Nuk e di a eshte permendur me lart, por nuk duhet harruar dhe ngritja ne stratosfere e taksave qe rendojne mbi bizneset dhe gjithe qytetaret e Tiranes, para te cilat nuk dihet se ku shkojne pasi per ato pak peme qe mbjell bashkia, deklarohet plot pompozitet se jane te sponsorizuara nga firma te ndryshme private qe bejne pune me Ramen dhe perfitojne lehtesi te tjera ne shtet prej "sponsorizimit". Por nese pemet mbillen me parate e tyre, po parate e qytetareve te Tiranes per taksen "e gjelberimit" ku shkojne, sepse kemi veshtiresi te medha te dallojme "gjelberimin" ne qytet keto 9 vjet.
E vetmja zone e gjelber e qytetit, vec pemeve te kohes se "xhaxhit", eshte rripi i Lanes, per te cilin vertet qe disa tiranas ulerijne se eshte merite e Rames, por sic gjithe tironsit e dine, ishte qeveria e asaj kohe qe prishi ndertimet pa leje ne parkun Rinia dhe tek Lana, te gjitha me policine ndertimore dhe policine e shtetit qe vareshin prej kryeministrit Meta dhe qe i caktoi buxhet pa limit Bashkise se Tiranes.
Vetem ne periudhen 2000-2003, bashkia e Rames ka pasur nje buxhet shume here me te larte se te Kelmendit dhe te Brojkes te marre se bashku, pra per 3 vjet Rama ka pasur nje buxhet shume here me te larte se ai i 8 viteve 1992-2000. Dhe megjithe kete buxhet te stermadh asnje investim nuk eshte bere qe te justifikoje "pune" te Rames.
Dhe ky kryetar bashkie nuk ka pasur as veshtiresite pa fund qe kane pasur paraardhesit e tij. Ne vitin 92 problemi me i madh ishte shperndarja e bukes ne popull. Pas 92-shit ne Tirane erdhen te gjithe ish te perndjekurit politike te cilet duhet diku te strehoheshin. Bashkia e asaj kohe, jo vetem qe strehoi te gjithe te perndjekurit politik por edhe i ndihmoi qe ata te integroheshin ne jeten ekonomike te Tiranes.
Ne periudhen 92-96 u realizua i gjithe privatizimi i banesave. Ne kete periudhe u mbajten gjalle dhe madje u modernizuan: Fabrika e Birres Tirana, Kombinati i drurit "Misto Mame" dhe shume ndermarrje te tjera, te cilat ne kohen e socialisteve u shiten dhe u vodhen.
Ne 92 ekonomia ne Tirane ishte ne nivelin 0 dhe per pak vite ajo u gjallerua. Ndermarrjet e ndertimit ishin te paralizuara, e megjithate u be e mundur ringritja e tyre me qellim qe te ndertoheshin objekte per strehimin e popullit si dhe u arrit nxitja e bizneseve private te ndertimit.
Gjithashtu shume ndermarrje ne Tirane u privatizuan dhe me mijera njerez u bene pronare ndermarrjesh, magazinash, dyqanesh etj. Gjithe sistemi i kabinave elektrike ne Tirane u ndertua ne ate periudhe duke bere te mundur zevendesimin e rrjetit te amortizuar elektrik me nje rrjet te ri. Gjithashtu i gjithe sistemi i tubacioneve te ujit u ndertua ne ate periudhe.
Ne ato vite kryetari i bashkise kishte diten e premte si dite zyrtare per takimin me popullin, por dihej qe takimet beheshin ne cdo dite te javes. Tani per te takuar "zotin Rama" duhet te shkosh ne Peze.
Persa i perket kioskave, u dhane disa leje te perkohshme dhe jo ne numer te madh, me qellim nxitjen e punesimit dhe te biznesit. Pjesa me e madhe e lokaleve te blloku e kane origjinen ne kioskat e vogla prej teneqeje ne Tiranen e asaj kohe. Per te gjithe ata qe kane jetuar ne Tirane ne vitet 95-96, e mbajne mend qe parku "Rinia" mund te kete pasur 6-7 kioska prej teneqeje. Ne 97 me mungesen e shtetit ato u shtuan dhe u betonizuan.
Megjithate nje pjese e mire e kioskave ne Tirane jane prishur ne vitet 1999-2000, ne kohen e Brojkes dhe Majkos, si psh. gjithe kioskat tek qendra e Tiranes, ato tek Bulevardi Zogu I, tek Biblioteka Kombetare etj.
Brojka psh eshte dalluar per menanxhimin e krizes gjate kohes se luftes shqiptaro-serbe, pavaresisht se qeveria socialiste ne ate kohe nuk i jepte fare para.
Ne drite te ketyre dhe te shume te tjerave, qe ata qe kane jetuar ne Tirane i dine mire, Rama nuk ka bere asgje pervec se ka instaluar sistemin e korrupsionit mu ne zemer te shtetit dhe po betonizon krejt kryeqytetin.
Sepse sa here degjojme per "punen e Rames" dhe "Ramen punetor" keto jane fjale mediatike, jane pjese e imazhit te tij te kontrolluar dhe te lustruar nga TopChannel dhe ne asnje pike nuk puqen me realitetin. Pra puna e tij ne proporcion me buxhetin dhe punen e bashkiakeve te tjere para tij, eshte praktikisht zero. Me buxhetin qe ka bashkia e Tiranes, qyteti duhet te ishte shnderruar vertet ne qytet evropian dhe jo ne kryeqytet te Bangladeshit sic tregojne dhe fotot e limbos ne faqen e pare dhe qe i vuajme te gjithe ne qe jetojme ketu ne kete vend e ne kete qytet.
Krijoni Kontakt