Close
Faqja 7 prej 29 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 283
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Aplikimi në BE, Franca mbështet Shqipërinë



    Franca mbështet kërkesën për kandidimin e Shqipërisë në BE, si dhe procesin e liberalizimit të vizave për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë, bazuar në reformat e realizuara. Deklarata është bërë të premten nga ministri i Jashtëm francez, Berndard Kouchner gjatë një takimi me kryeministrin Sali Berisha.

    Kouchner përgëzoi kryeministrin Berisha dhe qeverinë shqiptare për reformat jashtëzakonisht të shpejta dhe efikase. "Zhvillimi i Shqipërisë dhe reformat e thella që e kanë ndryshuar rrënjësisht atë, janë në sytë e të gjithëve dhe e gjithë bota po sheh këto ndryshime", u shpreh ai.

    Kouchner nënvizoi veçanërisht luftën shumë efikase dhe të suksesshme me zero tolerancë, kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Tashmë Shqipëria, u shpreh Kouchner, ka një imazh të ri në sytë e Evropës dhe gjithë botës dhe ajo është një vend i sigurt, ku të gjithë investitorët francez, por edhe turistët, e vizitojnë me kënaqësi atë.

    Duke u ndalur në investimet në Shqipëri, kryeministri Berisha siguroi se qeveria shqiptare dhe gjithë institucionet e saj, do të vazhdojnë të mbështesin me të gjitha mënyrat investitorët e huaj, në mënyrë që investimet e tyre në vendin tonë të jenë një histori suksesi. Nga ana e tij, Kouchner tha se ai vet do të organizonte shumë shpejt një delegacion me përfaqësues më të lartë të biznesit francez, të cilët do të vizitojnë Shqipërinë. /start/
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #62
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-04-2009
    Vendndodhja
    North Dakota
    Postime
    45
    PD e paska mare serjozisht kete rradhe, me gjithmend po u punoka. Me thot vellai ne phone qe po punohet ne shqiperi,good good albania very good

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Eshte punuar dhe po punohet por ka shume per tu punuar. Per hir te se vertetes duhet thenese dipllomacia eshte nje nga aspektet me te suksesshme te qeverise aktuale. Pavaresia e Kosoves, hyrja ne NATO, dhe maredheniet shume te mira me BE jane pjese e ketyre sukseseve.
    I kam degjuar dashakeqet ( nuk jane pesimiste ) te thone : ne nuk na fut njeri ne NATO apo Kosova nuk behet kurre shtet. I kam degjuar e lexuar ketu ne forum te mbjellin lart e poshte keqdashje. ( po te doni mund te gjeni shkrimet e tyre ketu ne forum ) Dhe kush eshte qellimi i tyre ....?

  4. #64
    Jo reklama ne FSH. Maska e besmet123
    Anëtarësuar
    20-05-2007
    Vendndodhja
    VLORE
    Postime
    52
    Un Mendoj Se Keto Qe Thot Basha Jan Publicitet Per Fushat Elktorale,po Ne Do Te Jemi Ne Fillim Te 2010 Jo Brenda 2009 Sic Thot Basha,dhe Atehere Ne Qoft Se Basha Me Shok Nuk Bejn Dhun Se Po Ben Dhun Ne Zgjedhje Nuk Hym As Ne 2222

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Ti o Besmet nuk mendon se nuk ke ca te mendosh. Ti pale si e ke punen me te menduarin. Faktet jane te qarta ti thu une mendoj....Mos merr edhe ti urdhera nga kryetari si disa te tjere ketu ne forum......

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Ketyre vetem duhet t'ja u vizatojm ndryshe s'marin vesh , ai Francesi Kushneri vet ka then se shqiperia ka arrit shum keta s'besojn .. allah.. cfar urrejtje kan ..

    Keta me me knaqesi e shohin Shqiperin te djegur si ne 97 .. vetem mos me pa qe qeveria e Berishes po ecen perpara.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Më 28 prill, Shqipëria aplikon për në BE




    Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në një mbledhje të posaçme të Këshillit të Ministrave, ku krahas ministrave të kabinetit qeveritar, ishin të pranishëm dhe drejtues të institucioneve dhe agjencive kryesore të shtetit, bëri të ditur vendimin e qeverisë shqiptare për të paraqitur, në 28 prill, në Pragë, kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat për anëtar të Bashkimit Evropian.

    “Sot, në këtë mbledhje, ne informojmë shqiptarët për një vendim të një rëndësie historike që ne marrim, për të paraqitur zyrtarisht, në datën 28 prill, kërkesën e Shqipërisë për statusin e kandidatit për anëtar të Bashkimit Evropian”, ka thënë të dielën Berisha.

    Vendimi për të paraqitur në datën 28 prill, në Pragë, kërkesën e Shqipërisë për statusin e kandidatit, ka shpjeguar kryeministri shqiptar, është një vendim gjerësisht i konsultuar dhe jo i njëanshëm.

    “Duhet t’u bëjmë të ditur qytetarëve shqiptarë se gjatë këtyre muajve janë zhvilluar negociata intensive me kancelaritë e vendeve anëtare. Pikëpamja e qeverisë shqiptare, se për vendin tonë procesi i anëtarësimit në BE është i pandalshëm ka gjetur mbështetje”, ka nënvizuar Berisha. /Telegrafi/
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  8. #68
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    BE, plani per te hequr vizat deri më 1 korrik

    E Marte, 28 Prill 2009

    Cekia do te kembengule qe heqja e vizave me vendet e Ballkanit Perendimor, te ndodhe para 1 korrikut, kohe ne te cilen mbyllet Presidenca ceke e BE. Keshtu ka deklaruar per mediat serbe, Erhard Busek, Keshilltar per Zgjerimin ne Presidencen ceke, sipas te cilit heqja e regjimit deri ne fund te ketij viti eshte reale. Diplomati austriak, njohes mjaft i mire i Ballkanit, tha se Cekia do te beje gjithcka qe mundet, qe ky regjim te hiqet ne fund te ketij 6-mujori. Ai theksoi se Presidenca ceke po ushtron presion ndaj vendeve te bllokut prej 27 anetaresh, per heqjen e vizave, e po ashtu edhe ndaj vendeve te Ballkanit qe te permbushin kushtet e kerkuara. "Per momentin duket se deri ne fund te 2009-es regjimi i vizave do te hiqet", eshte shprehur Busek, duke theksuar se Presidenca ceke do te ushtroje presion e do te beje gjithcka qe kjo te ndodhe ne korrik. Heqja e vizave me vendet e Ballkanit ishte nje nisme e Italise dhe vendeve te BE nga Evropa Qendrore e Lindore. Pak dite me pare 8 vende te BE ne nje leter derguar KE kerkuan heqjen urgjente te vizave me te gjitha vendet e Ballkanit. Nje kerkese e tille eshte perkrahur disa here edhe nga komisioneri per zgjerim Olli Rehn, i cili dukshem ka dale pro heqjes regjimit te vizave me te gjitha vendet e Ballkanit. I cili ka nenvizuar dhe se fundmi, para Parlamentit Evropian se perspektiva evropiane eshte rruga e vetme e perparimit te Ballkanit, drejt paqes dhe stabilitetit. Duke kerkuar dhe bere thirrje keshtu, per integrimin e rajonit ne BE. Sipas Rehn, Brukseli nuk duhet te guxoje te mos marre ne konsiderate zgjerimin e bllokut, pavaresisht ceshtjeve te rendesishme qe ka ne axhenden e tij. Pas thirrjes pozitive dhe per Shqiperine ne rrugen e saj drejt anetaresimit ne BE nga Rehn, Parlamenti Evropian, disa dite me pare, miratoi nje rezolute te posacme per integrimin e Ballkanit Perendimor. Parlamenti Evropian thekson se pas permbushjes se kritereve nuk do te kete me vonesa per pranimin e ketyre vendeve. Si dhe konsideron si shume te rendesishem liberalizimin e vizave me Ballkanin, proces qe do te bente te mundur afrimin e Ballkanit me BE. Ne rezolute, theksohet se vendet e Ballkanit, perfshire dhe Shqiperia, duhet te plotesojne kriteret e Kopenhagenit dhe anetaresimi i secilit prej tyre do te varet nga plotesimi i kritereve. Sipas rezolutes, eshte e nevojshme zgjidhja e ceshtjeve konfliktuale ne Ballkan, plotesimi i kritereve per liberalizimin e vizave, bashkepunimi me Gjykaten e Hages, dhe bashkepunimi nderparlamentar, mes Parlamentit Evropian dhe parlamenteve te vendeve Ballkanike.

    KJ

  9. #69
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Keshtu ka deklaruar per mediat serbe, Erhard Busek, Keshilltar per Zgjerimin ne Presidencen ceke, sipas te cilit heqja e regjimit deri ne fund te ketij viti eshte reale.
    Kush e mendonte qe do shkoje deri aq poshte sa te sillje ketu informacione te bazuara nga mediat serbe?! Eh c'ben propaganda e partise, IMPRESIONUESE.

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e uragan
    Anëtarësuar
    16-10-2007
    Postime
    11
    ky eshte mashtrimi i rradhes i qeverise berisha, mund te levizim pa viza ne schengen mbas 2015

Faqja 7 prej 29 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Fenomeni "Abdi Baleta"
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  3. A e duan shqiptarët bashkimin kombëtar?
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 05-05-2006, 11:56
  4. Shqiptarët Popull Solidar
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-01-2006, 20:16
  5. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •