Close
Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 126
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga flory80 Lexo Postimin
    Pse vallë???!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Po s'ka gje mo ne bejme namin per pronat e te huajeve, e te njerezve qe i kane me tapi qe ne koherat e lashta ato nuk u takojne njerezve.






    ahhhhh kush ja ka bere kete prapaskene Sales, turp te kene...
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  2. #102
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Bumerang





    Bumerang-ët janë lodra prej druri, te ciat per arsye te formes se tyre kane vetine te kthehen perseri tek personi që i ka flakur (hedhur, gjuajtur, fluruar) ne nje drejtim te çfardoshem te hapsires.
    -----------------------------------------------------

    Ne politik shprehja "Bumerang" perdoret, kur dikush perdor nje strategji per te demtuar dike, por qe ne fund kjo strategji kthehet në dëm te tij.

    -----------------------------------------------------

    Çështja "Fazlliç" (ashtu si me pare Trebicka, Durrës-Kukës, etc.) do jetë "Bumerang" per Ed Ramen ne ketë fushate elektorale.



    Ndryshuar për herë të fundit nga Antimafia : 07-05-2009 më 19:33

  3. #103
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22
    Tani qe Prokuroria e mbylli ceshtjen me turp, duke pranuar qe Fazllic eshte i pafajshem dhe i gjithe aktiviteti i tij ne Shqiperi eshte i ligjshem, Prokuroria shqiptare dhe kreret e saj duhet a) ti kerkojen falje publike Fazllic dhe te gjithe atyre biznesmeneve te tjere qe iu sekuestruan pronat pa te drejte b) te reflektoje mbi kete incident qe provoi qe Prokuroria shqiptare eshte jo vetem nje institucion qe i mungon profesionalizmi, por nje institucion qe i instrumentalizuar nga mediat dhe njerezit me pushtet.

    Prokuroria nuk mund te "marri urdhra" nga ekranet e televizioneve dhe faqet e gazetave. Prokuroria heton dhe mbledh prova, dhe kur ngre akuza, ndalon qytetarin dhe sekuestron pronen, e ben kete gje vetem pasi ka mbledhur provat dhe ka kryer hetimet e duhura. Te presesh flete arreset dhe te sekuestrosh prona private kur dosja e hetime nuk ka asnje prove konkrete eshte nje shkelje me te dyja kembet te te drejtave dhe lirive kushtetuese te qytetareve shqiptare. Eshte nje precedent i shemtuar qe te kujton prokurorine famekeqe te viteve te komunizmit, qe ndalonte kedo dhe sekuestronte pronen e kujtdo "ne emer te popullit".

    Koha e "ne emer te popullit" ka 20 vjet qe ka perenduar te dashur prokurore. Jetojme ne kohen e "individit te lire" lirine, jeten dhe pronen e te cilit ligji duhet ta mbroje dhe jo ta persekutoje. Le te shpresojme qe nje akt i tille i shemtuar nuk ka per tu ndodhur me ne te ardhmen.

    Albo

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Lightbulb “Fazllic”, zbulohen e-mailet e Argita Malltezit




    Familja kryeministrore perfshihet në një tjetër skandal me pronat e serbo boshanjkut Damir Fazllic. Vajza e kryeministrit ka patur korrespondecë të rregullt me postë elektronike me një biznesmen, me të cilin ajo negocionte për të shitur pronat e Fazllic në Porto Romano. Në e-maile, Argita Malltezi i sugjeronte arabit dy variante. Studio ligjore e Argitës është e regjistruar si një biznes i vogël, por që përkundër kësaj, ajo pretendon fitimet si për një biznes të madh.BRACE PER SKANDALIN

    TIRANE-Vajza e kryeministri Berisha Argita Malltezi dhe studioja e saj ligjore përfshihen në një tjeter skandal që ka lidhje me pronat e serbo-boshnjakut Damir Fazllic në Porto Romano. News 24 disponon emailet e Argitës me një shtetas arab të quajtur Zanfar Ansar me te cilin Argita negocionte për t’i shitur pronat e Fazllicit në Porto Romano duke premtuar madje edhe nderhyrje te KESH, por dhe tarifat me të cilen Malltezi e afronte kete sherbim .Vajza e kryemnistrit kërkon 200 euro për një orë pune dhe miliona euro si garanci suksesi.
    Skandali bëhet me i rënde pasi studio e Malltezit “Malltezi and associates“ eshte e regjistruar në Gjykatën e Tiranes dhe figuron në qendren kombetare te regjistrimit te biznesve si person fizik, pra biznes i vogel dhe nderkohe leshon fatura te majme madje kerkon qe te marre 3% te vleres se investimit si pagese suksesi. Studio ligjore e Malltezit i kerkon biznesmenit arab se duhet te beje nje pagese prej 8150 euro per 42.5 ore pune.
    Ne emailet mes biznesmenit arab dhe vajzes se kryeministrit shihet perpjekja e Argites per t’i shitur këtij token e Fazllic ne Porto Romano me qellim ngritjen e nje parku energjitik. Shtetasi i huaj kerkon ketu gjithe informacionet ne lidhje me lejet qe duhen te marre nga shteti per ngritjen e impiantit. Malltezi i sugjeron shtetasit te huaj që të negocioje me KESH ne menyre qe te nise projekti per parkun energjitik. Pas shume diskutimesh Malltezi i jep i shtetasit te huaj dy variante. I pari per nje toke prane nenstacionit elektrik, por dhe prane nje zone te pabanuar dhe i dyti disi me larg nenstacionit por shume prane nje zone industriale . “Une ju sugjeroj qe te zgjidhni variantin e dyte që eshte zgjedhja me e sigurt”, këshillon Argita duke sugjeruar keshtu token e Fazllic. Me pas ajo i kerkon Zafar Ansar qe te nxitoje me kete zgjedhje pasi ka shume presion nga agjentet e saj ne terren.




    PS ka reaguar në lidhje me skandalin e fundit ku sërish rezulton e përfshirë familja kryeministrore. Brace tha se dokumentat e publikuara në media dëshmojnë qartë se kjo qeveri nuk po merr vendime bazuar në kushtetutë, por bazuar në interesat e saj. Version multimedial i ketij lajmi

    TIRANE- PS ka reaguar rreth informacioneve të botuara sot në media se vajza e kryeministrit Argita Malltezi ka negociuar nëpërmjet studios së saj ligjore për të shitur pronat në Porto Romano të biznesmenit serbo-boshnjak Damir Fazllic. Nënkryetari i grupit parlamentar socialist Erjon Brace u shpreh sot se dokumentat e publikuara sot dëshmuan klientelizmat e qeverisë dhe përfitimet e paligjshme të familjes kryeministrore.

    Dokumentat e publikuara sot ... dëshmojnë më së miri se vendimmarrja e qeverisë së Republikës së Shqipërisë nuk është më vendimarrje në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, por është një vendimmarrje në përputhje me klientët e qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe përfitimet e paligjshme të familjes biologjike të kryeministrit dhe në konflikt të pastër interesi”, u shpreh Brace në godinën para kryeministrisë në një prononcim për mediat.
    “Pikërisht masiviteti, përhapja dhe përfshirja në këtë listë të gjatë e fenomeneve negative, korruptive dhe të përfitimeve të paligjhme të qeverisë së Republikës së Shqipërisë, ka bërë që godina, para së cilës jemi sot, të mos jetë më selia e qeverisë së qytetarëve, por të jetë selia apo shtëpia e mëkatarëve”, konstatoi Brace.

    Sipas PS-së, ajo që po rëndon sot e gjithë ditën shqiptarët, është pikërisht konflikti i interesit që dikton vendimmarrjen e qeverisë së Republikës së Shqipërisë.
    Brace madje përngjasoi rastin e shitjes së tokave të Fazllic në Porto Romano me rastin e Gërdecit.
    “Si në rastin e Gërdecit edhe në këtë rast, interesat që e detyrojnë qeverinë e Republikës së Shqipërisë të marrë vendime për ngritje termocentralesh apo burimesh të tjera energjitike, si dhe në këtë rast, në bregdetin e Porto Romanos, në bregdetin e Vlorës apo diku tjetër gjetkë, janë jo interesat e qytetrarëve, por interesat e ngushta familjare dhe përfitime të paligjshme”.

    PS kosnideron se dokumentat e publikuara sot dëshmojnë gjithashtu edhe evazionin fiskal të buxhetit të shtetit. “Evazion i llahtarshëm që pastaj vazhdon të rëndojë edhe buxhetet familjare”.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  5. #105
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    bir selmani nenes ke te qaje me pare................hahahahahahahahahahahahahahaha hahahah
    nuk di i shkreti njeri c'te beje te qaje apo te qeshe me fatin e vendit te tije..............

  6. #106
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Po si thoni juve, ti trokase shanci ne dere Argites e ta lere ti shpetoje ??
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Miniera e skandaleve te qeverise se PD cdo dite qet xhevahire te ri.
    Shume e pasur paska qene.

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Skandali i Rradhes



    Skandali i zhvarrosjes se eshtrave te Kosines tre vjet me pare, mbyllet me nje skandal tjeter akoma me te rende.
    69 kutite e eshtrave te shkaterruara te banoreve te vdekur gati nje shekull me pare, jane varrosur ne nje varr te perbashket dhe askush nga autoritetet nuk jep nje version te vetin, ne nje kohe qe banoret jane te indinjuar per trajtimin qe shteti u beri te afermeve te tyre.

    Eshtrat jane betonuar ne nje bodrum, i cili ka dhe funksione te tjera per personat qe vizitojne varrezat e fshatit. Njera faqe e tij sherben per te lare duart dhe catia per te mbajtur depoziten e ujit.

    Rivarrimi i eshtrave, pavaresisht se nuk mund te quhet i tille, eshte bere ne fshehtesi te plote dhe gjate ketij procesi nuk eshte ndjekur asnje ritual njerezor per te nderuar te vdekurit.

    Ligor Shyti, banor i fshjatit Kosine eshte i vetmi qe ngre zerin per kete skandal. Ai ka dy nga te paret e tij ne kete varr te perbashket, eshtrat e te cileve qe prej zhvarrosjes nuk dihet me cilat jane.

    “Ne radhe te pare mban pergjegjesi prokuroria dhe shteti shqiptar qe duhet te dalin dhe t’u kerkojne falje popullit sepse ata njerez nuk meritojne nje varrim te tille”, eshte shprehur Shyti.

    Skandali i pare i zhvarrosjes se eshtrave ne Kosine doli ne drite ne maj 2006, atehere kur shtetasi Altin Ballabani denoncoi zhvarrosjet e te pareve nga prifti i fshatit me pretendimin se ishin ushtare greke te rene ne luften italo-greke.

    Pas kesaj prokuroria e Permetit nisi hetimet, por dy vjet me pas ato u pushuan dhe askush nuk u mor i pandehur.

    69 kutite me eshtra u mbajten gjate kesaj kohe ne kishen e Kutalit, nje tjeter fshat ne te njejten komune.

    Mjeket eksperto-ligjore hodhen poshte versionin se eshtrat u perkasin ushtareve greke pasi, sipas analizave laboratorike, rezultuan se ato i perkisnin te moshuarve apo edhe femijeve.

    Nje vit me pare prokuroria deklaroi se do ja rikthente eshtrat komunes, por kjo e fundit tha se nuk kishte fonde per rivarrosjen e tyre, duke sjelle pas nje indiferentizmi te gjate nje tjeter skandal ku te vdekurit e Kosines dhunohen per here te dyte.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  9. #109
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Neser del dhe korespondeca e Shkelzen Berishes me ministrin republikan per Gerdecin qe verteton qe ka qene ne tave plotesisht.
    Shtoni dhe kete ne minieren e pasur te skandaleve te hajduterise te kesaj qeverie

  10. #110
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    auvlore..

    a ske ven re se te gjith qe postojn shkrime nga gazetat e vene emrin e gazetes..
    vetem ti kurre nuk e bere kete..
    a e di se eshte nje norme kjo qe duhet respektuar..
    apo ci ki temen thua ti..
    veri burimin se ndryshe duken pa vlere keto importimet qe ben andej kendej..

    qe thoni ju..argita nuk e di se me ke ka te beje..
    qenka shum llacke kjo qika e saliut..
    ka prodhuar mall per edvinin aq me bollek sa edhe te paguhej me miliona nga selia roze nuku do kish qene kaq efektive..

    nuk e di ajo se ppsh te di dhembe e dhemballe.. se ppsh di sa veze prodhon pula e sejcilit katundar ne shqiperi.. di se clloj mbathjesh perdor cdo qytetar.. di aq shume per sejcilin sa vetem ne mars po vajti shqiptari i shpeton persekutimit enverist te ppsh-se ose ps -se ne tu qep..

    ajo sic duket nuku ka as minimumin e inteligjences qe do te duhej te kish nje pd-ist fshati.. le me e bija e saliut..
    ajo e di mire se qe naten.. kur i jati foli.. ne sy te ramizit e te nomenklaturistave.. ketu e 20 vjet me pare.. brenda nates enverizmi shperndau paketen e pare me shpifje per berishen..
    psh argites i numeruan pucrrat e fytyres..kremin e jashtem qe perdorte e qe.. me kte donin te thoshin..se argita kishte shpenzuar buxhetin e shtetit per pucrrat ne fytyre.. pra ja sa hajdut eshte berisha.. ky qe ka folur kunder partise e qe na dashka pluralizem..
    keshtu ka filluar tajfuni anti berish e qe ska pushuar asnji minute..

    sic duket dhe e jema..pra liria nuk kupton kurgje se.. ne cfar daresh e hanxharesh eshte futur familja e saje qe kur saliu guxoj te flase..

    i lumte spiunazhit edvinisto ruco envero- bollinoist..

    nuk i la gje ku te mbahet me saliu..

    gerdec i beri.. deputet vrau.. lul drejt birucave coj.. fazlliq sajoj.. rruge shpiferoj.. e plot e plot xhvahire..

    bravo ps.. te takon pushteti.. merre dhe karriken e berishes e sundo sa te kesh qejf sepse di..

    kush eshte i zoti mos i shkofte kurre keq moti..

    ppsh ka 70 vjet qe u a ki mamate atyre qe i dalin kunder..
    e ata qe jan kunder.. ppsh-se kurre sditen ta vene nje her kte kulceder nen zap..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 10-05-2009 më 15:16

Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjykata e Strasburgut i jep një tjetër “shuplakë” qeverisë për pronat
    Nga Xhuxhumaku në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-06-2009, 07:26
  2. Gjykata e Strasburgut dënon Shqipërinë
    Nga StormAngel në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-11-2004, 00:14
  3. Debat në kuvend për mediat, opozita denoncon qeverinë Nano
    Nga ALBA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 22-09-2004, 16:54
  4. Liria e shtypit ne diktatin e krimit
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 02-12-2003, 18:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •