Netet pa gjume deri ne 2-3 te nates ... per te lare rrobat (se ska pasur shume rroba per tu nderruar atehere) qe te thaheshin , e te nesermen te ishim gati per ne kopesht ...
zgjimi ne 6 te mengjesit , per te na cuar ne cerdhe kopeshte e pastaj vrap ne pune .
ardhja nga puna dhe gatimi e pastrimi i shtepise deri vone .. kursimi me kujdes i parave deri sa te vinte 15-ditshi i rroges tjeter .. ehhh
prap nenat tona pune nonstop dhe sakrifica te jashtezakonshme ...
Vertete jane Heroina , sidomos ato qe kane pasur burra qe si jepnin asnje ndihme ....
Ndryshuar për herë të fundit nga Astrit Kosturi : 12-07-2009 më 13:33
astritkosturi.com
Bashkohem me mendimin tënd.
Edhe pse nuk e kam nënën,ato e dinë se si na rritën.Kanë lypur për të siguruar bukën tonë sidomos në ato familje me shumë anëtarë.Unë e kujtoj me nderimin më të madh por njëkohësisht çuditem se si sot,disa fëmijë,nuk i respektojnë prindërit e tyre e aq më keq kur ndaj tyre përdorin edhe dhunën.
Qofsh mirë!
Kane qene me te vertet Heroina.
Kompliment per temen !
Jeto sot se neser nuk i dihet
Z.Astrit!Sot paskemi qene ne nje mendje se dhe une kam shkruar dicka per nenen time me qe ajo ka nje pervjetor sot.Vertet heroina i kemi ne brezi tone .dhe bashkohem me gjithe keta me lart me opinionet e tyre brilante per nenat ,hallemedha ,te vojtura ,qe ne cdo thinje te tyre konkretizohet nje hall dhe ne cdo rrudhe nje vuajtje.Apel per nenat tona heroina qe jane per t'u marre shembull nga nenat e reja qe mos i pertojne puneve dhe te rrisin femije te edukuar dhe shkolluar si ju si ne si prinderit e tyre...Me lot ne sy po them urimin tim Rrofshin te gjitha ato nena heroina dhe te thjeshta deri ne madheshti....
Përgëzime Z.Astrit Kosturi për temën dhe Shkrimin.
Do dëshiroja të ju dërgoja një Video ku shihet një djalosh i ri (Musliman) në gjendje koma ku do e kuptoni se ç'flet për nënën e tij.
Ju lutem të mos më keqkuptoni ndoshta ka Video paksa karakter Fetar por duheni të fokusoheni tek dashuria e madhe ndaj nënës.
Ju Faleminderit.
http://ankebut.com/index.phpoption=c...rectlink&id=43
Z.Astrit Kosturi nëse kjo Video pengon këtë temë të lutem më trego.
Me Rrespekt : ILMGAP
Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.
Krijoni Kontakt