Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266

    Çfarë është gripi i derrave?

    Çfarë është gripi i derrave?
    Është një sëmundje akute e rrugëve të frymëmarrjes tek derrat, e shkaktuar nga viruse gripale të tipit A, që shkaktojnë epidemi gripale tek kjo kafshë. Edhe pse prek në masë derrat, ngordhshmëria e tyre nga kjo sëmundje mbetet e ulët. Ky virus është zbuluar për herë të parë në vitet ‘30 të shekullit të shkuar.

    Xheladin Ujkani, “Kisskoms”

    Ky tekst botohet pas konsultimit të Organizatës “Kiscoms” me zyrën e OBSH-s në Prishtinë dhe me Prof. Dr. Isme Humolli- Drejtoreshë e Institutit të Epidemiologjisë në IKSHPK

    Ç'është gripi i derrave?

    Është sëmundje e organeve të frymëmarrjes të derrave e shkaktuar nga virusi i tipit A. Njerëzit, zakonisht nuk sëmurën nga gripi i derrave, por infeksioni ndër njerëz mund të ndodhë. Aktualisht tek njerëzit është raportuar infeksioni me virusin e gripit të derrave, tipi H1N1.

    A sëmurën njerëzit nga gripi i derrave?

    Normalisht, njerëzit nuk sëmurën nga gripi i derrave, por infeksioni ndër njerëz mund të ndodhë. Është raportuar se virusi i gripit të derrave përhapet nga njeriu në njeri, por nuk dihet saktësisht si ndodh përhapja e virusit.

    Cilat janë shenjat e sëmundjes së gripit të derrave ndër njerëz?

    Simptomat e gripit të derrave janë të njëjta me ato të gripit të zakonshëm: temperaturë, kollë, dhembje fyti, dhembje trupi, dhembje koke dhe plogështi. Në disa raste mund të paraqitet edhe vjellja dhe diarreja. Komplikim më i shpeshtë i sëmundjes është pneumonia.

    Si përhapet gripi i derrave ndër njerëz?

    Virusi i gripit të derrave përhapet në të njëjtën mënyrë si gripi i zakonshëm (sezonal). Virusi përhapet nëpërmjet ajrit nga një person në tjetrin gjatë kollitjes dhe teshtitjes së personave të sëmurë me grip.
    Virusi përhapet edhe duke prekur gojën, hundën dhe sytë me duar të papastra apo gjësendet që përmbajnë virusin e gripit.
    Personi i infektuar me virusin e gripit të derrave përhap sëmundjen tek personat e tjerë një ditë para se të shfaqen shenjat e sëmundjes dhe shtatë ditë pasi të jenë shfaqur shenjat e sëmundjes.

    Njerëzit mund të infektohen duke ngrënë mishin e derrit?

    Jo, virusi i gripit te derrit nuk transmetohet në ushqim; nuk mund të infektohesh nga gripi i derrit duke ngrënë mishin ose produktet që kemi prej tij. Mishi mund të hahet i gatuar në mënyrë të kujdesshme, duke gatuar në temperature 70-80 gradë. Viruset e gripit të derrit ashtu si dhe bakteret e viruset e gjallesave të tjera nuk u rezistojnë dot temperaturave të larta.

    Si parandalohet gripi i derrave?

    Nuk ka vaksinë e cila mbron kundër gripit të derrave, por sëmundja mund të parandalohet nëse respektohen këto parime:

    * Mbuloje hundën dhe gojën me shami gjatë kollitjes dhe teshtitjes.
    * Hedhe në vend të sigurt facoletën pas përdorimit.
    * Pastroji rregullisht duart me sapun dhe ujë të nxehtë, veçanërisht pas kollës, teshtitjes dhe prekjes së gjësendeve.
    * Mos i prek sytë, hundën dhe gojën me duar të papastra.
    * Evitoni kontaktet me personat e sëmurë nga gripi.
    * Nëse sëmurësh me grip mos shko në punë, shkollë, hapësira publike, qëndro në shtëpi për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

    Këshilla për të sëmurët?
    * Pini më shumë lëngje,
    * Pushoni,
    * Merrni ushqim cilësor me vitamina.

    Ekziston terapia antivirusale, e cila duhet të përdoret pas përshkrimit nga ana e mjekut. Terapia në fjalë është e suksesshme nëse merret sa më shpejt pas paraqitjes së shenjave të sëmundjes.

    Vërejtje:

    Autoritet shëndetësore kosovare kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e përhapjes së mundshme të gripit të derrave dhe për këtë arsye nuk ka vend për panik.
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  2. #2
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Qe zgjidhja :

    Mos e blej mishin e derrit ne keto kohra te epidemise se semundjes e qeshtu menjanohet problemi,qa me bo hani ma von kur ti kalon se osht njejt si e pulave qeshtu ke ni koh edhe kaloj tani edhe e derrave manej ma von kalon edhe kjo edhe vjen naj sen tjeter ,,,eh ku me dit cka na pret ne te ardhmen

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    nga na erdhi kjo semundje apo epidemi ?
    per kend asht destinuar kjo marri .....
    pse ket emer , grip derri ?

    kam ba pyetje banale por ...............ia vlen me dit me shum .......
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  4. #4
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    kjo erdhi sepse derri ne Meksike haet ne menyre te pa kontrolluar sepse Meskikanet jan si maxhup ata hajn shka ti qesin edhe si ha fort per ushqim e qeshtu vijn smundjet ndaq me dit krejt semundjet vijne prej qetyne afrikanve e njerez te varfer ne bote qe nuk u kushtohet randsi shendeti po vetem dojn me jetu me cka te munden

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-06-2009
    Vendndodhja
    webcam or email ne tek tvsh21@yahoo.com
    Postime
    825
    Citim Postuar më parë nga Kronikë Lexo Postimin
    kjo erdhi sepse derri ne Meksike haet ne menyre te pa kontrolluar sepse Meskikanet jan si maxhup ata hajn shka ti qesin edhe si ha fort per ushqim e qeshtu vijn smundjet ndaq me dit krejt semundjet vijne prej qetyne afrikanve e njerez te varfer ne bote qe nuk u kushtohet randsi shendeti po vetem dojn me jetu me cka te munden
    te varfer jane shqiptaret por kane nje fare higjene. meksikanet skane higjene, klima favorizon virusin etj.

    megjithate gocat latine,meksikane etj. portorikanet nr.1 jane sexy dhe nuk jane te turpshme, nje kompliment, nje gift, 2 birra i fut brenda dites ne krevat.

  6. #6
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    cfare eshte gripi i derrave? ai qe ka tvsh ...lol

  7. #7

  8. #8
    Ja prej nga vjen gripi i derrave.





    Kafshe me e felliqur , nuk ka ne bote...

    brrrrrrr

    DERRRR MO ...

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-06-2009
    Vendndodhja
    webcam or email ne tek tvsh21@yahoo.com
    Postime
    825
    Citim Postuar më parë nga Enii Lexo Postimin
    cfare eshte gripi i derrave? ai qe ka tvsh ...lol
    seksualisht s'besoj ta kem marre nga ty por ti teshtive

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-06-2009
    Vendndodhja
    webcam or email ne tek tvsh21@yahoo.com
    Postime
    825
    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin
    Ja prej nga vjen gripi i derrave.





    Kafshe me e felliqur , nuk ka ne bote...

    brrrrrrr

    DERRRR MO ...
    te ngjan ty nga syte

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •