Brar lerini biografite se jane atavizma injorantesh.
Dhe kerkoja vete Saliut kur erdhi ne pushtet per here te pare. Athere prisnim te gjithe me urrejtjen tone legjitime te denohesh sic e do demokracia ai komunizem barbar shqiptar.
Dhe e denoi Saliu me kafet e Nexhmijes qe ngelen legjende.
Tani iku koha se komunistet po vdesin vete nga perendia.
Ose skane me asnje fuqi vecse te tregojne historite me zhurmues.
Prandaj sa me shume beni ju qeflinjte e pd eshte biri ketij, eshte biri atij tregoni qe jeni akoma shqiptare me bisht.
[QUOTE]Kerkush nuk ka te drejte te gjukohet apo te lavderohet per te akluaren e prinderve te tyre.Prindi eshte nje dhurate per femijen dhe i pa gjykueshem prej tijV.Hygo.
Zotteri ti qe na perllais se ke mendje tjeter,perse qendron ne te njeten llogore.Nuk them ti gjykosh prinderit por te analizosh jeten e tyre dhe te nxjerresh mesime per te ardhmen.Ne s'degjuam te thone as me fal!
kush thote se spiuni dhe sigurimsi jane njelloj?Te ta marin babain ne 12 te nates zvarre neper shkalle e te nesremen merrvesht se ta kane pushkatuar,e me von pa fund persekutim pa meshire deri ne dhunim te personalitetit dhe qenkemi njelloj?Njelloj xhelati njelloj me viktimen?Bobobo!Kujt ja shet keto mor qenie e lig.Brenda sistemit ishim te gjithe por nuk u sollem njelloj.Dhe sot nuk hakmerremi, sepse perjetesisht kemi qene me te miret, jemi njerezor.Te them une se cje tinjejti fidan iligesie.Benti si do vete.Ben se ne koke ke te montuar te njetin Soft te prinderve te tu, terhiqesh nga ai grafitet.Skeni vullnet te beheni kritike te se shkuares, te jepni nje shembull nga jeta e nje sigurimsi mentaliteti i tij, si e konceptonte ai jeten mardheniet me njerzit me miqte me shoket,me vellezrit , me gruan dhe femijet.Mbi bazen e dyshimit e te pabesise.Mbi bazen e kapjes se shprehjes, perpunimit dhe kthimit ne viktime.O te pa turp e mizor, jemi ne qe vazhdojme tevuajme prej jush dhe jo ju prej nesh.Ju po vazhdoni te vidhni te presekutoni te drogoni te sajoni krime qe ju sjellin te ardhura .Jeni ju akoma menaxhues te se keqes.Ne vetem se ju pengojme ndopak.Skemi me shume fuqi.I ligu eshte gjithmon prioritar, ai gjithmone ta hedh.Prandaj dua qe te besoj ne zot , per te gjet ngushellim,prandaj dua te shkoje ne kishe per tu lute dhe per ty qe te jesh me pak i lig neser ne mengjes.Ndoshta te kam rene ne qafe me kete shkrim se ndoshta ti sje i tille, por me mjaftoi koncepti e ketu nuk ka rendesi emri.U godita rende nga shkrimet dhe s"dita ke kapa.Por megjithate keto qe thashe dikush i meriton.
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-06-2009 më 11:20
Mu nuk me ngel hatri per ato qe shkruan po tregon se je kalli bosh dhe jashte logjikes normale te gjerave.
Citon Hygone e madh me te kuqe dhe me te zeze e kundershton ate po ti vete.
Cudi si se di akoma ti qe ata qe moren zvarre njerezit me ikjen e komunizmit qene pjesa me e urryer e diktatures dhe shumica e tyre u futen me vrap ne ate pd tende qe te shpetonin koken.
Ke brarin perfaqesues te tyre te denje, ke Fahri Balliun qe e kam pare me syte e mi ne Pogradec ne 87 ku i bertiste te rinjve qe degjonin pozdravin. Kam qene cilimi kur e kam pare dhe me eshte ngulitur surrati i tij me gunga prej spiuni sigurimi.
Ik o djale ha nje pjate groshe dhe mesoji gjerat sic kan ndodhur.
Zaten prandaj eshte kaq e zeze pd se ja japin sigurimsat tonin.
Prandaj akoma sot digjen makina, grisen postera, rrihen njerezit se jane brenda ushtria e zeze e Enverit qe vetem ashtu di.
Ndryshuar për herë të fundit nga juanito02 : 04-06-2009 më 09:47
keto akuza tregojne se ps nuk ka nje politike te re per ti ofruar qytetareve, por POLITIKEN qe ndoqen per 50 vjet me rradhe baballaret e atyre qe duan te drejtojne sot.
keto jane trashigimija e asaj te kaluare qe ju doni ta harroni.shqiptaret nuk harrojne izolimin,vrasjet e persekutimet qe iu bene ketij populli,SHQIPTARET NUK DO I HARROJNE EMRAT ATYRE QE I VRANE ,FEMIJET E TE CILEVE DUAN TE NA DREJTOJNE SOT.
...Tirana eshte e para
Shqiptaret po harrojne dhe kane falur shume gjera ajo qe mendoj une dhe nuk flas ketu per te gjithe te persekutuarit apo ata qe kane persekutuar eshte:
Persa kohe qe nuk funksionon drejtesia per epoken e komunizmit nqs ke nje te shkuar te dyshimte mos u merr me politike.
18 Vjet eshte kohe e gjate kur rri ne vend numero si shoqeria jone, por ka 100 vjet qe eshte hequr skllaveria ne Amerike edhe akoma diskutohet dhe punohet per te zbutur pasojat.
Ka 200 vjet qe shperngulja masive e Native Americans filloi po perseri vazhdohet te punohet ne ate drejtim.
Gjermania deri para 1 muaji extradoi nga Amerika nje 90 vjecar.
Gjermania akoma i paguan Izraelit per demet qe ndodhen 55 vjet me pare dhe per ne 18 vjet eshte kohe e gjate.
Nuk mendoj se ne Shqiperi do te sjelle ndonje revolte nqs del e verteta ne shesh, sepse politikanet te gjithe jane te perziere, per hir te Natos dhe te BE askush nuk do te vritet apo persekutohet pa te drejte, shumica e njerzeve kane nderruar jete, do te jete vetem nje formalitet qe te heqe ate hijen e dyshimit.
Qe neser kur te akuzosh dike qe babi yt ka bere dicka, mos te kethehet edhe ai pa asnje fakt por vetem me dyshim qe edhe fisi yt ka qene spiun.
Per disa prej jush qe jetoni ne Amerike, nqs e ndiqni politiken para disa vitesh kur Trent Lott ishte Majorit Leader ne Senat u detyrua te largohet per disa komente qe beri per Strom Thurmond qe ishte kundra African americans.
Me shume mund te gjeni ketu "http://archives.cnn.com/2002/ALLPOLITICS/12/09/lott.comment/"
Ndersa tek ne nuk ka marre askush pergjegjesi per nje eleminim sitematike per 50 vjet.
Ndryshuar për herë të fundit nga EdiR : 04-06-2009 më 10:51
Nje komb, nje gjuhe, nje shtet.
https://chng.it/LqW9qg4bkD
Ajo qe ju nuk kuptoni eshte se duke qene se ngadale po shenojme 20 vjetorin e divorcit me komunizmin, do te thote qe brezi i vjeter cdo dite e cdo ore qe kalon po i afrohet varrit. Do te thote qe shume nga ata "persekutuesit" apo "te persekutuarit" nga dita ne dite po e lene kete bote per te provuar ate boten tjeter tre pashe nen dhe.
Nese ti ke patur te persekutuar ne familje, ashtu sic kam patur edhe une, ti ke cdo te drejte te hedhesh ne gjyq persekutuesit, ti denoncosh me nje shkrim ne gazeta apo ne televizion. Ajo qe une po them eshte qe keto akuza nuk duhet te behen pjese e retorikes politike te politikaneve shqiptare. Pse? Per dy arsye qe une ti thashe me lart: a) shoqeria dhe vendi nuk perfiton asgje vetem sa polarizon shoqerine b) akuza te tilla ne gojen e nje politikani nuk jane gje tjeter vecse sulme personale ndaj figures se kundershtarit, e jo ndaj progamit apo ideve te tij. Kjo eshte politike e vjeter.
Shqiptaret nuk duhet te harrojne ate qe ndodhi ne ato 50 vjet, perkundrazi, muzeume dhe lapidare duhet te ngrihen per te gjithe ata qe humben jeten nga ai sistem ne mbrojtje te lirive themeltare te njeriut. Por ne te njejten kohe, pergjegjesia e politikes shqiptare nuk eshte ta mbaje vendin e shoqerin me koken prapra, por me koken perpara.
Te jesh patriot nuk do te thote "te marresh hak sy per sy e dhemb per dhemb". Ky ne fakt eshte nje moral pagan, nje moral shpellari. Patrioti di te fali, di te sakrifikoje per hir te zhvillimit te shoqerise pasi e shkuara nuk duhet te mbaje peng te ardhmen e ketij vendi. Brezi i ri i shqiptareve, ata 19 vjecaret e sotem qe kane lindur e jane rritur ne demokraci, nuk duhet te trashegojne te njejten urrejtje dhe nuk duhet te tregojne me gisht ashtu sic bene baballaret e gjysherit e tyre.
Sic e kam thene shpesh ne kete forum, dosjet nuk duhet te hapen si nje shkak per te polarizuar akoma me shume shoqerine shqiptare. Dosjet duhet te hapen vetem per te bere divorc me te kaluaren, ne menyre qe brezi i ri te mos helmohet me helmin e urrejtjen e se shkuares.Akuzave per kriminelet e diktatures komuniste ne Shqiperi nuk do ju iki koha, per aq kohe sa dosjet nuk do hapen dhe ata qe bene krime nuk kerkojne falje per krimet e tyre.
Sa per kerkimin e faljes, ajo nuk eshte dicka qe mund ta diktosh me ligj, ajo eshte dicka qe vjen si rezultat i shkarkimit te barres se nje shpirti te renduar nga mekati. Do te kete nga ata qe do te kerkojne falje, ashtu sic do te kete nga ata qe nuk do te kerkojne falje. Kjo nuk e ndryshon faktin qe te gjithe do te perfundojne ne nje destinacion: varr. Dhe ku i dihet, mbase ato gjyqe qe nuk u bene per se gjalli, behen edhe ne ate boten tjeter.
Po aq e denueshme moralisht eshte mungesa e faljes publike nga kriminelet, po aq e denueshme moralisht eshte abuzimi me dosjet qe bejne disa. Dhe me e bukura eshte qe ata qe bertasin me fort per hapjen e dosjeve dhe tregojne me gisht, jane disa prej personave qe direkt apo indirekt kane qene te implikuar me ate sistem.
Mua me gezon fakti, qe pas 17 vjetesh, "komuzmi" lakohet pak ne retoriken politike shqiptare. Kjo ne vetvete eshte nje arritje, jo nje mangesi.
Albo
Ja kjo eshte llogjike.
Te gjithe kemi vuajtur nen murtajen komuniste. Po sot Shqiperine po e mer ne dore nje brez i ri i cili ska asgje te perbashket me komunizmin. Brez qe eshte shkolluar jashte, brez me ide te reja per ta rimekembur ate vend tonin.
Komunizmi te ngelet teme per historianet e per ti treguar shqiprateve sa mbrapa i la ne tryezen e kombeve ajo murtaje qe ngriti kembet sociale per ti rene kokes.
Une me mendoj se prejardhja familiare eshte pjese e rendesishme e integritetit moral te kandidatit. Dhe integriteti moral eshte po aq i rendesishm sa edhe platforma qe kandidati premton te vere ne jete.
Ne rastin konkret p.sh. une dyshoj qe ky djali ne fjale do kete vullnetin politik per cuar deri ne fund hapjen e dosjeve (propozim i PS).
Dhe per ta pergjithesuar idene: A nuk kane premtuar dhe premtojne politikanet qiellin mbi toke sa here qe jane zgjedhjet?
A nuk degjenerojne keto premtime ne ca reforma gjysmake apo harrohen krejtesisht, sepse perfaqesuesit politike dorezohen perpara interesave klanore apo konjukturave te castit.
A nuk eshte mungese integriteti kur psh artiste, sportiste BigBrotheriste pa asnje pervoje politike, pa aftesi te provuara egzekutive, bile pa asnje lloj talenti te spikatur, pa prit e pa kujtu i shikon ne listat e kesaj apo asaj partie? A nuk eshte ofendim kur specie te tilla dalin ne fushate dhe te kerkojne voten?!
18vjet kohe nga e kaluara nuk jane shume. A nuk jane akoma komuniste dhe spiune te deklaruar te asaj kohe ne krye te partive aktuale. A nuk lind natyrshem dyshimi qe keta politikane (qe nje pjese per ironi perfaqesojne te djathten) nuk munden apo nuk duan te zbatojne reforma te caktuara, si psh ajo e prones.
Ndryshuar për herë të fundit nga Patrioti : 04-06-2009 më 12:14
Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.
Krijoni Kontakt