Gostivar pse nuk regjistrohesh ne ndonje forum musliman dhe ti beje keto pyetje.Kam frike se qellimi jot nuk eshte i paster por do te perbaltesh islamin tek jobesimtaret.Nese do ishe i sinqerte do i beje keto pyetje tek ndonje forum posacerisht Islam.Une do te keshilloja nese dokishe me pyetje tia drejtoje hoxhallareve te diturise Islame .Nuk besoj se njerezit ne kete forum do te sqarojne ty me mire se ato.Une do te jap kete link per cdo pyetje qe ke dhe do te verej se sa i sinqerte do jesh ne te ardhmen.
http://www.burimijetes.com/-Pyetje.html
burimijetes@yahoo.com
Ne lidhje me hadithin qe Allahu e ka krijuar Ademin sipas Imazhit te tij do tju lutesha vellezerve qe mos nxitohen duke e mohuar kete hadith pasi mund te bejne dhe kufer.Mohimi i haditheve dhe ajeteve te Kuranit eshte kufer pasi ato jane shpallja hyjnore .
Nese nje hadith nuk eshte i sakte por eshte i dobet ose i trilluar atehere ne per kete gje i referohemi shkences se hadithit dhe dijetareve te kesaj shkence.Kjo shkence studion hadithet, permbatjet e tyre, zinxhirin e transmetimit, biografite e njerzve qe i transemtojne.Ne kemi fe te persosur ne te gjitha pikeveshtrimet dhe askush nuk duhet te mohoje nje hadith me injorancen e vet.Ne nuk jemi si kristianet te cilet nuk kane shkencen e thenieve profetike.Tek ne ekziston ne mynyre te persosur kjo lloj shkence e cila merret poscerisht me pastertine e fese islame nga prurjet ose pakesimet qe mund te bejne njerez si GV.
Llogjika e disa muslimaneve qe vetem qe te le shume per te deshiruar por ajo shkon pertej normalitetit duke u kthyer ne njerez qe Zoti na ruajt.Disa prej tyre nderkohe dhe gostivari arsyetojne ne mynyre te gabuar duke thene.
Kete hadith sma kap mendja ime .
Kete hadith e gjen dhe si thenie biblike.
Meqe kete hadith qe sma kap mendja ime transmetuesi i atij hadithi eshte sahab dhe fillon dhe dyshon per jeten dhe veprat e tij.Mbasi dyshon per te fillon dhe e ben dhe jobesimtar ose munafik.Kur keto thojne per sahabet e profetit a.s keshtu, kur keto mohojne fjalet e profetit a.s duke thene ky seshte hadith e ky eshte imagjinoni cmund te ndodhe me besueshmerine e tyre ndaj nje muslimani te thjeshte.
Gostivar Allahu te udhezofte me dituri dhe rrugen e drejte
Hadithi rreth krijimit te Ademit sipas imazhit te Allahut eshte Hadith i sakte dhe i vertete.Ate e transmeton Buhariu nje prej njerzve me fanatik ne mbledhjen e haditheve.Nuk ka liber me te sakte mbas Kuranit ne faqen e tokes pervec librit te Buhariut dhe Muslimit ne vertetesine e tyre kohore dhe historike.
Arsyetimi se ky hadith eshte ne bibel eshte arsyetim i gabuar.Pasi dhe disa pjese te bibles jane te verteta e disa te shtrembera.Si ti dallojme ne keto?Permes Islamit.Kur dicka prej tyre bie ne kundershtim me islamin atehere eshte e shtremberuar kur ajo nuk bie ne kundershtim me islamin por perputhet eshte e sakte nese ajo qe islami nuk ak folur per te heshtet kjo vjen ne hadith nga profeti a.s.
"Mos i besoni ithtarėt e librit e as mos i pėrgenjėshtroni"(Buhariu 4485)
Te mohosh nje hadith pse kuptimi i tij gjendet dhe ne bibel eshte gabim i rende.
Edhe ne Kuran ka ajete qe jane te barabarte me ato te bibles.
Allahu thote
5:45.
Ne u caktuam atyre nė tė (nė Tevrat) kundėrmasat ndėshkuese: njeriu (mbytet) pėr njeriun, syri pėr syrin, hunda pėr hundėn, veshi pėr veshin, dhėmbi pėr dhėmbin, por edhe plagėt kanė kundėrmasė. E kush e falė atė (hakmarrjen), ajo ėshtė shpagim (nga mėkatet) pėr tė. E kush nuk vendos sipas asaj qė zbriti All-llahu, ata janė mizorė (tė pa drejt).
Ne bibel thuhet
23 por po tė jetė se rrjedh ndonjė dėm, do tė japėsh jetė pėr jetė,
24 sy pėr sy, dhėmb pėr dhėmb, dorė pėr dorė, kėmbė pėr kėmbė,
25 djegie pėr djegie, plagė pėr plagė, mbretje pėr mbretje.
26 Nė rast se dikush godet syrin e skllavit ose tė skllaves sė tij dhe ai humbet, do t`i lėrė tė shkojnė tė lirė si kompensim pėr syrin e humbur.
27 Dhe nė rast se shkakton rėnien e njė dhėmbi skllavit ose skllaves sė tij, do t`i lėrė tė shkojnė tė lirė si kompensim pėr dhėmbin e humbur.(Eksodi 21)
A mos duhet ta mohojme kete ajet kuranor pse gjendet ne bibel.Kurre mos e befshim sepse do beheshim jobesimtare nese do mohonim ajetet e Allahut.Prandaj profeti a. thote
"Mos i besoni ithtarėt e librit e as mos i pėrgenjėshtroni"(Buhariu 4485)
Hadithi do te thote
Qe per gjerat qe nuk jane sipas islamit mos i besojme dhe per gjerat qe vijne sipas islamit mos i pergenjeshtrojme.
Dalim tek hadithi
...Allahu e Krijoi Ademin sim imazhit te tij....
dikush mund te thote qe ky Hadith vjen ne kundershtim me ajetet e Kuranit.
42:11.
Asnjė send nuk ėshtė si Ai; Ai ėshtė Dėgjuesi, Shikuesi.
4. Dhe Atij askush nuk i ėshtė i barabartė. (Ihlas)
Ajeti i pare na tregon se askush nuk eshte si Allahu, si qenie, me pushtet, me emra dhe cilesi te persosura dhe absolute.Porse ajeti me pas thote "Ai eshte Degjuesi Shikuesi".
Dijetaret kane shpjeguar se ne nuk mund ta trupezojme Allahun si krijesat dhe as ta perngjasojme me to.Porse ne nuk mund ti mohojme cilesite e Allahut qe ne kuptimin gjuhesor e kane dhe krijesat.
42:11.
Asnjė send nuk ėshtė si Ai; Ai ėshtė Dėgjuesi, Shikuesi.
Sekti Mutezilet nga frika se mos i mohonin Allahut cilesite i perngjasuan ato me cilesite e krijesave.
Sekti xhehmijet nga frika e perngjasimit te cilesive me krijesat i mohuan fare cilesite.
Elhi syneti cfare bejne.
Ne besojme se emrat dhe cilesite e Allahut nuk jane si te krijesat ne kuptimin e vertete te tyre.Pasi emrat dhe cilesite e Allahut ajne absolute dhe te persosura ndersa cilesite e krijesave jane te kufizuara dhe te mangesuara.
Ne besojme se emrat dhe cilesite e Allahut si Degjuesi, Shikuesi tek Allahu jane te persosura por kur gjenden tek krijesat sikurse themi njeriu degjon dhe shikon nuk jane te njejta ne kuptim dhe realitet por ato ngjasojne vetem ne te shprehurin gjuhesor.
Themi qe Allahu shikon, por themi dhe njeriu shikon.Por shikimi i Allahut nuk eshte si shikimi i njeriut.
Ne na vijne shume cilesi te Allahut ne kuptimin gjuhesor i kane dhe krijesat.
Allahu permend ne Kuran Duart e tij dhe duart e njerzve
5:64.
Jehuditė thanė: "Dora e All-llahut ėshtė e shtrėnguar!" Qofshin tė shtangur duart e tyre dhe qofshin tė mallkuar, pse thanė atė. Jo, duart e Tij janė tė shlira. Ai furnizon ashtu si tė dojė. Kjo qė t'u zbrit ty do t'u shtojė disave nga ata (nga paria fetare) shumė largimin dhe mohimin. Ne ndėrmjet tyre hodhėm armiqėsi dhe urrejtje qė do t'u vazhdojė deri nė ditėn e kijametit. Sa herė qė ndezėn zjarr pėr luftė, All-llahu e shuajti atė, e ata pėrpiqen pėr shkatėrrime nė tokė. All-llahu nuk i do ngatėrrestarėt.
Mirepo Allahu na ka treguar ne ajetin e Kuranit se Duart e tij nuk jane si duart e nejrzve qofte ne madhesi dhe qofte ne vecori te cilat jane absolute dhe te persosura tek Ai.
Ja si thote ne nje ajet per kuptimin e realte te duarve te tij qe llogjika jone se kap dot
39:67.
Ata nuk e ēmuan All-llahun me atė madhėshtinė qė i takon, ndėrsa, nė ditėn e kijametit e tėrė toka ėshtė nė grushtin e Tij, e qiejt tė mbėshtjellė nė tė djathtėn e Tij. Ai ėshtė i pastėr nga tė metat dhe Ai ėshtė i lartė nga ēka ata i shoqėrojnė!
Po keshtu vijne dhe shume cilesi te tjera te Allahut qe vetem ne kuptimin gjuhesor jane dhe tek njeriu kurse ne realitetin e tyre ato qendrojne shume larg atyre te njeriut pasi tek Allahu ato jane te persosura dhe absolute dhe qe mendja jone si kap dot formen dhe madheshtine e tyre.
Tė qėnurit e emrave tė pėrbashkėt nuk do tė thotė detyrimisht qė nė realitete tė jenė tė njėjta dhe tė barabarta.
Pėr tė sqaruar kėtė bazė do tė japim disa shembuj:
1. Jemi tė bindur qė gjėrat qė na ka lajmėruar Allahu pėr to nė xhennet si qumėshti, mjalti, hyritė, pallatet etj, janė realitete. Kėto realitete megjithėse kanė tė njėjtat emra me realitetet qė ekzistojnė nė dynja, ato nuk u pėrngjasojnė realiteteve tė dynjasė,por ndėrmjet tyre ka ndryshim (dallim) tė tillė qė vetėm Allahu e di se sa ėshtė.
Allahu i Lartėsuar ka thėnė nė Kuran: Askush nuk e di se ēfarė ėshtė ruajtur pėr ta nga kėnaqėsitė e syrit si shpėrblim pėr ēfarė ata punuan. [Es Sexhde 17].
Gjithashtu ka thėnė nė hadith kudsi: Pėr robėrit e mi tė mirė kam pėrgatitur atė qė nuk e ka shikuar ndonjėherė syri, nuk ka dėgjuar pėr tė ndonjėherė veshi, dhe nuk ka menduar mendja e ndonjė njeriu pėr tė.
Ibnu Ab-basi ka thėnė: Nuk ka nė dynja prej gjėrave qė gjenden nė xhennet pėrveēse emrat.
Pėrderisa emrat e gjėrave tė xhennetit megjithėse janė tė pėrbashkėta me emrat e gjėrave tė dynjasė nuk tregojnė qė realitetet e Ahiretit dhe dynjasė janė tė njėjta, por pėrkundrazi ndėrmjet tyre ka ndryshim tė tillė qė nuk e di vetėm Allahu se sa ėshtė. Atėherė ndryshimi ndėrmjet Krijuesit dhe krijesės ėshtė mė i madh, mė i qartė dhe mė i arsyeshėm llogjikisht .
Ta mbyllim me pak fjale
Nese do merrnim me kete ajet
Allahu i Lartėsuar ka thėnė nė Kuran:
Askush nuk e di se ēfarė ėshtė ruajtur pėr ta nga kėnaqėsitė e syrit si shpėrblim pėr ēfarė ata punuan. [Es Sexhde 17].
Do thonim qe ky bie ne kundershtim me keto tjeret sepse llogjika jone eshte e varfer dhe sdi ti shpjegoje atehere ky do te ishte gabimk i madh.
56:29.
Tė bananeve me fruta palė-palė.
55:68.
Aty, nė ata tė dy, ka hurma dhe shegė.
Sepse Allahu ka then askush se di se cfare ka pergatitur per te treguar realitetin e tyre ne krijim, dhe shijen e tyre ndersa ne emra se cfare ka pergatitur ai na ka permendur ne kuran.
Dijetaret thojne se me te vertete ne dynja ka banane dhe shege porse ne krahasim me ato te xhenetit ato kurre nuk jane njelloj ne realitetin e tyre te shijes dhe formes.
Keshtu dhe me njeriun.Themi qe Allahu e ka krijuar Ademin sipas imazhit te Tij.E ka bere te shikoje me sy me dore kembe porse cilesite tek Allahu jane cilesi absolute dhe nuk krahasohen as ne forme e as ne persosmeri me ato te Ademit.
Giostivar shpresoj qe hera tjera mos besh me si ekto pyetje ne forum duke i drejtuar cdo njeriu, por shko tek faqet qe ka hoxhallare dhe pyeti ato nese je i sinqerte.
selam
Krijoni Kontakt