hahahahaha
cfar temash hap kjo furfulja mer
i paska thy edhe paswordin e emailit Malltezit tashme..
Ndryshuar për herë të fundit nga Homza : 10-05-2009 më 15:42
Brari, vertet si pyetje e shtron ti kete me lart? Me gjithe kete eksperience leximi ne vite, sidomos duke u ndalur ne keto vitet e fundit, nuk e kupton qe burim per nje lloj lajmi te kesaj natyre eshte po i njejti, balkanweb/news24?
200 EUR/ore per nje avokat te mire ne biznes nderkombetar nuk eshte ndonje cudi. Ajo eshte avokate me eskperience dhe ne kete drejtim nuk perben ndonje cudi qe ka vene ne llogari kete cmim per ore. Tek ato dokumentat qe kishin nxjerre ne video nuk dukej sikur shkruhej per ndonje 3% ne ndarje fitimi si garanci. Si perfundim: E demtuara nga kjo akuze besoj do te kete mundesi te reagoje ne ditet qe vijne.
Maestrot e hapen dhe nje teme per te bere zhurme parazgjedhore.
Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .
Dhe mua ajo qe me vjen keq me shume eshte sherbimi ndaj Serbise e Greqise qe ben ky klan qeverises.
Se tendera e para sjane keta as te paret as te fundit qe rrjepin sa te mundin.
Po ti japesh para Serbise e ti japesh token tone per varre Greqise per mua ska gje ne bote ta laje.
cja fut kot edhe ti junioto.....kjo klase politike eshte pro greqise dhe serbise thot....ket nuk e thot kush tjeter vecse ndonje psikopatskizofren i selise roze...por ama ti mos u be rozak o burr.
historikisht me fakte dihet qe PSja eshte pro serbeve dhe po ashtu grekve
Ajo e Eneverit ka qene cuno. E di
Po edhe kjo e Salise nuk eshte pak nga ajo ane.
Vija serbe jo pak here ka dale ne pah cuno. Se sdo me e pa ti eshte tjeter gjo.
Po Bollanos e Kseres spo ja ferkon krahet kjo qeveri?
Edhe kte sdo me e pa.
Historikisht apo faktikisht e tregojne faktet se te dyja jane te zhytyra deri ne gryke.
Vetem shiko nenshkrimet e servilizmet me te dyja palet dhe nxjerr konkluzionin. Ata qe shikojne enderra me sy hapur kane probleme mentale, kur mbrojne keto lloj politike qe jane bere deri me sot ne kurriz te popullit, dhe gjithmone ne fshehtesi, derisa i nxjerr media, e pastaj fillojne me ate "Pjo" te tyre.
Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .
Pas shpërthimit të tmerrshëm në Gërdec që i shkaktoi vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e 300 të tjerëve, bosi i "Albademil", Mihal Delijorgji dhe ministri i atëhershëm i Mbrotjes Fatmir Mediu kanë kontaktuar disa herë me djalin e kryeministrit, Sali Berisha. “Gazeta Shqiptare” boton ekskluzivisht në numrin e sotëm telefonat mes të akuzuarve si përgjegjës të tragjedisë dhe Shkëlzen Berishës.
TIRANE- Bossi i "Albademil", Mihal Delijorgji, ka komunikuar në telefon me Shkëlzen Berishën, djalin e kryeministrit Berisha, në ditën e shpërthimit të Gërdecit, më 15 mars 2008. "Gazeta Shqiptare" shkruan sot se nga zbardhja e tabulateve telefonike rezulton se Delijorgji, i cili gjendet pas hekurave si një nga përgjegjësit e kësaj tragjedie, i ka telefonuar Shkëlzen Berishës në orën 12:48 fill pas mesditës, pra vetëm pak kohë pas shpërthimit (tragjedia ndodhi rreth orës 12:10) që shkaktoi vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e rreth 300 të tjerëve.
Telefonata ka zgjatur 54 sekonda dhe mbetet mister ajo që është biseduar mes Delijorgjit dhe djalit të kryeministrit.
Vetëm 2 orë pas shpërthimit të tmerrshëm në Gërdec, edhe ministri i atëhershëm i Mbrojtjes ka biseduar disa herë në telefon me Shkëlzen Berishën, djalin e kryeministrit Berisha. Konkretisht, ditën e 15 marsit 2008.
Në 6-mujorin e parë të vitit 2008 ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu i ka telefonuar plot 26 herë Shkëlzen Berishës.
Prokuroria ka sekuestruar tabulatet telefonike të krerëve më të lartë të ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm, MEICO-s dhe personave të lidhur me ta: administratorit të "Albademil", Mihal Delijorgji, drejtorit të fabrikës, Dritan Minxolli dhe personave të afërt me ta. Janë rreth 200 mijë telefonata që janë kryer nga 1 janari i vitit 2006 deri në gusht të 2008-s, të cilat pritet të ndihmojnë në zbardhjen e aferës më të madhe korruptive të hetuar ndonjëherë në vend.
Shkëlzen Berisha
Emri i djalit të kryeministrit u lidh për herë të parë me tragjedinë e Gërdecit nga Kosta Trebicka, tashmë i vdekur në një aksident gjatë një regjistrimi telefonik me bossin e "AEY"-së, Efraim Diveroli. Pak ditë pas tragjedisë, dëshmitari Trebicka i cili ishte afruar fillimisht për të bërë paketimin e municioneve në Gërdec, denoncoi në media një tregti të pistë armësh që kishte në thelb rritjen artificiale të çmimeve të shitjes nga MEICO. Trebicka u përjashtua nga ky biznes dhe kur ai i ankohet Diverolit për këtë, merr si përgjigje: "Nuk të largova unë. Çështja ka shkuar shumë lart, deri tek kryeministri dhe djali i tij". Kjo është hera e parë që emri i Shkëlzen Berishës lidhet me çështjen "Gërdeci". Trebicka tha në një intervistë televizive për "Neës 24", se edhe drejtori i MEICO-s, Ylli Pinari i kishte përmendur emrin e Shkëlzenit si pjesëtar në biznesin e fishekëve. Vetë djali i kryeministrit, në një deklaratë për shtyp i përgënjeshtroi të gjitha aludimet se ai ishte pjesë e aferave. "Çdo pretendim apo aludim për përfshirjen time në tregti të ligjshme apo të paligjshme armësh, është i pavërtetë dhe përbën shpifje", - deklaroi Shkëlzen Berisha.
Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .
Krijoni Kontakt