Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 106
  1. #1

    Thaçi: Ferizaj është shembull i qeverisjes së mirë lokale

    Kryeministri Hashim Thaçi:Ferizaj është shembull i qeverisjes së mirë lokale në Kosovë
    FERIZAJ, 17 MAJ 2009(VushtrriaPress)-Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi sot ka qëndruar në Ferizaj për të parë për së afërmi punimet e ndërtimit të rrugës, në afërsi të sheshit “Adem Jashari” në këtë qytet. Kryeministri Thaçi e ka përgëzuar udhëheqjen lokale të kësaj komune në krye me Bajrush Xhemajlin për faktin se Ferizaj është shpallur nga USAID-i si komuna me qeverisjen më të mirë lokale në Kosovë. “Unë e përgëzoj për punën e madhe, të jashtëzakonshme dhe shumë të përgjegjshme që po e bënë për të gjithë qytetarët e Ferizajt, që po e ndryshon për të mirë Ferizajn. Dua të theksoj se ndihem tepër i inkurajuar me përfundimin e 70 kilometrave të reja të ndërtimit të ujësjellësit vetëm në komunën e Ferizajt për këtë vit të qeverisjes. Gjithashtu mbi 35 kilometra kanalizime të reja dhe rreth 30 kilometra rrugë të reja” ka thënë në mes tjerash kryeministri Thaçi. Ndërsa kryetari i komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli ka falënderuar përzemërsisht Kryeministrin Hashim Thaçi për vizitën e bërë në këtë komunë dhe për përkrahjen që ka pasur nga Qeveria e Kosovës, e cila ka mundësuar investime kapitale që deri më tani investime të tilla nuk ka pasur në Ferizaj.Hajdin ISLAMI
    www.vushtrriapress.shqipo.com
    www.vushtrriapress.tk
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Diqka eshte kah e mundon thaqin,qe ka dal e po mjell drunje neper qytete te kosoves,nuk po mund ta kuptoi nje politikan te ri te merret me pune te vjetra.
    Ai duhet te pyes rinin se sa jan te punesuar e mos te mundohet tu qes hi syve sepse populli nuk han bar.
    Per dite e me shum populli eshte i pa knaqur dhe nje dit une nuk dyshoj qe do te zgjohet nga gjumi dhe rreziku eshte qe situata po del jasht kontrollit,skamja po e rendon popullin kurse politikajt per dit e me shume po majen si bika.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Kryeministri Hashim Thaçi: Modernizimi po ndodhë në gjithë Kosovën

    Prishtinë, 16 maj 2009

    Në vazhdim po e japim të plotë, deklarimin e kryeministrit Thaçi në Vidimiriq të Mitrovicës.

    Kemi ardhur këtu me kryetarin e Komunës së Mitrovicës Bajram Rexhepi në një inspektim të rindërtimit të rrugës në fshatin Vidmriq, që është në përmbyllje e sipër.

    Jam shumë i inkurajuar me këtë punë të mirë që po bëhet, me këtë lehtësim që po iu bëjmë qytetarëve të jetojnë në shtëpitë dhe pronat e tyre, jam gjithashtu i inkurajuar me vendosmërinë e banorëve që të vazhdojnë këtu jetën e re, në Kosovën e pavarur sovrane dhe demokratike.

    Kjo është rruga e re, në Kosovën tonë të re, në shtetin tonë të ri. Modernizimi i vendit po ndodhë në gjithë Kosovën.

    Kjo është një rrugë që do t`ua lehtësoj jetën shumë qyetarëve, do të modernizojë gjithashtu infrastrukturën dhe ndjehem tepër mirë që po përmbyllim një investim rreth 6 milion euro vetëm në pjesën veriore të Mitrovicës për një vit si qeveri, ndërsa mbi 10 milion euro në qytetin e Mitrovicës.

    Nuk do të shikojmë vija të caktuara për investime, jeta e re po vazhdon edhe në këto treva të Kosovës do të vazhdojmë, investimet do të vazhdojnë, janë investime këto edhe në ndërtimin e shtëpive të reja në mënyrë që njerëzit të kthehen pa dallime etnike, të kthehen me të drejta të plota dhe legjitime në pronat, shtëpitë dhe banesat e tyre.

    Ne do të investojmë në rrugë të reja, në kanalizime, ujësjellëse, të investojmë në ndërtimin e shkollave të reja. Kjo po ndodh në komunën e Mitrovicën këto ditë.

    Unë dua të besoj se fuqimisht se kështu të bashkuar do të vazhdojmë të kemi investime dhe do të ndryshojmë vendin tonë për të mirë, ndryshim ky i cili shihet.

    Sot mund të them lirisht se kjo punë e cila po bëhet, po bëhet një punë për t`i hapur rrugë të sigurtë zhvillimit ekonomik, krijimin e hapjeve të reja të punës edhe prespektivës të gjithanshme të shtetit dhe qytetarëve tonë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-06-2003
    Postime
    569
    Desha te them se Ferizaji me te vertete ka pasur qeverisjen me te mire komunale deri me tash. Jam nga Ferizaj dhe i kam pare ndryshimet qe kane ndodhur. E pergezoj Bajrushin qe ka qene kembengules dhe nuk ka toleruar personat e pa pergjegjshem por ka bere ndryshime kapitale.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar më parë nga mendimi Lexo Postimin

    Jam kurioz të dij (thjesht) shpresoj të më kthesh përgjigje , të sakt do ishte më mirë , por edhe përafërshisht :

    1. Sa përqind është i zhvilluar korrupcioni në Ferizaj ?
    2. Sa është numri i të varfërve,sa përqind jan të varfër në Ferizaj ?
    3. Sa është numri i të papunëve , sa përqind është papunsia në Ferizaj?
    4. Si është niveli i arsimit në Ferizaj?

    Dua të tregoj Mendim që këto pyetje që parashtrova për ty nuk jan me qëllim provokimi por thjesht ndihmesë njohurie për mua. T'i bëra këto pyetje pasiqë je nga Ferizaji , nëse i di nëse jo nuk ka problem.Ju Faleminderit.

    Me Rrespekt : ILMGAP
    Ndryshuar për herë të fundit nga ILMGAP : 17-05-2009 më 15:59

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-06-2003
    Postime
    569
    Citim Postuar më parë nga ILMGAP Lexo Postimin
    Jam kurioz të dij (thjesht) shpresoj të më kthesh përgjigje , të sakt do ishte më mirë , por edhe përafërshisht :

    1. Sa përqind është i zhvilluar korrupcioni në Ferizaj ?
    2. Sa është numri i të varfërve,sa përqind jan të varfër në Ferizaj ?
    3. Sa është numri i të papunëve , sa përqind është papunsia në Ferizaj?
    4. Si është niveli i arsimiti në Ferizaj?

    Dua të tregoj Mendim që këto pyetje që parashtrova për ty nuk jan me qëllim provokimi por thjesht ndihmesë njohurie për mua. T'i bëra këto pyetje pasiqë je nga Ferizaji , nëse i di nëse jo nuk ka problem.Ju Faleminderit.

    Me Rrespekt : ILMGAP
    Shiko une keshtu te pergjigjem ne pyetje ne numra nuk mundem sepse nuk jam ndonje zyrtar komunal, mirepo do te thoja qe:
    Korrupcioni ne komune,(ne nivelet e larta se administrate se di) eshte me i ulet se kurr me pare, sepse kryetari eshte shume i ashper ne kete aspekt.
    Numri i te varferve ska te beje direkt me qeverisjen komunale, as i papuneve, as i arsimit, kjo eshte qeshtje me e gjere qe prek qeverisjen qendrore, dhe gjith kosoven.
    Pse thash se eshte me mire se perpara Ferizaji. Sepse jane prishur me qindra objekte, kiosqe e gjera tjera pa leje, dhe qendra e qytetit ka ndryshuar krejtesisht. Rruget kane ndryshuar, jane zgjeruar diku, e diku jane vendosur rrethe, e gjera tjera. Disa rruge te rendesishme qe kane qene te pashtruara jane shtruar, me gjithe kanalizime e ujesjelles, lagje te tera jane lidhur jane bere qendra urbane. Dmth qe 10 vjet pas luftes nuk eshte punuar ne Ferizaj sa eshte punuar kete 1 apo 2 vjet. Jo vetem une po 90 % e qytetareve jane te kenaqur me Bajrushin, kryetarin e komunes.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar më parë nga mendimi Lexo Postimin
    Shiko une keshtu te pergjigjem ne pyetje ne numra nuk mundem sepse nuk jam ndonje zyrtar komunal, mirepo do te thoja qe:
    Korrupcioni ne komune,(ne nivelet e larta se administrate se di) eshte me i ulet se kurr me pare, sepse kryetari eshte shume i ashper ne kete aspekt.
    Numri i te varferve ska te beje direkt me qeverisjen komunale, as i papuneve, as i arsimit, kjo eshte qeshtje me e gjere qe prek qeverisjen qendrore, dhe gjith kosoven.
    Pse thash se eshte me mire se perpara Ferizaji. Sepse jane prishur me qindra objekte, kiosqe e gjera tjera pa leje, dhe qendra e qytetit ka ndryshuar krejtesisht. Rruget kane ndryshuar, jane zgjeruar diku, e diku jane vendosur rrethe, e gjera tjera. Disa rruge te rendesishme qe kane qene te pashtruara jane shtruar, me gjithe kanalizime e ujesjelles, lagje te tera jane lidhur jane bere qendra urbane. Dmth qe 10 vjet pas luftes nuk eshte punuar ne Ferizaj sa eshte punuar kete 1 apo 2 vjet. Jo vetem une po 90 % e qytetareve jane te kenaqur me Bajrushin, kryetarin e komunes.
    Së pari dua të them që thjesht jam duke diskutuar me ty në lidhje me temen e hapur nga vicianum.

    Ti tanimë me përgjigjet që më ktheve kuptova diqka . . . dhe faleminderit.
    Kur më tregove se qfarë ka përparu Ferizaji në menaxhimin e Bajrushit , nuk tregove askund që ai ka hap një vend ku mund të punësohen shum e shum njerëz , nuk më tregove se sa mij , qindra , dhjetra njerëz në Ferizaj kanë kaluar Varfërinë e kan anashkaluar varfërinë .
    Ti më tregove me shtrrimin e rrugëve . . . për mua dhe për ja 90% këto gjëra nuk jan të nevojshme . . . Pse?. . . Sepse së pari duhet riparuar problemet e varfërisë , arsimimit të dobët , korrupcionit , ndalimit të krimit etj. e më pas të shikon Bajrushin në lidhje me shtrrimin e rrugëve.
    Ti në postimin e lartë ke thënë që :
    Sepse jane prishur me qindra objekte, kiosqe e gjera tjera pa leje, dhe qendra e qytetit ka ndryshuar krejtesisht.
    Këtyre që iu kanë hequr kiosqet kan mbetur pa bukë.

    Me Rrespekt : ILMGAP

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-06-2003
    Postime
    569
    Citim Postuar më parë nga ILMGAP Lexo Postimin
    Së pari dua të them që thjesht jam duke diskutuar me ty në lidhje me temen e hapur nga vicianum.

    Ti tanimë me përgjigjet që më ktheve kuptova diqka . . . dhe faleminderit.
    Kur më tregove se qfarë ka përparu Ferizaji në menaxhimin e Bajrushit , nuk tregove askund që ai ka hap një vend ku mund të punësohen shum e shum njerëz , nuk më tregove se sa mij , qindra , dhjetra njerëz në Ferizaj kanë kaluar Varfërinë e kan anashkaluar varfërinë .
    Ti më tregove me shtrrimin e rrugëve . . . për mua dhe për ja 90% këto gjëra nuk jan të nevojshme . . . Pse?. . . Sepse së pari duhet riparuar problemet e varfërisë , arsimimit të dobët , korrupcionit , ndalimit të krimit etj. e më pas të shikon Bajrushin në lidhje me shtrrimin e rrugëve.
    Ti në postimin e lartë ke thënë që :
    Këtyre që iu kanë hequr kiosqet kan mbetur pa bukë.

    Me Rrespekt : ILMGAP
    Tash ju munde ta shikoni nga prizmi juaj, mirepo ta shikoni mire manualin e kompetecave komunale e shihni qe nuk ka te beje direkt komuna me hapje vendesh pune e tejkalim te vareferise.
    Komuna merret me kesi gjera, shtrim rrugesh e kanalizimesh e menagjim te hapsires publike. Pastaj nuk jemi ne komunizem qe komuna te hap ferma publike per te punesuar popullsine. Komuna vetem munde te ndaje ndonje prone qe i kerkohet nga ndonje pronar privat qe deshiron te hap fabrike. Nuk ekziston asnje komune ne kosove qe ka kompetenca te hap fabrika te zvogloje papunesine.
    Papunesia zvoglohet nga politikat qendrore qe behen ne taksa e gjera tjera dhe komuna ska te beje me to. Eshte mire te mbetesh serioz ne debat.

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin

    Kryeministri Hashim Thaçi: Modernizimi po ndodhë në gjithë Kosovën

    Prishtinë, 16 maj 2009

    Në vazhdim po e japim të plotë, deklarimin e kryeministrit Thaçi në Vidimiriq të Mitrovicës.

    Kemi ardhur këtu me kryetarin e Komunës së Mitrovicës Bajram Rexhepi në një inspektim të rindërtimit të rrugës në fshatin Vidmriq, që është në përmbyllje e sipër.

    Jam shumë i inkurajuar me këtë punë të mirë që po bëhet, me këtë lehtësim që po iu bëjmë qytetarëve të jetojnë në shtëpitë dhe pronat e tyre, jam gjithashtu i inkurajuar me vendosmërinë e banorëve që të vazhdojnë këtu jetën e re, në Kosovën e pavarur sovrane dhe demokratike.

    Kjo është rruga e re, në Kosovën tonë të re, në shtetin tonë të ri. Modernizimi i vendit po ndodhë në gjithë Kosovën.

    Kjo është një rrugë që do t`ua lehtësoj jetën shumë qyetarëve, do të modernizojë gjithashtu infrastrukturën dhe ndjehem tepër mirë që po përmbyllim një investim rreth 6 milion euro vetëm në pjesën veriore të Mitrovicës për një vit si qeveri, ndërsa mbi 10 milion euro në qytetin e Mitrovicës.

    Nuk do të shikojmë vija të caktuara për investime, jeta e re po vazhdon edhe në këto treva të Kosovës do të vazhdojmë, investimet do të vazhdojnë, janë investime këto edhe në ndërtimin e shtëpive të reja në mënyrë që njerëzit të kthehen pa dallime etnike, të kthehen me të drejta të plota dhe legjitime në pronat, shtëpitë dhe banesat e tyre.

    Ne do të investojmë në rrugë të reja, në kanalizime, ujësjellëse, të investojmë në ndërtimin e shkollave të reja. Kjo po ndodh në komunën e Mitrovicën këto ditë.

    Unë dua të besoj se fuqimisht se kështu të bashkuar do të vazhdojmë të kemi investime dhe do të ndryshojmë vendin tonë për të mirë, ndryshim ky i cili shihet.

    Sot mund të them lirisht se kjo punë e cila po bëhet, po bëhet një punë për t`i hapur rrugë të sigurtë zhvillimit ekonomik, krijimin e hapjeve të reja të punës edhe prespektivës të gjithanshme të shtetit dhe qytetarëve tonë.

    ...o Thaq he King ....Hallall te koft ....
    - veq te para kryeminister , mos ndegjo fjal debillav...mos ki dert ti....edhe pse qent lehin anash ti vazhdo punen .

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga ILMGAP Lexo Postimin
    Ti më tregove me shtrrimin e rrugëve . . . për mua dhe për ja 90% këto gjëra nuk jan të nevojshme . . . ILMGAP
    Aiiiihhhhhh
    NO COMENT
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Berisha bën publike ndryshimet në kabinetin e tij qeverisës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:53
  2. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  3. Koment - Standardet para referendumit (Malesi)
    Nga Tuzjan në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-04-2006, 04:32
  4. Kur dhe kush e ka shkruajtur Kuranin?
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 05-02-2004, 16:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •