim në shkallë të gjërë për të gjitha variantet. Por i gjithë ky hetim pritet që të përfundojë shpejt me prangosjen e personave përgjegjës të cilët mundet ti kenë dhënë informacione të vlefshme Dajtit gjatë gjithë kohës që ai ka qënë në arrati dhe fshihej nga policia.

    Plani
    Për kapjen e Dritan Dajtit policia kishte hartuar një plan të vërtetë operacional. Në letër çdo gjë ka funksionuar shumë mirë në çdo detaj, dhe është bërë edhe instruktazhi i duhur, por në terren gjërat kanë ndryshuar krejtësisht. Ato kanë dështuar tërësisht dhe kjo ka shkaktuar vdekjen e katër policëve.
    http://www.tiranaobserver.com.al/al/...0965&Itemid=30
    "They will not control us, We will be victorious"

  8. #188
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anëtarësuar
    28-04-2008
    Postime
    492
    u shklyva tu qesh me kta specialistat e kuq qe kan dal tu mrojt dhe kriminelat haptas tashi. ka ene kshu demek:


    Karshillëk shtetit në Facebook: Do marrim hak për Ledion Marën

    Miq, të njohur dhe fqinj të Ledion Marës, kushëririt të Dritan Dajtit, i cili u vra aksidentalisht nga i shumëkërkuari kërcënojnë në “Facebook” se do marrin hak për vdekjen e tij. Por jo ndaj vrasësit të vërtetë, Dritan Dajti, por ndaj policëve që kanë marrë pjesë në aksionin për prangosjen e personit më të kërkuar deri më 7 gusht.

    “Dritan Dajti të lumtë dora. Hakun Ledionit ja more, jetën e shove, bravo Dritan Dajti”, është vetëm një prej qindra komenteve që janë bërë në “Facebook”, ku Ledion Mara, bashkëpunëtor Dajtit ka tashmë katër klube fansash veç profilit të vet që ka mbetur i pahapur pas vrasjes së tij.

    Miqtë e 23-vjeçarit Mara, i cili u vra momentin që u prangos Dajti kanë nisur të komentojnë dhe të lënë mesazhe në klubin e fansave, ideatori i të cilit është një person që prezantohet me emrin e koduar Daniele Coco dhe që pretendon se flet nga qyteti i Liverpulit, Angli.

    Në orën 9:20 të mbrëmjes së 11 gushtit, katër ditë pas ngjarjes së bujshme Coco, ka hapur klubin e fansave, duke shënuar mesazhin e parë në të: “Shtet o shtet hajde më vrisni dhe mua se jam shoku i Ledion Marës dhe nuk ia lë hakun pa ia marrë”. Ndërsa në fillim të blog-ut ndodhet mbishkrimi me rimë për Marën: “Kujtimi yt do të vazhdojë të mbetet i gjallë, hakun nuk ta lëmë pa e marrë”.

    Kaq është dashur, për të nisur mesditën e 12 gushtit komentet nga djem dhe vajza, me emra apo me kode për të vjellë urrejtje, kërcënime dhe deklarata për hakmarrje ndaj punonjësve të shtetit nga njëra anë dhe duke i thurur lavde Dritan Dajtit e Marës nga ana tjetër.

    Pasi i është kërkuar për të mbyllur faqen autori i saj Daniele Coco dhe që prezantohet me një foto të mikut të tij të vdekur, Mara, duke bërë karshillëk të hapur pohon: “Ai që e shan Ledion Marën do të ma paguajë 1 ditë. Dhe sa për shtetin tuaj s’më plas fare. Le të vijë të më kapi, po mua s’më kap dot. Ja dhe adresa ku jetoj. Liverpool Anfield Road Street. Le të vijnë këtu po nuk ikën si ata të 4 në Durrës”. Kjo adresë, që i përket stadiumit të Liverpulit, është përdorur prej tij ndoshta për t’u tallur apo për të humbur gjurmët, pasi dihet që organet shqiptare të hetimit nuk zotërojnë kapacitete të duhura për hetimin e krimit informatik.

    Me fjalor shumë herë banal dhe të shthurur persona të shumtë të prezantuar me emra dhe foto vajzash kanë shfryrë mllef kundër policisë, ndërsa kanë arritur deri atje sa të betohen se do hakmerren me çdo kusht. Për më tepër një prej tyre i prezantuar me foto të një femre dhe që mban emrin Kristi Hamzaj, pasi e nis dhe mbaron mesazhin e vet me sharje ndaj policëve pohon: “...nuk do ta lëmë me kaq ne, jo. Do t’ju hedhim në erë sot natën...”. Fakti bëhet më shqetësues, pasi gjatë gjithë ditës së djeshme kanë vijuar me dhjetëra komente, të gjithë të së njëjtës natyrë, madje duke kërcënuar veç të tjerash edhe ata persona që kanë pretenduar se Mara është vrarë nga vetë Dajti.

    Komentet vazhdojnë me kërcënimet se Ledioni dhe Dritan Dajti do të kishin vrarë më shumë policë, por shteti u tregua i zgjuar dhe dërgoi vetëm 4 të tillë. Fansat e këtij blogu, ashtu siç janë prezantuar edhe vetë pohojnë se janë djemtë dhe vajzat e “Rrugës Ypsilon” në Lushnjë, ose siç njihet rëndom në këtë qytet: “Lagjja e Morrit”. Në këtë zonë, emri zyrtar i së cilës është lagjja “Gafurr Muço”, ka pasur dikur bazat e bandës ish-kapoja i Lushnjës Aldo Bare. Të gjithë e cilësojnë Marën si djalë të shkëlqyer, që u vra nga dora gjakatare e policisë, ndërsa Dajtin si të fortin që ua ndreqi qejfin policëve. Klubi ka foto të Marës, ku spikat njëra prej tyre me armë në dorë, si dhe foto me logo kundër policisë. Të rinjve komentues nuk u bën përshtypje se Dajti ishte kriminel, Mara bashkëpunëtor dhe se në aksion u vranë 4 policë, që ishin familjarë dhe prindër me fëmijë të vegjël.

    Për fansat, krenaria e tyre, Ledio, miku i të fortit Dajti nuk është mes tyre. Dhe ajo që është edhe më e dhimbshme, është se çdo një prej tyre do të vepronte në të njëjtën mënyrë, në të njëjtat kushte dhe situatë që u ndodh Mara.



    Zbulohen mesazhet në celularët e Dajtit

    Prokuroria për Krimet e Rënda ka administruar disa prej mesazheve telefonike të gjetura në aparatet telefonikë të Dritan Dajtit, të shumë-kërkuarit të arrestuar më 7 gusht në Durrës.
    Burime pranë organit të akuzës saktësuan se bëhet fjalë për mesazhe të shkurtra, pa ndonjë domethënie të qartë. Të njëjtat burime sqaruan se mesazhet ishin të përbërë kryesisht nga një fjali, e tipit: “Ku je?”, “Më prit aty” e të tjerë.

    Sipas prokurorisë, ende pa u identifikuar emrat e personave që i kanë zotëruar këto numra, përmbajtja e tyre nuk mund të çojë në zbardhje të rrethanave në të cilat ato janë shkëmbyer. Më tej Prokuroria sqaron se pa u ditur konteksti në të cilin janë shkëmbyer këto mesazhe telefonike, është ende herët të flitet për një gjuhë të koduar në tekstet e tyre. Mesazhet telefonike u gjetën në disa prej 10 telefonave celularë që iu sekuestruan Dritan Dajtit pas arrestimit të tij në Durrës.

    Ndërkohë që pak ditë më parë, Prokuroria për Krimet e Rënda u kërkoi zyrtarisht kompanive telefonike në vend, zbardhjen e tabulateve të thirrjeve hyrëse dhe dalëse të kryera në telefonat celularë të Dritan Dajtit, deri në 8 muaj para 7 gushtit.

    Mësohet se nga ana e kompanive celulare janë kërkuar rreth 1 muaj kohë për mundësimin e këtyre tabulateve, me pretendimin se një pjesë e konsiderueshme e materialit elektronik ndodhet i arkivuar nëpër serverë të vendosur në Greqi.

    Po kështu, Prokuroria e Krimeve të Rënda, pohoi dje se ka gjetur prova të reja në shtëpinë ku strehohej Dritan Dajti, në pallatin 6-katesh pranë sektorit “Iliria”, në plazhin e Durrësit. Burime të Policisë së Durrësit, efektivë të së cilës kanë ndihmuar grupin hetimor, shpjeguan se apartamenti në katin e gjashtë të ndërtesës, dy ditë më parë i është nënshtruar sërish një kontrolli të imtësishëm nga grupi hetimor, për të gjetur prova dhe gjurmë që mund të jenë të rëndësishme për dosjen hetimore në ngarkim të Dritan Dajtit. Mësohet se aty janë gjetur disa objekte mjaft me rëndësi për organin e akuzës, si dhe disa gjurmë të ndryshme, të cilat do të dërgohen për ekspertim në Laboratorin e Kriminalistikës. Po kështu gjurmë gishtash të personave të shumtë janë gjetur edhe në mjetin tip “Tuareg”, që përdorej nga Dajti.

    Gjithashtu burimet sqaruan se që nga dita kur ndodhi masakra, ku mbetën të vrarë 4 oficerë policie, disa oficerë të Hetimit të Krimeve nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, si edhe nga e Përgjithshmja, mbajnë nën mbikëqyrje të gjithë zonën përreth vendit të ngjarjes. Përgjatë gjithë javës, pas 7 gushtit, oficerët e policisë kanë marrë në pyetje dhjetëra persona që banojnë, apo janë me pushime në zonën ku ndodhi masakra. Persona të ndryshëm që pretendojnë se kanë parë sekuenca të ndryshme atë ditë kur Dritan Dajti qëlloi mbi katër oficerët e policisë dhe mikun e tij, të cilët i la të vdekur në vend, janë pyetur edhe për personin e katër që është larguar nga vendi i ngjarjes i plagosur, dhe që sipas policisë është një person me precedentë penalë dhe i skeduar nga drejtësia.

    Aktualisht ky person është shpallur në kërkim, ndërsa prokuroria nuk ka publikuar ende se çfarë provash disponon në ngarkim të tij. Të paktën dëshmitarë të ngjarjes pohuan se veç të vrarit Ledion Mara dhe të arrestuarve Dritan Dajti dhe Erges Xhoxhi, kishin parë një person të katër të largohej i plagosur nga ngjarja.



    PD: Rama, po përbalt policinë

    Partia Demokratike edhe një herë akuzoi kreun e PS-së për qëndrimet e mbajtura në lidhje me vrasjen e katër punonjësve të policisë. “Kryetari pa mandat i Partisë Socialiste, për 8 ditë me radhë përpiqet të përbaltë aktin heroik, rënien në krye të detyrës së oficerëve të shkëlqyer, nga akti terrorist i Dritan Dajtit, si dhe të bëjë avokatinë e aktit terrorist të Dritan Dajtit.

    Edi Rama deklaron se të rënët në krye të detyrës janë viktima të korrupsionit shtetëror dhe e bën këtë vetëm e vetëm për të lehtësuar Dritan Dajtin nga akti terrorist që ai kreu, për të cilin e dënon çdo shqiptar”, thuhet në deklaratën e PD-së. Në të theksohet se “Partia Demokratike dënon këtë qëndrim amoral të Edi Ramës dhe e garanton atë se sikur tre apo pesë herë në ditë të lëshojë deklarata në avokati të krimit, tolerancë zero është dhe mbetet platforma ndaj Dajtit dhe klaneve të tij kriminale, që ai ushqen me troje e leje ndërtimi në Bashkinë e kryeqytetit”.

    http://www.panorama.com.al/index.php?id=31705

  9. #189
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    o trima te medhenj jena me hanger *** me goje
    shtet o shtet thote ai tjetri hajde me vritni mu
    po ska nevoje shteti me vra ate ti qojne infot kriminales ne liverpool e shohim tu i knu gjeli mandej
    une te allianz arena jetoj sa per dijeni kush ka kuj me mua

    eh ku je enver hoxha cohu prej varrit se shqiperia te therret
    po vec per nje nate sa likujdo keto persona e mandej futu nen dhe prap
    Ndryshuar për herë të fundit nga goldian : 16-08-2009 më 08:37
    JO SEKS PARA MARTESE

  10. #190
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    DRITAN DAJTI ''KAPO'' I KOKAINËS NË DISA SHTETE

    Zbardhet harta e shteteve, në të cilat Dritan Dajti ka drejtuar një rrjet të fuqishëm të trafikut të kokainës.

    Prokuroria e Përgjithshme bën të ditur për Gazeta Shqiptare se disponon të dhëna të shumta se super i kërkuari që qëlloi për vdekje katër efektivë të skuadrës speciale operacionale, ka drejtuar një rrjet trafiku që ka vepruar në tetë shtete të huaja si Mali i Zi, Maqedoni e deri tek Spanja e Belgjika. Bazuar në këto të dhëna, Dritan Dajti mund të cilësohet pa frikë si një prej kapove më të fuqishëm të trafikut të kokainës, të arrestuar deri më sot në Shqipëri.

    Ai dyshohet të ketë pasur lidhje me grupe të tjera të fuqishme që merreshin me trafikun e drogës, si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Madje, nga hetimet ka rezultuar se Dajti është përfshirë që herët në rrjetin e narkotrafikut, por pas arratisjes nga burgu në vitin 2003, ai u vu në krye të rrjetit kriminal.

    Nga hetimet e deritanishme rezulton se grupi që ka drejtuar i dënuari për vrasjen e biznesmenit Agim Beqaj në vitin 1999, është i strukturuar dhe personat e rekrutuar prej tij janë të shumtë, ndaj po punohet për prangosjen e tyre.

    Por edhe pse tani Dajti ndodhet në pranga, vetëm disa ditë më parë ai levizte lirisht në të gjitha shtetet që dëshironte. Gazeta Shqiptare mëson gjithashtu se i shumëkërkuari vetëm 60 ditë më parë ndodhej në Spanjë ku dhe i ka shpëtuar për një fije arrestimit. Burime zyrtare të Policisë së Shtetit bëjnë të ditur se autori i masakrës së Durrësit ishte pikasur nga agjentët e Interpolit në Spanjë dhe po mbahej nën vëzhgim për t’u vënë në pranga.

    Personi i superkërkuar jo vetëm nga drejtësia shqiptare, por edhe shumë shtete të tjera, është përplasur me armë me agjentët dhe ka mundur t’u shpëtojë nga duart. Nuk dihet ende sesi ka mundur të hyjë në territorin shqiptar, por mbi bazën e informacioneve të ardhura nga Spanja, ka nisur dhe gjurmimi këmba-këmbës i tij, derisa u pikas në Durrës, ku shkaktoi dhe masakrën.(d.b/BalkanWeb)

Faqja 19 prej 25 FillimFillim ... 91718192021 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Prindërit dhe Fëmijët
    Nga Gimi3 në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-05-2007, 08:50
  2. Disa Këshilla Për Prindërit
    Nga shefqeti11 në forumin Të jesh prind
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-03-2007, 17:41
  3. Kur Specialistet e Gjuhes Flasin si Amatore
    Nga Thatcher në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 16:15
  4. Përse prindërit shqiptarë nuk u flasin për seks fëmijëve?
    Nga Tironce_Moderne në forumin Të jesh prind
    Përgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 29-07-2005, 15:29
  5. Debaton me prinderit per notat ,dhe veteflijohet 17-vjecarja.
    Nga kolombi në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 03:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •