Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 67
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926

    Besnik Bare , djali i një ish-kryetarit të "Degës Puneve te Brendshme"

    Kryetari i PS se Tiranes dhe numri dy ne listen e kandidateve per deputet ne Tirane Besnik Bare, djali i nje ish-kryetari te "Deges Puneve te Brendshme", demostron ne emisionin "Opinion", se perse u atakua ligji "Per hapjen e dosjeve"

    Per ata antare te AF me moshe nen 30 vjeç:
    Ne çdo rreth te Shqiperise (dikur Shqiperia ishte e ndare ne 26 rrethe, ne mos gaboj) Ministria e Brëndshme dhe Sigurimi i Shtetit kishin nga nje degë, filial, divizion operacional, qe ishte "Dega e Puneve te Brendshme".
    DPB merej me përgjimin e qytetareve ne rrethin perkates, arrestimet, hetuesine, turturen, padine, denimin me burg, egzekutimin e te denuarve me vdekje dhe varrosjen e tyre ne vende sekrete.
    DPB merrej me internimin dhe persekutimin e familjeve te te denuarve politik.
    DPB realizonte mbushjen e burgjeve "Kampe Pune" me "puntore pa pagese" (p.sh. Per te aritur planin e nxjerrjes se mineraleve ne vitin 1975 Partia mendonte se duheshin edhe 2600 te burgosur te rinj. Nga ky numer DPB te rrethit Shkoder i ngarkohej detyra qe te burgoste 200 qytetare brenda 6 muajve te ardhshem. DPB qe kishte nje liste me emrat, per te tilla raste, e realizonte "normen" 5 muaj para afatit ).

    Pra shkurt. Çdo antar i DPB ishte pak a shume nje kriminel.
    Kryetari i DPB ishte Kryekriminel.



    Sot ne enisionin "Opinion" te Blendi Fevziut, ne nje moment te caktuar Edi Paloka i thot Besnik Bares:
    - Sapo me erdhi nje SMS nga votuesit e qarkut Lezhe, te cilet me thone se babai yt ka qene kryetar i DPB.

    Besnik Bare i pergjigjet me ate strategji qe PS perpunoi dhe kishte, kur dergoi ligjin per "Hapjen e dosjeve" tek Gjykata Kushtetuese e Fehmi Abdiut:

    -Vertet babai im ka qene kryetar i DPB, por tek e fundit kete e dinin te gjithe.
    Me te rrezikshem ne ate sistem ishin spiunet, qe nuk i njihte njeri.

    Paloka: - Si ore qenkan spiunet me te rrezikshem se oficeret e sigurimit???!!!
    Yt atë ka qene kriminel, jo thjesht i rrezikshem.

    Bare: - Familjaret e tu kane qene spiun.


    Pra me mos hapjen e dosjeve, i lind e drejta çdo kujt ti thotë cilitdo spiun ose bir spiuni.
    I ofenduari edhe po te doje te mbrohet nga kjo shpifje/akuze morale, nuk mundet pasi dosjet jane te mbyllura.
    Ne fund detyrohet te bej ate qe beri Paloka.
    Perpak sa nuk i iku petlla dhe desh na e rrahu shoqen Besnik para kamerave.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antimafia : 03-06-2009 më 19:44

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    bir "shefi" njeri, bir "bashkepuntori" tjetri - bij te kriminalizuarsh; hidh e prit, pjella sigurim-puniste ...

    i paska ik fragranca "bashkefajtorve" me ne krye salis ...

  3. #3
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Po ky Besnik Bare e ka ndonje gje ate Sokol Baren ???
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,015
    Nuk do te mbyllen ato plage per Shqiptaret asnjehere dhe megjithese nuk jam per kete me behet qejfi qe njehere ne 4 vjet kujtohet ajo kohe sepse shume te rinj sot nuk e imagjinojne dot c'fare familjet si tonat kane hequr. Nuk e imagjinojne dot qe ka me qindra njerez qe as vari per ti cuar nje lule nuk i dihet. Bare apo kushdo qofte nqs jeta e tij eshte ndihmuar ne nje fare menyre nga jetet e atyre qe babi i tij ka marre ne qafe, kurre mos u zgjedhte deputet, sepse si i tille perfaqeson edhe disa prej nesh.
    Nje komb, nje gjuhe, nje shtet.
    https://chng.it/LqW9qg4bkD

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Akuzave te tilla u ka ikur koha dhe nuk e kane me vendin ne politiken shqiptare. Kane kaluar 2 dekada nga rrezimi i komunizmit dhe askush nuk perfiton gje duke e mbajtur koken mbrapa dhe duke akuzuar edhe femijet e brezit te vjeter. Te gjithe ata politikane qe bien ne kete nivel jane politikane amatore qe ne mungese te intelektit dhe ideve te reja, ngelen ne nivelin e sulmeve personale.

    Hapja e dosjeve nuk duhet pare si nje "denim te se kaluares" por si nje divorc me te kaluaren. Ne gjithe jeten e tij politike ne Shqiperi, Tritan Shehu ka thene vetem nje fjale me mend: "Ne ate sistem te gjithe ishin viktima, si ata te persekutuarit nga sistemi, edhe ata qe u kthyen ne vegla te atij sistemi."

    Diskutoni planet, platformat tuaja politike e boll me kete militantizem paranojak.

    Albo

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Cdo njeri varet per kembe te veta dhe me ate qe ka mbi supe.
    Ska gje me te ulet te meresh me prindet. Ata punuan e jetuan me mendjen dhe vullnetin e vet si diten vete.
    Ne sot jemi individe te tjere me mendjen dhe vullnetin tone dhe e bejme jeten tone si ta duam vete.
    Diktatura e ndyre komuniste qe ajo qe te te bente llogarite per familjen dhe kanuni Leke Dukagjinit.
    Te dyja jane jashte kohe dhe eshte injoranca me e madhe te pretendosh sot ne 2009 i biri ketij i biri atij.
    Nese bijte e komunisteve mesuan dhe u bene me te pergatitur qe thjesht shansi i tyre ngaqe kishin me teper mundesi per jeten ne krahesim me pjesen tjeter te popullsise.
    Dhe kjo karrelate injorante qe po beni po te doni ta beni tamam bejeni per te dy krahet edhe per pd edhe per ps. Do shikoni qe me shume kryetare dege ka ne pd sesa ne ps.
    Dhe mos perfitoni qe ps nuk meret me keto pislleqe injorantesh se i quan te kaluara keto gjera.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mir thua ti juan.. por kur thua qe ps nuku merret me kto pislleqe eshte si te thuash peshku nuku e don ujin..
    ps o djale eshte pikerisht vet pislleku qe i shpiki e i perdori kto pislleqe tash 70 vjet..
    eshte pd qe hapi nje ere te re ne kte ceshtje.. e jo ps..
    te kish halla ashtu do i thoshin xhaj o jani..
    ku ta gjejm te kemi nje ps sic thua ti qe na qenka..

    ps eshte fabrike e shpifjes e zhbirilimit e e spiunimit..



    ..

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Besnik Bare , djali i një ish-kryetarit të "Degës Puneve te Brendshme

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Akuzave te tilla u ka ikur koha dhe nuk e kane me vendin ne politiken shqiptare. Kane kaluar 2 dekada nga rrezimi i komunizmit dhe askush nuk perfiton gje duke e mbajtur koken mbrapa dhe duke akuzuar edhe femijet e brezit te vjeter. Te gjithe ata politikane qe bien ne kete nivel jane politikane amatore qe ne mungese te intelektit dhe ideve te reja, ngelen ne nivelin e sulmeve personale.

    Hapja e dosjeve nuk duhet pare si nje "denim te se kaluares" por si nje divorc me te kaluaren. Ne gjithe jeten e tij politike ne Shqiperi, Tritan Shehu ka thene vetem nje fjale me mend: "Ne ate sistem te gjithe ishin viktima, si ata te persekutuarit nga sistemi, edhe ata qe u kthyen ne vegla te atij sistemi."

    Diskutoni planet, platformat tuaja politike e boll me kete militantizem paranojak.

    Albo
    Albo ti gjen shpetimin tend ne shprehjet e Tritan Shehut dhe atyre te tjereve qe mundohen te perkufizojne viktimizimin e gjithe popullit ne dy a tre shprehje te vetme.
    Ne kohen e diktatures demokratike mbaj mend djalin e komandantit te repartit ushtarak kjo e fundit ndertuar ne dalje te qytetit ku kam lindur, qe sillej teper i perkedhelur jo vetem nga prinderit por edhe nga shoqeria pereth. Perse mos te them se edhe jeta e tij personale shkonte vaj. Mbiemrin Cami e kishte, emrin nuk ja mbaj mend. Sic duket jeta atij i ka shkuar vaj edhe me vone pasi babane e tij ai e kishte rang te larte udheheqesish ushtarake dhe meqenese ata te perkedhelurit nuk kishin cfare te mesonin tjeter pervec dreqnive te tjera qe te impononte ai rregjim por edhe dreqnive qe dilnin edhe spontanisht, nuk mendoj se i biri i atij ushtaraku te kete shume ndryshim nga i jati. Kete bindje kam une.
    Sa per ceshtje kombetare, nuk besoj se ke arritur te kuptosh shume se cfare demesh solli ai rregjim dhe cfare demesh mund te sjellin pinjollet trashgimtare te atyre qe mbajten nje popull si ne nje burg te vertete.
    Shiko me vemendje AKSH(armata kombetare shqiptare) qe para pak ditesh eshte themeluar per te bere te mundur bashkimin e trojeve shqiptare. Sa AKSH-ja kane dale deri me tani dhe sa AKSH-ja kane luftuar ne Kosove dhe Maqedoni?
    Ata dolen tani kur u krijuan mundesite dhe perpiqen te bejne te mundur ate qe paraardhesit tane te para 1940-s deshen te benin me te gjitha mjetet dhe qe u flijuan e u martirizuan per ceshtjen kombetare e qe me pas ne Shqiperi komuniste trashgmitaret e tyre u denuan me burgje dhe pushkatime. Merr shembull shkuljen e eshtrave te at Gjergj Fishtes ( sa ishte gjalle nen ombrellen e nje prifti luftonte per ceshtje kombetare) dhe hedhjen e tyre ne lume.
    Nuk e kuptojne o Albo se cfare do te thote nacionalizem por dine te thone se meqenese nje balerine eshte muskuloze, edhe ne aktin seksual ajo eshte nje balerine e vertete ose sic e kane nje shprehje tiransit
    buke e bostan
    pi..dh e duhan



    Berisha: Kenga "Cohu" e Rames, me motive serbe

    Fatjona Mejdini
    E Enjte, 04 Qershor 2009
    Vlora ka qene stacioni i djeshem i kreut te qeverise, per te promovuar punen e tij, per te treguar projektet per te ardhmen, dhe per te sulmuar liderin socialist, qe sipas tij po i shmanget fushates. Nga sheshi i Flamurit ne Vlore, kryeministri Berisha akuzoi kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama se kenga "Cohu" e fushates se tij zgjedhore eshte nje kenge e marre nga internacionalja socialiste apo nga cetniket serbe. "Ti me kete kthehesh mbrapa shume. Kengen "cohu, cohu" e ke marre nga Internacionalja Socialiste, apo kenge te cetnikeve serbe, kete nuk e di", ironizoi kryeministri Berisha gjate mitingut te mbajtur ne sheshin kryesor te Vlores. Njeheresh kreu i ekzekutivit, qe nga qyteti bregdetar, i beri perseri thirrje, Edi Rames ta vendoste emrin e tij ne krye te listes se kandidateve per deputet te PS-se, thjeshte per treguar burreri, sipas tij. "Sheshi i flamurit eshte sheshi i nderit, i dinjiteti te qytetareve te kombit. I bej nga ky shesh thirrje zotit Rama. Vendose emrin ne krye te listes se partise tende. Dil ne shesh te burrave, mos bej ate qe nuk e ka bere ndonje lider partie i nje vendi te lire", deklaroi Berisha, duke theksuar se Ramen e priste humbja e sigurt ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ne Vlore, kryeministri Berisha deklaroi se ne kater vitet e ardhshme, ky qytet do te perfundoje shnderrimin e tij ne nje nga monopolet me te fuqishem te Shqiperise dhe te rajonit. "Jane ndertuar dhe rindertuar qindra shkolla, ujesjelles, kanalizime, qendra shendetesore, por ne kater vitet qe vijne Vlora do te jete kantieri i madh i Ballkanit. Ne kater vitet qe vijne Vlora do te kete portin me te madh te rajonit", premtoi kryeministri Berisha. Kreu i qeverise theksoi se rruga e kombit ajo Durres-Kukes, ishte nje rruge e cila do ta nxirrte Vloren ne lartesine e saj me te madhe, duke e lidhur me Ballkanin dhe me Evropen njekohesisht. "Porti dhe rruga e kombit jane te lidhur me njeri-tjetrin si shpirti me trupin dhe dua tu them ketu se armiqte e rruges jane armiqte e Vlores. Rruga e nxjerr Vloren ne lartesine e zhvillimit me te madh ne historine e saj , se rruga e ben portin e Vlores , portin me te fuqishem, te brigjeve te te gjithe rajonit", deklaroi Berisha, duke shtuar se rruga ishte ndertuar edhe per t'i sherbyer shqiptareve ne Kosove. Kryeministri Berisha deklaroi se ne mandatin e saj te dyte punesimi do te ishte nje nga ceshtjet kyc te punes se saj. Sipas tij, vetem porti i Vlores do te punesoje 30 mije deri ne 50 mije qytetare. Po keshtu Berisha theksoi se ne daten 8 qershor ne kaskaden e Devollit nisin punimet per projektin hidroenergjetik me te madh te Evropes, i cili do te punesoje 5 deri ne 7 mije punetore. "Shume flasin per punen, por ku do ti punesojne. A mund te punesojne ata te dashur vlonjate,qe votuan kunder marreveshjeve koncesionare, me te cilat punesohen se paku 100 mije shqiptare", deklaroi Berisha per socialistet. Sipas tij, qeveria qe ai drejton vetem ne Vlore, ka investuar gjate 4 viteve te fundit mbi 500 milion euro, duke ndertuar 300 km autostrada, rruge nacionale dhe dytesore, qindra shkolla, qendra shendetesore dhe ujesjelles.

    "Zhurma per kartat e identitetit, Rama s'do pjesemarrje ne zgjedhje"

    Kryeministri Berisha deklaroi dje nga Vlora se procesi i shperndarjes se kartave te identitetit po ecen me ritme te kenaqshme dhe mund te quhet nje proces i shkelqyer.

    "Procesi i pajisjes se qytetareve shqiptare me karta identiteti, eshte nje proces i shkelqyer", deklaroi kreu i qeverise nga Vlora. Ne nje konference per shtyp per gazetaret kreu i qeverise theksoi se zhurma qe po behet per kartat e identitetit, eshte per te mbuluar deshiren e Edi Rames, per te mos marre pjese ne zgjedhje. Ne menyre te perseritur perfaqesuesit e opozites kane deklaruar se procesi i kartave te identitetit ka probleme te shumta. Po keshtu socialistet kane kerkuar te dhena te here pas hershme per kete proces.

    "koha jone"
    Ndryshuar për herë të fundit nga Reschen : 04-06-2009 më 08:09 Arsyeja: :

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    hha po kryetari i pd sali berisha ka qene sekretare i partise punes
    skender gjinushi ka qene minister arsimi e lista nuk ka fund

    te gjithe politikanet e soteshem kane lidhje me te kaluaren komuniste

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Akuzave per kriminelet e diktatures komuniste ne Shqiperi nuk do ju iki koha, per aq kohe sa dosjet nuk do hapen dhe ata qe bene krime nuk kerkojne falje per krimet e tyre.
    Femijet e ish-kriminerleve dhe ish-bashkpuntoreve te ketyre krimineleve duhet te distancohen nga krimet e prinderve te tyre (ne menyre individuale, jo te pergjithshme).
    Vetem ateher do mund te sherohet shpirti shqiptar (qofte i viktimave, qofte i xhelateve).

    I vetmi shqiptar (qe une di),i cili ka bere nje distancim nga krimet e babit te tij dhe ka kerkuar ndjese edhe ne emer te babait te tij, eshte zoti Bashkim Shehu, djali i Mehmet Shehut.

    Asnjeri nuk e ka ndaluar Besnik Baren te bente te njejten gje.
    As Ilir Xhelil Gjonin, as Ditmir Sul Bushatin, as Qemal Tahir Minxhozin, as Besnik Rrapo Dervishin, etc. etc.
    (per me shumë lexoni listen e meposhtme dhe krahasoni mbiemrat ne kete liste me ato te "Politikes re":
    http://files.osa.ceu.hu/holdings/300/8/3/text/1-6-117.shtml )
    Ky distancim jo vetem qe do i qetesonte ata personalisht shpirterisht, por do ju a rriste figuren dhe integritetin ne syte e çdo shqiptari (i majte, i djathte apo neutral qofte).

    Perkundrazi.
    Besnik Bare e mbrojti babain e tij kryekriminel, duke dashur qe krimet e tij ti paraqes si me te vogla se sa spiunlliqet e spiuneve, te cilet u rekrutuan ne te shumtin e rasteve pas presionit dhe kercenimeve te babait te tij.

    -------------------
    ------------------

    P.s.
    Kur merrem me keta persona, nuk po merrem me te kaluaren.
    Por me te ardhmen.
    Ata mund ti quash qe sot deputet, pasi renditen ne listen e PS ne vende 100% te sigurta.

    Perpjekjet duhen bere, qe partia e tyre te mos kete mazhorancen dhe te mos kene shans per te drejtuar Shqiperine pa pastruar me pare shpirtin nga mekatet.


    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antimafia : 04-06-2009 më 08:32

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Shteti dhe Individi ne Islam.
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-12-2005, 08:55
  5. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •