Poeti dhe studjuesi yne zagorit , i talentuari Jorgo S. Telo, sot ne faqet aq te lexueshme te "Zemres Shqiptare" , ka botuar nje tufe me poezi shume te bukura, kuptim -plote e domethenese, poezi qe lexoen me interes dhe kureshtje. Po i sjellim te kopjuara dhe per lexuesit e shumte te faqes sone:
Jorgo Telo: Humor mbi motive popullore
E Merkure, 29-07-2009, 07:00pm (GMT+1)
Humor mbi motive popullore
Jorgo Telo
SHOQI-SHOQIT T’I JAPIM HAKUN
Ajo:
“Ē’mė bėrė, burrė, ē’mė bėre,
Me gėrrnjė jetėn ma hėngre!
Sos mė rri, po dhe – vėrre-vėrre.
Kur ke qejf, mė kap pėr llėre.
Ai:
“Maje gojėn, moj zevzeke.
Flet me mua a me vete?
Kur tė mora, moj lanete,
nuk tė desha pėr bankete.
Ajo:
“Ua, ē’na the, more i marrė!
Un’ pėr punė s’kam tė sharė.
Si nė dimėr dhe behar…
Veē pėr lajka s’mė shkon mbarė.
Ai:
“Ti mė di, lajkat t’i dua.
Po s’mė kilikose mua,
jam njė zjarr, por zjarr i shuar.
Kur mė dashke, pse s’mė thua?
Ajo:
Ē’tė tė them, a lumėzeza?
Zjarr kėrkove, zjarr tė ndeza.
Ti mė shan nė shtatė breza.
Ma thyen zenmrėn si veza…
Ai:
“Po shaj ty, veten kam sharė.
Veē.. kur pi them ndonjė fjalė…
Zgjat dhe dorėn… Ti shket ngjalė.
Pse trembesh, moj zemėrbardhė?!
Ajo:
“Pakėso pijen sėpaku!
Se… ē’ka zemra, i nxjerr “bardhaku”…
Tė dy:
Bshkė ta ngrohim oxhakun,
T’i japim shoshoqit hakun…!
1999
PĖR NJĖ DJALĖ
Porsa vjeshta gjethet zverdhi,
Cicri-micri plasi sherri
Neė cep tė arės te ledhi.
U kapėn ēupat pėr beli.
Njėra-tjetrėn… ēirr tė ējerrim.
Ato fjalėn dot s’e gjenin.
Pėr njė djalėn veten gėnjenin.
Kujt i takonte levendi?
Djali hiē s’ua vuri veshin.
Ai gjetk’ hodhi ēengelin.
Ēupat sa nuk pinė helmin.
Po i shihja derdimeni.
U thashė: “Zėnkėn ndėrpreni!
Doni burrė a doni sherrin?
Si t’u thotė xhani ta gjeni!
1999
PROFETJA
(Duke parė filxhanin e kafes)
Nėpėr katet e pallatit,
Nėpėr strehėzat e fshatit
Ē’i flet gjitonia gjitones.
Tunden dyer e ballkone.
Njė kafe, dy kafe
Seē rrufisen gjithė nge.
Vu e vu profanka nis.
Mbarė e prapė xhamalis:
“Ti ke burrė n’kolltuk shteti.
Plot shtėpia e plot xhepi.
Ke dhe ēupėn si flori.
Shoh njė djep… Qysh e si?”
I thotė tjetrės: “Pėr ty, motėr,
Del njė fushė, del njė kodėr.
Del njė rrugė larg e larg.
Por njė gjarpėr del nė prag….”
Tė tretės i thotė gjithė vaj:
“Qyqja, motėr, fort u mbaj!
Ky maēok i zi qė prźt,
Do jetė burri nė kurbet.”
Pėr njė gocė buzėhollė
Profetja s’e ndal dot kollėn:
“Ty tė prźt fati te dera…
Do mė tej? Hidh ca tė tjera!...”
DREJTOJE FATIN
Ndėnė hijen e njė bliri
Ti mbėshtetesh, prźt dikė.
Mbi sandale – copa hiri.
Pi cigaret njė nga njė.
Dhe kalojnė para teje
Plot makina e taksi.
Edhe un’ me gjak ndėr deje
Syt e mi i hedh tek ty.
Ti vėshtron si e pėrhumbur.
Ja hedh sytė trotuarit.
Nuk kuptoj, si ėsht’ e mundur,
T’i besosh njė gėnjeshtari?
S’dua tė tė bėj pėr vete.
Mė vjen keq se je njeri.
E shkon jetėn nė motele.
Veten shet pėr pasuri…
Mė vjen keq. Prindrit e gjorė
S’dinė gjė, si fiton ti.
Trupin shet edhe merr drogė.
Shkallmon goxha bukuri.
Veten seē e shtrydhe kot.
Njė kodosh tė la pa mend.
Ai bredh e ti derdh lot….
Drejto pakėz fatin tend!
1999
GJITONIA – VJEHRRĖ
Gjitonia na u bė vjehrrė.
Ēdo mėngjes na bėn poterė:
“Nusja jonė – nuse taze.
Motėmot e gjithė naze…
Nusja s’di tė bėjė djalė.
Burri nuk i thot’ njė fjalė.
Qenkėrka dhe kėngėtare,
Pėr kuzhinė s’ia thotė fare.
Burrit erėn i ka marrė.
Shyqyr qė s’e heq dhe zvarrė.
Lėre – lėre… desh harrova.
Kthehen nė orėt e vona…
“Plakė, moj, mos fol nxituar!
Djalė e nuse s’kanė tė ēmuar.
Shih, pa shih, ē’i ha meraku.
Hop te dera, te oxhaku.
Ēirret plaka dhe qesh plaku.
PĖR CA TIPA JO TĖ RRALLĖ
Shkruan pena kėtė radhė
Pėr ca tipa jo tė rrallė.
Nėpėr shkresa fsheh surratin
Pas kolltukut burokrati.
Njėri pse ēoēorit sytė?
Pa merit’ kėrkon pozitė.
Njė lėpihet bėhet urė.
Serviloset goxha burrė.
Ē’ėsht’ ai qė vjen vėrfallė?
Parazit ėsht’ nė mėhallė.
Pse janė ndezur ato sherre?
Dikush volli thashetheme…
Ai pse mban shumė xhepe?
Sepse zhvat, pėrmbledh pėr vete.
Po ai, vall’, ē’ka pėsuar?
Hundpėrpjetė u rrėzua…
Tani pse kokėulur rrinė?
S’u eci me shoqėrinė.
VEĒ DY FJALĖ TY TĖ THASHĖ
Pse ma mban kokėn mėnjanė,
Sikur tė kam vrarė babanė?
Veē dy fjalė, sat ė thashė.
Se t’i thashė, nuk tė rashė.
Pse m’i mban sytė pėrtokė,
Sa herė kaloj me shokė?
Veē dy fjalė sa t’i thashė,
Se t’i thashė, nuk tė rashė.
Mos e nxirr kokėn nga dera,
Se do tė tė rrahė vjehrra!
Veē kėto dy fjalė thashė,
Se t’i thashė, nuk tė rashė.
Tė mos dalėsh nė ballkon.
Vjehrri zė e tė qorton.
Edhe kėto llafe t’i thashė.
S e t’i thashė, nuk tė rashė.
Eja t’themi dy a tri!
Boll u mbylle nė kuti!
Kaq tė thashė dhe tė lashė.
Se t’i thashė, nuk tė rashė.
1999
DO TA ZĖ KOKĖN ME GRUSHTA
Do ta zė kokėn me grushta.
Se me fjalė dot s’e mbusha.
Kokė, moj kokė e shkretė,
U zhurite veē pėr lekė!
Kokė, s’u mendove thellė.
Gatove njė palo gjellė!
Pėr ato tė shkreta lekė,
Nise gruan nė kurbet.
E kishe si tė dy sytė,
Po tė erdhi vet’ e dytė…
1996
FLET ME YJET
Brodhe boll, nga s’u degdise.
Dhe nė moshė u mbodhise*.
Dot gjėkundi s’u kolise**.
Kur i ri ishe furtunė;
E mban mend? T’u luta shumė.
Tė martoheshe, mor lumė!
Ti mė thoshje: “Bėj zarar.
Ē’duhet lopa nė qilar,
Kur ka qumėsht nė Pazar…”
Ndaj u plake pa u martuar.
Flet me yjet i vetmuar…
S’tė kam faj, mor i uruar!
1995
MOS QOFSH I SĖMURĖ!
M’jep recet’ doktori,
Tė pėrdor ilaēe…
Ku t’i gjej i gjori?
Do gdhihem “kopaēe”.
Ē’u sėmurē i shkreti
Dhe pse djalė fshati.
Dreq-o punė ē,mė gjeti!
Ē’mė zu taksirati!
Siē po shoh… shtetarėt,
Nuk e kanė pėr pesė…
Ē’tė bėjmė qyqarėt?
Ē’tė na mbajė me shpresė?
Sa e dua jetėn,
S’thuhet dot me gojė.
Si ta mbroj tė shkretėn,
Sa herė del nevojė?
Tė jesh kokėkrisur?
Tė bėhesh “furtunė”?
Te kjo botė e grisur
Mos qofsh i sėmurė…
1996
GJARPRI
Sapo shkova nė shullė,
M’doli njė gjarpėr bullė.
Ta godas apo ta lė?
“Lėre, thashė, s’tė bėn gjė…!”
Frikė zemrės seē m’i dha.
Gjarpri po mė tremb gjithēka.
Tė shkoj nė Shullė s’ma mba.
Besė gjarpri nuk ka…
Ē’PATE, MOJ, QĖ U GĖNJEVE?
Floėmbushura kordele,
Ē’pate, moj, qė u gėnjeve?
Ike, ike, mė s’u ktheve.
Xhingla-mingla shumė bleve.
Jelekun krejt e zbėrtheve…
Erru-gdhiu nė hotele.
Mbete si zogu nė ēerdhe.
Shumė brodhe, si s’u vele?
Me rrezik jetėn mbėrtheve…
More sėmundje me tmerre…
Ē’deshe, moj, qė u gėnjeve?
1996
TĖRCI-VĖRCI!
Shkova njė ditė nga vėshti
Tėrci-vėrci!
Rrugės seē mė zuri ngėrēi.
Tėrci-vėrci!
Qeshte plaka (plakė i thėnēin)
Tėrci-vėrci!
“Ec, plakush, s t’u mblodh lemshi!
Tėrci-vėrci!
Tallej me mua djallushja..
Tėrci-vėrci!
M’vinte gjuhėn t’ia kėpusja.
Tėrci-vėrci!
“Lėri llafet, moj mellane!
Tėrci-vėrci!
Shihe veten, si u zbardhe,
Tėrci-vėrci!
E harrove si kam qenė?
Tėrci-vėrci!
Tė rrufisja ty tė tėrė.
Tėrci-vėrci!
Tė rrėmbeja si njė pėndė…
Tėrci-vėrci!
1988
DRIDHENI-PĖRDRIDHENI!
(Politikanėve)
Dridheni, politikanė
Siē na e drodhėn dhe mė parė!
Ata qė nė zgrip na lanė.
Mblidhini me fis e farė,
Hėm t larėm hėm tė palarė.
Gjithė ngjyrat tek ju janė.
Ndėrroni kolltuqe, sirtarė
Dhe me radhė dhe pa radhė.
Bėni, si t’ju vejė mbarė!
Boll qė gjetkeni “Pazar”..
Vini paret palė-palė.
S’ka gajle qė shumė qyqarė
Heqi keq e hiqen zvarrė…
Boll t’ju kemi ju perballė
Si tė “shkretėt” agallarė…
Pėr ne jeni mall i rrallė.
Tė stėrvitur pėr ēdo “garė”.
Para ligjit shkisni ngjalė.
Niseni hipur mbi kalė,
Soseni me bisht nė shalė,
Cipėplasiur, rrėnjėdalė…
Dridheni, pėrdridheni.
Kujdesi, mos pėrmirreni!
2000
Krijoni Kontakt