Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 39
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Si e kaloni kohën e lirë?

    Kafe, biseda, vizita.

    Në kohën e lirë ne ngjasojmë me turqit

    Shekulli Online | 06/05/2009 | Kuriozitete |Francezët e kalojnë shumicën e kohës duke ngrënë dhe duke fjetur. Italianët dhe japonezët ia dedikojnë kohën më të madhe kujdesit për trupin. Këto rezultate dalin nga një sondazh mbi kohën e lirë (jashtë orarit të punës) në 18 vende të botës, mes të cilëve, edhe ata me "ekonomi të pasur". Shqipëria nuk është ndër to, por kemi përshtypjen që krahasohemi disi me turqit. Gjermanët dhe amerikanët janë më të interesuar pas shopping-ut. Ata që flenë më pak janë koreanët. Më poshtë janë disa nga përfundimet e studimit:

    Francezët, përveçse janë gjumashë, janë edhe më "llupësit". Vaktet janë një moment mjaft i rëndësishëm për ta. I kushtojnë ngrënies 130 minuta në ditë. Pas tyre vjen Zelanda e Re (me rreth 110 minuta për ushqimin në ditë). Ata që harxhojnë më pak kohë për të ngrënë janë Britania e Madhe, me 80 minuta dhe më pas Meksika, me 62 minuta.
    Televizioni mbetet ndër aktivitetet më të preferuara të zonës së studimit. Ekrani, sipas studimit, zë mesatarisht 40% të kohës së lirë të njerëzve.
    Meshkujt e vendeve të marra për studim i dedikojnë më pak kohë se gratë kujdesit personal, (higjienë, tualet, qethje, etj.). Por bëjnë përjashtim italianët, meksikanët dhe polakët - tre vende në 18 - ku meshkujt harxhojnë më shumë minuta në ditë se femrat për shërbime ndaj vetes.
    Shopping-u mbetet një aktivitet "femëror", sidomos në SHBA (59 minuta në ditë femrat), dhe në Gjermani (66 minuta).
    Turqia është vendi "më social" nga 18 vendet që janë marrë në studim. Turqit kalojnë 35% të kohës së tyre të lirë me miqtë, d.m.th., në biseda, vizita në shtëpi dhe kafe. (në vendet me ekonomi të pasur, këto aktivitete sociale u zënë banorëve vetëm 11% të kohës së lirë).
    Sporti është aktivitet i ushtruar jo aq sa mendohej. Spanja rezulton shteti që merret më shumë me sport ditor, por edhe aty aktiviteti sportiv zë vetëm 13% të kohës së lirë.


    shekulli


    --
    PS:


    Meqe per ne nuk eshte llafosur..eja llafosemi vete se si shqipot e kalojne kohen e lire..e do ishte mire dhe te tregojme sipas krahinave e qyteteve..se çfare na dallon..!

    Pra si e kalojme kohen e lire?
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 07-05-2009 më 10:33

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    Kafe, biseda, vizita.

    Në kohën e lirë ne ngjasojmë me turqit



    shekulli
    Normal, kemi qene 500 vjet nen sundimin turk.
    Feelings change - memories don't.

  3. #3
    ShkOdrAne ForEver Maska e Adaes
    Anëtarësuar
    06-01-2009
    Vendndodhja
    HeRe... TheRe... NoWheRe...
    Postime
    1,251
    Si e kalojme ne kohen e lire???
    Kafeeeeeeeeeee....Sdi gje tjeter shqiptari,madje edhe punet i le per kafe...Ama nuk mund te them se krahasohemi me turqit ...
    Ne kto veprime i bejme per te kaluar kohen,kurse ata e kane si tradite,sidomos kafet e vizitat ne shtepi... Plus qe kafet ne lokale gjysem ore iu kushtojne,nuk rrijne me teper,kurse ne shqiptaret me nje makiato hedhim rrenje...
    Really Dude... Get A Life!!!

  4. #4
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    une kohen e lire e kaloj ose duke shkuar ne kinema, ose duke dal neper dyqane me ndonje shoqe (konkretisht shoqen e ngushte edhe se shkundemi nga ato dy leke qe kemi), mbase duke ngrene ndonje pizza, ka raste pse jo edhe çik gjume se e kam hobby, ose duke loz letra...

    Nuk me pelqejne adetet qe na kane ngel nga Turqit ku grate qe te reja ngaqe rrijne kot ne shtepi, mblidhen e qendrojne nje kohe te gjate me njera-tjetren e e vetmja gje qe bejne jane thashethemet mbi çdo njeri...
    La vita è bella...

  5. #5
    Kohe e lire?! Cfare eshte kjo se nuk e njoh?

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Une kohen e lire e kam te paket ne krahasim me gjithe hobet qe kam .

    Sport , lexim , muzike dhe ne te rralle shetitje apo kafe .
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 07-05-2009 më 10:34

  7. #7
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Kohen e lire duke lexuar romane


    Me miqte e mi ,shopping,TV keto kohet e fundit semundje ngjitese Forum.
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Kohen e lire ,pak nga te gjitha po per muhabet te thaj ,ai me ze venin e pare ,gjith diten ne telefon me ke ,shoqnia me ka dhuru nje telefon portativ me kufje ,kshu qe dhe punet i boj ene llap ka nje çik ,e di qe se kan keq Turqit ajo eshte gjeja me e rendesishme ,vetmia te kalon ne depresion .
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Koha e lir ? koha e lir duhet te inkuadrohemi ne diça ...
    gjum...shtrirje ne divan,lexim, ose shetitje ose shtrirje ne karrik ne dilli ose nji tas kafe e nji liber e muzik shqip me nji MP3 gezim mallengjim deri ne amshim ....

    njeriu i menqur e marton kohen.............
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  10. #10
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    Mendoj se Shqipot duhet te dalin ne vend te pare per muhabet ...
    ne ca studime me te meparshme kishim dale dhe si hamshore te medhenj ne Evrop .
    ja dy raste te harxhimit te kohes se lire nga Shqipot ...

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ku do ti kaloni pushimet e veres?
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 209
    Postimi i Fundit: 05-04-2024, 05:22
  2. Sa kohë cilësore kaloni me njëri-tjetrin?
    Nga Davius në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-11-2005, 19:36
  3. Kaloni kohen e "lire" ...
    Nga AuGuSt_ në forumin Lojra në kompjuter
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-10-2004, 23:14
  4. Ku do e kaloni San Valentine
    Nga Englander në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 02-02-2004, 14:09
  5. Si do e kaloni sezonin e veres?
    Nga bursa33 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 27-07-2002, 13:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •