Close
Faqja 21 prej 25 FillimFillim ... 111920212223 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 245
  1. #201
    Citim Postuar më parë nga dardajan Lexo Postimin
    Ata nuk e dinin qe do vriteshin se po ta dinin do silleshin ndryshe.
    Vetem ata e dinin nese ishin ne sherbim te shtetit apo dikujt tjeter ne ate aksion keshtu qe nuk mund te gjykoj nese ishin naiv apo kishin frike.
    Ishte pyetje retorike ajo qe bera.

    Megjithate qe nje kriminel te dali i pafajshem me arsyen e vetembrojtjes ne vrasjen e 4 perfaqesuesve te shtetit, kjo nuk kaperdihet. Duket se organizimi ka qene me i plote nga ana proceduriale dhe teknike per mbrojtjen e Dajtit se sa per kapjen apo asgjesimin e tij.

  2. #202
    i/e regjistruar Maska e La_Fenice
    Anëtarësuar
    27-05-2009
    Postime
    143
    Aman o njerez problemi eshte se sa Dritan Dajti ka Shqiperia qe nuk ju hyn ferre ne kembe!Policet e shkrete qe iken kot!Uroj qe ky tipi te mos e shikoje me driten e diellit se vdekja eshte flori per te!

  3. #203
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Policet ishin çuar nga nje force e erret shteterore qe jo ta eliminonin dajtin , por ta benin autor te kater vrasjeve dhe vetem me doren e dajtit t'ja vrisnin shokun e tij Ledian Maren .

    Policeve , ose me sakte civileve te maskuar u ishte urdheruar te luanin koman me te dyshuarin , ai do vriste ne turme , pastaj do denohej shume rende me burg dhe ja ku mbaroi filmi .

    Plot
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 16-08-2009 më 19:18

  4. #204
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-10-2004
    Postime
    238
    Shume veta flasin per kete Dajtin sa i rrezikshem ...sa i kerkuar... e sa kriminel... e sa i sofistikuar ...
    Disa te tjere thone se ka qene larje hesapesh apo zhdukje gjurmesh sepse ky Dajti na paska pasur lidhje shume te fuqishme ne polici e politike te cilve i ka sherbyer e u ka mbushur xhepat por ju be i rrezikshem e donin ta hiqnin qafe pra bashkepunim i paster fare:
    mafje<-->politik<--> polici

    Per mendimin tim keto jane gjera qe ne perendim kane ndodhur e do te ndodhin
    Duke filluar nga Skanndinavet qe ja kerciten kryeministrit te tyre Palmerit e deri ne Gjermani me RAF e Austri me Sigurimet Bankare pa folur per Kamorren e Ndragehtat ne itali.

    Po per ate "nusen" e tij sic e pame ne TV qenka me barre nuk ka folur asnjeri gjer tani???
    Eshte e vetmja gje qe me beri pershtypje ne kete ngjarje ...se si ka mundesi nje grua te shkoje dhe te beje femije me nje monster te tille ???
    Nje pyetje qe me zor shume ti gjehet pergjigje. Cfare perbindesh Femije do te dali ai ???? Pse e beri ajo ate ??? eh grate shqiptare :-(
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ozzy : 17-08-2009 më 16:54

  5. #205
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Ozzy nuk asht problemi qe ka lind sepse te gjithë lindim njesoj po si asht eduku!

  6. #206
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    08-06-2004
    Postime
    105
    cuna mos shifni shum filma.populli thot:ai qe te pret,te vret.4 polic me 4 kriminel sic kan qene ato ashtu del ajo pune.ku i dihet se kush e ka dhan urdhrin qe te shkojshin aq shpejt pa pregatit ato te shkretet.nuk e shikoni cbehet o lujt pare e madhe aty.

  7. #207
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-08-2009
    Postime
    97

    Dritan Dajti dhe operacioni për kapjen e tij.

    Kush është Dritan Dajti dhe pse ishte ky një super i kërkuar, ishte pyetja që më lindi teksa lexoja për masakrën e Durrësit.

    U mundova të gjej të dhëna për të parë bëmat e tij ndër vite dhe më rastisi të lexoj një artikull për arratisjen e tij nga Gjykata e Tiranës në 2003. Mu kujtua ngjarja e pasqyruar në media në mënyrë të turbullt asokohe. Vazhdova duke gërmuar më tej dhe gjeta arsyen e arrestimit të tij.

    Akuzuar dhe dënuar për vrasjen e biznesmenit Agim Beqaj në 1999.

    Të afërmit e biznesmenit të vrarë deklaruan disa herë në sallën e gjyqit se nuk e njihnin Dritan Dajtin dhe se nuk kishin kurrfarë konflikti me të. Dajti kërkonte pafajësinë pasi deklaronte se kishte mungese provash të pakontestueshme. Ai deklaroi hapur se po bëhej “kokë turku” dhe se policia po lante hesapet me vrasjen e biznesmenit duka ia veshur autorësinë padrejtësisht atij nën presionin e vrasësve të vërtetë që sipas Dajtit kontrollonin shumë fije pushteti si në Gjyqësor, ashtu edhe në Ekzekutiv.

    Megjithëse provat ndaj tij ishin jodomethënëse, Dritan Dajti u dënua. Dënimi i tij u la në fuqi edhe nga Gjykatën e Apelit.

    Në Mars të 2003, disa muaj para arratisjes, familja Beqaj gjeti një pako-bombë e cila "fatmirësisht" nuk shpërtheu po u arrit të c'aktivizohej nga policia.

    Në vitin 2003, pasi kishte qëndruar dy vite i burgosur, Dajti fitoi të drejtën për t’iu rishqyrtuar dosja pas një vendimi të Gjykatës së Lartë, në të cilin ishin konstatuar parregullsi të mëdha gjatë gjykimit në dy shkallët e para të Gjyqësorit.

    Deri këtu ka dyshime të mëdhaja mbi këtë proces që ndoshta në dukje mund të jetë dhe i padrejtë, dhe se Dajti vërtet po bëhej kokë-turku.

    Ajo cka e bën akoma më misterioze është arratisja e tij që pa filluar ende seanca e parë e rishqyrtimit të çështjes së tij e cila kishte shumë parregullsi.

    Pas rishqyrtimit të çështjes së tij në mungesë Gjykata la në fuqi dënimin e i shtoi dhe 9 vjet të tjera për arratisje.

    C'ka e sjell çështjen në vitin 2008 kur gjykata e Strasburgut pranon të shqyrtojë kërkesën e Dajtit për këtë çështje. Shqyrtimi i çështjes u vendos për në vjeshtë të 2009.

    C'ka na sjell tek operacioni i dyshimtë për kapjen e Dajtit ku katër policë dhe një shok i Dajtit mbetën të vrarë.

    Operacioni në rradhë të parë i është lënë në dorë një njësie që merret më shumë me survejim sesa me ndërhyrje. Për arrestimin e tij janë dërguar 16 policë me katër makina të ndryshme. Makina e vetme që shihet nga pamjet në vëndngjarje është makina pa targa ku ndodheshin katër policët e rënë gjatë aksionit.

    Pikë së pari dyshimi bie pikërisht mbi makinën. Përse pa targa? Nëse kërkohej që të kapej në befasi, një makinë pa targa të shihej nga kushdo do të ngjallte dyshime. Sidomos kur është nisur që nga Tirana. I dyti dyshim bie mbi efektivat e policisë të cilët ishin pa antiplumb dhe pa shënja dalluese se ishin efektivë të policisë, dhe ishin të pa përgatitur për këto lloj aksionesh, ndërkohë që shtëpia e dajtit ruhej nga forca të Reneas të pajisur të gjithë me antiplumb. Kushdo të ishte do të frikësohej dhe në shënjë vetëmbrojtje do të kishte qëlluar mbi këdo që do i drejtonte armën. Dajti asnjëherë nuk kishte sulmuar policinë megjithëse e kishte patur rastin. I treti dyshim bie mbi ngjarjen. Ku ishin kolegët e makinave të tjera të policisë ndërkohë që Dajti pati kohë të lirojë shokët e tij nga duart e policëve duke i vrarë ata. Dyshim tjetër bie dhe mbi personin që ka arritur të "shpëtojë". Gjithashtu i dyshimtë është edhe fakti se ky operacion "nuk u filmua" packa se ky grup ishte i specializuar për survejim dhe packa se të gjithë operacionet e tyre në të shkuarën janë filmuar.

    Pra sic mund ta shikoni i gjithë procesi dhe operacioni i lidhur me Dritan Dajtin është i dyshimtë. Që nga arrestimi i tij i parë e deri tek operacioni për kapjen e tij. përse na ishte ky Dajt super i kërkuar, numri një në listën e policisë, kur ka sa e sa kriminelë shumë më të rrezikshëm që kanë kryer shumë më shumë krime ende në liri.

    Cka më sjell tek një koment që lexova në gazetën shekulli para ca kohe:

    Dje ne qytetin e Durresit, ne pjesen me te populluar te ketij qyteti shteti kriminal shqiptar pasi prishi marrveshjen me Dritan Dajtin beri te mundur vrasjen e 6 personave dhe plagosjen e dy te tjereve. Kater nga gjashte viktimat ishin oficera policia.
    Gjithe familjeve qe humben te dshurit e tyre NGUSHELLIME!
    ...
    Shpreh keqardhje per familjet e oficerave te policise se vrare ne Durres te cilet lejojne qe kufomat e te dashureve te tyre te perodren per perfitime politike nga banda Fazllo-Berisha.
    A nuk ndodhi ky turp edhe me kufomen e Azem Hajdarit?
    Per nder u qofte familjarve te deputetit Fatmir Xhindi qe nuk lejuan qe kufoma e tij te perdorej per pazare politike.
    ...
    Me rastin e ngjarjes ne fjale, nje maskara nga Dardania, i quajtur Fatmir Sejdiu eshte hedhur ne mbeshtetje te bandes Fazllo-Berisha duke u solidarizuar me kete bande.
    Maskarai Fatmir Sejdiu i cili krijoi kombin kosovar, mohoi flamurin dhe simbole te tjera kombetare shqiptare ne Dardani, nuk eshte shprehur per vrasjen e 26 te pafajshmeve ne Gerdec nga banda Fazllo-Berisha.
    Po ashtu ky maskara nuk eshte shprehur per ekzekutimin e 225 km/katror territor shqiptar qe ju falen Greqise nga banda Fazllo-Berisha.
    Ky maskara nuk eshte shprehur as per zhdukjen ne mes te Tiranes se Ismet Kryeziut, shqiptarit nga Dardania. Thuhet se Ismet Kryeziu u zhduk pasi kish bere te mundur filmimin e takimit sekret Berisha-Milloshevic.
    ...
    Ne siklet per kete ngjarje na eshte vene edhe Kryeveterineri, Koke-daullja, nipi i Esat Top-tanit, pronari i kafe "Flores", bazes se Dushan Mugoshes. Kryeveteriner Bamir Topi, si garant i kushtetues, si komandant i forcave te armatosura shqiptare qe sigurine e raportojne tek UDB-ja, nuk na ka thene gje per tragjedine e Gerdecit, pavarsisht se ishte informuar qysh shume kohe me pare per ate qe ndodhte atje.
    Kryeveterineri nuk na tha gje as edhe per shkeljen e kushtetutes nga ortaket Berisha-Rama.
    Po ashtu Kryeveterineri nuk na tha gje as per pakesimin e teritorit shqiptar ne favor te Greqise.
    ...
    Arrestimi i Dritan Dajtit u urdherua pikerisht kur banda Fazllo-Berisha kish nevoje te reklamonte suksese, pas vjedhjes se votave dhe zgjedhjeve te organizuara nga serbet te cilet nuk po i njef bota.
    A nuk e dinin te gjithe se ku ishte Dritan Dajti? A nuk jetonte ai ne liri te plote? Perse u zgjodh pikerisht ky moment?

    Ekzekutimi i Aleks Kekes ne Malsine e Madhe u be pikerisht kur PD-ja ishte ne prag katastrofe, pasi ne se ajo do te humbte ne Veri te Vendit do te shkrihej si parti.

    Ekzekutimi i deputetit Fatmir Xhindi u krye menjehere pas skandalit te faljes se teritoreve shqiptare ne favor te Greqise qe te shuante jeohen e tradhetise komebtare.

    Azem Hajadri u ekzekutua dhe kufoma e tij u perdor si preteks per lufte civile ne nje kohe qe ne Dardani po zhvillohej lufte clirimtare kundra serbeve.

    Marjan Gryka (truproja i Azem Hajdarit) u plagos pikerisht kur akuzoi publikisht Sali Berishen si te implikuar ne vrasjen e Azem Hajdarit.

    Kosta Trebicka u ekzekutua kur plasi skandali nderkomebtar i kontrabandes se armeve.
    ...
    Ne se banda ne pushtet, maskarenjte dhe veterinerat i ha meraku per drejtesi perse nuk kerkojne vrasesit e Arben Brocit, Azem Hajdarit, Remzi Hoxhes, Ismet Kryeziut, Pjeter Arbenorit, Fatmir Xhindit, Kosta Trebickes...?
    A ishte njeri a qen personi te cilin Fatos Nano e shtypi me makine dhe e hodhi ne kanal? A nuk eshte akuzuar publikisht Fatos Nano per kete ngjarje?
    Po me eshtrat e fatkeqve ne Permet te cilet u betonuan masivisht, perse nuk meret banda ne pushtet, msakarenjete dhe veterinerat...?
    ...
    Mjere shqiptaret... i pret vetegjyqesia...

    Petrit Kola
    C'ka na sjell tek pyetja më e rëndësishme, kush është në të vërtetë Dritan Dajti dhe cila është e vërteta që fshihet pas operacionit për kapjen e tij?

  8. #208
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga Xhevoja Lexo Postimin
    Kush është Dritan Dajti dhe pse ishte ky një super i kërkuar, ishte pyetja që më lindi teksa lexoja për masakrën e Durrësit.

    U mundova të gjej të dhëna për të parë bëmat e tij ndër vite dhe më rastisi të lexoj një artikull për arratisjen e tij nga Gjykata e Tiranës në 2003. Mu kujtua ngjarja e pasqyruar në media në mënyrë të turbullt asokohe. Vazhdova duke gërmuar më tej dhe gjeta arsyen e arrestimit të tij.

    Akuzuar dhe dënuar për vrasjen e biznesmenit Agim Beqaj në 1999.

    Të afërmit e biznesmenit të vrarë deklaruan disa herë në sallën e gjyqit se nuk e njihnin Dritan Dajtin dhe se nuk kishin kurrfarë konflikti me të. Dajti kërkonte pafajësinë pasi deklaronte se kishte mungese provash të pakontestueshme. Ai deklaroi hapur se po bëhej “kokë turku” dhe se policia po lante hesapet me vrasjen e biznesmenit duka ia veshur autorësinë padrejtësisht atij nën presionin e vrasësve të vërtetë që sipas Dajtit kontrollonin shumë fije pushteti si në Gjyqësor, ashtu edhe në Ekzekutiv.

    Megjithëse provat ndaj tij ishin jodomethënëse, Dritan Dajti u dënua. Dënimi i tij u la në fuqi edhe nga Gjykatën e Apelit.

    Në Mars të 2003, disa muaj para arratisjes, familja Beqaj gjeti një pako-bombë e cila "fatmirësisht" nuk shpërtheu po u arrit të c'aktivizohej nga policia.

    Në vitin 2003, pasi kishte qëndruar dy vite i burgosur, Dajti fitoi të drejtën për t’iu rishqyrtuar dosja pas një vendimi të Gjykatës së Lartë, në të cilin ishin konstatuar parregullsi të mëdha gjatë gjykimit në dy shkallët e para të Gjyqësorit.

    Deri këtu ka dyshime të mëdhaja mbi këtë proces që ndoshta në dukje mund të jetë dhe i padrejtë, dhe se Dajti vërtet po bëhej kokë-turku.

    Ajo cka e bën akoma më misterioze është arratisja e tij që pa filluar ende seanca e parë e rishqyrtimit të çështjes së tij e cila kishte shumë parregullsi.

    Pas rishqyrtimit të çështjes së tij në mungesë Gjykata la në fuqi dënimin e i shtoi dhe 9 vjet të tjera për arratisje.

    C'ka e sjell çështjen në vitin 2008 kur gjykata e Strasburgut pranon të shqyrtojë kërkesën e Dajtit për këtë çështje. Shqyrtimi i çështjes u vendos për në vjeshtë të 2009.

    C'ka na sjell tek operacioni i dyshimtë për kapjen e Dajtit ku katër policë dhe një shok i Dajtit mbetën të vrarë.

    Operacioni në rradhë të parë i është lënë në dorë një njësie që merret më shumë me survejim sesa me ndërhyrje. Për arrestimin e tij janë dërguar 16 policë me katër makina të ndryshme. Makina e vetme që shihet nga pamjet në vëndngjarje është makina pa targa ku ndodheshin katër policët e rënë gjatë aksionit.

    Pikë së pari dyshimi bie pikërisht mbi makinën. Përse pa targa? Nëse kërkohej që të kapej në befasi, një makinë pa targa të shihej nga kushdo do të ngjallte dyshime. Sidomos kur është nisur që nga Tirana. I dyti dyshim bie mbi efektivat e policisë të cilët ishin pa antiplumb dhe pa shënja dalluese se ishin efektivë të policisë, dhe ishin të pa përgatitur për këto lloj aksionesh, ndërkohë që shtëpia e dajtit ruhej nga forca të Reneas të pajisur të gjithë me antiplumb. Kushdo të ishte do të frikësohej dhe në shënjë vetëmbrojtje do të kishte qëlluar mbi këdo që do i drejtonte armën. Dajti asnjëherë nuk kishte sulmuar policinë megjithëse e kishte patur rastin. I treti dyshim bie mbi ngjarjen. Ku ishin kolegët e makinave të tjera të policisë ndërkohë që Dajti pati kohë të lirojë shokët e tij nga duart e policëve duke i vrarë ata. Dyshim tjetër bie dhe mbi personin që ka arritur të "shpëtojë". Gjithashtu i dyshimtë është edhe fakti se ky operacion "nuk u filmua" packa se ky grup ishte i specializuar për survejim dhe packa se të gjithë operacionet e tyre në të shkuarën janë filmuar.

    Pra sic mund ta shikoni i gjithë procesi dhe operacioni i lidhur me Dritan Dajtin është i dyshimtë. Që nga arrestimi i tij i parë e deri tek operacioni për kapjen e tij. përse na ishte ky Dajt super i kërkuar, numri një në listën e policisë, kur ka sa e sa kriminelë shumë më të rrezikshëm që kanë kryer shumë më shumë krime ende në liri.

    Cka më sjell tek një koment që lexova në gazetën shekulli para ca kohe:



    C'ka na sjell tek pyetja më e rëndësishme, kush është në të vërtetë Dritan Dajti dhe cila është e vërteta që fshihet pas operacionit për kapjen e tij?
    MAFIA ne pushtet.Se dua te ....
    hey kam frike

  9. #209
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-08-2009
    Postime
    97
    Gjithashtu nje koment interesant.

    Post 1
    Sonila Lamja wrote at 17:48 on 17 August 2009

    Une jam nje vajze qe studjoj per drejtesi dhe vi nga nje familje e pasur kryeqytetase.Gjate diteve qe ne TV jepej ngjarja e masakres se Durrsit ,kam qene deshmimtare e disa deklaratave te frikshme te babait tim.

    Si pershembull: “ E SHIKON MORE GANGO SE SI E PESON KUR I VE GJOBA PASANIKEVE”

    “KUR NE PAGUAJME SHTETI NGRIHET NE KEMBE DHE POLICET HERONJ NUK I TREMBEN AS VDEKJES”

    Duke pare faktin se si babai im respektohet nga shume njerez me pozite te larte ne ministri te ndryshme ,jam e bindur qe 4 policet qe dhane jeten ne ate masaker kane pasur urdher vetem per ta vrojtuar Dritan Dajtin.Por pasi kane marre shuma te medha parash nga keto pasanik te cilet ndiheshin te kercenuar nga Dritan Dajti kane shfrytezuar mundesite qe I ka dhene posti,dhe informacionet e sakta per vendodhjen dhe levizjet e tij,dhe kane vendosur te bejne nderhyrjen fatale ,per te cilen ato vete ishin te qarte qe nuk duhet ta benin.Por shuma e madhe e parave qe moren dhe mundesite e shkelqyera per ngritjet ne detyre qe I prisnin I detyruan ata qe te harronin per nje moment se po dilnin jashte rregullores dhe kapacitetit te tyre.Pasi shteti e shfrytezoi Dritan Dajtin gjate procesit zgjedhor ai tani nuk I duhej me!!!!! ,dhe kush e mbante ate mbi kurriz dhe 4 vjet te tjera!!! Shteti mendoi qe deri per zgjedhjet e ardhshme do dilnin te tjere Dritan Dajta qe do ta ndihmonin. Por ndodhi ajo qe askush nuk e kishte parashikuar as “ SHTETI” dhe as “ DESHMORET”. Dhe si mund te mbulohet kjo tragjedi me mire se duke e bere Dritan Dajtin “ALCAPONE “ dhe te vdekurit “ DESHMORE”. Une jam e bindur se per biznesmen si babai im shteti eshte ne gjendje te bej gjithcka sa do te kundra ligjshme qofshin ato,sepse cuditerisht gjithmone cdo biznesmen del kushuri dhe farefis I ndonje politikani te njohur.Une besoj se pas te gjithe ketyre politikaneve te emertuar drejtues te shtetit fshihen biznesmen pasanik ashtu si babi im,dhe vete keta politikane indirekt mbrojne interesat dhe pasurite e tyre.
    Ngushellimet e mia per Ledion Maren ,per familjen dhe te afermit e tij.
    Fatkeqsia e atij djali ishte se ndodhej ne kohen dhe vendin e gabuar.
    Kurse Dritan Dajti duke e ditur se keqdashesit e tij I ka te pasur ,ka menduar qe keta “ KAPUCENJTE E ZI duan te me vrasin”. Ai per ato pak seconda kohe qe ka pasur per te bere llogari ka bere zgjedhjen e duhur.Shteti mos te dal e te deklaroj se nuk donin ta vrisnin sepse Plumbat,Dhuna,dhe Keqtrajtimi ndaj tij kane qene vdekje-prurse ,pavarsisht forces ,dhe fatiti te tij qe I mbijetoj.Sipas versionit qe tregon policia 4 policet I bene deshmore qe familjet ti qetsonin dhe koleget e tyre ti motivonin dhe vete nuk do te perlyheshin e do fshiheshin te sigurte mbas kodit te shenjte te vdekjes.Duke qene se deklarohet se Dritan Dajti ka qene I nje shkalle te larte rrezikshmerie per shtetin dhe vendet fqinje,atehere pse nuk e deklaronin kete fakt here pas here neper media ose pankarta te pakten njehere ne jave qe cdo qytetari ti behej me dije qe nje kriminel I rrezikshem ecen lirisht neper rruget e vendit tone??? A I ka informuar shteti yne vendet fqinje se nje kriminel I rrezikshem si Dritan Dajti shetit neper shtetet e tyre?? A po kishte frike ky shteti yne se EUROPA do ti trembej rrezikshmerise se Dritan Dajtit dhe nuk do te firmoste per antarsimin ne NATO,DERISA AI TE ISHTE PAS HEKURAVE??? ( Ashtu si ja kane vene si kusht Serbise dorzimin e te rrezikshmit gjeneralit MLLADIC). Fakti ishte se Dritan Dajti ishte nje person ne kerkim si gjithe te tjeret ,por per te tjeret nuk tregonin te njejtin interes si per Dritan Dajtin sepse personat e tjere qe jane ne kerkim nuk kane kundershtare njerez te pasur qe paguajne per kapjen dhe vrasjen e tij.Une jam e bindur qe edhe dy policet e tjere qe arriten ta plagosnin Dritan Dajtin do ta shikoni me syte tuaj qe shume shpejt ata do te ngrihen ne detyre.Ne vendin tone gjate gjithe ketyre viteve te tranzicionit jane vrare edhe shume police te tjere ne detyre.Keta me te vertete kane qene ne krye te detyres ,sepse kane vepruar ne baze te ligjit dhe kopetences se tyre,por per keta edhe pensionet per familjaret jane harruar ose jane te nje shume qesharake.Kurse “4 DESHMORET” e 7 Gushtit e kerkuan vete nje fat te tille, u verbuan nga te mirat qe do te kishin dhe shkelen kopetencat e tyre.Pra e verteta eshte perballe nesh , ATY KU SHTETI ESHTE I PERLYER TE BEN “ DESHMORE” ATY KU NUK KA INTERES SKA AS VEMENDJEN MINIMALE. Po te kishte ndodhur kjo qe ndoshi ne nje shtet Europian 2 policet e tjere do te dilnin ne pension dhe shume drejtus do jepnin dorheqjen te pakten,sepse vete fakti per ate cka ato kane perjetuar nuk do te munden kurre te ruajne gjakftotesine qe I duhet aq shume ne profesionin e tyre,por do te sillen si te cmendur dhe emocionalisht nuk do tem und te perballojne asnje operacion tjeter. Tek keta 2 police tani e tutje tek cdo kriminel do ti torturoj psikologjikisht hija dhe imazhi I Dritan Dajtit.Nese “ Shteti “ yne vertete do te tronditej dhe befasohej nga ajo qe ndodhi dorheqja e : Drejtorit dhe Nen Drejtorit te Drejtorise , Drejtorit te pergjithshem te anti Krimit,dhe Ministrit te brendshem duhet te ishte I menjehershem.Te pakten ana morale te ishte e barazuar ,per cdo deshmore nje dorheqje.Por realiteti ne kete shtet “ ULERIN” askush nuk e ka leshuar karriken.Te gjithe dine te vajtojne si talenta dhe te mbajne zi!!! Kjo eshte gjeja qe ato dine te bejne me mire.Kryeministri yne qe di te fshihet aq mire pas kodit te shenjte te vdekjes pse kete rradhe e shkeli kodin dhe e beri te ndjerin Ledjon Mara kriminel pas vdekjes .Duke u nisur nga ky fakt rezulton qe shoqerusi I Dritan Dajtit I cili akuzohet per nje vrasje cilesohet si kriminel ,po shoqeruesi dhe shoferi I Fatmir Mediut duhet te jete super kriminel se Shefi I tij ka marre 26 jete njerzish ,APO JO?????Kur Zoti Kryeminister deklaroi qe krimineli Ledjon Mara u vra nga dora e shefit te tij, ZOTI KRYEMINISTER KY FENOMEN JU KA PREKUR EDHE JU PERSONALISHT KUR FATMIR MEDIU NE BERJEN E PASURISE SE PERBASHKET JU VRAU BAXHANAKUN !!!! Dhe ju ja falet,por zyrtarisht MOHUAT BAXHANAKUN.Ndryshe nga ju Dritan Dajti nuk do ta mohonte kurre mikun dhe njeriun e tij te afert.



    Perkushtimi im ndaj profesionit dhe se drejtes me bejne mua te ndaj me ju keto fakte dhe ne disa momente ti dal kunder dhe mentalitetit te kalbur te babait tim.Nese shikoj qe per keto fakte do te tregohet interes do te publikoj shume shpejt fakte te reja.

  10. #210
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-08-2009
    Postime
    97
    Citim Postuar më parë nga www.top-channel.tv


    Dajti: M‘u duken si grabites, jo si police


    Dritan Dajti ka rrefyer per here te pare "masakren e Durresit", ku mbeten te vrare kater punonjes policie.

    Ne dhomen e takimeve ne katin e dyte te Spitalit te Burgut ne Tirane, Dajti ka zhvilluar dje ne mesdite nje bisede njeoreshe me avokatin e tij Arben Qeleshi.

    Me dy plumba ne trup, thuajse i paralizuar, Dajti ka qendruar gjate gjithe takimit i shtrire. Megjithate, gjendja eshte normalizuar dhe ai ndodhet jashte rrezikut per jeten.

    Sipas informacioneve nga Spitali i Burgut, Dajti i ka treguar avokatit detaje interesante nga ngjarja, ku mbeten te vrare pese persona.

    "Isha bashke me shoket dhe befas pashe nga dritaret e automjetit ku udhetoja disa persona civile, me maska dhe te armatosur. Pandeha se do te me vrisnin, pasi me vete kisha 150 mije euro", ka thene ai.

    Me tej ai ka vazhduar duke theksuar se nuk ka degjuar asnje thirrje te tipit "ndal, policia!". Me pas, per t‘u vetembrojtur ka perdorur nje pistolete dhe gjithçka ka mbaruar pas disa sekondash.
    © Top Channel

Faqja 21 prej 25 FillimFillim ... 111920212223 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Prindërit dhe Fëmijët
    Nga Gimi3 në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-05-2007, 08:50
  2. Disa Këshilla Për Prindërit
    Nga shefqeti11 në forumin Të jesh prind
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-03-2007, 17:41
  3. Kur Specialistet e Gjuhes Flasin si Amatore
    Nga Thatcher në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 16:15
  4. Përse prindërit shqiptarë nuk u flasin për seks fëmijëve?
    Nga Tironce_Moderne në forumin Të jesh prind
    Përgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 29-07-2005, 15:29
  5. Debaton me prinderit per notat ,dhe veteflijohet 17-vjecarja.
    Nga kolombi në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 03:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •