Close
Faqja 0 prej 147 FillimFillim 121050100 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1467
  1. #1

    Lojë: Fjalë e re nga tri shkronjat e fjalës paraprake

    Loja e fundit ”Fjalë nga dy shkronjat e fundit” tregoi kaq interesim sa i dhashë vetes zahmet për të shpikur diçka të ngjashme, pak më ndryshe, por argëtuese.

    Ja dhe loja e re

    Fjalë e re nga tri shkronjat e fjalës paraprake

    Shembull:

    Jepet një fjalë, ta zëmë: paraprake

    Sqarim:
    1. Duhet të zgjedhësh tri shkronja të njëpasnjëshme të fjalës për të gjetur një fjalë të re.
    2. Vendi i shkronjave të fjalës nuk është i caktuar, kështu ti ke mundësinë të zgjedhësh tri shkronjat e para të fjalës ose tri në trungun e fjalës, ose tri të fundit, të cilat do t’i përdorësh ti për fjalën e re. P.sh. Te fjala ”paraprake” ke mundësi të zgjedhësh këto grupe shkronjash: par, ara, rap, pra, ake.
    3. Po e zëmë se je përcaktuar për grupin e shkronjave „rap“. Tash ti je ai që vendos,d.m.th. sipas dëshirës tënde, se ku do ta vëndosësh këtë grup shkonjor në fjalën tënde të re: në fillim të fjalës, në trugun e fjalës apo në fund të fjalës së re: raport( në fillim të fjalës), krapuliq ( në trungun e fjalës) ose satrap( në fund të fjalës)

    Rregullat e lojës:
    1. Fjala e dhënë duhet të jetë e saktë gjuhësisht.
    2. Gjithmonë duhet referuar përgjigjes së parë. (D.m.th. Nëse ka shumë përgjigje për të njëjtën fjalë, aktive është përgjigja e parë e saktë).
    3. Je i obliguar që pjesëmarrësve të lojës t’u bësh të ditur se cilin grup nga fjala paraprake ke zgjedhur për fjalën tënde të re. Këtë do ta bësh kësi soji: duke shkruar para fjalës tënde grupin e përzgjedhur, p.sh. ”rap”: raport ose duke i bërë shkronjat e dallueshme teknikisht raport ose raport.
    4. Përgjigja duhet të bëhet duke klikuar në ”cito”, d.m.th. duke treguar se cilës fjalë po i referohesh.
    5. Nëse konstatohet më vonë se një fjalë është dhënë gabimisht, personi që e gjen se fjala para disa përgjigjesh ka qenë gabim bën një postim ku shkruan p.sh: fjala e dhënë në postimin 56 nuk është e saktë gjuhësisht dhe kështu merr të drejtën për të postuar një fjalë të re.

    Shpresoj të kënaqemi edhe kësaj here.

    Argëtim të këndshëm!


    P.S. Përveç argëtimit qëllimi i lojës është:
    1. Të mësojmë sa më shumë fjalë burimore shqipe,
    2. Të mësojmë për të shkruar saktë gjuhësisht.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 08-07-2009 më 19:34
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    Po fillojmë me fjalën

    Forumi
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    Citim Postuar më parë nga Gi de Masha Lexo Postimin
    Po fillojmë me fjalën

    Forumi
    Rumbullak......................
    "Më e mira është armike e së mirës"

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga Aloe Lexo Postimin
    Rumbullak......................
    Mirëmëngjesi ALoe dhe mirëseerdhe.
    Fjala "rumbullak" nuk ështe gjuhësisht e saktë. Duhet të jetë rrumbullak.

    nga fjala forumi: janë këto treshe shkronjore: for, oru, rum, umi
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e STOP-START
    Anëtarësuar
    03-07-2009
    Postime
    237
    Citim Postuar më parë nga Gi de Masha Lexo Postimin
    Po fillojmë me fjalën

    Forumi
    Përshëndetje nëse më lejohet kjo fjalë :

    Rum - Pije e fortë alkoolike me erë të këndshme, që bëhet nga lëngu i kallamit të sheqerit ose nga melasa.


    Elvisi

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga Gi de Masha Lexo Postimin
    Mirëmëngjesi ALoe dhe mirëseerdhe.
    Fjala "rumbullak" nuk ështe gjuhësisht e saktë. Duhet të jetë rrumbullak.

    nga fjala forumi: janë këto treshe shkronjore: for, oru, rum, umi
    Nga fjala RRUMBULLAK po formoj fjalen KUMBULLA kam mare tre germat MBU.

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga STOP-START Lexo Postimin
    Përshëndetje nëse më lejohet kjo fjalë :

    Rum - Pije e fortë alkoolike me erë të këndshme, që bëhet nga lëngu i kallamit të sheqerit ose nga melasa.


    Elvisi
    po stop-star lejohet, por më mirë do të ishte sikur të paktën ta kishe bërë në trejtën e shquar: rumi

    brumanik
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e STOP-START
    Anëtarësuar
    03-07-2009
    Postime
    237
    Citim Postuar më parë nga Gi de Masha Lexo Postimin
    po stop-star lejohet, por më mirë do të ishte sikur të paktën ta kishe bërë në trejtën e shquar: rumi

    brumanik
    Më vjen keq . . .

    Brushë - Furqë

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga pranvera bica Lexo Postimin
    Nga fjala RRUMBULLAK po formoj fjalen KUMBULLA kam mare tre germat MBU.
    Përshëndetje pranvera dhe mirë se erdhe!
    Po ke dhënë përgjigje të saktë.
    Për fillim ndoshta nuk bëhem i tepërt nëse bëj edh epak shpjegime. Këtë e shoh të arsyeshme për ata që ende janë në fillim e derisa të kuptohet loja.
    Pra nga fjala rrumbullak ishin këto treshe shkronjore: rrum, umb, mbu, bull, llak

    Argëtim të këndshëm
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga STOP-START Lexo Postimin
    Më vjen keq . . .

    Brushë - Furqë
    ja, prapë për sqarim po e marr treshen: rush


    krushkamadh
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Faqja 0 prej 147 FillimFillim 121050100 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •