Close
Faqja 4 prej 16 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 160
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po cberi nanua qe nuk e deshen me socialistet..
    ai se cpati e filloj te flas per katharsise.. pra te pastrohemi po u thosh e filloj ti ngacmoje boset e selise roze me ca muhabete qe atyre nuku i pelqenin..
    njerit i thoshte lavatrice..tjetrit mir xhike..tjetrit bananja ..tjetrit citjanja.. pra u vinte ne dukje horrlleqet.. e ata than.. more ki ka luajtur menc.. ceshte keshtu o qe po na demaskon ne sy te miletit..
    i tha asaj boses natashe pacos.. na moj ti.. kur ryre ne parti.. ne ps dmth.. keshe nje fustan basme kombinati.. e nashti tha numeron hotel gratacielat e tua ne plazh.. etjetj.. dhe ca te tjereve te tilla gjera..
    athere u cfaq hajduti edvin e tha.. pse o shoke rrim i nxjerrim syte njeri jatrit..e i permendim hajdutlliqet.. jo tha ne duhet te jemi grusht bashkuar te vjedhim rehat rehat bashkerisht familjarisht e tja ruajm njeri jatrit bëmat.. se ndryshe na griu saliu..
    hmmm.. e degjuan mire kete milioneret socialiste e sidomos grat e tyre e cupat e tyre e cunat e tyre qe po ja ndjenin lezetin prinderve qe militonin ne ps..
    mo eshte me mire ti bejme munë nanos ne o ba e ta vem edvinon se ki nuku i pelqen kto katharsiset.. e tosit qe don te na corodise me kto muhabete pa lezete.. kurse edvinua o ma.. po thote se.. te vjedhim e te jemi grusht e te bejme miliarda pa na hyre ferr ne kembe..
    dhe keshtu vate nanua ne te semes e u be edvinua kryezagari i oligarkeve hajdute miliardare me nick.. socialista..

    u lumte te mencur.. nuku harxhuan kohe me nje te coroditur si nanua..po tak fak e vune bimbashin e tyre e ben pasha e nashi dhe sulltan..qe tu a ruaje perandorite qe kan bere pa nje pik djerse..

    kjo eshte dhe arsyeja pse eshte ps-ja..pse lufton e si lufton e mashtron e cuberon..

    ishallah ndodh nje mrekulli ala 3 korrik dhe i vidhis ki popull kta peshkaqener nje her e mire..

    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 30-05-2009 më 00:44

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Cool

    Ja pra Brari, Nano flet percart si flet ti tani me keto shkrimet e tua. Thua te ishte i pire akoma. Shkoni dilni ne pensjon boll hengret e pite, lerni tani nje brez me te ri ta marri ne dore kete pune.

    Nga te vjen ty keq per Nanon, ti deri dije e shaje Nanon apo harove!


    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Citim Postuar më parë nga Apollyon Lexo Postimin
    Kto figura politike teper te vjetruara qe nga regjimi komunist, sdo e lene te fitoje Edi Ramen. Duhej ti kishte heq te tille njerez, sepse sjan imazh i mire per politiken Shqiptare, sado mund te jene te stervitur nga Partia e Klysheve Komuniste, kta njerez duhet te qerohen nga Politika Shqiptare. Vetem per kto njerez Edi Rama humb shum vota.
    Nuk jane figurat e vjetra por vete Rama shkaktar i nje humbjeje potenciale te PS. Eshte figura e tij shume perverse, e pa moralshme dhe monstruoze qe i tremb njerezit. Sado qe ai mundohet te bleje,( dhe me besoni qe ai ka hedhur shume para ne loje ) ai i tremb njerezit dhe socialistet e thjeshte me monstruozitetin e tij.
    Duke qene se e kam patur shtepine fare prane shtepise se tij mund te them se e njoh ate shume me mire se shume prej ithtareve te blere te tij ketu ne forum. Dhe po ju them nje njeri qe rreh nenen e tij, qe shkaterron familjen e tij nuk mund te sjelle te mira per PS apo me gjate per Shqiperine larg qofte ) Kam patur rrespekt per Kristaqin, nje njeri i mire qe gjithmone na qeshte kur ne shkonim per te kerkuar argjile ne studiot e tij diku pas shkolles Vasil Shanto, te gjithe kane respekt per te emen e Edit, nje grua e urte, qe shpesh e shihje me lote ne sy. Dhe vellai i Edit nje cun tirane qe kishe qef te rrije me te. Po Edi........krejt e kunderta, mbase semundja psiqike qe ka e ka shnderruar. Por do ishte me mire qe per komplekset e tij te flasin psikolloget. Te gjithe e dine qe ai eshte patollogjikisht dhe menderisht i semure...........Nejse se e zgjata shume, por nganjehere me shkon nder mend nje version tjeter : mos valle ate e kane zgjedhur per te prishur e shkaterruar PS, mos valle kemi te bejme me nje konspiraci? Mbase, ku i dihet.

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    au..

    te te lexoj babi tyjan qe shan kapteret e enverit do bej namin oj cupë..
    posi moj na shan ti neve do te te thote ai..
    po fasulet qe bija une .. do thot ai.. nga reparti pa para sa mire i ke ngrene ti moj..
    uë.. cvete mor aman..shan goca babane neper internete..
    kulmi..lol..


    au..
    po pse nuk e dinje ti qe ti mban ere goc kapterri nje or larg moj..
    pse kujton ti se ne kujtojme se je goc e shaban demirajt ti.. akademikut vlonjat mo..

    hajde auvlore prej tepelene hajde..
    .

    nejse..

    --


    ja cthot ki burri qe nuku ka qene fare kapterr..



    --

    standart..



    Walker: Shqiptarët të votojnë Sali Berishën

    BISEDOI: VALENTINA MADANI

    Intervistë me ish-shefin e OSBE-së në Kosovë, z. William Walker

    “Durrës-Kukës”, rruga e shqiptarëve për në Evropë

    Një kujtesë prej diplomati karriere se më 28 qershor, shqiptarët duhet të votojnë Sali Berishën. Wiliam Walker, ish-ambasadori i OSBE-së në shumë vende të botës, përfshi dhe Kosovën në momentet e luftës, gjendet në Tiranë i ftuar në ceremoninë e hapjes së tunelit të rrugës kombëtare “Durrës-Kukës-Morinë”. Në këtë intervistë ekskluzive për “standard”, z. Walker thotë se është një admirues i punës së z. Berisha dhe një ndër to, përmend edhe veprën gjigante, të cilën ai e quan si rrugën e shqiptarëve drejt Evropës. Diplomati amerikan, me një karrierë të gjatë në Ballkan, përfshi dhe kohën e vështirë të luftës në Kosovë, z. Walker, ka bindjen e plotë se përpjekjet e z. Berisha për futjen e Shqipërisë në NATO, do ta shtyjnë shumë fort edhe hyrjen në Bashkimin Evropian. William Walker është ambasadori që i tregoi botës të vërtetën e hidhur të 15 janarit të ‘99-ës, masakrën e Reçakut. Kujtimet e tij janë të përbashkëta me ato të popullit të Kosovës. Të hidhura, por që gëzimi i pavarësimit të tyre ka lënë pas të shkuarën. Ai bën një analizë të të gjithë procesit të njohjes së Kosovës shtet, për të cilin ka dhe rezerva, por vlerëson rolin e diplomacisë shqiptare, si një shtysë të fortë për njohjen nga sa më shumë vende të botës të pavarësisë së Kosovës.

    * * * *



    Z. Ambasador, pse gjendeni sot në Shqipëri?



    Arsye e ardhjes sime në Shqipëri është që të shoh hapjen e tunelit të rrugës “Durrës-Kukës-Morinë”. Por edhe që të takoj liderët shqiptarë, Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha dhe Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, në ceremoninë e hapjes.



    Çfarë dini për rrugën “Durrës-Kukës-Morinë?



    Ky është një projekt shumë ambicioz i qeverisë shqiptare dhe unë e shoh këtë rrugë jo vetëm si lëvizje mes dy pjesëve të kombit shqiptar, por e shoh si një projekt që lidh Shqipërinë me Evropën.



    Megjithatë, këtu në Shqipëri kemi një opozitë të majtë që akuzon vazhdimisht për mënyrën se si është ndërtuar rruga...



    Unë e kam kuptuar që në fillim që ka pasur shumë opozitë për ndërtimin e kësaj rruge dhe është quajtur dështim dhe si humbje e parave të mëdha kombëtare për ndërtimin e saj. Por këtë rrugë e krahasoj me kanalin e Panamasë. Kur Amerika e ndërtoi kanalin e Panamasë, qeveria është akuzuar rëndë për humbje të parave, për shpenzime të panevojshme dhe se ky kanal nuk ishte i nevojshëm. Mirëpo sot ky kanal nuk është vetëm lidhje e gjithë botës, por është edhe një mënyrë për të fituar para. Është një fitim komercial, industrial dhe përparim për mbarë njerëzimin. Çdo herë kur qeveritë investojnë para të mëdha në një projekt zhvillimor të vendit, në çdo shoqëri demokratike, qeveria akuzohet për korrupsion. Dhe gjithmonë kur qeveritë harxhojnë shumë para për ndërtimin e infrastrukturës së madhe. Kjo ka ndodhur edhe këtu tek ju, ku qeveria është akuzuar për korrupsion. Por e vërteta është se Sali Berisha, Kryeministri i vendit, e ka luftuar në mënyrë të rreptë korrupsionin. Nuk është e thënë që e ka mundur korrupsionin, por e ka luftuar në mënyrë të pandërprerë dhe ky fakt është i njohur si për vendasit, ashtu dhe për ndërkombëtarët.



    Po ndërtohet një autostradë që bashkon fizikisht shqiptarët e dy shteteve, por realisht cili është përfitimi i tyre prej “Durrës-Kukës-Morinë”?



    Fundi i gjithë kësaj është se do të ndërtohet një autostradë e mrekullueshme, që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën dhe Evropën. Kjo është përfundimtarja. Jo vetëm se kjo rrugë bashkon shqiptarët e dy shteteve, ndërlidhje të qarkullimit midis Kosovës dhe Shqipërisë, por ajo çfarë kjo rrugë ka më shumë rëndësi është sepse e lidh Shqipërinë me Evropën. Kjo është porta e Shqipërisë me Evropën dhe porta e Evropës është Shqipëria. Përveç kësaj, kjo rrugë ndikon ndjeshëm në zhvillimin e përgjithshëm të vendit, jo vetëm të një pjese të popullsisë.



    Ju e cilësuat këtë rrugë si porta e Shqipërisë me Evropën. Por, a është Shqipëria në rrugën e mbarë drejt familjes evropiane për sa u përket reformave që kërkohen?



    Jam i befasuar për atë çfarë kam parë këto vitet e fundit. Në Shqipëri kam ardhur gjatë luftës në Kosovë, para 10 viteve. Arsyeja ishte se doja të takoja ushtarët e UÇK-së, njerëzit e luftës së Kosovës. Por që nga ajo kohë kam ardhur edhe 4 herë të tjera. Mirëpo nuk dua të fyej askënd kur them se para 10 viteve opinioni i përgjithshëm i Evropës dhe Amerikës nuk ka qenë dhe aq i mirë për shqiptarët. Para 5 viteve erdha këtu me një kompani amerikane, që ka menduar të investojë në fushën energjetike. Deri atëherë ekzistonte paragjykimi negativ për shqiptarët e Shqipërisë se ka shumë korrupsion në vend dhe shqiptarët janë njerëz të korruptuar. Ishte vështirësi t’i bindje ata njerëz që të vinin dhe të investonin në Shqipëri. Por gjatë vizitave të mia të këtyre viteve, shoh që atmosfera ka ndryshuar krejtësisht. Duke marrë parasysh që tashmë korrupsioni është luftuar shumë, krimi po ashtu, pasi është rritur siguria në vend, shumë kompani amerikane kanë shprehur interesimin e tyre për të investuar në Shqipëri. Them me siguri se për të gjitha këto ndryshime pozitive që janë bërë në Shqipëri, qeveria “Berisha” është përgjegjëse e këtij ndryshimi të madh. Mendoj se kjo është arsyeja kryesore e këtyre ndryshimeve të mëdha që janë bërë, që Shqipëria ishte e mirëseardhur në NATO. Tashmë është në rrugën e duhur për të çuar përpara, për t’u bërë anëtare e Unionit Evropian. Komuniteti ndërkombëtar ka krijuar një tjetër bindje për Shqipërinë nga ajo që kishte para 4 viteve. Para 4 muajve, kur z. Berisha ishte në Uashington, përveç takimeve mjaft të rëndësishme atje, kishte dhe një pritje të veçantë nga senatori Lugar, që është më i respektuari në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ai jo vetëm e ka falënderuar z. Berisha për punën e madhe që ka bërë në krye të qeverisë, por ka shfaqur një optimizëm shumë të madh dhe pakkush e ka ëndërruar që Shqipëria një ditë do të arrijë këtu ku është, mjaft e suksesshme në drejtim të reformave.



    Referuar këtyre reformave, besoni se Kryeministri Berisha e meriton një mandat të dytë qeverisës më 28 qershor?



    (Qesh). Nuk jam një parashikues i mirë i zgjedhjeve. Nuk kam shumë talent në këtë drejtim. Por prej asaj çfarë thashë më lart, unë e admiroj shumë Sali Berishën për punën që ka bërë. Sikur t’i lëmë mënjanë të gjitha sukseset e reformave dhe t’i referohemi vetëm ndërtimit të autostradës kombëtare “Durrës-Kukës”, pavarësisht se ajo ka pasur shumë opozitë në këtë drejtim, e pozicionuar kundër ndërtimit të saj. Por tani jam i bindur se ndërtimi i kësaj autostrade është një sukses tjetër i madh i Sali Berishës. Përpos të gjithave, si një njeri që jam jashtë Shqipërisë mendoj se shqiptarët që e kanë parë nga afër ndryshimin përmes qeverisë së tij, duhet ta shohin seriozisht që t’ia japin votat pikërisht Sali Berishës.



    Është udhëheqësi i duhur që pasi anëtarësoi Shqipërinë në NATO, mund të anëtarësojë dhe Shqipërinë në Bashkimin Evropian?



    Nga përpjekjet e tij që unë kam parë për futjen e Shqipërisë në NATO, unë ju garantoj se Berisha do ta shtyjë shumë fort hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.



    Z. Ambasador, ju flisni me shumë admirim për shqiptarët si këtej dhe andej kufirit, por realisht çfarë ju lidh me ta?



    (Qesh). Ndoshta kisha thënë se shqiptarët janë shumë të bukur, shumë të pashëm. Por nuk dua të përqendrohem tek ky fakt. Unë isha në Kosovë në një moment shumë të veçantë. Me shkuarjen time në Kosovë, institucionet ndërkombëtare ishin të qarta për të qenë neutralë midis palëve në luftim. Dhe pranoj se e kam humbur neutralitetin, pasi i tregova botën të vërtetën, për genocidin që ka ndodhur në Kosovë. Veprimet e mia të asaj kohe kurrë nuk më kanë lënë të kuptoj se ky veprim i imi dhe veprime të tjera, do të krijojnë një shtet të ri në botë. Këto veprime na bën të kuptojmë se u krijua një shtet i ri në Evropë dhe unë nuk e kuptojnë veprimin tim. Gjithmonë kam dëgjuar për mikpritjen shqiptare dhe tani pas 10 viteve e kuptoj më së miri mikpritjen shqiptare, por edhe kujtimet e përbashkëta edhe pse të vështira. Jo vetëm shqiptarët e Kosovës dhe këtu në Shqipëri, por sidomos në diasporë ku ka shqiptarë nga të gjitha trevat e saj, edhe ata janë treguar të sjellshëm me mua, madje dhe familjen time.



    A mund të na rikujtoni atë çast të hidhur të 15 janarit të

    ‘99-ës, ditën kur ju patë viktimat e masakrës së Reçakut?



    E kam përshkuar shumë herë atë moment dhe sa herë që flas për të, kujtime të zymta, të dhimbshme vijnë brenda meje. Kam qenë dhe në vende të tjera ku kishte luftë, akte dhune, por asnjëherë nuk kam besuar që ka ndonjë pushtet, që mund të bënte atë që bëri Serbia në Kosovë. Unë i pash 45 njerëz të masakruar në një vend, prej një shteti, prej një organizimi shtetëror, ka qenë aq e pabesueshme për mua. Kanë ndodhur në Ballkan vrasje masive, por kam mbetur i shokuar nga fakti se si shteti mundet t’i ekzekutojë 45 veta në një vend dhe të mundohet me çdo mënyrë që të fshehë krimin. Prej 15 janarit të vitit 1999, e deri tani jam përpjekur që në çdo përvjetor të shkoj në Reçak. Çdo herë është e vështirë ta kujtosh atë ditë të Reçakut, por ana tjetër është optimizmi kur sheh çfarë njerëzish kanë rindërtuar jetën dhe vazhdojnë të jetojnë si qytetarë të lirë në vendin e tyre.



    Ju ishit dëshmitar i asaj masakre, por si arritët deri tek gjurmët, të cilat serbët bënin çmos t’i fshihnin dhe a u përballët me skeptikët për të vërtetën e hidhur që po i tregonit mbarë botës atë ditë?



    Një gjeneral serb na tha se është bërë një luftë në Reçak mes forcave të UÇK-së dhe atyre serbe, por ai përmendte shifrën e 5 vetëve të vrarë. Ne e verifikuam një gjë të tillë në vendngjarje, të cilët erdhën dhe më thanë se aty kishte diçka të dyshimtë dhe është më mirë të shkojmë atje sepse diçka e keqe po ndodh. Atë ditë isha në Malin e Zi dhe kur jam kthyer, verifikuesit shkuan para meje në Reçak të cilët më thirrën të shkoja, pasi sipas tyre, e vërteta nuk është ajo që thoshin serbët. Por aty nuk ishin të vrarë vetëm 5 ushtarë të UÇK-së, por gjithsej ishin 46 veta. Ishin pleq, të rinj, mes tyre edhe femra. Ishte një masakër e vërtetë. Fillimisht Beogradi paraqiti një version të ngjarjes, që ishte krejt tjetër nga ai që unë pash me sy. Versioni im personal ishte i besueshëm për disa arsye, sidomos për të kaluarën e ushtrisë serbe se çfarë ajo kishte bërë në Bosnje dhe Kroaci dhe bota e besonte se kishim të bënin me një genocid të vërtetë. Jo vetëm atëherë kur unë dhashë versionin e ngjarjes kishte skeptizëm, por edhe gjatë këtyre 10 viteve gjithmonë ka njerëz që vijnë me një version të ndryshëm të ngjarjes, të pavërtetë rreth masakrës. Por nuk ka pasur asnjë grup serioz që nuk e ka besuar të vërtetën e Reçakut.



    10 vjet pas asaj masakre, Kosova është shtet dhe e pavarur. Por a ishte i vonuar pavarësimi i saj?



    Është, madje shumë e vonuar. Kosova duhej të shpallte pavarësinë e saj në fund të vitit 1999. Komuniteti ndërkombëtar pa asnjë nevojë e ka mbajtur për gjithë këto vite Kosovën larg pavarësisë. Unë kam qenë shef i misionit verifikues në Slloveninë Lindore dhe atje ky mision ka qëndruar dy vjet dhe pas dy viteve ai territor iu rikthye qeverisë së Zagrebit. Sinqerisht besoj se me gjithë ndihmën që ka bërë komuniteti ndërkombëtar, Kombet e Bashkuara për Evropën, e gjithë ajo ndihmë ka mundur të kryhet për një apo dy vjet. Nuk ka pasur nevojë për 10 vjet si në rastin e Kosovës. Mendoj e ka shumë kosovarë që kanë mundur të bëjnë shumë më tepër se ndërkombëtarët për vendin e vet dhe nuk kanë pasur arsye të presin 10 vjet për pavarësinë e tyre. Megjithatë, të lëmë pas të kaluarën dhe të gëzohemi me faktin se tashmë Kosova është shtet dhe e pavarur, ku të gjithë duhet ta celebrojnë këtë pavarësi.



    Ju e keni parë Kosovën në dy gjendje krejtësisht të ndryshme, atë mes luftës, dhe tjetrën mes gëzimit, pavarësisë së saj. Çfarë dallimi gjeni ju tek kosovarët që u njihni dy këto periudha të historisë së saj?



    Kur mbërrita për herë të parë në Kosovë para 10 viteve, 90 për qind e kosovarëve iu ishte privuar buzëqeshja. Por tani pas 10 viteve nuk mund të them se ai 90 përqindësh i tyre buzëqeshin pasi përballen me vështirësi të tjera, më tepër sociale, ka krizë, nuk kanë punë. Ata vërtet nuk e kthejnë kokën mbrapa, por duan të jetojnë në kushte sa më të mira. Megjithatë, pavarësisht këtyre halleve, kur ndodhesh në Kosovë, ke ndjesinë se je në Evropë, janë njerëz të lirë. Kur vajta për herë të parë në Kosovë në vitin 1998, shumë nga ne që s’e kishim parë më parë, na dukej sikur ndodheshim në një vend të tretë të botës. Kishte shumë zymtësi, tani ka gëzim sigurisht, sepse kosovarët jetojnë në liri, kanë shtetin e tyre.



    Si e konsideroni ecurinë e procesit të njohjes së Kosovës shtet?



    Jo, nuk jam i kënaqur. Jam shumë kritik ndaj disa veprimeve të qeverisë së Kosovës, sidomos ndaj veprimeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës. Qeveria e Kosovës e ka ditur se pavarësia po vjen dhe duhej të përgatitej më përpara që në momentin e shpalljes, të ishte e gatshme të vepronte, të lobonte nëpër botë, për njohjen e saj nga sa më shumë vende. Janë afër 190 vende të botës dhe unë i kuptoj arsyet e disa vendeve që nuk e pranojnë Kosovën shtet, që kanë pothuajse probleme të njëjta, por nuk e kuptoj arsyen pse shumica e vendeve që nuk kanë probleme të tilla s’e pranojnë pavarësinë e Kosovës. Procesi i përgjithshëm i njohjes ka qenë shumë i ngadaltë por mendoj se muajt e ardhshëm do të ketë njohje të reja sidomos nga Amerika Qendrore, disa vende afrikane etj. Por në përgjithësi ky ngadalësim vjen si neglizhencë e aktivitetit të duhur të qeverisë së Kosovës për përparimin e pavarësisë së Kosovës. Me siguri ju e dini që menjëherë pas pavarësisë së Kosovës, shumica e vendeve të fuqishme të botës, menjëherë e kanë pranuar pavarësinë. Menjëherë pas pranimit të tyre, nuk është dashur të jesh shumë i mençur për të kuptuar që bota tjetër menjëherë duhet ta njihte Kosovën shtet.



    Cili është vlerësimi juaj për rolin që ka luajtur diplomacia shqiptare e Tiranës, e cila vazhdon të lobojë në botë për njohjen nga sa më shumë vende të Kosovës shtet?



    Para disa muajve kam takuar ministrin e Punëve të Jashtme, z. Basha dhe Kryeministrin Berisha dhe kam parë se janë shumë të brengosur për procesin e ngadalshëm të procesit dhe jam shumë i bindur se ata po bëjnë ç’është e mundur që ta shtyjnë përpara këtë proces. Bindja ime është që ata janë shumë aktivë që ta njohin sa më shumë vende Kosovën e pavarur. E kam parë nga afër ambasadorin e Shqipërinë në OKB, edhe në Uashington, që po bëjnë përpjekje maksimale për pranimin e Kosovës nga shtetet e tjera të botës, duke marrë parasysh që dhe miqtë e Kosovës, si Hillary Clinton etj., njerëz të fuqishëm po punojnë shumë për rritjen e vendeve që njohin pavarësinë e Kosovës. Por mendoj se vetë kosovarët duhet të bëjnë shumë më tepër në këtë proces.



    Megjithatë, sot kemi një realitet të ri, dy shtete shqiptarësh në Evropë...



    Nuk mund ta shikoj tjetër veçse në një këndvështrim pozitiv, pasi është ngritur gati 100 për qind kapaciteti i shtetit gati të pastër etnikisht shqiptarë. Keni qenë një shtet, jeni bërë dy shtete dhe kjo është mjaft pozitive. Mendoj se Kosovës i shkon shumë mirë që të përcjellë shembullin e Shqipërisë, që të ecë sa më shpejt drejt procesit të anëtarësimit në NATO dhe më pas në Bashkimin Evropian. Është më mirë dy gota sesa një. Për këto veprimet e fundit të shqiptarëve, sidomos pavarësisë së Kosovës, me përparimin e madh që ka bërë Shqipëria, rritjen e vetëbesimit të shqiptarëve këtu dhe në mbarë botën. Në takimin që kam pasur me z. Berisha para pak muajsh dhe mënyra se si ai e ka përshkruar aktin tim kaq heroik, e kam kuptuar se sa i rëndësishëm ka qenë veprimi im jo vetëm për shqiptarët e Kosovës, por për shqiptarët në të gjithë botën. Kam një bindje gjenerale se shqiptarët kanë shumë më krenari sesa e kanë pasur para 5 viteve dhe kjo është rezultat i veprimeve të Shqipërisë dhe Kosovës gjatë këtyre viteve të fundit.


    31/05/2009

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    qe thua ti apo.. ka nje rregull brari..

    i pergjigjet dikujt me te njejten monedhe vetem mbasi tjatri e ka bere udhe ..

    psh au vlorja.. me ka thene nja 7 here..o brar o kapterr.. e un me ne fund i thash..o goca kapterrit..
    si thua ti apollonas.. .. mir eshte 7 me një.. apo te pres per 8 me di..
    lol.

    pastaj ka dhe film.. goca kapitenit.. me duket.. lol..

    keshtu punet o apo ..

    ja cthote heroi i tiranes.. ai qe dhe i vetem eshte trim ne lufte.. pra altin goxhaj..
    mesoni nga ay djale..


    --




    AKTUALITET

    Levizja ZGJOHU akuzon Edi Ramen se ua ka bere femijeve shtepine si burg
    01-06-2009 /

    Gazeta 55


    Lëvizja “Zgjohu” i përgjigjet përballë Bashkisë Tiranë, nga Shtëpia-Burg me rastin e 1 Qershorit këngës së Edi Ramës Çohu me këngën e fëmijëve “Ku do luajmë ne”.



    Ja edhe teksti i plotë i deklaratës



    Në Tiranë ka 21 minikënde lorash për fëmijë, mesatarisht 100 metra katrorë secili. Në Tiranë ka 11 mini kënde sportive për fëmijë dhe adoleshentë, mesatarisht 200 metra katrorë sejcili. Në Tiranë ka 180 mijë minorenë, pra gjithsej janë vetëm 4 mije metra katroë për të gjithë. Në një kënd lojrash, sikur një fëmijë të luante të paktën2 orë, bashkë me 19 fëmijë të tjerë, do ti binte rradha të luante një herë në 100 ditë. Po ne 99 ditë të tjera cfarë duhet të bëjë një fëmijë? Ja pra të mbyllet këtu, në shtëpinë kafaz, dhe të shohë Kryetarin e Bashkisë kur i thotë fëmijëve COHU… Me këto ritme bashkia që reabilitoi 32 kënde lojrash për fëmijët dhe adoleshentët, për 9 vjet e plotëson standartin e 1.5 metra katrorë për fëmijë pra 270 mije metra katrore, (sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave), deri në vitin 2616 (607 vjet). Ndërsa 1 fëmijë i qytetit të Tiranës duhet të kishte 1.5 metra katrorë hapësirë rekreative, Bashkia e Edi Ramës i ka dhënë 1.5 cm katrorë çdo fëmije. Kjo është arsyeja pse Lëvizja ZGJOHU në 1 Qershor, në Ditën e Fëmijëve ndërtoi këtë kafaz-shtëpi këtu sot përballë Bashkisë për të treguar se çfarë duhet të bëjë një fëmijë i qytetit të Tiranës: të qëndrojë i mbyllur në shtëpi dhe të shohë me dhjetra herë në ditë në çdo kanal televiziv këngën me fëmijë ÇOHU! Dhe ne do t’I përgjigjemi këngës së Kryetarit të Bashkisë ǬOHU me këngën “KU DO LUAJMË NE?” të fëmijës Anila Meshnuni pjesë e grupit më simpatik të fëmijëve në Tiranë “Kriptëmjaltëzat”. Gjelbërimi i sotëm që mund të shijojë një fëmijë është baraz me këtë “pemë” kauçuku, dhe i vetmi realitet rekreativ është televizori! Dhe televizori i dënon fëmijët që të dëgjojnë me dhjetra herë në ditë këngën ÇOHU ndërsa fëmijët pyesin “KU DO TË LUAJMË NE?”

    55

  6. #36
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Shekulli Online, 31/05/2009

    Fushata dhe studentët e '91-shit
    Shinasi A. Rama

    Një nga aspektet më interesantë të përleshjes elektorale të radhës, është përpjekja për të përdoruar Lëvizjen Studentore të viteve 1990-1991. Edhe në këtë fushatë, kjo lëvizje po përdoret si dordoleci në arë. Të gjitha palët bëjnë thirrje e gjithkah flitet për përmbushjen e "misionit historik të studentëve". Udhëheqësit e parisë e paraqesin veten si "dhjetoristë" dhe natyrisht parulla që ato i referohen më së shumti është "Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa". Këtu ka një seri paradoksesh që ia vlen që të diskutohen sado pak, e të ceken shkurtimisht.

    Për shembull, PS-ja bëri një miting në Qytetin Studenti dhe e filloi fushatën atje. Kjo është një gjë shumë e mirë dhe që duhet përshëndetur. Paradoksi nuk qëndron, ashtu si paraqitet, tek fakti se Edi Rama, Pandeli Majko, apo Ben Blushi shkuan në Qytetin Studenti, siç e paraqet PD-ja. Ish-pjesëmarrësit në atë lëvizje janë në të gjitha partitë dhe të gjithë, me sinqeritet të vërtetë, e shohin veten si individë me kontribut në atë lëvizje.

    Pra, pavarësisht rolit që kanë sot në politikë, Edi Rama, Pandeli Majko, Ben Blushi, Shpëtim Idrizi, Blendi Gonxhe, e shumë e shumë individë aktivë në radhët e PS-së, kanë qenë studentë e pedagogë në atë kohë e pjesëmarrës aktivë në lëvizje. Po ashtu, edhe Ilir Meta, Pëllumb Xhufi e me radhë, kanë po aq, në mos më shumë të drejtë se shumë të tjerë me u identifikue me Lëvizjen Studentore.

    Por sa herë që ato duan ta përdorojnë kontributin e tyre për të justifikuar interesat e parisë së Tiranës, ato instrumentalizohen dhe përdorohen duke e humbur vlerën e vërtetë të kontributit të tyre. Prania e Gramoz Ruçit në Qytetin Studenti është shenja se këto individë duan ta vënë një moment të së shkuarës në shërbim të interesave të klaneve sunduese të parisë së Tiranës. Dhe dihet që Lëvizja Studentore ka qenë tërësisht e në kah të kundërt me parinë e Tiranës.

    Po ashtu, paradoksi nuk qëndron tek fakti se PD-ja po tregohet shume e indinjuar që Lëvizja Studentore po përdorohet nga 'komunistët'. Ai shesh nuk i takon Sali Berishës e as PD-së, që sillen sikur e kanë marrë me tapi. PD-ja ka lindur nga Lëvizja Studentore dhe si nismëtari i saj, si njeriu që i bëri këto njerëz bashkë për të themeluar PD-në, them me bindje të plotë se PD-ja e Sali Berisha bënë gjithçka për të vrarë e mbytur Lëvizjen Studentore dhe për të eliminuar drejtuesit e saj. Sa herë që PD-ja bën një miting në Qytetin Studenti, ajo kthehet tek vendi i krimit të vet. Edhe këtë fushatë, herët a vonë, PD-ja do të turret ta mbushë sheshin me individë që as nuk ia kanë idenë se çfarë ka qenë Lëvizja Studentore.

    Paradoksi nuk qëndron përdorimi i thirrjes "Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa". Paradoksi qëndron tek konteksti ku përdoret kjo thirrje. Mjafton të shihen mejhanet e shumta, mjerimi i thellë në të cilin jetojnë studentët e sotëm, rrjetet e drogës, të krimit, të kurvnimit, dhe të fëlliqësisë që e kanë mbërthyer për fyti Qytetin Studenti dhe Universitetin e Tiranës. Mjafton të shihet ndërtesa ku u zhvillua greva e urisë. Nga kinema ka përfunduar në një seri mejhanesh. Nëse paria e Tiranës e përdor Qytetin Studenti si model të arritjeve të saj për ta bërë shtetin shqiptar si Europa, mjerë ne. Europa e sotme që shihet nga Qyteti Studenti, është një e ardhme e pashpresë.

    Paradoksi i vërtetë qëndron tek fakti se edhe pse të gjitha palët e parisë së Tiranës luftuan pa mëdyshje që ta mbysin Lëvizjen Studentore, sot ato kthehen po tek ajo Lëvizje, i referohen asaj, flasin në emër të vlerave të saj, dhe e shohin veten me krenari si pjesëtarë të saj. Ato kanë qenë pjesëtarë të saj, por nuk bartin në politikë vlerat e saj.

    Me kohë, ia vlen që të qëmtohet e të problematizohet ky përqendrim i parisë tek Lëvizja Studentore, tek vlerat dhe tek kontributi i saj. Në mos tjetër, një sjellje e tillë është një tregues i qartë i shterpësisë së tyre ideologjike e të vlerave, ashtu siç është një tregues i largpamësisë, përkushtueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së vlerave, që të nisura nga njerëz të caktuar, i dhanë frymën asaj lëvizjeje, duke e transformuar nga një turmë, në një strukturë me ide mjaft të qarta e me kontribut të jashtëzakonshëm në historinë e shqiptarëve.

    Ndryshe nuk do ta përdoronin imazhin e saj, praninë e tyre, dhe nuk do t'u referoheshin vlerave të saj. Por është mirë që të gjitha palët duan të identifikohen me atë lëvizje, që me kohë po e merr vendin e vet të merituem në ndërgjegjen kombëtare e në politikën shqiptare. Një lëvizje që ka synuar t'u shërbejë të gjithëve, u takon të gjithëve. E, nganjëherë, fitorja më e madhe është që të shohësh e të dëgjosh kundërshtarin tënd të përsëritë fjalët e mendimet tuaja, të gjejë krenari duke dashur të përvetësojë kontributet tuaja, çka duhet ta bëjë çdo pjesëmarrës në atë lëvizje, krenar për veten e për miqtë e shoqet e veta.

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,015

    Pse Sheshin Demokracia?

    Problemi nuk eshte tek sheshi, problemi eshte se si ata "ishin 4" mund te flasin ne emer te atyre qe ishin me mijra dhe qe shumica nuk identifikohen me ate krah politik, apo atyre qe derdhen gjak i cili bie mbi duart e disave qe ishin reshtuar aty.
    Vetem ne Shqiperi ndodhin cudira te tilla, si nga PS po ashtu edhe nga PD.
    Nje komb, nje gjuhe, nje shtet.
    https://chng.it/LqW9qg4bkD

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    Shekulli Online, 31/05/2009

    Fushata dhe studentët e '91-shit
    Shinasi A. Rama

    ...

    Pra, pavarësisht rolit që kanë sot në politikë, Edi Rama, Pandeli Majko, Ben Blushi, Shpëtim Idrizi, Blendi Gonxhe, e shumë e shumë individë aktivë në radhët e PS-së, kanë qenë studentë e pedagogë në atë kohë e pjesëmarrës aktivë në lëvizje. Po ashtu, edhe Ilir Meta, Pëllumb Xhufi e me radhë, kanë po aq, në mos më shumë të drejtë se shumë të tjerë me u identifikue me Lëvizjen Studentore.

    ... PD-ja ka lindur nga Lëvizja Studentore dhe si nismëtari i saj, si njeriu që i bëri këto njerëz bashkë për të themeluar PD-në, them me bindje të plotë ...
    I paska ik truni Shinasi Fuksit. ( "Tarasi" qe mblodhi bashke njerzit, per te themeluar partine. Pfifiuuuuuuuuuuuu. Tëmën e sëmes çbehet oreee !!!!)

    Per ata qe nuk e njohin Shinasiun.
    Shinasiu ishte 32-33 vjeç ne Dhjetor te vitit 1990.
    Kishte punuar si "Kapterr" ushtrie ne Shkoder deri ne moshen 30 vjeç, kishte furur njerez ne burg me spiunlliqe dhe si shperblim kishte marre te drejten e studimit.
    U shfaq ne skenen e "Levizjes se Dhjetorit", pasi kishin mbaruar 2 perleshjet me policine (nje rreth ores 02:30 dhe tjetra rreth ores 13:00 te 9 Dhjetorit 1990) dhe po beheshin pergatitjet per takimin me Ramiz Aline.
    Sigurisht ishte momenti me i mire per tu infiltruar ne "Levizjen e Dhjetorit" (pjesmarrja ne perleshje kishte rrezik, pasi mund te hante ndonje plumb nga ndonje polic qe nuk kishte dijenine e "Sigurimit te Shtetit" dhe si rrjedhim ju humbte nje agjent i çmuar.)


    Edi Rama ka shkelur ne "Qytetin Studenti" vetem nje here. Mbremjen kur "Komisioni Drejtues i PD-se" i sapo zgjedhur, po bente mbledhjen e tij te pare per te zgjedhur kryetarin e perkohshem te PD-se (qe do te ishte Azem Hajdari).
    Rama i sapo kthyer nga Greqia, ku kishte qene per nje ndeshje basketbolli, u shfaq ne koridorin e katit te dyte te "Kinoteatrit" te "Qytetit Studenti" dhe na pyeti se ku po zhvillohej mbledhja e Kryesise se PD-se.
    I treguam deren, pa e llogaritur se ai do sulej drejt deres ( ate as e jëma që i ka bere koken nuk e llogarit dot, jo me ta llogarisnim ne qe e shihnim per here te pare ate fytyre ).
    Hapi me force deren (pa trokitur), hyri brenda dhe mbylli deren nga pas.
    5-10 sekonda me vone doli duke perplasur deren dhe iku per te mos shkelur me kurre (se paku deri me 22 Mars 1992) ne "Qytet Studenti".
    Me vone morem vesh se kishte krijuar partine "KIS" (Kristian-Islamike) me Spartak Ngjelen.

    Blendi Gonxhe, nje nga drejtuesit e "Greves se urise", nuk eshte ne PS ( Shinasiu duhet te aktualizoj informacionin).

    Ilir Meta dhe Pandeli Majko nuk kane lidhje me "Levizjen Studentore"
    Ishin pjesmarres ne takimin me Ramiz Aline, si te deleguar te "Organizates se Rinise" te fakulteteve perkatese dhe kaq.
    As me perpara dhe as me mbrapa, nuk i ka pare njeri ne ate levizje.
    Jane te fiksuar ne takimin me Ramizin dhe pretendojne se jane pjesmarres ne "Levizjen Studentore".
    Ne ate takim ishte edhe Skender Gjinushi (ish-minister i arsimit), edhe Lisien Bashkurti (ish-sekretar i pare i rinise se Shqiperise).
    Pas 10 vjetesh, do pretendojne edhe ata se ishin drejtues te "Levizjes Studentore".
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antimafia : 01-06-2009 më 20:51

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Shijak, tentohet te digjet zyra elektorale e PS-se



    Eshte tentuar te digjet zyra elektorale e socialisteve ne periferi te qytetit te Shijakut. (UPDATE)

    Rreth ores 2.00 te mengjesit te sotem persona ende te paidentifikuar kane hedhur benzine ne deren e kesaj zyre e me pas i kane vene flaken duke djegur flamujt elektorale te Partise Socialiste, te cilet ishin perdorur pak ore me pare ne mitingun qe u organizua ne qytetin e Durresit.

    Pak ore me vone pas ngjarjes policia nisi hetimet duke marre shenjat qe autoret ende te paidentifikuar kane lene ne vendin e ngjarjes.

    Nderkohe socialistet dhane versionin e tyre per kete ngjarje.

    “Ajo qe ka ndodhur ne Xhafezotaj eshte ne vazhden e shume kercenimeve qe po vijne nga perfaqesues te larte te PD-se. Ky eshte presion i drejtperdrejt dhe qellimi i Berishes per ta kthyer 92-96 duket se ka nisur”, u shpreh Blendi Klosi, kandidat i Partise Socialiste ne Durres.

    Vetem pak dite me pare ishte nje tjeter zyre elektorale e socialisteve e cila eshte sulmuar. Ngjarja e pare ndodhi ne kryeqytet ne rrugen "Don Bosko".
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Do degjoni dhe te tjera. Se pd ka ngritur ne kembe gjithe ato kriminele qe i ka perdorur gjithmone per zgjedhje.
    Kot na ka shitur mend se ka asgjesuar kaq e kaq banda e kriminele.
    Berisha nuk ben dot kurre zgjedhje te lira.

Faqja 4 prej 16 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Haradinaj, Qeveria ime zgjidh problemet
    Nga ARIANI_TB në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 29-12-2008, 11:18
  2. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  3. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  4. Fjala e Berishes
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-01-2003, 09:39
  5. Spartaku, i vetem perball KGB-se socialiste.
    Nga erzeni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 15-11-2002, 15:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •