
Postuar më parë nga
salihaj
Arës e qikës si dihet ajami
Fjala ajam përdoret gati në tërë teritorin e Kosovës, por është mjaft diskutabile që edhe në literaturë vështirë gjendet, por as ne fjalor nuk gjendet. Me kishte pëlqyer shumë kush do e gjejë një terme adekuat. Ajam tek ne është kur është koha më e përshtatshme mu laruar arën, apo punuar tokën. Shembull, kur është ara e lagtë, është vështirë të punohet, kur është e thatë po ashtu: duhet gjetë momentin më të përshtatshëm Po ashtu edhe për vajzën, unë i kam tri vajza, dhe asnjërës nuk ja kam gjetë ajamin edhe pran konsultimeve të mëdha me to dhe miratimeve të përbashkëta, vetëm njëra më është martuar siç thonin "komsi-komsa" se të tjerat, duhet tërë kohën të fajsohet ose goca ime ose dhëndërri. Te ne flitet edhe kjo fjalë "bora dhe vajza biejn gjithkund" etj. Ka mjaft tregime rreth këtij termi dhe kësaj filozofie
Krijoni Kontakt