Close
Faqja 9 prej 16 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 155
  1. #81
    where the slime Maska e Liqvid
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Postime
    76
    Nuk e di a eshte permendur me lart, por nuk duhet harruar dhe ngritja ne stratosfere e taksave qe rendojne mbi bizneset dhe gjithe qytetaret e Tiranes, para te cilat nuk dihet se ku shkojne pasi per ato pak peme qe mbjell bashkia, deklarohet plot pompozitet se jane te sponsorizuara nga firma te ndryshme private qe bejne pune me Ramen dhe perfitojne lehtesi te tjera ne shtet prej "sponsorizimit". Por nese pemet mbillen me parate e tyre, po parate e qytetareve te Tiranes per taksen "e gjelberimit" ku shkojne, sepse kemi veshtiresi te medha te dallojme "gjelberimin" ne qytet keto 9 vjet.

    E vetmja zone e gjelber e qytetit, vec pemeve te kohes se "xhaxhit", eshte rripi i Lanes, per te cilin vertet qe disa tiranas ulerijne se eshte merite e Rames, por sic gjithe tironsit e dine, ishte qeveria e asaj kohe qe prishi ndertimet pa leje ne parkun Rinia dhe tek Lana, te gjitha me policine ndertimore dhe policine e shtetit qe vareshin prej kryeministrit Meta dhe qe i caktoi buxhet pa limit Bashkise se Tiranes.

    Vetem ne periudhen 2000-2003, bashkia e Rames ka pasur nje buxhet shume here me te larte se te Kelmendit dhe te Brojkes te marre se bashku, pra per 3 vjet Rama ka pasur nje buxhet shume here me te larte se ai i 8 viteve 1992-2000. Dhe megjithe kete buxhet te stermadh asnje investim nuk eshte bere qe te justifikoje "pune" te Rames.

    Dhe ky kryetar bashkie nuk ka pasur as veshtiresite pa fund qe kane pasur paraardhesit e tij. Ne vitin 92 problemi me i madh ishte shperndarja e bukes ne popull. Pas 92-shit ne Tirane erdhen te gjithe ish te perndjekurit politike te cilet duhet diku te strehoheshin. Bashkia e asaj kohe, jo vetem qe strehoi te gjithe te perndjekurit politik por edhe i ndihmoi qe ata te integroheshin ne jeten ekonomike te Tiranes.

    Ne periudhen 92-96 u realizua i gjithe privatizimi i banesave. Ne kete periudhe u mbajten gjalle dhe madje u modernizuan: Fabrika e Birres Tirana, Kombinati i drurit "Misto Mame" dhe shume ndermarrje te tjera, te cilat ne kohen e socialisteve u shiten dhe u vodhen.

    Ne 92 ekonomia ne Tirane ishte ne nivelin 0 dhe per pak vite ajo u gjallerua. Ndermarrjet e ndertimit ishin te paralizuara, e megjithate u be e mundur ringritja e tyre me qellim qe te ndertoheshin objekte per strehimin e popullit si dhe u arrit nxitja e bizneseve private te ndertimit.

    Gjithashtu shume ndermarrje ne Tirane u privatizuan dhe me mijera njerez u bene pronare ndermarrjesh, magazinash, dyqanesh etj. Gjithe sistemi i kabinave elektrike ne Tirane u ndertua ne ate periudhe duke bere te mundur zevendesimin e rrjetit te amortizuar elektrik me nje rrjet te ri. Gjithashtu i gjithe sistemi i tubacioneve te ujit u ndertua ne ate periudhe.

    Ne ato vite kryetari i bashkise kishte diten e premte si dite zyrtare per takimin me popullin, por dihej qe takimet beheshin ne cdo dite te javes. Tani per te takuar "zotin Rama" duhet te shkosh ne Peze.

    Persa i perket kioskave, u dhane disa leje te perkohshme dhe jo ne numer te madh, me qellim nxitjen e punesimit dhe te biznesit. Pjesa me e madhe e lokaleve te blloku e kane origjinen ne kioskat e vogla prej teneqeje ne Tiranen e asaj kohe. Per te gjithe ata qe kane jetuar ne Tirane ne vitet 95-96, e mbajne mend qe parku "Rinia" mund te kete pasur 6-7 kioska prej teneqeje. Ne 97 me mungesen e shtetit ato u shtuan dhe u betonizuan.

    Megjithate nje pjese e mire e kioskave ne Tirane jane prishur ne vitet 1999-2000, ne kohen e Brojkes dhe Majkos, si psh. gjithe kioskat tek qendra e Tiranes, ato tek Bulevardi Zogu I, tek Biblioteka Kombetare etj.

    Brojka psh eshte dalluar per menanxhimin e krizes gjate kohes se luftes shqiptaro-serbe, pavaresisht se qeveria socialiste ne ate kohe nuk i jepte fare para.

    Ne drite te ketyre dhe te shume te tjerave, qe ata qe kane jetuar ne Tirane i dine mire, Rama nuk ka bere asgje pervec se ka instaluar sistemin e korrupsionit mu ne zemer te shtetit dhe po betonizon krejt kryeqytetin.

    Sepse sa here degjojme per "punen e Rames" dhe "Ramen punetor" keto jane fjale mediatike, jane pjese e imazhit te tij te kontrolluar dhe te lustruar nga TopChannel dhe ne asnje pike nuk puqen me realitetin. Pra puna e tij ne proporcion me buxhetin dhe punen e bashkiakeve te tjere para tij, eshte praktikisht zero. Me buxhetin qe ka bashkia e Tiranes, qyteti duhet te ishte shnderruar vertet ne qytet evropian dhe jo ne kryeqytet te Bangladeshit sic tregojne dhe fotot e limbos ne faqen e pare dhe qe i vuajme te gjithe ne qe jetojme ketu ne kete vend e ne kete qytet.
    youtube.com/watch?v=gy-HtLCQw_k

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-04-2008
    Postime
    529
    Po mire, ju qe vdisni kaq shume per Edi Ramen, nuk shihni ndonje vend per permiresim ne Tr? Apo qenka bere e mrekullueshme Tirana, smungon asgje? Jeni komod ju?

  3. #83
    Citim Postuar mė parė nga limbo
    Pėr tė kuptuar kėtė mjaft tė shohim njė shkrim tė Edi Ramės i botuar nė vitin 1997, nė revistėn “Pėrpjekja” tė sponsorizuar nga Fondacioni “Soros”, dhe qė me tė vėrtetė e konfirmon atė qė pretendoi Edi Rama nė “Top story”, kur u tha analistėve tė panelit se do t’ u duhet shumė kohė publicistėve shqiptarė tė arrijnė nivelin e publicistikės sė tij.

    Nė kėtė shkrim, tė botuar nė 1997, Edi Rama thotė se gjatė njė udhėtimi qė kishte bėrė jashtė vendit nė fillim tė viteve ’90, kishte takuar disa emigrantė shqiptarė qė punonin si pederastė me pagesė nė njė stacion treni. Edi Rama thotė se u drejtoi pyetjen: “Po kryesisht bėni punėn pasive apo aktive?”(Edi Rama, «Lule shqipo lule djalė», «Pėrpjekja», nr. 9, Tiranė 1997, f. 41) Njėri nga ata i pėrgjigjet: “E di si, ja mendoje vetė, a ėshtė mė mirė ta lėsh bythėn aty e tė fluturosh me mendje ku tė tė dojė dhe tė fusėsh paratė nė xhep apo tė lodhesh duke shtyrė “mutin me loqe” e nė fund tė fundit tė marrėsh po ato para?!” (Edi Rama, «Lule shqipo lule djalė», «Pėrpjekja», nr. 9, Tiranė 1997, f. 41-42) Dhe Edi Rama pasi dėgjon kėto fjalė tregon se edhe vetė hyri nė dilemė: «Vėrtet, si ėshtė mė mirė?! Pėrsėrisja si i dehur vetmėvete teksa kthehesha pėr tė kushedisatėn herė tek mullari». ?”(Edi Rama, «Lule shqipo lule djalė», «Pėrpjekja», nr. 9, Tiranė 1997, f. 42)

    Publicistikės shqiptare me tė vėrtetė qė do t’ i duhet shumė kohė pėr tė arritur kėtė nivel tė Edi Ramės, a ndoshta nuk ka pėr ta arritur kurrė. Gjithsesi, dilema se duhej tė shtynte apo t’ ia shtynin “mutin me loqe” ėshtė nė origjinė tė akuzės qė i ka bėrė ai ndaj gruas dhe tė atit nė gjyqin e divorcit, dhe qė ėshtė publikuar nga Mero Baze, i cili ėshtė pėr tė ardhur keq qė nuk ishte nė panelin e analistėve tė ftuar nė emision, aq mė tepėr qė sot ėshtė bėrė mik me Edi Ramėn, i cili e mbrojti publikisht para pak kohėsh.
    Ja pse duhet shporr nga politika perversi Rama.

  4. #84
    limbo kisha degjuar maskaralleqe dhe poshtersira nga me te ndryshmet per ramen po kjo qe ke sjelle ja kalon te gjithave.

    me te vertete i ka shkruajtur keto?

  5. #85
    Citim Postuar mė parė nga BlerinaL Lexo Postimin
    nuk eshte thjesht kalim kohe Egnatius, dhe as talljeje. Kjo eshte te kerkosh te qendrosh ne rryme te ngjarjeve ne shqiperi, te pakten per ata qe ndodhen jashte dhe te shprehesh nje cop mendimi. Se shumica jane ne pune dhe skane shume nerva te degjojne budallalleqet e forumeve. Besoj se ata qe lexojne ketu duan ta shohin mire ate vend, jo keq.
    BlerinaL 100% dakort me ate qe ke shkruajtur me siper

    Megjithate problemi eshte se kjo teme lindi si nje kunder-pergjigje ironike per nje teme qe kishte te njejten permbajtje por si subjekt berishen.

    Ne cdo nen forum ke te pakten 2-3 tema per berishen apo ramen pse duhen votuar dhe pse jo?

    Shkurt muhabeti cfare eshte per tu thene e per tu diskutuar rreth edit dhe berishes eshte ster-thene e ster-diskutuar.

    Mendoj qe tema te tilla duhen trajtuar me nje element ironik dhe sarkastik perndryshe behen bajate dhe te palexuara.

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar mė parė nga limbo Lexo Postimin
    Kam menduar ta hap kete teme me artikuj dhe opinione pse duhet qeruar Edi Rama. Mund te sillni opinionet tuaja ose artikuj nga shtypi qe ju perfaqesojne.
    Kjo teme eshte vetem per argumentat kunder Rames. Argumenta pro Rames s'ka (pervec nqs nai rob kujton se Rama "eshte ndryshim" dhe "hyjni shpetimtare" gje qe dmth qe robi osht bo lluce nga truni).
    Po na sill ti argumentat e tua e jo ēarēafe gazetash.
    Te pakten nje fare ideje ta krijojme edhe ne,qe te na mbushet mendja ta qerojme-largojme Edi Ramen.

    Deri ne prove te kundert Edi Rama eshte kryebashkiak i Tiranes,dhe punen e tij mund ta gjykojne vetem tironcit e jo katunaret qe zbriten nga bjeshket me kapedanin e tyre Sali Protopapa.

    Mendimi im ky,e fillo te matesh edhe llucin e trunit tend,sepse etiketimi i nje personi te panjohur,paraprakisht i ofenduar pa perdorur as nje te dhjeten e llogjikes,eshte shenje e nje personaliteti te shenuar thelle nga urrejtja kundrejt tjetrit qe nuk je ti,dhe nga paqartesia e mendimeve me kontorn konfuzionin.

    Nese fjalia e fundit rezulton e paqarte mund ta copetoj ne rrokje.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  7. #87
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anėtarėsuar
    28-04-2008
    Postime
    492
    nqs stpelqe tema qe ne konceptim, ca grricesh kot? ik lexo nai teme tjeter, ka forumi tema per te gjithe.

    Citim Postuar mė parė nga limbo
    Kam menduar ta hap kete teme me artikuj dhe opinione pse duhet qeruar Edi Rama. Mund te sillni opinionet tuaja ose artikuj nga shtypi qe ju perfaqesojne.
    Citim Postuar mė parė nga leci
    Po na sill ti argumentat e tua e jo ēarēafe gazetash.

  8. #88
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anėtarėsuar
    28-04-2008
    Postime
    492
    Citim Postuar mė parė nga Liqvid Lexo Postimin
    Nuk e di a eshte permendur me lart, por nuk duhet harruar dhe ngritja ne stratosfere e taksave qe rendojne mbi bizneset dhe gjithe qytetaret e Tiranes
    Rama katėrfishoi taksat e biznesit tė vogėl brenda 2 viteve

    Taksa e gjelbėrimit nga 2500 lekė nė vitin 2007 u katėrfishua me 10 mijė lekė nė vitin 2009

    Mandati i tretė i kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės ka qenė me tė vėrtetė njė “mandatė” pėr kryeqytetasit, tė cilėve nė vend tė pėrmirėsimit tė jetesės, nuk ka bėrė gjė tjetėr veēse ua ka rėnduar atė me taksa nga mė tė ēuditshmet dhe ē’ėshtė mė e keqja duke i rritur nga viti nė vit.

    Sot ai kėrkon tė luajė rolin e shenjtorit, duke u shprehur keqardhje qytetarėve pėr gjendjen e rėndė ekonomike tė tyre, pėr tė cilėn ai ka qenė njė ndėr kotribuesit kryesor. Duke bredhur nėpėr zona dhe banesa tė Tiranės, kryebashkiaku kryesocialist Rama bėrtet me tė madhe se njerėzit janė tė varfėr, por nga ana tjetėr harron se si nė qetėsi dhe fshehtėsi ka miratuar rritjen nė 400 pėr qind tė taksave vendore, duke i varfėruar dhe rrėnuar dita-ditės kėta qytetarė dhe bizneset e tyre.

    Edi Rama ka ndjekur nė mėnyrė tejet tė paprecedentė politikėn e rritjes nė mėnyrė progresive tė taksave, deri nė 4-fishim tė tyre, brenda njė periudhe 2- vjeēare.

    Bėhet fjalė pėr vitin 2007-2009, gjatė tė cilave kryebashkiaku socialist ka ngritur nė stratosferė taksat, tė cilat ai dhe vartėsit e tij tė manipuluar pretendojnė ti cilėsojnė “tarifa”, ndaj qytetarėve dhe biznesit tė vogėl. Rama vijon paturpėsisht tė mohojė akuzat e ngritura ndaj tij pėr rritjen e lartė tė taksave gjatė 2 viteve tė fundit, tė cilat gazeta “SOT” ia ka parashtruar edhe me fakte konkrete.

    Kryebashkiaku Rama ėshtė mėsuar tė reagojė me kokėfortėsi sikur gjiēka qė ai thotė ėshtė e vėrtetė, por harron se s’ka gjė mė tė vėrtetė nė kėtė botė sesa vetė faktet. Dhe pėr ta bindur sa mė mirė kryebashkiaku Rama, gazeta “SOT” ia ka paraqitur dhe do tė vazhdojė t’ia paraqesė me fakte ngritjen e taksave qė ai ka urdhėruar prej vitesh nė kurriz tė qytetarėve tė Tiranės. Pak ditė mė parė, gazeta “SOT” publikoi nė vija tė pėrgjithshme por tė faktueshme 4-fishimin e taksave-“tarifa” vendore qė Rama ka bėrė ndaj qytetarėve dhe biznesit tė vogėl, tė madh dhe atij “VIP”.

    Sot, lexuesit do tė gjejnė nė mėnyrė tė detajuar dhe tė faktuar tė gjitha taksat qė Rama ka ngritur deri nė 4 fish, vetėm gjatė 2 viteve tė fundit, 2007-2009.


    Biznesi i vogėl

    Sipas politikave bashkiake tė Ramės, biznesi i vogėl duhet tė paguajė 3 taksa qė janė; taksa e tabelės, taksa e gjelbėr dhe “tarifa” e pastrimit, e cila ashtu si dy tė mėparshmet nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė taksė e mirėfilltė. Nė vitin 2007, kryebashkiaku kryesocialist Edi Rama e kishte taksėn e tabelės pėr biznesin e vogėl 750 lekė tė rinj. Por kjo shumė mesa duket ishte e paleverdishme pėr Ramėn, i cili me kėto taksa duhet tė ushqejė buxhetin e bashkisė por edhe buxhetin e tij personal. Vetėm njė vit mė vonė, pra nė vitin 2008 ai e dyfishoi kėtė taksė dhe e ēoi nė 1500 lekė tė rinj.

    Uria e Ramės pėr tė vjelur sa mė shumė nga tė ardhurat e qytetarėve nuk mbaroi me kaq. Njė rritje tejet tė lartė pėsoi brenda 3 viteve edhe taksa e gjelbėr pėr biznesin e vogėl. Nė vitin 2007, taksa e gjelbėr, pėr tė cilėn Rama shquhet se ua vjel kot prej vitesh qytetarėve pasi gjelbėrimin e ka sajuar me fonde tė shoqatave, bankave apo vetė banorėve, ishte 2500 lekė tė rinj. Do tė kalonte 1 vit, kur Rama do tė bėhej pishman se nuk ishte e mjaftueshme pėr shėrbimin qė u ofronte qytetarėve kundrejt shėrbimit klientelist “betonizim” dhe jo gjelbėrim.

    Kėshtu, nė vitin 2008, Rama e dyfishoi taksėn e gelbėrimit pėr biznesin e vogėl, duke e bėrė 5 000 lekė tė rinj. Por pishmanllėku i Ramės se nuk po i rrjepte aq sa duhet qytetarėt, arriti deri aty sa nė vitin 2009, e ēoi kėtė taksė nė 4-fishin e saj ekzistues tė vitit 2007. Pra nė vitin 2009, taksa e gjelbėrimit arriti nė “qiell” duke u vulosur pėr momentin 10.000 lekė tė rinj. Njė rritje tjetėr pėsoi dhe taksa e pastrimit, tė cilėn Rama dhe punonjėsit e tij papagaj e zbusin si term vjelės nė “tarifė” duke harruar se pavarėsisht emrit ajo rėndon njėlloj nė tė ardhurat e qytetarėve tė Tiranės. Taksa e pastrimit pėr bizneset e vogla, nė vitin 2007 ishte 7 500 lekė tė rinj.

    Nė vitin 2008, kryebashkiaku Rama rriti me 120 pėr qind, duke e bėrė 17 000 lekė tė rinj. Ndėrsa 1 vit mė vonė, bizneset e vogla do tė taksoheshin pėr pastrimin me 140 pėr qind. Pra nė vitin 2009 taksa e pastrimit u bė 19 000 lekė tė rinj. Nėse bashkia e Tiranės rrit njė tarifė duhet tė argumentojė mbi ē’baza kostoje rritet. Nė fakt tarifat e pastrimit nė Tiranė janė rritur sipas dėshirave tė kryetarit Rama. Ky i fundit e ka kthyer nė njė biznes mafioz kėtė shėrbim duke ju dhuruar pastrimin e qytetit vetėm firmave qė dėshiron kryebashkiaku.

    Rasti mė skandaloz ėshtė ai i vitit tė kaluar ku Tirana qėndroi thuajse tre muaj nė mes tė plehrave pėr arsye se u prishėn pazaret e firmave tė pastrimit me kryebashkiakun.


    Si u dyfishua taksa-tarifė e pastrimit nga 2100 lekė nė 2500 lekė

    Kryebashkiaku i Tiranės duke ndjerė se problemi i rritjes sė taksave nė qytetin e Tiranės mund ti kthehet nė bumerang para fushatės elektorale, nėpėrmjet konferencave tė tij pėr shtyp kėrkon tė mashtrojė shqiptarėt pėr taksat. Gjatė daljeve tė tij pėr mediat, ai ka deklaruar se ka rritur tarifat e shėrbimeve dhe jo taksat, pasi kėto shėrbime nevojiten pėr qytetarėt. Kryebashkiaku i Tiranės vazhdon tė jetė mashtruesi mė i madh qė mund tė jetė parė nė politikėn shqiptare. Motua e Ramės “gėnje se nuk e kontrollon kush”, mesa duket ėshtė bėrė mėnyrė jetese pėr tė.

    Ky njeri vazhdon tė gėnjeje nė mėnyrė tė paskrupullt qytetarėt e Tiranės, duke ju thėnė se nuk ka ngritur taksat. Bashkia e Tiranės vjel taksė gjelbėrimi nga qytetarėt e thjeshtė pėr vitin 2009, 400 lekė tė reja nga 200 lekė qė vilte nė 2007 duke e ngritur pėr dy vjet 100 pėr qind kėtė taksė. Gjithashtu, bashkia e Tiranės vjel nga qytetarėt e saj pėr taksėn e pastrimit 4500 lekė tė rinj pėr vitin 2009 nga 2100 lekė qė vilte nė vitin 2007, duke e ngritur kėtė taksė nė nivelin e 115 pėrqindėve nė krahasim me dy vjet mė parė.

    Ndėrkohė qė kryebashkiaku i Tiranės pėr vitin 2010 ka parashikuar edhe njė ngritje prej 25 deri nė 30 pėr qind tė taksave tė sipėrpėrmendura. Ndėrkohė qė e njėjta rritje drastike e taksave ėshtė bėrė edhe pėr biznesin e vogėl, tė madh dhe atė VIP, taksa qė masakrojnė dhe dėmtojnė rėndė zhvillimin e biznesit.


    Taksa e pastrimit pėr familjarėt dhe bizneset

    Njė taksė qė pushteti vendor vjel nga qytetarėt nė tė gjithė vendin, por qė kryebashkiaku i Tiranės, Edi Rama ka kėmbėngulur qė tė jetė sa mė e lartė nga viti nė vit pėr kryeqytetasit, ėshtė dhe taksa e pastrimit. Mjafton njė krahasim i thjeshtė pėr 4 viteve e fundit, tė cilin vetė Rama nuk ka interes qė ta bėjė, dhe kuptohet lehtė se si edhe kjo taksė ėshtė dyfishuar e mė shumė pėr tė dyja kategoritė, familjarė-biznese.

    Nė vitin 2007 qytetarėt paguanin si taksė pastrimi, pėr tė mbushur buxhetin e bashkisė sė Ramės, 2 100 lekė, nė vitin 2008 kjo taksė u bė 3.600 lekė, nė vitin 20009 kjo taksė u rrit nė 4. 500 lekė tė rinj, ndėrsa nė vitin 2010 ajo u bė 5. 000 lekė. Por Rama, sigurisht qė nuk mund tė mjaftohej vetėm me ngritjen e kėsaj takse nė kurriz tė familjarėve. E njėjta taktikė u ndoq edhe pėr biznesin nė tė gjitha kategoritė e tij.


    Dyfishohet taksa e gjelbėrimit pėr familjarėt

    Kryesocialisti Rama, i cili kėrkon tė vijė nė pushtet edhe si kryeministėr edhe si kryebashkiak, harron se nga viti 2007 deri nė vitin 2010 e ka ēuar taksėn e gjelbėrimit nė mbi dyfishin e asaj ekzistuese, tė cilėn pėr hir tė sė vėrtetės ai duhet ta kishte cilėsuar taksė e betonizimit.

    Nė vitin 2007, njė familje paguante 200 lekė tė rinj nė vit, si taksė gjelbėrimi. Nė vitin 2008, “vullneti” i Ramės bėri qė familjarėt tė paguanin 300 lekė tė rinj taksė gjelbėrimi nė vit, nė vitin 2009, kryebashkiaku Rama e rriti nė 400 lekė, ndėrsa pėr vitin 2010, ai e ka parashikuar 500 lekė tė rinj.

    Tė njėjtėn rritje progresive nga viti nė vit pėr kėtė taksė, Rama e ka bėrė edhe me biznesin, ku bėjnė pjesė disa aktivitete, si shitja me pakicė, shitja me shumicė, njėsitė e prodhimit, njėsitė e shėrbimit, profesionet e lira, ambulantėt, transportet etj.


    Taksa e automjeteve tė Ramės e shndėrron kryeqytetin nė qytet-shtet

    Tirana qytet brenda shtetit, si Athina nė shekullin e X- VII Para Krishtit. Kėtė tė kujton qeverisja e Ramės si kryebashkiak. Gjithēka ndodhet nė Tiranė, pėrfshirė kėtu rrugė, lulishte, objekte apo edhe hapėsira tė lira, Rama i konsideron pronė tė tij. Mendėsia e tij djallėzore shkon deri aty sa qė ēdokush qė hyn nė kryeqytet, duhet tė taksohet.

    Prej 1 viti, tė gjitha mjetet e transportit qė hyjnė nė Tiranė, duhet tė paguajnė taksėn pėr mirėmbajtjen e rrugėve qytetase. Kėshtu, autoveturat 8+1, automjetet pėr transportin e pėrzier, autobusėt e rretheve, kamionėt, tėrheqėsit, automjetet pėr transport tė veēantė autotrenat, gjysmėrimorkiatorėt, autokampet, makinat ngarkim-transporti, sa herė qė hyjnė nė qytetin e Tiranės nė 4 korridoret hyrėse, Rruga e Durrėsit, Rruga e Elbasanit, Kombinati dhe Dajti duhet tė paguajnė taksėn prej 100 lekė tė rinj, pėr bashkinė e kryesuar nga Rama.


    Fondacionet private, pėrpjekje pėr gjelbėrimin e betonishtes Rama

    Ēdokush qė ecėn sadopak rrugėve tė Tiranės, por qoftė edhe nga makina apo automjeti, i ka zėnė syri tabelat nėpėr bulevarde, apo rrugė kryesore “ gjelbėrimi i kėsaj rruge ėshtė mundėsuar nga X bankė, kėto pemė janė dhuruar nga X donacion etj, nė bashkėpunim me Bashkinė e Tiranės. E pra kjo tregon mė sė miri ndihmesėn e mjaft subjekteve private vendase apo tė huaja, tė cilat ushtrojnė aktivitetin e tyre nė kryeqytet, por qė kujdesen edhe pėr gjelbėrimin e kryeqytetit.

    Financimi dhe ndihmesa e kėtyre subjekteve ėshtė pėr t’u vlerėsuar, por ajo qė nuk kuptohet nė kėtė rast ka tė bėjė me faktin e pazbuluar dhe mungesėn e transparencės se ku shkojnė gjithė ato tė ardhura qė mblidhen nga taksat e Bashkisė sė Tiranės, tė cilat kryebashkiaku Edi Rama i ka dyfishuar nga viti nė vit.

    Paguajnė qytetarėt taksė pas takse, pėr gjelbėrimin e kryeqytetit, por edhe ato dy tre rrugė e bulevarde kryesore qė gjelbėrohen, e kanė tė deklaruar financuesin nė tabelė, qysh nė fillimin e tyre.

    Nėse kryebashkiaku i Tiranės pretendon se ka rritur sipėrfaqen e gjelbėruar me 4.3 metėr katrorė nga 3.1m2, gjė e cila ėshtė njė mashtrim pėr ditė njė prilli, mund tė na i vėrtetojė me fakte se ku janė kėto ambiente tė gjelbėruara.

    Por sipas vėzhgimeve tė gazetės Sot kryebashkiaku i Tiranės merr paratė nga qytetarėt e Tiranės pėr tė bėrė fushata publicitare dhe pėr tė grabitur para nėpėrmjet tenderėve fiktivė, jo pėr tė rritur sipėrfaqe e gjelbėruar. Fakt janė qė edhe ato pak lulishte qė ekzistonin nė Tiranė janė kthyer nė masive betoni dhe pllakash, ku pemėt dhe gjelbėrimi duken nė minorancė tė plotė.

    http://sot.com.al/index.php?option=c...rticle&id=8412

  9. #89
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anėtarėsuar
    28-04-2008
    Postime
    492
    Bashkia e Tiranės zhduk 1.9 miliardė lekė tė destinuara pėr strehimin

    Nė njė kohė kur sė paku 850 familje nė nevojė duhet tė kishin marrė ēelėsat e shtėpive, Bashkia e Tiranės ėshtė ende te projektet nė letėr, pavarėsisht se ka marrė njė fond prej 1.9 miliardė lekėsh. Krahas kėsaj shume, kryebashkiaku po tenton tė tėrheqė edhe financa tė tjera nga donatorė tė huaj, edhe pse jo vetėm qė nuk ka ndėrtuar asnjė nga 850 apartamentet, por as qė ka hapur fare themelet.

    Tė pastrehėt e Tiranės, qė kanė kėrkuar tė trajtohen nga programet sociale tė parashikuara kėto nė ligjin e strehimit, edhe pse vazhdojnė tė aplikojnė nė 8 vjet tė drejtimit tė Bashkisė nga Rama, askush prej tyre nuk ka marrė shtėpi.

    Nė 7 vitet e mėparshme, nga Bashkia e Tiranės janė identifikuar 2 900 qytetarė qė pėrfaqėsojnė familje tė pastreha, tė identifikuara kėto nga dokumentet e plotėsuara prej tyre nė Bashkinė e Tiranės, por qė asnjėherė nuk kanė pasur fatin tė pajisen me shtėpi. Janė tė shumtė ato qytetarė qė kanė mbetur tė pastrehė edhe pėr faj tė kėtij institucioni qė ka urdhėruar qė shtėpive tė tyre t’ju vihej ruspa se aty kishte rėnė plani i njė rruge.

    Bashkia e Tiranės nuk jep asnjė shpjegim jo vetėm pse nuk ėshtė realizuar projekti prej 1.9 miliardė lekėsh, por as se ku kanė pėrfunduar paratė e destinuara pėr tė siguruar strehim pėr familjet nė nevojė. Ndėrtimi i apartamenteve pėr tė pastrehėt u miratua nė njė nga mbledhjet e Kėshillit Bashkiak tė kryeqytetit vitin e kaluar, pėr tė cilin u caktua edhe fondi pėrkatės. Tani, Bashkia e Tiranės nuk ka as banesat, por as shumat marramendėse tė destinuara pėr ngritjen e tyre.

    Nė njė nga mbledhjet e mė vonshme tė Kėshillit Bashkiak tė Tiranės, i cili u zhvillua me debate tė ashpra mes socialistėve dhe anėtarėve tė Lėvizjes Socialiste pėr Integrim qė kanė dhe kryesinė, u vu re se Bashkia ishte ende nė fazėn e projekteve fillestare.

    Bashkia ka marrė 3 vendime, tė cilat derisa tė realizohen (nėse do tė realizohen ndonjėherė), duhet njė kohė shumė e gjatė. Vendimet janė: "Pėr miratimin e marrėveshjes sė nėnhuasė ndėrmjet Bashkisė sė Tiranės dhe Ministrisė sė Financave pėr Kredinė e marrė nga Banka pėr Zhvillim e Kėshillit tė Evropės (CEB) pėr projektin "Ndėrtimi i banesave pėr qėllim social"; "Pėr pėrfundimin e procedurave tė privatizimit tė banesave, tė cilat kanė mbetur pa u regjistruar nė zyrėn e regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme pėr lidhjen e kontratave para noterit"; "Pėr njė shtesė nė vendimin e Kėshillit Bashkiak nr. 74, datė 27.12.2007 "Pėr trajtimin me bonus strehimi tė disa familjeve nė nevojė, tė cilat nuk mund tė pėrballojnė qiranė e tregut".

    Pra, siē shihet, duke u bazuar nė kėto vendime as edhe njė familje nuk ka shanse tė strehohet edhe pėr shumė kohė tė tjera.


    Bashkia nxjerr qytetarėt nė mes tė rrugės, nuk ju jep strehim

    Listės sė tė pastrehėve i shtohen ēdo ditė emra tė rinj. “Mė shume se 800 vende strehimi do tė mundėsoheshin nė vitin qė shkoi”. Ky ishte premtimi i radhės i Bashkisė sė Tiranės. Shoqėruar me njė faturė financiare prej disa miliona lekė, me njė vend ku do tė ndėrtoheshin godinat nė zonėn e ish-Kombinatit, gjithēka u bė akoma mė e besueshme. Por kalaja e rėrės do tė shembej edhe mė shpejt sesa gėnjeshtra qė e ndėrtoi.

    Gjatė gjithė kėsaj kohe, Bashkia jo vetėm qė nuk ka pėrfunduar as edhe njė banesė strehimi, por ka bėrė tė mundur nxjerrjen e shumė qytetarėve nė mes tė katėr rrugėve. Madje, mė e keqja ėshtė se ai i ka pohuar me gojėn e tij qė tė vihen nė radhė pėr strehim tė gjithė atyre qytetarėve, qė me tė padrejtė ju ka prishur shtėpitė. Kėtu mund tė pėrmendim rastin kur shumė familje tė lagjes sė Ali Demit protestuan para Bashkisė pėr t’ju mos prishur shtėpitė.

    Mirėpo, ishte vetė Kryebashkiaku qė pohoi me gojėn e vet se “Bashkia pėr kėtė vit nuk ka pasur strehė. Mbase do tė ketė nga fundi i vitit. Gjithsesi ju shėnoni emrat dhe qėndroni nė pritje tė ndėrtimit tė banesave sociale dhe ndoshta aty do tė arrini tė merrni ndonjė shtėpi sipas rastit qė do tė merret nė shqyrtim nga ana jonė”. Pritje qė nuk dihet se sa do tė zgjasė, pasi kėta qytetarė vazhdojnė tė mos marrin asgjė nga Bashkia. Por kėto qytetarė nuk janė tė vetmit qė Bashkia me pa tė drejtė ju ka prishur shtėpitė duke i lėnė nė mes tė katėr rrugėve.

    Sipas ligjit kėtyre qytetarėve Bashkia e Tiranės tė paktėn duhej ti gjente menjėherė strehim dhe gjithashtu duhej ti dėmshpėrblente pėr dėmin e shkaktuar. Kjo ju takonte me gjithė tė drejtat ligjore atyre pasi shtėpitė e tyre u prishėn pėr shkak tė zgjerimit dhe ndėrtimit tė rrugėve nga ana e Bashkisė.

    Nė tė vėrtetė kėto qytetarė nuk kanė marrė as edhe njė lloj dėmshpėrblimi apo strehimi nga ky institucion qė ju vuri fadromėn dhe i nxori nga shtėpitė e tyre. Mė e keqja ėshtė se kėto qytetarė nuk kanė arritur tė zgjidhin gjė edhe pasi shumė prej tyre e kanė denoncuar kėtė fakt nė Gjykatėn e Tiranės duke e paditur Bashkinė. Kėto gjegje nuk kanė shėrbyer pėr asgjė veēse pėr shtimin e kaluarit tė vuajtjeve tė qytetarėve pasi ‘ligjet’ e Bashkisė kanė mposhtur ligjet e gjykatės, madje edhe ato tė formės sė prerė.

    http://www.sot.com.al/index.php?opti...ticle&id=13451

  10. #90
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anėtarėsuar
    28-04-2008
    Postime
    492
    Bashkia injoron ligjin, vetė vendos e vetė vulos

    Kryebashkiaku Rama, ėshtė treguar indiferent karshi institucioneve, qė e kanė ftuar atė pėr tė zgjidhur sa mė shpejt situatėn pėr tė pastrehėt. Sipas disa dokumenteve, ėshtė bėrė e ditur se ish-drejtori i Entit Kombėtar tė Banesave (EKB), Muhamet Gaba, me njė shkresė tė dėrguar mė datėn 20.09.2004, nr. 1666, i ka kėrkuar kryebashkiakut Rama, vėnien nė dispozicion tė shesheve tė ndėrtimit pėr banesa pėr tė pastrehėt.

    Situata vazhdon tė jetė e njėjtė edhe nė vitet nė vazhdim, ku mė pas drejtori i EKB-sė, Arben Qirjako, i ka dėrguar kėrkesa ēdo muaj Bashkisė sė Tiranės pėr miratimin e shesheve tė ndėrtimit, por kryetari i Bashkisė nuk ka denjuar tė kthejė pėrgjigje.

    Ndėrkohė, qė po t'i referohemi legjislacionit, ēdo bashki ėshtė e detyruar qė tė verė nė dispozicion tė Entit Kombėtar, troje tė lira. Bashkia e Tiranės, vazhdon tė kėmbėngulė nė moszbatimin e saj, ashtu siē ka vepruar pėr kėto vjet, nga ku rezulton se nuk ėshtė miratuar asnjė shesh ndėrtimi. Fillimisht, kreu i Entit Kombėtar tė Banesave, Arben Qirjako, nė njė shkresė tė datės 11.10.2006 me nr.1687, i kėrkon Bashkisė sė Tiranės, tė verė nė dispozicion troje tė lira pėr ndėrtimin e apartamenteve pėr tė pastrehėt. Sėrish heshtje nga kryebashkiaku.

    Kėshtu, EKB i ka dėrguar Ramės kėrkesėn tjetėr mė datė 21.11.2006, nr.1899. Kėrkesa ėshtė ripėrsėritur vazhdimisht, por deri mė sot, asnjėherė nuk ka marrė njė pėrgjigje nga Rama, ndėrkohė qė qindra qytetarė vazhdojnė tė qėndrojnė nė mes tė rrugės pa njė ēati mbi kokė duke i shtrirė dorėn kryebashkiakut tė pamėshirshėm qė u vu nė atė karrige vetėm me anė tė votės tė kėtyre tė pastrehėve qė i lė nė rrugė.

    http://www.sot.com.al/index.php?opti...ticle&id=13450

Faqja 9 prej 16 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pse votojme?
    Nga Luftėtari1444 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-05-2009, 11:27
  2. Tė fusėsh hundėt atje ku s'tė takon!
    Nga Borix nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 30-01-2009, 09:07
  3. Olldashi: Votoj Nanon president
    Nga Humdinger nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 02-11-2006, 02:02
  4. Poezi nga Diabolis
    Nga Diabolis nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 499
    Postimi i Fundit: 13-05-2004, 12:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •