Nėnshkruani peticionin kundėr politikės diskriminuese evropiane tė vizave
Tė gjithė ata qė duan tė nėnshkruajnė peticionin e nisur kundėr politikės diskriminuese evropiane pėr liberalizim tė vizave, qė pėrjashton shqiptarėt dhe boshnjakėt, mund ta bėjnė kėtė nė adresėn:
Nėnshkrimet mė pas do tė dėrgohen tutje tek organizatorėt e peticionit, nismėtarė tė tė cilit janė ish-pėrfaqėsuesi i bashkėsisė ndėrkombėtare nė Bosnjė, Christian Schwarz-Schilling, dhe personalitete tė tjera tė njohura politike e shoqėrore evropiane.
Peticioni kėrkon qė Komisioni Evropian tė heqė dorė nga politika e liberalizimit tė vizave qė diskriminon viktimat e luftėrave nė ish- Jugosllavi – myslimanėt e Bosnjės dhe shqiptarėt e Kosovės, duke ua mohuar atyre udhėtimin e lirė nė zonėn e Shengenit, sikur qė sė fundi rekomandon t’u mundėsohet qytetarėve tė Maqedonisė, Malit tė Zi dhe Serbisė. Pėr mė tepėr, peticioni insiston se pėrfitues nga politika e tillė diskriminuese e Brukselit do tė jenė edhe serbėt dhe kroatėt e Bosnjės, sikur edhe serbėt nė Kosovė, duke e bėrė kėshtu pėrkatėsinė etnike kriter kryesor pėr vendosjen se kush mund tė udhėtojė nė zonėn e Shengenit pa vizė e kush jo.
Grupi Koha nė marrėveshje me organizatorėt e hap kėtė adresė, e cila do tė vlejė pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės, por edhe pėr ata qė jetojnė jashtė vendit. Pra, nėse pajtoheni se rekomandimet e Komisionit Evropian qė t’u hiqen vizat Maqedonisė, Malit tė Zi dhe Serbisė, por jo edhe shqiptarėve tė Kosovės dhe boshnjakėve tė Bosnjės, janė tė padrejta, dėrgojeni njė e-mail nė adresėn
peticioni@koha.net dhe emri juaj do t’u bashkohet nėnshkruesve tė kėtij peticioni qė do t’u dorėzohet institucioneve mė tė rėndėsishme tė Bashkimit Evropian, dhe qė tashmė ėshtė nėnshkruar nga shumė politikanė dhe personalitete nga mbarė Evropa, pėrfshirė aty edhe anėtarė tė Parlamentit Evropian, gazetarė dhe aktivistė tė ndryshėm qė kanė punuar me vite tė tėra nė rajonin e Ballkanit.
Shkruani nė e-mail shėnimet tuaja personale: emri, mbiemri, profesioni, qyteti dhe shteti ku jetoni - dhe dėrgojeni kėtė porosi nė adresėn:
peticioni@koha.net
Nėnshkrimi juaj shton presionin.
http://www.kohavision.net/
Krijoni Kontakt