Barrot: Shqiperia, ne vitet e fundit, arritje domethenese
Fatjona Mejdini
E Shtune, 02 Maj 2009
Zevendespresidenti i Komisionit Evropian, Jacques Barrot gjate nje takimi qe zhvilloi dje me kryeministrin Berisha, deklaroi se Shqiperia gjate ketyre viteve te fundit ka bere arritje shume domethenese. Sipas numrit dy te komisionit Evropian, Shqiperia ka bere arritje te konsiderueshme ne lidhje me nje sere komponentesh, te cilat do t'i sigurojne asaj liberalizimin e vizave dhe levizjen e lire ne Evrope. Por sipas Barrot, ka ende pune per t'u bere, ne menyre qe Shqiperia t'i arrije objektivat e saj te integrimit, ne nje kohe sa me te shpejte. Si nje arritje te rendesishme, Barrot deklaroi luften kunder korrupsionit, te cilen e cilesoi vertet energjike dhe per kete ai falenderoi ne menyre te vecante kryeministrin Berisha. "Dua te falenderoj Shqiperine, qeverine shqiptare dhe zotin Berisha, sepse kane qene vertet energjike ne kete drejtim, ne luften kunder trafikut te droges, krimit te organizuar, ku jane bere vertet perparime te medha, konkretisht me realizimin e disa mandat-arresteve te disa personave te inkriminuar", tha numri dy i Komisionit Evropian. Po keshtu Barrot deklaroi se Shqiperia ka rezultate shume te mira edhe ne luften emigracionit klandestin. "Qeveria ka pranuar dhe kjo eshte nje tjeter gje shume pozitive, te zbatoje marreveshjen e ripranimit, duke mos kthyer te gjithe emigrantet klandestine qe hyjne nga Shqiperia.", theksoi ai. Duke nenvizuar njeheresh se po behet nje pune shume e mire edhe me sistemin gjyqesor. Nje vleresim teper pozitiv Shqiperise i erdhi edhe ne lidhje me krijimin e dokumenteve te sigurise. "Ne kemi thene qe duhet te kete nje sistem shume te mire sigurie dhe ketu eshte rasti qe t'i them bravo, bravo Shqiperise per realizimin e pasaportave biometrike, te cilat sigurisht do te premtojne dhe do te bejne te mundur qe te ecet me shpejt drejt liberalizimit te vizave", deklaroi Barrot, duke bere njeheresh thirrje ne drejtim te qytetareve shqiptare qe te pajisen me kartat e identitetit. Nga ana e tij, kryeministri Berisha deklaroi se ai e kishte njohur zv/presidentin e KE-se edhe me luften me tolerance zero, ne lidhje me krimin dhe korrupsionin ne vend. Berisha premtoi se do te vazhdonte te kryente reforma te reja per te ecur sa me shpejt ne rrugen e integrimit. Shqiptaret kane nje deshire shume te madhe, te levizin te lire ne kontinentin qe i perkasin. "Pata nje kenaqesi shume te madhe qe zevendespresidenti i KE-se, z. Jacques Barrot, i dorezoi sot pasaporten e pare biometrike nje qytetareje shqiptare", tha Berisha, duke evidentuar realizimin e kushteve.
Transparenca
Kryeministri Berisha i premtoi zv/presidentit te KE-se, Barrot qe qeveria do te vepronte me transparence te plote ne denimin e personave, te cilet te veshur me pushtet ushtronin korrupsionin ne administraten shqiptare dhe kudo qe ndodhen.
160 Milione Euro do te jete ndihma financiare qe do te marre Shqiperia pergjate tre viteve te ardhshme nga Komisioni Evropian. Kete e konfirmoi zv/presidenti i KE-se, Barrot gjate konferences per shtyp, qe zhvilloi me kryeministrin Berisha.
2 arritje Te medha ka bere Shqiperia ne muajin prill, sipas numrit dy te Komisionit Evropian. Sipas Barrot, anetaresimi ne NATO dhe paraqitja e kerkeses per statusin e vendit kandidat, jane arritje per t'u vleresuar.
Rehn: Kriza nuk duhet te ndale zgjerimin e BE
Komisioneri i Bashkimit Evropian per Zgjerimin, Olli Rehn ka deklaruar se procesi i zgjerimit te BE-se ne Ballkanin Perendimor nuk duhet te ndalet per asnje arsye per shkak te krizes ekonomike globale. Keto komente Oli Rehn i ka bere gjate nje konference ne Prage, kushtuar arritjeve te Komisionit Evropian ne lidhje me zgjerimin, pikerisht 5 vjet pasi 10 vende te Evropes Qendrore e Lindore, iu bashkuan bllokut Evropian ne 2004. Nga gjashte qellimet qe BE-ja i vuri vetes ne fushen e zgjerimit ne vitin 2004, pese jane plotesuar, pervec ribashkimit te Qipros. Nje nder to ishte zgjidhja e statusit te Kosoves, ka thene Rehn. Por Oli Rehn ne nje interviste per britaniken "Daily Telegraph" ka kritikuar skepticizmin e vendeve si Britania, Gjermania apo Franca ne lidhje me zgjerimin e BE. Pas dorezimit te aplikimeve nga Shqiperia dhe Mali i Zi, disa qeveri kane shprehur friken se nje tjeter vale zgjerimi ne BE do te nxiste tensionet sociale per vende pune, ndersa Evropa eshte ne krize ekonomike. "Nuk eshte faji i nje punetori serb apo nje hidrauliku polak, se ekonomia boterore tashme eshte ne recesion" eshte shprehur Oli Rehn. "Une jam kunder skeptikeve per zgjerimin", ka deklaruar Komisioneri Evropian i Zgjerimit. Madje ai vuri ne dukje dhe faktet pozitive qe ka sjelle zgjerimi i BE. Sipas Oli Rehn qe nga viti 2004 tregtia e BE-se eshte trefishuar, pas zgjerimit me 10 anetare te rinj. Zgjerimi ka pasur nje impakt pozitiv per krijimin e vendeve te punes ne Evrope, ka thene Komisioneri i Zgjerimit duke u bere thirrje vendeve anetare te bllokut te mos pengojne procesin per hyrjen e anetareve te rinj ne BE.
koha jone
Krijoni Kontakt