Close
Faqja 3 prej 16 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 160
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Bravo i qofte Edi Rames fushate moderne dhe agresive po ben sepse e ka te forte betejen me me komunistet dhe antikomunistet. Harrojn qe Saliu Edi Ramen e perjashtoi qe ne fillim nga pd sepese ishte teper radikal.
    E cfare kishte parasysh saliu me radikal? Se edi kerkesen e pare qe pati kishte denimin e diktatorit dhe denimin e krimeve te komunizmit.
    Kane 20 vjet ps e pd qe nuk po njerrin nje ligj dhe te denojne komunizmin.
    Dalin dhe debilat e pd duke e heq veten per antikomuniste. Po ca i bete komunizmit o truthare vetem sa i ferkuat krahet. Beni gam gam kot ne kshu e ne ashtu. Po krimet ekonomike te Nanos ku i keni? Ne fik i keni te gjitha bemat e klases komuniste se pd eshte vete pjese e saj. Demokrate leshi qe keni ne krye ate qe nuk lante doren se ja kish dhene diktatorit. Pika te djathtes tuaj te leshit.
    Rrini me komunistet hala qe 20 vjet ju lan pa viza. Qe ju lan skllever te tekave te veta.
    Qe po ju rrjepin lekuren me fatura keshi me 2 3 fish qe te dali faqebardhe Sala tu bo rrugen Durres Kukes.
    E po ju verbon syte fushata moderne e Rames dhe vetem shani e shani pa mbarim.

  2. #22
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    politika e shumte nga nje brez shume i ri eshte demagogji.\

    Dito.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e flor1
    Anëtarësuar
    05-02-2009
    Postime
    198
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Bravo i qofte Edi Rames fushate moderne dhe agresive po ben sepse e ka te forte betejen me me komunistet dhe antikomunistet. Harrojn qe Saliu Edi Ramen e perjashtoi qe ne fillim nga pd sepese ishte teper radikal.
    E cfare kishte parasysh saliu me radikal? Se edi kerkesen e pare qe pati kishte denimin e diktatorit dhe denimin e krimeve te komunizmit.
    Kane 20 vjet ps e pd qe nuk po njerrin nje ligj dhe te denojne komunizmin.
    Dalin dhe debilat e pd duke e heq veten per antikomuniste. Po ca i bete komunizmit o truthare vetem sa i ferkuat krahet. Beni gam gam kot ne kshu e ne ashtu. Po krimet ekonomike te Nanos ku i keni? Ne fik i keni te gjitha bemat e klases komuniste se pd eshte vete pjese e saj. Demokrate leshi qe keni ne krye ate qe nuk lante doren se ja kish dhene diktatorit. Pika te djathtes tuaj te leshit.
    Rrini me komunistet hala qe 20 vjet ju lan pa viza. Qe ju lan skllever te tekave te veta.
    Qe po ju rrjepin lekuren me fatura keshi me 2 3 fish qe te dali faqebardhe Sala tu bo rrugen Durres Kukes.
    E po ju verbon syte fushata moderne e Rames dhe vetem shani e shani pa mbarim.
    hahahaha e mban mend partin kis,kush ka qene kryetar te kjo ,desh fitoi zgjedhjet atehere,aman ca lideri kishte.??????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    ossh eshte privatizuar,i merr ajo leket e faturave elektrike.
    ...Tirana eshte e para

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    PS, rikthim në ‘90-n me Gramoz Ruçin

    BLERINA GJOKA

    Edi Rama ka tentuar të kthehet në një simbolikë të papërshtatshme dhe të papërdorur më parë nga Partia Socialiste, Qyteti Studenti, aty ku nisi lëvizja antikomuniste shqiptare e vitit 1990. E nëse Edi Rama ka dashur të tregojë me këtë përfshirjen e tij në këtë lëvizje, s’ka gjetur njerëzit e duhur për të pasur në krah në sheshin e demokracisë. Me Gramoz Ruçin, i pozicionuar në atë kohë në krahun e pushtetit komunist, ish-sekretar i parë i partisë, duket se ka humbur që në nisje vlerën që ka dashur t’i japë Edi Rama kësaj simbolike, duke kthyer PS-në, parti që lindi nga Partia e Punës në një histori të re në një histori të ngjashme me atë të Partisë Demokratike. Fushata e PS-së u çel dje ashtu siç pritej në Qytetin Studenti, në atë qytet ku pak a shumë, pak nga ata që ishin dje në podium, kanë qenë dhe para 19 vitesh në anën e studentëve që donin të shembnin murin e komunizmit. Por Rama dje foli për shembjen e një muri tjetër që ai e ka cilësuar “politika e vjetër” dhe ka kërkuar votat për t’u bërë Kryeministri i ardhshëm i vendit.

    Imazhi i fushatës

    Trumbetimi për një politikë të re ka ardhur fillimisht pikërisht nga Gramoz Ruçi, ish-drejtues i lartë i PS-së që prej krijimit të saj. Ai ka sulmuar Kryeministrin Sali Berisha dhe ka ngritur lart politikën e re që përfaqëson Edi Rama. Sipas tij: “Edi Rama përfaqëson ndryshimin, punon për qytetarët e këtij vendi”. Më tej në podium janë ngjitur përfaqësues nga shtresa të ndryshme të shoqërisë, kryesisht njerëz jopublikë, një gjetje kjo e përdorur dhe në fushata të tjera të Ramës. Kandidatja për deputete në Sarandë, Luiza Xhuvani, ka vlerësuar shpirtin artistik të kreut të PS-së dhe ka thënë se ai është arsyeja që e ka sjellë në politikë. Pas saj kanë folur një e verbër, një banor nga Lapraka që ka sjellë shqetësimin e legalizimit të shtëpive, një kandidat i Shkodrës që vinte nga një familje e persekutuar dhe kreu i shoqatës së Gërdecit. Gjithashtu, Rama ka zgjedhur kandidatin e PS-së në Tropojë, Fatmir Hoxha, mes 140 kandidatëve për të dhënë mesazhin që “vetëm fitorja e Ramës do ta bashkojë Tropojën me pjesën tjetër të Shqipërisë pas izolimit 17-vjeçar”. Të gjitha fjalimet kishin në qendër Edi Ramën, duartrokitjet dhe brohorimat ishin “Edi Rama”, pra një imazh fushatë i fokusuar tërësisht vetëm tek kryetari i partisë. Nga drejtuesit aktualë të partisë, Ben Blushi ka qenë ai që ka mbajtur fjalim krahasues, nga ajo çfarë ai ka përjetuar 18 vjet më parë kur ishte student dhe tani kur është 40 vjeç. Blushi ka pranuar se ëndrra e tij e atëhershme nuk është realizuar ende. “Dikush thotë se Shqipëria po ndryshon, po është e vërtetë se diçka ka ndryshuar, sot nuk e kërcënon komunizmi, por varfëria”, - tha Blushi.

    Premtimet

    Kreu i PS-së, Edi Rama, që futet për herë të parë në sfidën e zgjedhjeve parlamentare si lider i kësaj partie, ka ripërsëritur në mitingun e djeshëm premtimet e njohura tashmë të turit të tij paraelektoral. Ai ka folur për “politikën e re” dhe “politikën e vjetër”. “Ndryshimi nuk mund të ndodhë pa ndryshuar politikën, ndryshimi nuk mund të ndodhë pa gjetur arsyen dhe forcën për të ndryshuar rregullat e lojës, ndaj dua të bëhem Kryeministër që loja e vjetër të mbarojë”, - tha ai. Ndërkaq, i ka kthyer përgjigje kërkesës publike të Kryeministrit Sali Berisha që të japë dorëheqjen nga bashkia dhe të hyjë në garë me të. Rama tha se ai ka një kontratë me qytetarët e Tiranës dhe ata do të vendosin për të më 28 qershor nëse duan ta bëjnë Kryeministër për të realizuar sipas tij, që “ndryshimin e Tiranës ta çojë në gjithë vendin”. Ai premtoi shërbim shëndetësor në zonat rurale, reformë në polici, vende pune. Por kryefjala e premtimeve të tij ishte shumë e ngjashme me atë të Kryeministrit aktual, integrimi në BE dhe lëvizja pa viza në Evropë.

    Shiu i paparashikuar

    Fjalimi i Edi Ramës nuk e pati shansin që ta dëgjonin me vëmendje të pranishmit në mitingun e djeshëm. Pas një periudhe me temperatura të larta, dje në mbrëmje ka nisur një shi i rrëmbyer, pikat e para të të cilit kanë larguar nxitimthi socialistët që po dëgjonin kryetarin e tyre. Nuk u kuptua nëse Rama u detyrua ta ndërpriste në mes fjalimin e tij në mbyllje të atij mitingu, por ai i dha fund fjalës kur supet iu lagën nga shiu që po i kullonte dhe në fytyrë. Fshehja nga shiu është një veprim instiktiv, siç ndodhi në mesin e militantëve që vunë karriget e parullat në kokë për t’u mbrojtur. Por 140 kandidatët për deputetë që e dëgjuan fjalimin e kryetarit në këmbë, qëndruan me stoicizëm edhe gjatë shiut.

    PD: Rama përdhosi demokracinë

    I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike pas mitingut të PS-së në Qytetin Studenti. Duke iu referuar pikërisht simbolikës që tentoi të shfrytëzonte PS me këtë gjetje, PD deklaron: “Edi Rama hapi fushatën elektorale në Qytetin Studenti, duke pasur në njërin krah si gonxhe të politikës së re ministrin e Brendshëm dhe të Sigurimit të diktaturës, famëkeqin Gramoz Ruçi, që skuqi me gjakun e engjëjve të demokracisë, studentëve liberatorë, rrugët dhe sheshet e Qytetit Studenti të Tiranës dhe Shkodrës dhe në krahun tjetër ministrin tjetër të Enver Hoxhës, Skënder Gjinushin”. PD i referohej më tej prejardhjes familjare të shumë prej kandidatëve të PS-së që vijnë nga ish-nomenklatura komuniste. Në deklaratën për shtyp të kësaj partie thuhej: “Edi Rama sot përdhosi sheshin “Demokracia” duke mbledhur në atë shesh pinjollët dhe bastardët e nomenklaturës hoxhiste që studentët përmbysën nga pushteti18 vjet më parë. Në sheshin “Demokracia” me çunin e Kristaqit dhe të Xhelilit, gocën e Hamitit dhe çunin e Sul Bushatit nipat e Nexhmies dhe pasardhësve të tjerë të pushtetarëve të vjetër, ata të gjithë së bashku sonte më shumë vajtonin sesa festonin, më shumë ngjasonin me një procesion të rrënuar që kthehet në Vaterlonë e tij në prag të falimentimit politik përfundimtar”.

  5. #25
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Edi Rama ka tentuar të kthehet në një simbolikë të papërshtatshme dhe të papërdorur më parë nga Partia Socialiste, Qyteti Studenti, aty ku nisi lëvizja antikomuniste shqiptare e vitit 1990. E nëse Edi Rama ka dashur të tregojë me këtë përfshirjen e tij në këtë lëvizje, s’ka gjetur njerëzit e duhur për të pasur në krah në sheshin e demokracisë. Me Gramoz Ruçin, i pozicionuar në atë kohë në krahun e pushtetit komunist, ish-sekretar i parë i partisë, duket se ka humbur që në nisje vlerën që ka dashur t’i japë Edi Rama kësaj simbolike, duke kthyer PS-në, parti që lindi nga Partia e Punës në një histori të re në një histori të ngjashme me atë të Partisë Demokratike. Fushata e PS-së u çel dje ashtu siç pritej në Qytetin Studenti, në atë qytet ku pak a shumë, pak nga ata që ishin dje në podium, kanë qenë dhe para 19 vitesh në anën e studentëve që donin të shembnin murin e komunizmit. Por Rama dje foli për shembjen e një muri tjetër që ai e ka cilësuar “politika e vjetër” dhe ka kërkuar votat për t’u bërë Kryeministri i ardhshëm i vendit.
    Kto figura politike teper te vjetruara qe nga regjimi komunist, sdo e lene te fitoje Edi Ramen. Duhej ti kishte heq te tille njerez, sepse sjan imazh i mire per politiken Shqiptare, sado mund te jene te stervitur nga Partia e Klysheve Komuniste, kta njerez duhet te qerohen nga Politika Shqiptare. Vetem per kto njerez Edi Rama humb shum vota.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    edvini eshte me i keq se gramoz ruci e gjinushi e milua bashke..

    se te ishte me i mire nuk e kishin zgedhur kryetar..
    pikerisht karakteri i felliqur i tije eshte ajo cka i vleresojne falangat kanibale me nick "socialiste"..ketij zagari..

  7. #27
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin

    I ke ren pikes Brari ! Don te na bej moral nje i pa udhe, nje i pa din e iman,psychooo.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    edvini eshte me i keq se gramoz ruci e gjinushi e milua bashke..

    se te ishte me i mire nuk e kishin zgedhur kryetar..
    pikerisht karakteri i felliqur i tije eshte ajo cka i vleresojne falangat kanibale me nick "socialiste"..ketij zagari..
    Citim Postuar më parë nga POKO Lexo Postimin
    I ke ren pikes Brari ! Don te na bej moral nje i pa udhe, nje i pa din e iman,psychooo.

    Ckeni qe lehni kot kur kryecobani jone ka qene ne te njeten cete partizane...

    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    A thua do i jenë fanepsur Gramoz Rucit gjate fjales se ti ne "Qytetin Studenti" , studentet e vrare me 2 Prill 1991 ne Shkoder me urdherin e tij (ish-ministri i brendshem dhe i sigurimit ne ate kohe) ???

    .

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Ministri i brendshem i diktatures Gramoz Ruçi e ne kete foto ministri tjeter Skender Gjinushi ne krah te Ramiz Alise kunder studenteve te dhjetorit. Politika e re!!!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Faqja 3 prej 16 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Haradinaj, Qeveria ime zgjidh problemet
    Nga ARIANI_TB në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 29-12-2008, 11:18
  2. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  3. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  4. Fjala e Berishes
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-01-2003, 09:39
  5. Spartaku, i vetem perball KGB-se socialiste.
    Nga erzeni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 15-11-2002, 15:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •