Close
Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 106
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979




    Kryeministri Thaçi: Ndryshimet që po ndodhin nënkuptojnë shkëputje nga e kaluara, shkëputje nga prapambeturia, varfëria dhe fillimi i jetës së re

    Prishtinë, 19 maj 2009


    Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, sot ka vizituar komunën e Vitisë për tu njohur me projektet që janë duke u zhvilluar në këtë komunë.


    Fillimisht kreu i qeverisë, Hashim Thaçi ka inspektuar nga afër punimet në rrugën në asfaltim e sipër Viti- Beguncë, e cila është financuar nga buxheti i Kosovës.


    Më pas kryeministri Thaçi ka inspektuar objektin e ri të shkollës fillore “Kongresi i Manastirit” në qendër të Vitisë.


    Kryeministri Thaçi ka thënë me këtë rast se është këtu në Viti, për t’i inspektuar të gjitha projektet, të cilat i kemi investuar dhe bashkërisht me autoritetet komunale po i finalizojmë edhe ndërtimin e katër objekteve shkollore dhe dy të tjera që do të fillojnë sivjet. Gjithashtu, shumë kilometra rrugë, kanalizim, dhe rrjetit të ujësjellësve.


    “Edhe Vitia, si gjithë Kosova, po ndryshon, po ndryshon për të mirë, po modernizohet, po lehtësohet jeta e qytetarëve. Unë dua të besoj fuqishëm se do të kemi investime edhe më të mëdha, si dhe ndryshime të mëdha”, ka thënë z. Thaçi, duke shtuar se është mjaft inkurajues edhe në zgjerimin e rrugëve edhe në qytet, zgjerimin e hapësirave të gjelbërimit, kopshtet gjithashtu.


    “Jam i inkurajuar me këtë progres, me ndryshmet të cilat po ndodhin këtu. Jam inkurajuar me qeverisjen e mirë dhe vetëm e vetëm në shërbim të qytetarëve të autoriteteve komunale në Viti. Prandaj, ju uroj sukses, por në të njëjtën kohë t’ju konfirmoj mbështetjen e re, të vazhdueshme në hapat tonë të mëtutjeshëm”, premtoi z. Thaçi.


    Kryeministri Thaçi tha se këto ndryshime që po ndodhin nënkuptojnë shkëputje nga e kaluara, shkëputje nga prapambeturia , varfëria dhe fillimi i jetës së re, progresit, jetës në shtetin e pavarur, sovran dhe demokratik të Kosovës, në jetën e re për zhvillim, në krijimin e vendeve të reja të punës, dhe të integrimit të sigurt të Kosovës në strukturat e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Vicianum Lexo Postimin
    Kryeministri Hashim Thaçierizaj është shembull i qeverisjes së mirë lokale në Kosovë
    FERIZAJ, 17 MAJ 2009(VushtrriaPress)-Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi sot ka qëndruar në Ferizaj për të parë për së afërmi punimet e ndërtimit të rrugës, në afërsi të sheshit “Adem Jashari” në këtë qytet. Kryeministri Thaçi e ka përgëzuar udhëheqjen lokale të kësaj komune në krye me Bajrush Xhemajlin për faktin se Ferizaj është shpallur nga USAID-i si komuna me qeverisjen më të mirë lokale në Kosovë. “Unë e përgëzoj për punën e madhe, të jashtëzakonshme dhe shumë të përgjegjshme që po e bënë për të gjithë qytetarët e Ferizajt, që po e ndryshon për të mirë Ferizajn. Dua të theksoj se ndihem tepër i inkurajuar me përfundimin e 70 kilometrave të reja të ndërtimit të ujësjellësit vetëm në komunën e Ferizajt për këtë vit të qeverisjes. Gjithashtu mbi 35 kilometra kanalizime të reja dhe rreth 30 kilometra rrugë të reja” ka thënë në mes tjerash kryeministri Thaçi. Ndërsa kryetari i komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli ka falënderuar përzemërsisht Kryeministrin Hashim Thaçi për vizitën e bërë në këtë komunë dhe për përkrahjen që ka pasur nga Qeveria e Kosovës, e cila ka mundësuar investime kapitale që deri më tani investime të tilla nuk ka pasur në Ferizaj.Hajdin ISLAMI
    www.vushtrriapress.shqipo.com
    www.vushtrriapress.tk
    Kush se livdon vehten ju kallt koliba.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Bajrush Bageri

    Bajrush Xhemaili, kryetar i Komunës së Ferizajt, ka nisur një histori të re për qytetin e Ferizajt. Ai për këtë ka fituar edhe epitetin Bajrush bageri. Është i vendosur që ta shërojë qytetin invalid dhe t’ia ndërpresë rrugët lloçit për në qendër të qytetit. Projektet ambientaliste i vlerëson si shenjë dalluese të qeverisë së tij.
    Nga Bardh Frangu më 24.11.2008 11:17 CET

    Në zyrën e tij nuk të bien në sy emblema dhe flamuj. Ajo që vërehet me të hyrë në të është korniza e gjatë e vendosur në murin ballor, brenda së cilës qëndrojnë 7 foto të vjetra me pamje nga qyteti i Ferizajt.

    Metalurgu 52-vjeçar me stazhin e gjatë të të burgosurit, duke përfshirë këtu edhe atë të Dubravës famëkeqe, nga fshati Komogllavë i komunës së Ferizajt, është i vendosur, siç thotë edhe vetë, që ta pamundësojë futjen e lloçit në qytet, sikundër që është i vendosur edhe të krijojë hapësira të gjelbra, për t’i krijuar frymëmarrje qytetit të ngulfatur, veçmas për këto vite të pasluftës.

    Ai për këtë ka bërë rrënimin e shumë lokaleve dhe ka arritur të krijojë jo më pak se katër hapësira të mëdha për gjelbërim, për të cilat qytetarët e Ferizajt kanë pasur nevojë si për ilaçe. Ka funksionalizuar edhe një rrugë në qendër të qytetit, e cila për shumë vite ishte copëtuar dhe ngulfatur nga banorët e saj.

    Ai për këtë ka fituar shumë epitete, ndër ta edhe epitetin Bajrush bageri. Për “Express” ka folur shumë hapur, madje pa u përpjekur që të zgjedhë fjalë për një leksik më politik. “E di se qytetarët më kanë vënë shumë epitete që lidhen me punët që po bëhen. Unë nuk jam as bagerist, as Edi Rama. Po bëj punët që vlerësoj se janë me interes për qytetarët.

    Që nga fillimi kam qenë i përkushtuar që ta shëroj këtë qytet invalid, në kuptimin urbanistik. Janë bërë shumë rrënime dha janë krijuar disa hapësira publike për gjelbërim, por nuk do të ndalemi me kaq. Janë edhe tri raunde të rrënimit, që shpresoj të bëhen deri në korrik të vitit të ardhshëm”, ka thënë kryetari Xhemaili.

    Ai është i vendosur që rrënimet të bëhen përgjatë hekurudhës, madje edhe në pjesën përballë Shkollës Teknike, ku në vend të objekteve të përkohshme janë ngritur objekte të forta, madje deri edhe mbi dy kate. Vetëm për këtë vit në komunën e Ferizajt, kryesisht në infrastrukturë janë investuar 10 milionë e gjysmë euro.

    “Jemi të përkushtuar që ta parandalojmë bartjen e lloçit në qytet dhe tek pastaj të merremi seriozisht me mirëmbajtjen e rrugëve dhe parqeve që janë në ndërtim e sipër. Kjo është filozofia e rrënimeve dhe ndërtimeve që po bëjmë. Jam i përkushtuar të bëjmë një ambient qytetarie.

    Mbase këtë angazhim e kam bërë të dukshëm që nga objekti i Komunës. Kam rregulluar zyrën time, për çka kam pasur vërejtje nga shoqëria civile, vetëm për të bërë një ambient më funksional dhe më qytetërues. Nuk e kuptoj çfarë fryme mund të instalojmë ne si udhëheqje komunale kur në muret e brendshme të objektit të Komunës nuk kemi asnjë pikturë apo qoftë edhe fotografi”, shprehet kryetari Xhemaili, i cili ka vendosur që këto ditë t’i takojë piktorët ferizajas dhe bashkë me ta të zgjidhë edhe këtë problem.

    Ndërsa e pranon se për këtë kohë gati njëvjeçare ka pushuar vetëm dy të diela, asnjë ditë duke mos punuar më pak se nga 14 orë, tash duket më pak i tensionuar dhe i ngarkuar. “Po e vërej se stafi që kam zgjedhur, i është përgjigjur dinamikës së punëve. Edhe projektet kanë ecur mirë drejt finalizimit.

    Më bëhet se kemi arsye t’ju gëzohemi veçmas projekteve ambientaliste, të cilat janë bërë shenjë dalluese e investimeve të qeverisë sonë. Kur shoh se qyteti po merr frymë më lirshëm, kështu lirshëm kam nisur të marrë frymë edhe unë”, flet me një modesti të papërshkrueshme kryetari i Komunës së Ferizajt, i cili nuk e fsheh faktin se puna që bën kërkon shumë nerva, durim dhe energji.

    “Nuk është lehtë ta kalosh një ditë në bashkëbisedim me qytetarët, të cilët vijnë në zyrën time për të kërkuar ndihmë. Nevojat e qytetarëve janë të shumta, ndërsa mundësitë janë të vogla. Nganjëherë ndjehem i thyer shpirtërisht që nuk kam mundësi t’ju dalë në ndihmë. Por ka shumë raste kur ndjehem me nerva të thyera, ndërsa edhe për projektet që janë me interes të drejtpërdrejtë për ta, nxjerrin pengesa, për tejkalimin e të cilave na duhet të harxhojmë shumë energji.

    Me ta komunikoj edhe nëpërmjet telefonit dhe atë në çdo kohë. Më shkruajnë edhe nëpërmjet postës elektronike dhe asaj të zakonshme. Ata shprehin shqetësimet e tyre, por edhe përgëzimet për punët që po bëjmë”, thotë kryetari Xhemaili, i cili është i përkushtuar që para qytetarëve të mos e reflektojë përkatësinë e tij partiake, duke pasur në mendje vazhdimisht faktin se ka marrë numër të konsiderueshëm votash më shumë se partia e tij, përkatësisht PDK-ja.

    Faktin se Komuna e Ferizajt tash udhëhiqet nga tre ish-të burgosur politikë, dy nga ta që kanë përjetuar edhe burgun famëkeq të Dubravës, ku kanë mbetur të vrarë disa nga bashkëveprimtarët e tij, kryetari Xhemaili e shpjegon thjesht: “Stafin e kam zgjedhur vetë, për këtë nuk mund ta fajësoj askënd. Jam i kënaqur me zgjedhjen.

    Është e vërtetë se edhe nënkryetari i Komunës, Besim Zymberi, edhe drejtori i përgjithshëm i Administratës dhe Personelit, Xhabir Morina, kanë pasur një fat të ngjashëm me mua, ndërsa edhe kemi qenë bashkëveprimtarë. Kërkesa ime ka qenë që në stafin e ngushtë të kem njerëz të përkushtuar për punë, njerëz pa dosje kriminale, njerëz të pakomprometuar, pa afera korruptive dhe mbi të gjitha të ndershëm.

    Duket se kam pasur fatin që edhe koalicioni me AKR-në të jetë në anën e fatit tim të mirë. Kemi tre drejtorë nga kjo parti, por veprojmë sikur të ishim të një partie”.

    Përkundër këtyre punëve të mëdha që janë bërë, kryetari Xhemaili është afër ta përmbyllë edhe të ashtuquajturën Gropa Dugi, përkatësisht objektin e dhënë me koncesion, ku janë vërejtur shkelje të mëdha nga qeveria e kaluar, e ku pa hise në këtë nuk ka qenë as partia e tij, përkatësisht Dega e PDK-së në Ferizaj.

    “Ai objekt ka mbetur si Ura e Fshejtë. Kemi mundur të veprojmë më shpejt, por kemi dashur që t’i përfillim të gjitha procedurat. Ato janë mbyllur me vlerësimin e një eksperti të caktuar nga Gjykata Komunale në Ferizaj. Së shpejti do të nisin edhe punët. Problemet e mbetura rreth këtij objekti do të zgjidhen në vazhdim”, ka thënë kryetari Xhemaili, i cili që para se të vinte në këtë post, e kishte parasysh këtë problem të madh të trashëguar.

    I pyetur se sa i frikohet mundësisë që Zyra e prokurimit të jetë burim i prishjes së imazhit të punëve të mëdha që ka bërë qeveria e tij, ndërsa një shenjë e tillë veç është hetuar këto ditë, kryetari Xhemaili ka thënë: “Nuk ka fjalë të cilën e përmend më shumë se fjalën ligj. Sa herë nënshkruaj diçka, ua përkujtoj kujdesin nga ligji.

    Kësaj edhe do t’i përmbahem përherë. Me t’u njoftuar se ka pasur shkelje të ligjit në Zyrën e prokurimit, kam autorizuar auditorin e brendshëm që ta hetojë këtë rast. Rasti është hetuar dhe pres të ndërmarr masat e nevojshme. U kam thënë se në burg kam bërë një stazh të gjatë, por për hajni nuk dua të shkoj”.

    Akuzat se ka krijuar shpenzime të mëdha me veturën e tij, ai i ka komentuar shkurt: “Nuk do të kursej për harxhimet në benzinë dhe telefon, sepse dua të punoj, dua t’i kryej punët që i kemi nisur”.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Koncepti im, ndryshimi i Ferizajt

    Mërkurë, 20 Maj 2009 18:25

    Vlora Toçilla

    Ferizaj, 19 maj

    Kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemaili, në këtë intervistë numëron një varg të arriturash, duke filluar që nga investimet dhjetëra milionëshe, rritjes së inkasimit të të hyrave, krijimit të kushteve më të mira për bizneset, lehtësimit të lëvizjes nëpër rrugët e qytetit. Po ashtu, beson se, nëse organet e PDK-së do të vlerësojnë gatishmërinë e tij për rikandidim edhe për një mandat tjetër, do të jetë në gjendje të përplotësojë konceptin e tij për ndryshimin e Ferizajt.



    Infopress: Zotëri Xhemaili, çfarë konsideroni si të arritura të këtij pushteti, që nga koha që ju jeni kryetar?

    Xhemaili: Besoj që vlerësimi i qytetarëve flet mjaft për të arriturat që janë bërë në kohën e mandatit tim si kryetar komune. Kemi një rritje rekorde të inkasimit të të hyrave vetjake të komunës. Janë tejkaluar edhe me planifikimin tonë. E arritur tjetër është se brenda vitit 2008 në komunën tonë ka pasur gjithsej 10 milionë e gjysmë investime në infrastrukturë. E veçantë është se cilësia e investimeve është rritur, nga ajo ekzistenciale që ka qenë më parë, në investime strategjike që i kemi bërë ne. Kemi krijuar një komunikim shumë cilësor rrugor në qytetin e Ferizajt madje edhe me përmasa ndërkomunale dhe jemi në fazën e fundit të kryerjes së punimeve në 10 kilometra e gjysmë rrugë, vetëm brenda qytetit, me standardet më të larta të mundshme për kohën. Po ashtu edhe projektet ambientaliste ishin risi, ku sivjet pritet të fillojmë me fazën e parë të Bifurkacionit, por edhe të Parkut të Lirisë si dhe shumë projekte tjera ambientaliste.


    'Këtë vit do të bëhet asfaltimi i rrugës Ferizaj - Greme - Baincë'



    Infopress: I rikthehemi fillimit të mandatit tuaj. Cilat ishin prioritetet gjatë vitit 2008?

    Xhemaili: Prioritetet tona gjatë vitit 2008 ishin në drejtim të krijimit të një infrastrukture, nga ajo ekzistenciale në një infrastrukturë strategjike, qëllimi i së cilës ishte rritja e parakushteve për zhvillimin ekonomik të komunës sonë. Me ndërtimin e rrugës për Jezerc janë krijuar kushtet maksimale që industria e turizmit të fillojë t'i hapë sytë edhe në komunën tonë, sepse kemi resurse të cilat nuk janë shfrytëzuar.



    Infopress: Po për vitin 2009?

    Xhemaili: Ne kemi filluar me realizimin e projekteve për vitin 2009. Ato janë projekte ambicioze që shkojnë në fushën e investimeve rrugore, ujësjellës, kanalizim. Në mënyrë të veçantë përmend fillimin e investimeve në fushën ambientaliste. Risi këtë vit do të jetë asfaltimi i rrugës Ferizaj - Greme - Baincë, i cili është në fazën e tenderimit nga Ministria e Transportit. Kjo rrugë do të lidhë dy komuna dhe në veçanti do të krijojë kushte për zhvillimin e mëtutjeshëm ekonomik të komunës sonë për faktin se vetëm në fshatin Greme, janë mbi 50 ndërmarrje të vogla dhe të mesme, prodhuese, kryesisht në fushën e përpunimit të drurit. Po ashtu, jemi duke vazhduar në fazën e investimeve në fushat tjera të cilat kanë qenë si prioritete edhe në vitin 2008.






    'Mandati ka qenë i shkurtër që unë ta jap tërë maksimumin tim'



    Infopress: Siç e dimë, jemi gati se në fund të mandatit dyvjeçar, i cili pasohet nga zgjedhje të reja lokale. Çfarë konsideroni që s'ia keni dalë ta realizoni në këtë mandat?

    Xhemaili: Edhe pse mandati ishte i shkurtër, të gjitha premtimet e mia jo vetëm se i kam realizuar, por edhe i kam tejkaluar. Nuk kam premtuar aq shumë ndërsa janë realizuar dhe janë në përfundim e sipër projekte në vlerë prej 11 milionë euro, bëhet fjalë për buxhetin e vitit 2008 nga të hyrat vetjake, nga grantet qeveritare dhe nga donatorët.



    Infopress: A do të kandidoheni përsëri për kryetar komune?

    Xhemaili: Unë kam shfaqur tashmë konceptin tim për ndryshimin e Ferizajt dhe kam gatishmërinë të rikandidohem, për arsye se mandati të cilin unë e kam pasur, gjegjësisht i cili është në rrjedhë, është i shkurtër dhe mendoj se edhe në një mandat tjetër do të jem në gjendje të realizoj të gjitha ambiciet dhe premtimet që i kam pasur në raport me elektoratin. Besoj se do ta kem mbështetjen edhe nga strukturat qendrore dhe lokale të partisë. Më duhet edhe një herë besimi, sepse jam i bindur se edhe një mandat tjetër, do të ishte koha e duhur për të realizuar konceptim tim dhe të partisë së cilës i takoj, për të bërë ndryshimet që i duhen Ferizajt. Sidoqoftë, vendimin përfundimtar do ta marrin organet e partisë.



    Infopress: A besoni që qytetarët edhe në këtë mandat të shkurtër që thoni, ka pasur kohë dhe ka referenca të mjaftueshme në të arritura për t'ju votuar edhe një mandat tjetër?

    Xhemaili: Kur kam pranuar që të jem kandidat për kryetar komune sigurisht që kam konstruktuar një koncept se si do të duket Ferizaj brenda mandatit tim. Konsideroj që ky mandat ka qenë i shkurtër që unë ta jap tërë maksimumin tim për ta realizuar atë koncept dhe besoj që edhe një mandat tjetër do të ishte i mjaftueshëm që së paku të krijohet ideja për një qytet të ri të Ferizajt tërësisht të ndryshëm nga ai që ka qenë më parë. Gatishmëria ime që të jem sërish kandidat për kryetar komune, besoj se do të jetë refleksion edhe i vlerësimit të qytetarëve të Ferizajt për punën që po e bëj unë me stafin tim.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Aksidentohet kryetari Xhemajli, gjendet jashtë rrezikut për jetë


    Prishtinë, 21 Maj 2009 (Kosovapress) Koha 12:27

    Kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli, ka marrë lëndime trupore gjatë një fatkeqësie rrugore, që ka ndodhur sot rreth orës 8.30 në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, më konkretisht në Veternik.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #26
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Lol i ra msysh dikush Bajrushit

    Por me sa ndegjova vetem disa brir i kish te thyer dhe disa pjes te tjera te trupit i ka demtu. Por shpresojm te ben me mire.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 21-05-2009 më 09:13
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220



    Edhe ky deshi të fluturoj me duket por këtë hërë me makinë.

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2007
    Postime
    630
    Thaçi: Ferizaj është shembull i qeverisjes së mirë lokale
    Kush shembull i mir breee !!!
    Mbrem e shikova ket emisjonin Pa rrotlla qe emeton RTK [Kliko ketu] shum u zhgenjeva qka pash aty duke u zan prokurori me pel per dore duke u fy edhe nga koleget e vet ne sy te kamerave por kjo sduket asgje kur filloj zoti i emisjonit Zeka edhe me deshmitar aty ishte met vertet turpi me i madh qe kisha pa ndonjeher live ne TV, perpos krejt asaj vjedhje e malltretimi qe kishte be qytetarve te ferizait ky prokurori kishte urdhru edhe per ndalimin e rrymes ne Ferizaj gjat kohes kur shfaqej emisjoni. TURP TURP TURP a ka dikush qe mund ta shpjegoj kete ??. Nuk mundesha te ju besoja syve dhe veshve se qka mesova nga aj emisjon.

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-06-2003
    Postime
    569
    Citim Postuar më parë nga cvcx Lexo Postimin
    Kush shembull i mir breee !!!
    Mbrem e shikova ket emisjonin Pa rrotlla qe emeton RTK [Kliko ketu] shum u zhgenjeva qka pash aty duke u zan prokurori me pel per dore duke u fy edhe nga koleget e vet ne sy te kamerave por kjo sduket asgje kur filloj zoti i emisjonit Zeka edhe me deshmitar aty ishte met vertet turpi me i madh qe kisha pa ndonjeher live ne TV, perpos krejt asaj vjedhje e malltretimi qe kishte be qytetarve te ferizait ky prokurori kishte urdhru edhe per ndalimin e rrymes ne Ferizaj gjat kohes kur shfaqej emisjoni. TURP TURP TURP a ka dikush qe mund ta shpjegoj kete ??. Nuk mundesha te ju besoja syve dhe veshve se qka mesova nga aj emisjon.
    Haj medet cfar shkrimi. E cka ka lidhje prokurori i Ferizajt apo gjith prokuroria me udheheqjen e komunes. ASNJE LIDHJE. Gjyqesia ne kosove eshte katastrof gjithkah dhe faji gjendet prej ministrise se drejtesise, e teposhte ne te gjitha nivelet.

    Bajrushi megjithate eshte budalla qe nuk merr nje vozites, paraardhesi i tij Adem Salihaj jo vetem qe kishte vozites, por edhe me dhjetera truproje sikur te ishte president shteti e jo kryetar komune. Bajrushi nuk e ka ASNJE trup roje, dhe AS vozites. Njehere bile ja mora perparesine e kalimit ne nje udhekryq nje automjeti, kur e shoh kish qene Bajrushi, vet tu vozit. Une do ti thoja qe urgjent te merr nje vozites dhe te pakten nje trup roje, Dyshoj fort qe ska qene i pergatitur ky aksident me makine, se shume njerz e urrejne qe ju ka prish objektet.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2007
    Postime
    630
    Citim Postuar më parë nga mendimi Lexo Postimin
    Haj medet cfar shkrimi. E cka ka lidhje prokurori i Ferizajt apo gjith prokuroria me udheheqjen e komunes. ASNJE LIDHJE. Gjyqesia ne kosove eshte katastrof gjithkah dhe faji gjendet prej ministrise se drejtesise, e teposhte ne te gjitha nivelet.
    O djal un nuk jam i Ferizait e me kte dua te them qe kisha mujt edhe mos me shkru hic sepse edi deri ku ka arrit qeshtjet si politika ne ket forum me disa antar ketu qe vec qesin pluhun syve

    Aq sa thu ti ne ket shkrim un jam i vetdishum per kete, por pasi ti me ben kete pytje po te bej edhe une tye

    Qka ka lidhje prokuroria me KEK____________ e sigurisht duke u pergjigj ketu i jep vetit pergjigjen per pytjen qe ma bere prokukori dhe komune.

Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Berisha bën publike ndryshimet në kabinetin e tij qeverisës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:53
  2. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  3. Koment - Standardet para referendumit (Malesi)
    Nga Tuzjan në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-04-2006, 04:32
  4. Kur dhe kush e ka shkruajtur Kuranin?
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 05-02-2004, 16:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •