Close
Faqja 0 prej 24 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 240
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet nė Bllog
    22

    Hapet qendra e madhe tregtare "Tirana East Gate" TEG

    Qender gjigante tregtare ne Lunder

    E Marte, 16 Qershor 2009

    Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim (BERZH) synon te rrise standartet dhe te nxise konkurrencen ne sektorin e shitjeve me pakice ne Shqiperi, me nje hua prej 24 milione euro, per ndertimin e qendres me te madhe tregtare ne vend. Ne nje njoftim per shtyp, BERZH ka bere te ditur dje se kjo hua do te ndihmoje kompanine "Tirana East Gate", nje prej kompanive kryesore ne fushen e pasurive te patundshme ne Shqiperi dhe pjesetare e Balkan Finance Ivestment Group (Balfin), per te zhvilluar dhe ndertuar nje qender moderne tregtare dhe argetimi ne Lunder, komuna e Farkes, 5 km ne jug-lindje te Tiranes. Qendra e re tregtare do te jete qendra me e madhe e stilit perendimor ne Shqiperi, me nje siperfaqe dyqanesh prej 39.000 metrash katrore, si edhe vende parkimi per me shume se 1.600 makina. Duke iu pergjigjur kerkeses se madhe per qendra moderne tregtare, ky projekt do te nxise konkurrencen dhe do te reklamoje standarde te cilesise se larte ne sektorin e shitjeve me pakice ne Shqiperi. Ndertimi i kesaj qendre tregtare, do te krijoje mundesi te reja punesimi dhe do te ndihmoje ne modernizimin e kesaj zone periferike te Tiranes. Sipas informacionit per shtyp, paketa e financimit nga BERZH me vlere 24 milione euro, do te forcoje strukturen kapitale te projektit dhe do te mbeshtese sektorin e shitjeve me pakice ne Shqiperi ne kete periudhe krize, kur financimi afatgjate eshte i paket. Drejtoresha e Departamentit te Pasurive te Patundshme dhe Turizmit te BERZH, Sylvia Gansser-Potts, eshte shprehur se "ne jemi shume te kenaqur qe po mbeshtesim zhvillimin e nje qendre moderne tregtare ne Shqiperi. Qendra tregtare "East Gate" do te sjelle nje eksperience te re dhe me cilesore per bleresit, si dhe do te ndihmoje ne shnderrimin e periferive te Tiranes ne qendra moderne. Ky projekt verteton se sektori i infrastruktures tregtare ne Shqiperi eshte i shendetshem dhe ka mundesi te pershtatet per te perfshire instrumente inovatore financimi ne tregun aktual te veshtire te huadhenies". Ndersa presidenti dhe drejtori Ekzekutiv i Balfin Group, Samir Mane, ka vleresuar angazhimin e BERZH-it ndaj projektit dhe kompanise qe ai drejton. "Jemi krenare qe po vazhdojme marredhenien tone te suksesshme me Banken. Te sigurosh financim dhe te terheqesh investitore ne klimen aktuale ekonomike eshte nje arritje shume e madhe. Tregu i shitjes me pakice ne Shqiperi eshte akoma ne hapat e tij te pare dhe ne jemi shume te kenaqur qe do t'i sjellim konsumatoreve shqiptare akoma me shume produkte te reja", tha ai. Prej fillimit te aktivitetit ne Shqiperi ne vitin 1992, BERZH ka investuar rreth 450 milione euro ne me shume se 30 projekte ne sektoret e infrastruktures, korporatave private, energjise dhe ne sektorin financiar. investimet e BERZH-it jane plotesuar me investime shtese prej 945 milione euro.

    Te dhenat e projektit

    Qendra e re tregtare, do te jete qendra me e madhe e stilit perendimor ne Shqiperi.

    Siperfaqe dyqanesh prej 39.000 metrash katrore, si edhe vende parkimi per me shume se 1.600 makina

    Paketa e financimit nga BERZH me vlere 24 milione euro, do te forcoje strukturen kapitale te projektit dhe do te mbeshtese sektorin e shitjeve me pakice ne Shqiperi.

    Prej fillimit te aktivitetit ne Shqiperi ne vitin 1992, BERZH ka investuar rreth 450 milione euro, ne me shume se 30 projekte ne sektoret e infrastruktures dhe korporatave private.

    KJ

  2. #2
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Per projekte te tilla ka nevoje Shqiperia, per projekte moderne, per projekte qe hapin vende pune e rrisin mireqenien e njerezve.

    Disa foto nga projekti:







    -----------------------------------------------------------------------------------------------------
    Tirana East Gate

    Nje nga projektet tona te shumta, eshte nje qender tregtare gjigande e quajtur "Tirana East Gate" (Porta Lindore e Tiranes), me vendodhje ne Jug- Lindje te Tiranes.

    Ai konsiston ne 50,000 m2 per perdorim te shitjes me pakice, argetim dhe ambjente zyrash. Qendra do te jete me dy kate; gjithashtu do te perfshihen minimumi 1500 vende parkimi nen toke dhe mbi toke, ambjente argetimi, restorante, bowling, 6 kinema te pershtatura, lojra, bilardo, qendra te vogla fitnesi dhe pishina te mbyllura, supermarke dhe dyqan elektronik.


    Arkitekti projektues i ketij projekti eshte "Laguarda Low" nga Teksas, SHBA, projektuesi i struktures eshte "Conisbee" nga Anglia, ndersa projektuesi mekanik dhe elektrik eshte "Curona Design", nga Anglia.
    Kjo qender ka avantazhin, sepse ne afersi eshte planifikuar te kaloje rruga e unazes, si dhe eshte e vetmja qender tregtare e aprovuar per kete zone gjeografike ne Tirane.

    Sipas faqes se kompanise punimet do nisin me 15 janar.

    (burimi i lajmit :http://www.manetci.com.al ; burimi i fotove: urbania.al)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jack Watson : 17-06-2009 mė 16:17
    Life's too short to remove USB safely.

  3. #3
    Sa do te kushtoj nje projekt i tille? E ka ndonje idene?

  4. #4
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Pa marrur parasysh harxhimet e kėtij projekti, njė gjė ėshtė e qartė Shqipėria po pėrparon nė ēdo aspekt me hapa tė mėdhenjė dhe tė pandalshėm. Ēdo popull krenohet kur sheh vendin e tij kėshtu, unė edhe pse larg mėmėdheut, kėtė periudh qė po kalon Shqipėria me gjithė kėtė ecje pėrpara e pėrjetoj nė njė krenari tė papėrshkrueshme.

    Vazhdojmė..
    Sui generis

  5. #5
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar mė parė nga Apolloni@ Lexo Postimin
    Sa do te kushtoj nje projekt i tille? E ka ndonje idene?
    24 milion euro. Lexo artikullin per me shume.
    Life's too short to remove USB safely.

  6. #6
    Citim Postuar mė parė nga Jack Watson Lexo Postimin
    24 milion euro. Lexo artikullin per me shume.
    Kerkoj falje. Mendova se artikulli qe solle ti ishte per nje projekt tjeter.

  7. #7
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Punimet vazhdojnė pėr qendrėn tregtare 'Tirana East Gate". Fotot janė tė marsit 2010.






    Life's too short to remove USB safely.

  8. #8
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549


    Life's too short to remove USB safely.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,775
    Keto vepera te medha "socialiste",sherbejne per te shitur mallerat e huaja ne Shqiperi.
    Te pakten,do kenaqim pensjonistat.Te shikojne dhe ata perpara se te vdesin.

  10. #10
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Keto vepera te medha "socialiste",sherbejne per te shitur mallerat e huaja ne Shqiperi.
    Te pakten,do kenaqim pensjonistat.Te shikojne dhe ata perpara se te vdesin.
    Ē'rėndėsi ka! Si thua ti mė mirė tė bėhen apo tė mos bėhen fare? E pakta e tė paktave shumė persona do tė punėsohen nė kėtė qendėr tregtare. Gjatė ndėrtimit janė tė punėsuar 450 punėtorė, kur tė vihet nė punė do krijojė 1700 vende punė, nga tė cilėt 1000 do tė jenė tė pėrhershme. Nuk janė pak. Shqipėria do tė nisė tė prodhojė gradualisht, pėr fat tė keq skemi patur klasė politike largėpamėse qė krijonte politikat e duhura, por unė jam optimist, vitet e fundit po hapen gjithmonė e mė shumė sektor prodhues.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jack Watson : 02-04-2010 mė 20:32
    Life's too short to remove USB safely.

Faqja 0 prej 24 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shkrimet e Hershme: Bariu i Hermansit
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-12-2006, 08:01
  2. Beteja e Atlantikut 1939-1945
    Nga Toro nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-03-2005, 23:59
  3. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •