Kam menduar ta hap kete teme me artikuj dhe opinione pse duhet votuar kunder Berishes ne keto zgjedhje. Mund te sillni opinionet tuaja ose artikuj nga shtypi qe ju perfaqesojne.
Kjo teme eshte vetem per argumentat kunder Berishes. Argumentat pro Berishes ose pro Rames, mund te mblidhen ne nje teme tjeter.
A ia vlen kėtė herė tė humbėsh zėrin? (Letėr publike kryeministrit nė prag tė zgjedhjeve)
Pėllumb Kulla | 12/06/2009
Tashmė u bėnė dhjetra fushata zgjedhore dhe ju, zoti Kryeministėr, i keni shkelur me dhjetra herė sheshet e sallat anekėnd Shqipėrisė. Asnjėherė nuk keni mbetur pa u folur e pa u paranjoftuar fitoren turmave qė janė mbledhur t'ju dėgjojnė. Pa pikė besimi te mikrofonat dhe pėrforcuesit, ju keni mbushur sheshet, honet luginat me zėrin tuaj, qė pas tri katėr mitingjeve tė para ju ka lėnė nė baltė, nga ngjirja. Duket sikur qė prej 18 vjetėsh, ju akoma nuk po ju venė nė dijeni qė mikrofonat ju a hapin me kapacitet tė plotė.
Ngjirja nuk ėshtė e bukur. Me lejėn tuaj do tė thosha se ėshtė e shėmtuar. Ajo i bėn tė pakėndshme fjalėt, edhe sikur ato t'ju a kishte shkruar Lasgushi.
Por pas kaqė vitesh, ju mund tė reflektoni, mund ta lexoni kėtė letėr me qetėsi dhe ta kuptoni, se kėto kėshilla tė paktėn nė tė mirėn tuaj, janė.
Ju, pėr herė tė parė, i keni tė gjitha arsyet qė ta ruani zėrin. Ish kolegėt tuaj - nuk flas pėr presidentėt, por pėr mjekėt - otorinolaringologėt, kanė njė listė shkencėrisht tė provuar me zanoret qė godasin mė shumė dhe dėmtojnė pejzat e fytit. Nga ato zanore, o-ja ėshtė e para, nė krye tė listės. Ju e pėrdorni shumė atė: ju sigurooooj, ju garantoooooj- thoni ju sa herė merrni fjalėn. Eliminoini gjithato o-ra, tok me fjalėt qė garantojnė dhe sigurojnė! Aq mė tepėr qė kėta tetėmbėdhjetė vite treguan, se ju as siguroni dhe as garantoni gjė. Tė paktėn, garantoni zėrin tuaj!
Ju kėtė herė nuk keni pėrse tė ngjireni edhe pėr njė arsye tjetėr: nuk keni asgjė tė re pėr tė thėnė. Tė gjitha i keni thėnė. Jehonėn e fjalimeve tuaja tė ngjirura e kanė tė regjistruar tėrė sheshet, sallat dhe faqet e maleve. Unė mendoj se sot nuk ka shqiptar, tė mos dijė pėrmendėsh se ēfarė do tė thoni ju. Pėr mė tepėr sheshet dhe sallat tani ju a mbush turma ambulante qė ju ndjek pas qė nga Tirana. Militantėt shoqėrues janė gati t'ju a suflojnė po tė harroni ndonjė fjalė nga ato qė sapo ju a kanė dėgjuar nė mitingjet e po asaj dite.
Ju duhet tė kujdeseni pėr laringun tuaj edhe po tė keni ndonjė gjė tė pathėnė kurrė mė parė. Mos e harxhoni zėrin, se, jo unė, por ju vetė, u keni thėnė publikisht tifozave dhe kundėrshtarėve tuaj, se nėpėr fushata elektorale nuk thoni asgjė tė vėrtetė e se ato i thoni vetėm nga nevoja pėr fitore. Kėshtu qė gėnjeshtrat e kėsaj radhe nuk e vlejnė t'u bėsh fli zėrin. Ju katėr vjet mė parė patėt kėrkuar votėn e patėt paralajmėruar ndėshkime pėr hajdutėt. Shpallėt me shifra vjedhjet, kontrabandat e trafiqet dhe pastaj njoftuat votantėt tė mos prisnin asgjė nga ato qė premtuat, pasi i keni pasur qė tė gjitha gėnjeshtra. Dhe duhet tė jenė nga tė vetmet gėnjeshtra tė ngjirura, qė janė dėgjuar nėpėr altoparlantėt e rruzullit!
Nė kuadėr tė kursimeve tė zėrit... Kur inaguroni ēezma, puse, lyerje shkollash, trotuare, gurė kilometrazhi dhe tabela qė kufizojnė shpejtėsinė, mos flisni vetėm ju. Lerini tė flasin pėr ngjarjen e madhe edhe bashkėpunėtorėt tuaj. Ėshtė mė mirė kur qesharak nuk bėhet vetėm njė njeri.
Kėtė herė zotria juaj, e sheh se keni mė pak e mė pak njerėz pėrpara vetes. Me dhimbje (tuajėn!) ju them se askush nuk vrapon mė tė vijė e t'ju dėgjojė. Shoqatat me prirje tė pastra antikomuniste, qė ju i shpėrfillėt nė kėto dekada, kanė shpallur largimin nga ju dhe po i pėrkėdhelin shpresat nė mitingje tė tjerė. E kuptuan mė sė fundi qė ju i keni mashtruar egėrsisht ata. Dhe largimi nuk ėshtė punė shoqatash, se shoqatat edhe manipulohen (dhe ju e keni bėrė gjithnjė mirė kėtė). Mė e keqja ėshtė se kėtė radhė, logjikisht, ju kanė kthyer kurrizin masat e tė pėrndjekurve. Ju e keni ditur me kohė qė do tė vinte kjo ditė, kur do tė hapeshin tamam sytė e do tė shihej qartė se ju vetėm i shfrytėzuat ata.
Gjithēka ndodhi si nė atė pėrrallėn e famshme, ku pėr tė bindur kecat qė t'i hapnin portėn, ujku u shtir se ishte dhi dhe leu kėmbėn me miell qė kecat ta besonin. Tė pėrndjekurit e regjimit komunist, zoti Berisha, ishin mielli juaj, me tė cilin ju lyet dhe zgjatėt kėmbėn nė prakun e Shtėpisė sė Bardhė. Ai miell ju bėri goxha punė atėherė, porta ju hap e tani vjen zgjimi.
Sot nuk u drejtoheni dot mė atyre, por ama, keni rast tė kurseni kordat vokale.
Nė fakt ju i urreni ata qė vuajtėn regjimin e Enverit. Cinizmi juaj ndaj tyre ėshtė i papėrmbajtshėm. Njė vit tė tėrė parazgjedhor, u krijuat njė iluzion shpagimi dhe i vutė tė rendin pėr dokumentet e plagėve. I vutė nė rreshta para Ministrisė sė Drejtėsisė, para Gjykatave, para Drejtorisė sė Burgjeve, para Gjėndjeve Civile e Postave qė tė merrnin vėrtetime persekutimi e t'ua paraqisnin prapė ...Ministrisė sė Drejtėsisė, Drejtorisė sė Burgjeve dhe Gjykatave!.. Nuk ish veēse njė rrotullame burokratike, qė u shndėrrua nė njė paradė tė kėtyre njerzve tė vuajtur, plot paraliza e brazda tė thella nė fytyrė, me flokė e dhėmbė tė rėnė. Krijuat me ta tablo piktoreske para zyrave, tablo mjerimi, qė u shijuan mjaft nga hetuesit e tyre tė dikurshėm, tė transformuar tani nė noterė, avoketėr dhe nėpunės tė administratės suaj. Me tėrė lėvizjet tuaja kundėr tyre, u treguat hallemėdhenjve, se ju paskėshin besuar kot, se me Berishėn e paskėshin ngrėnė sapunin pėr djathė. U tallėt me besimin e tyre iluzor pas pėrmbysjes, se ju do t'u hiqnit udhėn nė ndreqjen e padrejtėsive komuniste. Kėshtu e pat dėrguar njė herė e njė kohė Sigurimi i Hoxhės, Pal Mėlyshin nė rradhėt e rrebelave antikomunistė nėpėr male. Ju u bėtė Pal Mėlyshi i Demokracisė. Nė platformėn qė ju parashutoi mes tyre, ju sė pari u kujdesėt qė tė shpėtonit vrasėsit dhe jo tė ngrinit nga harrimi tė vrarėt. E deklaruat se "ishim tė gjithė bashkėfajtorė dhe bashkėvuajtės"! Pastaj nė njė prag zgjedhjesh si kėto, "bashkėvuajtėsin" tonė, Aranit Ēelėn, e dėrguat para togės sė pushkatimit. Nė njė prag tjetėr zgjedhjesh si kėto, e falėt me amnisti dhe tani i jepni atij tė tėra llojet e pensioneve: tė luftės sė ndershme, tė punės sė pėrkushtuar dhe tė pleqėrisė sė nderuar! Me kalimin e kohės, moton qė ju a sugjeroi Komiteti Qėndror e katandisėt nė "tė gjithė bashkėfajtorė dhe tė gjithė bashkvuajtės... me pėrjashtim tė Zamir Shtyllės!"
Ligji juaj i fundit nė dėnim tė komunizmit tė kėpuste nga brinjėt me tė qeshurat qė tė shkaktonte. Aty kategoria e "bashkėvuajtėsve" tanė kriminelė, nuk prekej hiē. Mjaft qė ata tė mos shfaqnin dėshirėn pėr t'u zgjedhur ministra e deputetė. Dėshirėn pėr deputet nuk e shfaq as xha Musai, njė fshatari im, qė e kaloi jetėn pranė kėnetave tė Myzeqesė e duket sikur edhe ai ka kufizime nga ligji juaj! Barazi demokratike e klasit tė parė, zoti Kryeministėr! Nė vend qė sot tė dilte pėr ajrosje nė oborret e burgjeve, Ramiz Alia del nė pritje zyrtare me statusin e ish-presidentit reformator, nė njė kohė qė nėpėr Europė, presidentė komunistė, aspak tė ngarkuar me krime sa ky i yni, rrinė prej 20 vjetėsh nėpėr burgje dhe arreste shtėpie. Anėtarė tė KQ, ju, personalisht, i emėroni ambasadorė nėpėr Europė. E quani dėnim tė komunizmit ju, krerėt e shtetit, kur ekspozoni trupin pa jetė tė drejtorit famėkeq, Thanas Nanos, nė hollin e Televizionit Publik Shqiptar dhe shkoni rrini aty gatitu nė roje nderi?! Pėr ē'merita tė atij tė vdekuri, Presidenti dhe Kryeministri i Shqipėrisė pasdiktatoriale nusėruan me pikėllim bri atij arkivoli, kur dihej se ē'propagandė radiotelevizive bėri ai e ēfarė shturmfyhreri ishte Nanoja plak, qė dėrgohej me ngut sa herė televizioni dilte nga binarėt?
Ruajeni zėrin, zoti Kryeministėr se me kėtė ashpėrsi qė po e dėnoni komunizmin, tė pėrndjekurit nuk vijnė t'ju dėgjojnė e ca mė pak tė votojnė pėr ju.
Do t'ju votojė vetėm ndonjėri prej tyre qė ka interesa t'ju ketė akoma nė fuqi. Atyre u a miratoj votėn. Nuk kanė faj. Nuk mund tė jenė tė gjithė idealistė. Por tė tjerėt, tė tallurit, tė gėnjyerit, tė pėrbuzurit tuaj, nuk do t'ju a japin votėn. Ju, pėr ta, jeni aq i papranueshėm, sa ē'ėshtė i pabesi. Akoma nė viset tona, i pabesi quhet edhe mė i urryer se hasmi.
Ju keni rast tė kurseni zėrin, se as pronarėt nuk po vijnė t'ju dėgjojnė! Sot nė Shqipėri nuk gjen dot kategori mė antikomuniste se pronarėt. Nuk do tė vijnė mė kurrė t'ju dėgjojnė ata, zoti Kryeministėr! Urrejtja reciproke me ta tashmė ėshtė e hapur. Ju i vėrtitėt kartat nė mėnyrė t'atillė, saqė tani nė truallin tėnė, nuk merr vesh qeni tė zo(t)nė. Me legalizimet ju keni mbjellė njė bimė sociale, qė kokrrat e hidhura do t'i japė mė vonė. Shoqėria shqiptare rrezikon tė jetė mė qesharakja mbi faqe tė globit. Shqipėria ėshtė i vetmi vend, ku tė ndėrtosh pa leje, shteti tė dėnon duke ta legalizuar ndėrtimin e duke tė dhėnė tapinė! Tė tė zenė aty nė pėrplasje me njė veturė pa leje, nė vėnd tė burgosjes, tė pajisin me patentė!
Edhe fjala NATO ka njė o, qė ju e zgjatni shumė pėr nevoja tė fitores dhe otorinolaringologėt, ju a ēkėshillojnė. Vlerat e futjes nė NATO ju i shpjegoni, por dėgjuesit nuk ju kuptojnė, po qe se ju nuk i forconi mirė klasat e shkollės fillore. Ata brohorasin kur brohorisni ju, por kthehen nėpėr shtėpira pa e marrė vesh se ē'u ka sjellė kjo fitore e bujshme historike. Ju nuk u shpjegoni dot atyre tė vetmen vlerė qė ka realisht qėnia nė NATO dhe qė ėshtė njė kontroll mė shumė mbi politikanėt e babėzitur shqiptarė tė tranzicionit. Dhe ju kėtė dobi tė vetme, nuk e zini nė gojė! Por tundni e shkundni lirinė! Cilėn liri?! Ne, pėr gjysmė shekulli kemi qenė larg dhe nė armiqėsi me dy superfuqitė e nuk na pushtoi kush. Kush e kėrcėnon lirinė e Shqipėrisė, qė mė sė fundi futja nė NATO na e garantoi? Askush. E ju kėtė nuk e thoni. Pavarėsisht se nėn peshėn e dhunės sė Enverit, atėhere ne nuk mendonim kurrė se dikush do ta pushtonte Shqipėrinė. Mund tė tingėllojė antipatriotike dhe etiketojeni qysh tė doni, por ishin qindra mijėra qė e ėndėrronin njė pushtim atėherė. Dhe ju nuk e kuptoni dot kėtė, pasi atė tė atėhershmen, ju vazhdoni ta quani liri dhe pushtimin enverian nuk ua bėn zemra ta quani historikisht mė tė egrin qė ka parė Shqipėria! (Keni tė drejtė, se ju ishit me pushtuesin ato kohėra!) Ai pushtim ish mė i rėndė se ai i osmanėve, se ai italian dhe se ai gjerman bashkė. Se asnjė nga ata pushtime nuk pat qenė mė i dhunshėm, asnjė nga ata nuk i mbylli kufijtė. Njerzit qė nuk duronin zgjedhėn e huaj, tė paktėn kishin liri tė iknin, tė blinin navllon, biletėn e avionit, tė furnizonin veturėn dhe t'ia mbathin. Kurbetlinjtė i favorizonte Turqia, Italia dhe Gjermania. Kurse Enveri tė shtypte, tė linte pangrėnė, mbushte burgjet dhe kampet e internimit, ta bėnte jetėn skėterrė dhe tė vriste po t'i ikje nga fusha e tij e shtypjes.
Lereni pra NATOn, se nuk ėshtė ndonjė fitore kushediēė dhe ruajeni zėrin!
Marr leje tė zbuloj diēka qė qarkullon kėtej pari dhe qė askush nuk do t'ju a thotė: pėr ju, zoti Kryeministėr, njerėzit kanė krijuar bindjen se po tė ishit sportist, do tė ishit i vetmi nė historinė botėrore tė sporteve, qė sa herė nė olimpiada, tė zinit vėndin e fundit, do tė na shtrėngonit tė brohorisnim! Dhe atė vėndin tuaj tė fundit nė finish, ju do ta shpallnit festė kombėtare! Kėshtu po ndodh edhe nė jetėn tuaj politike: i fundit nė pėrmbysjen e komunizmit; i fundit nė dėnimin e diktaturės; i fundit nė reforma; i fundit nė NATO; i fundit nė anėtarėsimin BE; i fundit nė lėvizjen e lirė tej kufijve...
Dhe ju, nuk e hiqni, qė nuk e hiqni triumfin nga fytyra e lumturuar!
Jam i bindur qė po vini re se kemi konceptet tė ndryshme pėr patriotizmin, i cili e ka zanoren e dėmshme o, siē e kanė edhe fjalėt "komb" dhe "aortė". Nuk do t'ju sjell nė dukje akuzat qė ju bėjnė pėr abuzimet nė rrugėn drejt Kosovės. Mund tė jenė spekullime. (Po e latė kontrollin shtetėror dhe drejtėsinė tė na sqarojė, mirė. Po nuk e latė, le tė shkojnė qindrat ku vajtėn mijėrat!). Unė po mbėshtetem tek pohimet zyrtare tė qeverisė suaj, qė thonė se pėr nevoja patriotike, u shkelėn ligjet: ligji i tenderimit, ai i mungesės sė projektit dhe i oponencės (kundėrshtimit) teknike, tė domosdoshme, sipas ligjit. Kėtė shkelje ligjore tė llahtarshme ju e ngjyeni me patriotizėm. Por, sidomos kėto vite, nuk ka patriotizėm mė tė madh se sa respektimi i shtetit ligjor. Ju, Kosovėn dhe ēėshtjen kombėtare, po tė ishit patriotė, e ndihmonit me njė shėmbull madhor tė respektimit tė ligjeve (edhe kur milionat e miliardat ta bėjnė me sy!). Dhe kjo do tė ishte ndihma mė e madhe qė i jepet shtetit tė ri tė Kosovės, ku disa qeveritarė, mjerisht, nė shumė gjėra po ju imitojnė juve.
Ju edhe veprėn madhore, aksin Durrės -Prishtinė, pėr nevoja tė mandatit tė dytė po e festoni akoma nė njė tė dhjetėn e kryerjes sė saj dhe e vini veten nė njė dritė qė tė shkakton vetėm gaz tė hidhur.
E pranoj mė sė fundi qė kjo letėr mė shumė se kėshilla pėr zėrin tuaj, ka shpjegimin e votės time qė, natyrisht, ėshtė kundėr jush.
Sa herė afroheshin votimet nė atdhe, mua gjithnjė mė vinte pėrfytyrimi i njė skene nga filmi i Uudi Allenit, kur nė njė bankė, dy banda pa marrėveshje me njėra tjetrėn, befas, nxjerin njėkohėsisht armėt dhe urdhėrojnė arkėtarėt "duart lart e nxirrni paratė!". Dhe kėtė e bėnin aq sinkron, sa krijohej njė gjėndje e nderė. Arkėtarėt syēaplyer e duarpėrpjetė, ndiqnin debatin se cilės bandė grabitėse duhet t'i dorėzonin paratė. Dhe nė film, ashtu si nė vendin tonė paskomunist, problemi u zgjidh me votime. U pyetėn nėpunėsit e bankės se nga cila bandė preferonin tė vidheshin...
Ėshtė ekzaktėsisht e njėjta pyetje qė i ėshtė shtruar nė tėrė kėto vite zgjedhėsit shqiptar!
Por nė analizė tė fundit duke iu kthyer temės patriotike, pa vrer e urrejtje, shpreh bindjen se tė flakėsh tej Sali Berishėn nga menaxhimi i halleve tė Shqipėrisė, do tė jetė patriotizmi mė i lartė i shqiptarėve. Dhe jo se kam besim se punėt, pa tė, do tė rregullohen sa hap e mbyll sytė. Por dėbimi i Pal Mėlyshit tė Demokracisė nga historia, ėshtė hap i madh drejt mbarėsisė.
Krijoni Kontakt