Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1

    Biznesi: Të krijohet sa më parë tregu ekonomik i përbashkët 7-milionësh

    Biznesi: Të krijohet sa më parë tregu ekonomik i përbashkët 7-milionësh

    TEUTA SHAMKU

    Kërkohet angazhimi i politikës shqiptare dhe asaj kosovare

    Duhet të nisë hartimi i politikave zhvilluese në të dy vendet

    * * * *



    Herët është hedhur ideja si nga politika shqiptare ashtu dhe ajo kosovare për krijimin e një tregu të përbashkët mes dy vendeve tona. Por deri më tash ideja ka mbetur vetëm e tillë, ende asgjë nuk është bërë për konkretizimin e politikave konkrete për zhvillimin e këtij tregu. Tashmë rruga “u kry” e krijimi tregut ekonomik të përbashkët është më i mundur. Biznesi shqiptar ka kërkuar angazhimin e politikës shqiptare dhe asaj kosovare për krijimin e këtij tregu. Konfindustria ka shprehur shqetësimin e saj se vonesat në ndërtimin e politikave të përbashkëta ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës për krijimin e Tregut Mbarëkombëtar Shqiptar 7-milionësh do të ulin ndjeshëm në terma efektivitetin ekonomik të investimeve strategjike me vlerë të lartë, sikurse është rruga Durrës-Kukës dhe investimet në rrjetet energjitike të të dy vendeve. Në këtë kuptim Konfindustria i kërkon vendimmarrjes politike në Shqipëri dhe Kosovë, që sa më shpejt të merret nisma për krijimin e një Këshilli të Përbashkët të Nivelit të Lartë, për të bërë të mundur hartimin e politikave të nevojshme për ndërtimin e Tregut Ekonomik Shqiptar të hapur edhe për vendet e tjera të rajonit, sipas përvojës së BE-së. Konfindustria i quan kohë të humbur me pasoja të rënda për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të Shqipërisë dhe Kosovës dhe mirëqenies së shqiptarëve, vonesat e krijimit të legjislacionit të nevojshëm për ndërtimin e Tregut Ekonomik të Hapur Mbarëshqiptar, si mundësia më e madhe për të bërë të mundur tërheqjen e investimeve të mëdha strategjike të huaja, fuqizimin ekonomik/industrial të domosdoshëm dhe rritjen e mirëqenies së shqiptarëve. Konfindustria, duke përfituar edhe nga afrimi i zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit në Shqipëri, kërkon nga vendimmarrja politike e të gjitha ngjyrave të kenë si qëllim parësor në programet e tyre zgjedhore dhe më pas në zbatim, pikërisht përgatitjen e politikave të përbashkëta financiare, fiskale, ekonomike, të tregut të punës etj. ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, me qëllim që të ndërtohet dhe të funksionojë në një kohë sa më të shpejtë tregu i hapur ekonomik mbarëshqiptar. Me keqardhje vihet re se ndërkohë që investimet në infrastrukturë rrugore, portuale dhe energjitike po ecin me hapa të shpejtë, ndërtimi i politikave për krijimin e legjislacionit të duhur për krijimin e tregut të përbashkët shqiptar është mjaft i ngadaltë. Përjashtim bën sektori i energjitikës, në të cilin është përparuar në mënyrë të kënaqshme në harmonizimin e sistemit energjitik të Kosovës dhe Shqipërisë me përfitim të ndjeshëm të dyanshëm.


    07/06/2009

    standard

  2. #2
    A ka ekonomiste apo studente te ekonomise qe mund te japin ide se si krijohet dhe funksionon nje treg i perbashket shqiptar ne Ballkan?

    Cfare duhet te behet qe ndermjet shqiptareve te mos kete pengesa doganore, pengesa tatimore, perngesa ne hapjen e biznesit, pengesa ne sistemin e kreditimit, pengesa ne dokumentacione te ndryshme, pengesa ne magazinimin dhe ruajtjen e mallrave, pengesa ne sistemin e pagesave, pengesa ne licensim etj etj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 07-06-2009 më 05:38

  3. #3
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Lehtesira me e madhe qe i behet biznesit nder vllazeror Shqioeri kosove,,,,eshte trasnporti...pra arritja nga Prishtina ne Durres dhe Tirane per 4 apo 5 ore...lidhja e Kosoves me portin me te madh te vendit, kjo do ndidhi shum shpejt besoj sidomos me perfundimin e rruges Durres kukes...pjesa nga ana e Kosoves eshte me e lehte per tu arrit.

    Dy qeverite tona me mundesite perkatese duhet me cdo kusht te japin kredi me nivele te ulta interesi te permirsohen nivelet dhe kapaciteti prodhues i komoditeteve te ndryshme...ama me e rendesishmja duhet te jete bujqesia, kemi kapacitete te majftushme qe te plotesojme kerkesat tona persa i perket ushqimeve.

    Qeverite e dy vendeve tona, duhet patjeter te shkaterrojne gjitha barrierat financiare qe mund te egzistojne midis dy vendeve tona vllazerore. Kjo mundeson ulen e cmimit tek konsumatori perfundimtar.

    Te krijojne nje dhome te perbashket biznesi, qe te perfaqesoje interesat e cdo fushe biznesi, individualisht e cdo njeres.

    Edhe nje gje shum praktike qe qeveirte e dy vendeve mund te ndermarrin eshte kjo: shikimi i listes se mallarave te c'doganuara dhe nga aty te ndermarrin politika te caktuara.

    Lehtesira kryesore qe dy vendet tona kan, eshte ndenja vllazerore ndaj njeri tjetrit, deshira e madhe qe te shohin njeri tjetrin qe te ecin perpara, kerkesa per prodhime tona dhe jo te tjeter kujt.....kjo eshte lehtesia me e madhe e biznesit qe vjen vet nga ana e konsumatorit, qeverite pritet te luajne pjesen e tyre.

  4. #4
    Sa ja kane arritur deri sot shqiptaret qe te krijojne tregun kombetar shqiptar?

    Cfare roli po luan politika e dy aneve te kufirit?

    Cfare roli luan veçanerisht shteti shqiptar ne krijimin e ketij tregu?

    Personalisht e shikoj si nje deshtim dhe paaftesi e te gjithe klases politike shqiptare, faktin qe edhe sot e kesaj dite shkembiet ekonomike mes veti jane ne nivele shume te uleta.

    Cfare nuk shkon? Kush pengon?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Citim Postuar më parë nga Homza Lexo Postimin
    Lehtesira me e madhe qe i behet biznesit nder vllazeror Shqioeri kosove,,,,eshte trasnporti...pra arritja nga Prishtina ne Durres dhe Tirane per 4 apo 5 ore...lidhja e Kosoves me portin me te madh te vendit, kjo do ndidhi shum shpejt besoj sidomos me perfundimin e rruges Durres kukes...pjesa nga ana e Kosoves eshte me e lehte per tu arrit.

    Dy qeverite tona me mundesite perkatese duhet me cdo kusht te japin kredi me nivele te ulta interesi te permirsohen nivelet dhe kapaciteti prodhues i komoditeteve te ndryshme...ama me e rendesishmja duhet te jete bujqesia, kemi kapacitete te majftushme qe te plotesojme kerkesat tona persa i perket ushqimeve.

    Qeverite e dy vendeve tona, duhet patjeter te shkaterrojne gjitha barrierat financiare qe mund te egzistojne midis dy vendeve tona vllazerore. Kjo mundeson ulen e cmimit tek konsumatori perfundimtar.

    Te krijojne nje dhome te perbashket biznesi, qe te perfaqesoje interesat e cdo fushe biznesi, individualisht e cdo njeres.

    Edhe nje gje shum praktike qe qeveirte e dy vendeve mund te ndermarrin eshte kjo: shikimi i listes se mallarave te c'doganuara dhe nga aty te ndermarrin politika te caktuara.

    Lehtesira kryesore qe dy vendet tona kan, eshte ndenja vllazerore ndaj njeri tjetrit, deshira e madhe qe te shohin njeri tjetrin qe te ecin perpara, kerkesa per prodhime tona dhe jo te tjeter kujt.....kjo eshte lehtesia me e madhe e biznesit qe vjen vet nga ana e konsumatorit, qeverite pritet te luajne pjesen e tyre.
    POLITIK_HANET E TE DY ANVE DUN ME E PAS TE TANE PER VEDI E KJO PA DYSHU DO TSJELLI NJI NGADALSIM E KORRUPSION NE FUSHEN E BASHRENDITJES SE TREGTISE NDERVEDI.....ME HEK KREJT PIKAT DOGANORE, ME PAS LIRSHMENI E BESUESHMERI E TREGTIA DO TE SHKOJE RRJEDHSHEM.
    PO NE NUK KEMI NDJENJA VLLAZNORE... NA JENA VLLAZEN O VLLA

    SHUM MA MIRE MENDOJ SE DO TE ISHTE PO TE SHFRYTEZOHEJ SHNGJINI PER TRANSPORTIN E DARDANIS .......NJI NDARJE E DREJTE E PORTEVE TE SHQYPNIS DO TE KRIJONTE NJE PERPJESTIM TE DREJTE TE TRANSPORTIT TE MALLRAVE DHE TE NJERZVE DUKE MOS KRIJUE TRAFIK E BLLOKIM PORTESH
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

Tema të Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  3. Kryeministri i Kosovës jep dorëheqjen
    Nga rudo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52
  4. Aktakuza e tribunalit të Hagës për Haradinaj
    Nga I-amëshuar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 14:58
  5. Haradinaj nuk do të shkojë në KS të OKB-së
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •