Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Ligjet më të çuditshme të Amerikës




    Një koleksion me ligje të çuditshme që shkojnë ndoshta prapa deri në histori, por që nuk janë abroguar kurrë dhe vazhdojnë të jenë në fuqi, megjithëse nuk vihen më shpesh në zbatim. Jo, vetëm për të qeshur!

    - Në Teksas është e jashtëligjshme për gjithkënd të ketë në posedim dy palë pinca!!!!

    - Në Filadelfia është e ndaluar të fusësh precëls (biskota të kripura) në qese letre, sipas një ligji të viti 1760.

    - Një ligj në Alaskë të ndalon të shohësh një musë (lloj dreri) nga aeroplani.

    - Në Korpus Kristi është e jashtëligjshme të rritësh aligatorë në shtëpi.

    - Në Majami është i ndaluar imitimi i kafshëve.

    - Në Arkansas është e jashtëligjshme të shqiptosh keq emrin e shtetit (Arkansas).

    - Në Ilinois ka një ligj që thotë se makina duhet të drejtohet patjetër me një timon!!!

    - Kalifornia ndalon gratë t’i japin makinës veshur me robdishan.

    - Në Memfis, Tenesi, që një grua t’i japë makinës, duhet që një burrë të lajmërojë shoferët e tjerë në rrugë duke ecur në këmbë para makinës që po drejtohet nga gruaja!!!!

    - Por në Tenesi ka dhe një ligj tjetër shumë të rrallë: ndalohet të drejtosh një makinë në gjumë!!!!

    - Pas kësaj vjen Nju Jorku ku ndalohet t’i japin makinës njerëzit e verbër!!!

    - Në Virxhinian Perëndimore vetëm bebet mund të udhëtojnë në një karrocë bebesh!!!

    - Në Xhorxhia është e jashtëligjshme të gjuash me shuplakë një burrë në kurris apo gjoks.

    - Berberëve, në Xhorxhia, iu ndalohet të shfaqin në vitrinë çmimet e shërbimit.

    - Parlamenti i Luizianës kaloi një ligj jo shumë kohë më parë që vendoste një çmim tavan prej 25 cent për qerosët.

    - Në Oklahoma ndalohen ekipet e bejsbollit të hedhin topin matanë gardhit të fushës.

    - Në Roçester, Miçigan, ka një ligj që thotë se nëse dikush bën banjë në publik, duhet të

    kalojë një inspektim të rrobave të banjës nga një polic në fillim!!!

    - Në Kentaki ka një ligj që sanksionon se çdo njeri duhet të bëjë banjë të paktën një herë në vit.

    - Në Utah, zogjtë kanë të drejtën e kalimit para automjeteve në të gjitha autostradat.

    - Në Ohajo duhet të kesh liçensë për të mbajtur një ari.

    - Në Tenesi ka një ligj që ndalon shitjen e Bolonja (nja sandviç me mish) të djelave.

    - Në Virxhinia, kodi zgjedhor i viti 1930 ndalon korrupsionin dhe ryshfetet për çdo person tjetër veç kandidatëve politikë!!!

    - Në Providencë, Rode Ajland është e jashtëligjshme të hidhesh nga ura!!!

    - Në Kansas ndalohet të ecësh me një bufalo nëpër rrugë.

    - Në florida është e ndaluar të fusësh kafshë (dele, lopë) në autobusët e shkollave.

    - Lakrat nuk mund të shiten të dielën në New Xhersi.

    - Në Kalveston është e ndaluar të kesh një deve të zgjidhur nëpër rrugë.

    - Karolina e Veriut ka një ligj që thotë se ndalohet të zihen qentë me macet.

    - Në Kliveland, Ohajo është e jashtëligjshme të lesh çimçakizin në vende publike.

    - Në Virxhinia pulat nuk mund të bëjnë vezë para orës 8:00 dhe duhet të kenë mbaruar deri në 16:00.

    - Në Nju Jork u ndalohet fëmijëve të kapin me dorë apo të mbledhin bishta cigaresh.

    - Në Masaçusets është e ndaluar të fusësh domate në clam chowder (një lloj supe).

    - Në Washington nuk mund të mbash të fshehur një armë që është më e gjatë se 6 këmbë

    - Në San Francisko ka një ligj që ndalon të marrësh kuti bosh e të gjuash me to dikë.

    - Në Kentaki u ndalohet tregtarëve të fusin klientët me zor në dyqan!!!

    - Në Konektikat djemtë ndalohet t’i shkruajnë një vajze, nëna apo babai i së cilës e ka

    ndaluar këtë marrëdhënie.

    - Në Miçigan çiftet e martuara rrezikojnë burgun po nuk jetuan së bashku.

    - Në Kolorado, nëse macja del nga shtëpia duhet të ketë një dritë në bisht!!!

    - Në Kaliforni, një ligj i vitit 1925 thotë se ndalohet të tundesh kur kërcen!!!

    - Në Utah, mes kërcimtarëve duhet të duket drita e ditës.

    - Në Miçigan është e jashtëligjshme për një zonjë të ngrerë fundin e saj më shumë se 18

    cm kur kalon në një pellg me baltë.

    - Në Karolinën e Veriut është e ndalur që lepujt të vrapojnë nëpër rrugë.

    - Në Xhorxhi është e jashtëligjshme të përhapësh një thashetheme të rremë!!!

    - Në Virxhinian Perëndimore është e ndaluar të gatuash lakra për shkak të erës, mund të dënohesh me burg.

    - Në Misuri burrët duhet të kenë leje për t’u rruar!!!

    - Një ligj thotë se në Bulevardin e Hollivudit nuk mund të kalojnë njëkohësisht më shumë se 3000 dele njëkohësisht.

    - Në Teksas dënohesh akoma me varje për vjedhjen e lopëve. /Shqipmedia/


    __


    Kjo ishte interesante... "- Në Misuri burrët duhet të kenë leje për t’u rruar!!!"
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    palidhje,shume palidhje.

  3. #3
    Zogu Arberor Maska e zogu kosovar
    Anëtarësuar
    19-06-2009
    Vendndodhja
    Ne Internet
    Postime
    408

    Ligjet me te çuditshme te botes

    Pas telasheve te shumta ne te cilat kane hasur turistet britanikegjate pushimeve jashte shtetit te tyre,agjencia turistike ''Sunshine'' ka publikuar nje doracak me ligjet me te quditshme te botes.
    ''Krahas rregullave te rendesishme,si ndalimi i shfaqjes se emocione apo shetitja me bikini ne Dubai,ka shume ligje tjera,te cilat turistet duhet ti marrin parasysh'', ka thene perfaqesuesi i kesaj agjencie.Ne doracak,per shembull ,theksohet se taksisteve ne Masachusetts u ndalohet te bejne dashurime klientet ne ulesete perparme gjate nderrimit.Ne Danimark shoferet jane te obliguar qe ti bien sirenes para se ta ndezin veturen,per ti paralajmeruar femijet apo kafshet qe mund te ndodhen eventualisht nen automjet.Ne Tajlande eshte e ndaluar te dalesh nga shtepia pa pantollona.Ne Michigan te gjithe ata qe duan te lahen ne vende publike duhet ta kene kostumin e larjes,te kontrolluar paraprakisht nga policia.Ne Floridanje grua e pamartuar pe kercen me parashute te dielen mund te perfundoje ne burg.Kendimi ne kostume eshte poashtu i parandaluar.Ne Portugali eshte e ndaluar te urinosh ne det,ndersa ne Hong Kong gruaja ka te drejte ta vrase dashnoren e burrit te saj ne çfardo menyre,mirepo burrin e saj mund ta vrase ''vetem me duar''
    Ndryshuar për herë të fundit nga zogu kosovar : 05-08-2009 më 11:41 Arsyeja: gabim

  4. #4
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Me teper se rregulla keto jane norma qe i pershtaten sjelljes shoqerore, ne pergjithesi, ne vendet ne te cilat trajtohen.
    La vita è bella...

  5. #5
    Á Я † ι $ † Maska e Homer
    Anëtarësuar
    18-12-2008
    Vendndodhja
    Nιρρση
    Postime
    2,287
    Citim Postuar më parë nga zogu kosovar Lexo Postimin

    Ne Michigan te gjithe ata qe duan te lahen ne vende publike duhet ta kene kostumin e larjes, te kontrolluar paraprakisht nga policia.
    Me ça qenkan la njerezit para ktij ligji, me murtjaje dhe flakhedhes ?!
    D'Oh!

  6. #6
    ujku i kosoves Maska e ylberi i art
    Anëtarësuar
    24-07-2009
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    47
    Citim Postuar më parë nga [era] Lexo Postimin
    Me teper se rregulla keto jane norma qe i pershtaten sjelljes shoqerore, ne pergjithesi, ne vendet ne te cilat trajtohen.
    ke shume te drejt se keto jane edhe norma.Kurse per temen them se eshte e shkelqyeshme por ligje shum te quditshme e palidhje.PO mua me pelqeu ai ligj ne Hong Kong

  7. #7
    ujku i kosoves Maska e ylberi i art
    Anëtarësuar
    24-07-2009
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    47
    Citim Postuar më parë nga Homer Lexo Postimin
    Me ça qenkan la njerezit para ktij ligji, me murtjaje dhe flakhedhes ?!
    Ndoshta kan qene pedera aaaaaaa

  8. #8
    Hap krahet e fluturoj...! Maska e zogu dukagjinas
    Anëtarësuar
    15-06-2009
    Vendndodhja
    Nen embelsinee lotit Tend... !!
    Postime
    3,741
    Njemend shume te quditshme bre qeto ligje, qka do te kishte qene mire me i pas bo tana qeto ligje ne Shqiperi dhe Kosove.
    Askush nuk ta bën atë që ta bën vetvetja !!

  9. #9
    Á Я † ι $ † Maska e Homer
    Anëtarësuar
    18-12-2008
    Vendndodhja
    Nιρρση
    Postime
    2,287
    Ku e kan te miren kto ligje ?!

    Krejt pa lidhje disa prej tyre si keto:

    Citim Postuar më parë nga zogu kosovar Lexo Postimin

    -) Ne Dubai/Shqiperi ndalimi i shfaqjes se emocioneve

    -) Ne Tajlande/Shqiperi eshte e ndaluar te dalesh nga shtepia pa pantollona.

    -) Ne Florida/Shqiperi Kendimi ne kostume eshte poashtu i parandaluar

    Imagjinoi ne Shqiperi te njetat ligje



    Ps: Per ligjin e pantallonave flitet per femrat ma merr menja
    Ndryshuar për herë të fundit nga Homer : 05-08-2009 më 13:45
    D'Oh!

  10. #10
    Hap krahet e fluturoj...! Maska e zogu dukagjinas
    Anëtarësuar
    15-06-2009
    Vendndodhja
    Nen embelsinee lotit Tend... !!
    Postime
    3,741
    Citim Postuar më parë nga Homer Lexo Postimin



    Ps: Per ligjin e pantallonave flitet per femrat ma merr menja

    Me siguri qe po, hahahahahahah !!!
    Askush nuk ta bën atë që ta bën vetvetja !!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •