Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 53
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    GJND sot bën të ditur vendet që kanë dorëzuar argumentet për Kosovën
    Hagë, 20 prill - Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë gjatë ditës së sotme pritet të bëjë të ditur se cilat vende kanë dorëzuar qëndrimet e dhe argumentet dhe në këtë mënyrë janë përfshirë në procedurën për përcaktimin e legalitetit të pavarësisë së Kosovës të shpallur në shkurt të vitit të kaluar. Me rastin e këtij procesi para GJND, si zyrtarët e Prishtinës ashtu edhe ata të Beogradit janë shprehur optimistë sa i përket rezultatit të gjykatës.
    ---------------------------------------
    a sipas ati shkaut te shkines jan keto shtete qe e perkrahun serbin


    Prishtinë, 18 prill


    Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic ka thënë se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nuk mund të pritet para mesit të vitit të ardhshëm. Ai është shprehur i bindur në fitore, derisa ka njoftuar se në favor të Serbisë deklarata kanë deponuar Kina, Rusia, Argjentina, Qipro, Egjipti, Brazili, Spanja, Rumania, Sllovakia, Irani dhe Azerbajxhani. Sipas tij, SHBA dhe aleatët e saj, janë në anën e Kosovës.

    marre nga gazetaexpress
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 20-04-2009 më 07:09
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #32
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Kreksi , po e shof se më ke komentuar!

    Shoki , mos më thuaj mua a ka kry apo jo krime Kosova , thuaj hashimit me shokë.

    Janë qeveria e Kosoves që është dashur të paraqes serbin në gjykaten ndërkombëtare për të gjitha ato cfarë kanë bërë në Kosovë dhe me Kosoven!

    Procesi , natyrisht është jo vetëm i papranueshëm por edhe i pamoralshëm.

    Pra edhe ky proces është një nga shumë lojët që po luhen me Kosoven dhe kombin shqiptarë nga shkijet dhe OKB-ja.

    Ky proces është dashur të bojkotohet nga Kosova. Si kundërpërgjiegje të mbahej një rreferendum me popullin e Kosoves për këtë vendim.

    Tani pasi kta idot-politikan -truthatë kan hy në proces, duhet së paku të shpresojmë në fitore, sepse sido që të jetë fitorja do të jet më e mirë se humbja.

    Kili

    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    21 me 13, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

    Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka publikuar emrat e shteteve që kanë deponuar deklarata me shkrim rreth pavarësisë së Kosovës. Në favor të Kosovës janë rreshtuar 21 shtete. Ndërsa, qëndrimin serb e përkrahin 13 shtete. Italia është tërhequr nga ky proces. Me gjithë paralajmërimet e Beogradit, Greqia nuk dorëzoi gjë në Gjykatën e Drejtësisë.

    Nga Bekim Greiçevci më 21.04.2009 në ora 23:05
    Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) ka publikuar të martën në mbrëmje emrat e shteteve që kanë dorëzuar deklarata me shkrim lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
    Në një kumtesë të ICJ’së thuhet se 35 shtetet janë kanë deponuar deklaratat lidhur me pyetjen se a ka qenë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare shpallja e njëanshme e pavarësisë nga Institucionet e Përkohshme Vetëqeverisëse të Kosovës.

    Meqenëse Kosova nuk është anëtare e OKB’së, Gjykata e Drejtësisë ka njoftuar se një deklaratë me shkrim është dorëzuar edhe nga autorët e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
    Në favor të pavarësisë së Kosovës janë rreshtuar 21 shtete, përkatësisht tetë më shumë se për Serbinë, e cila ka arritur të fitojë përkrahjen e 13 shteteve.

    Legaliteti i pavarësisë së Kosovës në Gjykatën e Botës do të mbrohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Japonia, Çekia, Zvicra, Shqipëria, Austria, Finlanda, Polonia, Luksemburgu, Estonia, Norvegjia, Holanda, Sllovenia, Letonia, Irlanda, Danimarka, Maldivet dhe Sierra Leone.

    Qëndrimin serb se Kosova ka shkelur të drejtën ndërkombëtare më 17 shkurt, 2008, do të përpiqen ta argumentojnë Rusia, Kina, Qipro, Rumania, Egjipti, Sllovakia, Libia, Spanja, Irani, Brazili, Argjentina, Azerbajxhani dhe Bolivia.

    Megjithëse ishte paralajmëruar nga Beogradi, Greqia, një nga vendet që ende nuk e ka njohur shtetin kosovar nuk ka deponuar gjë në Gjykatë. Në këtë mënyrë Athina është ndarë nga grupi i pesë shteteve të Bashkimit Europian që janë kundër pavarësisë së vendit tonë.

    Mirëpo, edhe një shtet tjetër i BE’së ka befasuar me qëndrimin e vet. Italia, një nga shtetet ka qenë mbështetëse e madhe e pavarësimit të Kosovës, ka vendosur të mos marrë pjesë në procesin e ICJ’së. Burime zyrtare italiane në Prishtinë kanë thënë të martën për Express se Italia ka dorëzuar deklaratën e vet në Gjykatën e Drejtësisë por në ndërkohë ka vendosur ta tërheqë atë.
    “Kjo nuk do të thotë se Italia ka ndryshuar politikën ndaj Kosovës. Autoritetet kosovare janë njoftuar për këtë”, ka thënë diplomati italian.

    Në Gjykatën e Drejtësisë në Hagë është deponuar edhe një dosje nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB’së, Ban Ki-Moon. Aty janë përmbledhur rezoluta të Këshillit të Sigurimit dhe raporte e dokumente tjera të OKB’së që kanë të bëjnë me Kosovën.

    Sipas procedurës në Gjykatën e Drejtësisë, të gjitha deklaratat e dorëzuara të premten e kaluar janë duke u skenuar për t’iu dorëzuar secilit shtet pjesëmarrëse përfshirë Kosovën. Deri më 17 korrik, pjesëmarrësit kanë kohë të deponojnë komentet e tyre rreth deklaratave të njëri-tjetrit.

    Pastaj, pesëmbëdhjetë gjykatësit ndërkombëtare, nën drejtimin e juristit japonez, Hisashi Owada, do të ulen për të nxjerrë një mendim këshillues rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës. Ky mendim i gjykatës nuk është obligues për asnjë shtet, por ka peshë politike.

    Gjykata mund të ftojë pjesëmarrësit edhe në seanca dëgjimore, por për këtë do të vendoset pas 17 korrikut.
    Ekspertë të drejtësisë ndërkombëtare vlerësojnë se shqyrtimi i rastit të Kosovës mund të zgjasë deri në gjysmën e vitit të ardhshëm.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Sejdiu e Thaçi besojnë në verdiktin që do të sjellë gjykata

    Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi besojnë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke vlerësuar se ajo do të japë verdiktin final në favor të pavarësisë së Kosovës. Prishtina beson në drejtësinë ndërkombëtare thonë krerët shtetërorë. Presidenti Fatmir Sejdiu tha se beson në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe vendimit që ajo do të marrë në favor të pavarësisë së Kosovës.

    “Ne besojmë në verdiktin që do të sjellë gjykata dhe në punën e gjykatësit besojmë, sepse është një prej gjyqtarëve me nam dhe famë në profesionin që kanë”, tha Sejdiu .

    Edhe kryeministri Hashim Thaçi tha se nuk ka asnjë dilemë që Gjykata do të vendosë në favor të pavarësisë së Kosovës

    “Nuk duhet të pretendojmë të politizojmë procesin e gjykatës. Duhet të besojmë plotësisht në drejtësi dhe dëshiroj të falënderoj të gjitha vendet që e kanë përkrahur procesin e pavarësisë së Kosovës. Tash edhe njohja nga Arabia Saudite është një mesazh i qartë se procesi i njohjeve të shtetit të Kosovës do të ketë vetëm vazhdimësi pozitive dhe ne i besojmë drejtësisë”, tha Thaçi.

    Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka deklaruar se 35 shtete, anëtare të KB, kanë dorëzuar në këtë gjykatë kërkesat për pjesëmarrje në procesin lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës dokumente të shkruara kanë dorëzuar 21 vende: Çekia, Franca, Zvicra, Shqipëria, Austria, Gjermania, Polonia, Finlanda, Luksemburgu, Britania e Madhe, SHBA-ja, Estonia, Norvegjia, Holanda, Sllovenia, Letonia, Japonia, Irlanda, Danimarka, Maldivet dhe Sierra Leone. Ndërkaq në favor të Serbisë janë deklaruar 14 vende: Qipro, Kina, Rumunia, Egjipti, Sllovakia, Rusia, Libia, Spanja, Irani, Brazili, Argjentina, Azerbajxhani dhe Bolivia.

    Procesi gjyqësor për Kosovën në Hagë ka filluar me 17 prill dhe faza e parë pritet të mbyllet me 17 korrik, kur do të kthehen në gjykatë përgjigjet nga vendet që do të shqyrtojnë deklaratat e njëri-tjetrit. Ndërsa një mendim përfundimtar Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë mund ta marrë më së largu në pjesën e parë të vitit të ardhshëm .
    rtk 22 prill 2009 - 14:14:53
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #35
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Sejdiu e Thaçi besojnë në verdiktin që do të sjellë gjykata

    Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi besojnë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke vlerësuar se ajo do të japë verdiktin final në favor të pavarësisë së Kosovës. Prishtina beson në drejtësinë ndërkombëtare thonë krerët shtetërorë. Presidenti Fatmir Sejdiu tha se beson në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe vendimit që ajo do të marrë në favor të pavarësisë së Kosovës.

    “Ne besojmë në verdiktin që do të sjellë gjykata dhe në punën e gjykatësit besojmë, sepse është një prej gjyqtarëve me nam dhe famë në profesionin që kanë”, tha Sejdiu .

    Edhe kryeministri Hashim Thaçi tha se nuk ka asnjë dilemë që Gjykata do të vendosë në favor të pavarësisë së Kosovës

    “Nuk duhet të pretendojmë të politizojmë procesin e gjykatës. Duhet të besojmë plotësisht në drejtësi dhe dëshiroj të falënderoj të gjitha vendet që e kanë përkrahur procesin e pavarësisë së Kosovës. Tash edhe njohja nga Arabia Saudite është një mesazh i qartë se procesi i njohjeve të shtetit të Kosovës do të ketë vetëm vazhdimësi pozitive dhe ne i besojmë drejtësisë”, tha Thaçi.

    Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka deklaruar se 35 shtete, anëtare të KB, kanë dorëzuar në këtë gjykatë kërkesat për pjesëmarrje në procesin lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës dokumente të shkruara kanë dorëzuar 21 vende: Çekia, Franca, Zvicra, Shqipëria, Austria, Gjermania, Polonia, Finlanda, Luksemburgu, Britania e Madhe, SHBA-ja, Estonia, Norvegjia, Holanda, Sllovenia, Letonia, Japonia, Irlanda, Danimarka, Maldivet dhe Sierra Leone. Ndërkaq në favor të Serbisë janë deklaruar 14 vende: Qipro, Kina, Rumunia, Egjipti, Sllovakia, Rusia, Libia, Spanja, Irani, Brazili, Argjentina, Azerbajxhani dhe Bolivia.

    Procesi gjyqësor për Kosovën në Hagë ka filluar me 17 prill dhe faza e parë pritet të mbyllet me 17 korrik, kur do të kthehen në gjykatë përgjigjet nga vendet që do të shqyrtojnë deklaratat e njëri-tjetrit. Ndërsa një mendim përfundimtar Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë mund ta marrë më së largu në pjesën e parë të vitit të ardhshëm .
    rtk 22 prill 2009 - 14:14:53
    Bëhuni të qetë, të urtë, të përkulshëm dhe të dëgjueshëm sikur toka, ndërsa trupin e juaj gjallërojeni dhe udhëhiqeni me urdhrat të cilat vijnë prej qiellit.

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    GJND i dorëzon Kosovës 35 deklaratat e deponuara

    Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i ka dorëzuar Ministrisë së jashtme të Kosovës 35 deklaratat e deponuara rreth rastit të Kosovës. Zyrtarë të ministrisë thanë për mediat se ekspertët kanë filluar shqyrtimin e tyre.
    Përgjigjet duhet të kthehen deri më 17 korrik.
    rtk 25 prill 2009 - 13:43:33
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    GJND në Hagë ta gjykoi:

    1. Krimin e shtetterrorit serv mbi popullatën shqiptare në Kosovë dhe logarinë e shtetterrorit serv, krejt krimet e bëra nga shtetterrori serv - Krime Kundër Njerëzimit deri më 12 Qershor, 1999.

    2. Të gjykoi të drejtat e servëve në Kosovë sot dhe të drejta e shqiptarëve nën Servinë, në: Preshevë, Medvegje e Bujanoc, të jenë të njejtat sipas të drejtës ndërkombëtare.

    3. Të paraqiten të gjitha krimet e shtetterrorit serv me fake e argumente të gjalla historike, për logarinë e të gjitha masakrave masive, gjenocidin, pastrimin etnik, e katastrofen humanitare gjatë vitit 1998/99, me emrat e komandantëve serv çetnik dhe plojën ushtarake-polocore shtetterroriste - për plojën mbi Kosovë.

    4. Të japi logari për shtetterrorin diplomatik e politik, mbi të drejten e pavarësisë të Kosovës, qe 10 vite dhe shkeljen e të drejtës e për sovranitetin e një shteti, të njohur botërisht, deri tek hyrjet brutale të liderve serv në Kosovë deri sot...

    5. Të japi logari shteti serv, për burgosjet e vrasjet kriminale të mbi 1.900 shqiptarëve të zhdukur, që mungojnë sot në Kosovë, gjatë luftës 1998/99, duke u zbardhur fati i të gjithë të zhdukurve shqiptarë, nga forcat policore, militare e paramilitare serve. Të shkojnë dëshmitarë të gjallë shqiptarë, në GJND të gjithë familjarët shqiptarë, me dëshmi të personave të zhdukur - direkt dhe për të gjithë të zhdukurit tjerë, që mungojnë familjarët e gjallë.

    6. Të gjykohen institucionet paralele serve në Kosovë, që finansohen nga qeveria serve, që janë në kundërshtim me kushtetuten e shtetit të Kosovës - të shuhen dhe ta pranojnë shtetin e Kosovës, sipas ekzekutivit të të drejtës ndërkombëtare për një shtet sovran të pavarur.

    7. Të kthejë shteti serv dëmshpërblimet për të gjitha shkatrrimet në masë, në shqiptarë e prona shqiptare private e shoqërore, si në dispozitiv ekzekutiv juridik me afat të caktuar kohor.
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    SHBA-të përgjithmonë në Kosovë
    Serwer: Asnjë gjykatë nuk mund t’u tregojë SHBA-ve se cilin shtet duhet ta njoh

    Eksperti Daniel Serwer, nga Instituti i Shteteve të Bashkuara për Paqe, me seli në Uashington, thotë se vizita e nënpresidentit Joe Biden, “paraqet riafirmim të mbështetjes së pavarësisë së Kosovës”. I pyetur për qëllimin e vizitës në Kosovë dhe Ballkan, z. Serwer, tha se shpreson se z. Bajden, do të riafirmojë mbështetjen për pavarësinë e Kosovës dhe integritetin e saj territorial. Ndërsa, i pyetur se nëse Kosova dhe në përgjithësi Ballkani po bëhen përsëri prioritete të larta të administratës së Shteteve të Bashkuara, eksperti politik amerikan tha se megjithatë SHBA-të, kanë prioritete më të larta, si Iraku, Afganistani, Irani, Lindja e Mesme dhe Koreja Veriore. “Që të gjitha ato vijnë para Ballkanit”, tha ai.

    Ndërsa, i pyetur për praninë e ardhshme, si politike, ashtu dhe ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Server tha se beson se ajo politike do të jetë përgjithmonë. “Politikisht mendoj se Shtetet e Bashkuara do të jenë atje edhe për një kohë të gjatë. Përgjigjja e saktë mund të jetë - përgjithmonë. Ndërsa, në aspektin ushtarak, mendoj se forcat tona janë të reduktuara në nivelin më të ultë. Por, mendoj se ne duhet ta vazhdojmë praninë tonë ushtarake atje derisa Prishtina dhe Beogradi të arrijnë një pajtueshmëri të ndërsjellë”, tha Server për Radion Evropa e Lirë.

    ”Mendoj se EULEX-i është misioni kryesor ndërkombëtar, që ka një mbështetje reale dhe energji pas vetes. Mendoj se administrata e Kombeve të Bashkuara duhet të reduktohet dhe po ashtu mendoj se Qeveria e Kosovës duhet vetë të qeverisë plotësisht. Ka vetëm fusha të caktuara, si krimet ndëretnike, të cilat kërkojnë ndërhyrjen ndërkombëtare, andaj Qeveria e Kosovës duhet ta vazhdojë punën e vet dhe të qeverisë mirë”, tha Server duke u përgjigjur për rolin e misioneve ndërkombëtare në Kosovë, atij të EULEX-it dhe të UNMIK-ut në reduktim, si dhe të Qeverisë së Kosovës. Ai thotë se do të ishte më mirë po të ishte njohur Kosova nga 100 shtete. Ndërsa, i pyetur për ndikimin që mund të ketë në procesin e njohjeve Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, ndërsa nuk e përjashton mundësin e ndikimit, Server thotë: “Mendimi im personal është se asnjë gjykatë nuk mund t’u tregojë Shteteve të Bashkuara se cilin shtet mund ta njohin dhe cilin jo. Do të isha shumë i befasuar po qe se ka përpjekje të këtilla”. / B.S.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #39
    Citim Postuar më parë nga Sabriu Lexo Postimin
    All-llahu (Suabhenhu ve Teala) e di më së miri
    Ik ti ore **** ne diell mos na qi karet teper me keto formula shkerdhatash ketu
    ...ketu flitet per ceshtje kombetare ky **** me zile flet arabisht e gjuhe kurvash e pedofilesh ketu....ik ore **** andej.

  10. #40
    Llapi

    Fshifu permas Amerikes, turp, turp, frigacak...shaje shkavin dhe fshefu permas Amerikes, spot vjen marre...ncnc

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  2. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •