Shkodra, kunder centralit berthamor
Shkoder- Ndertimi i nje centrali berthamor ne afersi te Shkodres dhe ne kufi me Malin e Zi ka zgjuar revolten e qytetareve, te cilet ndihen gati te tradhtuar nga pushtetaret. Tema e centralit eshte kthyer ne kryefjalen e dites. Nenshkrimi i marreveshjes per ndertimin e centralit te perbashket berthamor me Kroacine ne grykederdhje te lumit Bune, pritet te realizohet me date 28 prill, ndermjet kryeministrit te Shqiperise, Sali Berisha dhe atij te Kroacise, Ivo Sanader. Vendi ku parashikohet te ndertohet vepra madhore ndodhet ne kufirin ujor, mes Shkodres dhe Malit te Zi. Mediat malazeze kane trumbetuar me te madhe, se qeveria eshte kunder ndertimit te nje centrali berthamor ne ujerat e perbashketa qe kane me Shkodren. Nderkohe qe diten e djeshme jane shperndare edhe shume postera me mbishkrime te ndryshme, qe paralajmeronin me parullat "Rrezik vdekje" se ishin kunder ngritjes se objektit, qe per ta do te thote vdekje per femijet e tyre dhe shkaterrim te qytetit.
Reagimi
Gjithe rruget qendrore te Shkodres, prej dy ditesh jane tejmbushur me postera me madhesi relativisht te vogel, me format A4, te shperndara nga grupe studentesh dhe nxenesish te shkollave te mesme. Organizatoret nuk jane deklaruar publikisht dhe ende nuk dihen emrat e tyre, apo se kush ndermori iniciativen, pasi ne to nuk jepet asnje e dhene per shoqate apo forum. Mesditen e djeshme, ne dyert e shtepive ne te gjithe qytetin, jane shperndare disa letra ku shpjegohej edhe me qarte rreziku i centralit berthamor. Posterat jane vendosur ne vende te dukshme, ku shkruhet nder te tjera; "Ndal centralit nuklear ne Shkoder!", "Ndal Bombes Atomike!", "Ndal Vdekjes!", "Ndal shkaterrimit te qytetit tone!", apo "Ndal Radioaktivitetit!". Posteri ka dhe disa foto me femije me deformime fizike, shperthime etj. Ato jane vendosur ne nje rreze relativisht te madhe, duke nisur nga vendi ku dikur ishin te vendosur "5 Heronjte e Vigut", me pamje nga rruga qe vjen nga "Parruca", ndersa posterat e tjere jane vendosur mbi xhamat e tabelave te reklamave te ngjitura ne toke, apo perballe prefektures.
Centrali
Centrali do te ndertohet nga kompania kroate "Hrvastka Hrvatskoj" dhe do te kushtoje 4 miliarde euro. Kete muaj, qeveria shqiptare pritet te nenshkruaje marreveshjen me Kroacine per ndertimin dhe lajmi eshte publikuar ne faqen e internetit te gazetes "Wall Street Italia". Kapaciteti i tij do te jete rreth 1500 megavat. Ndertimi do t'i besohet "Elektro-ekonomise kroate" dhe pjesa me e madhe e energjise se prodhuar do te shkoje ne Kroaci. Por ky projekt kundershtohet fort nga Mali i Zi, i cili e cileson te rrezikshem per komunitetin. Madje kryeministri i sapozgjedhur, Milo Gjykanovic, ka reaguar dje duke sqaruar se marreveshja nuk eshte firmosur ende. Vete kryeministri kroat, Ivo Sanader, pak kohe me pare ka deklaruar se vendi i tij eshte i interesuar per pjesemarrjen e Bosnje-Hercegovines dhe Malit te Zi ne realizimin e projektit. Por Podgorica e ndalon me ligj ndertimin e centraleve berthamore.
Mali i Zi: Nje incident, fshin nga harta qytete te tera
Ndersa nuk shihet ndonje reagim zyrtar i shoqatave mjedisore dhe i specialisteve, alarmi vjen nga ekspertet e Malit te Zi, te cilet ndihen shume te revoltuar per rrezikun e madh qe sjell ndertimi i centralit berthamor, per liqenin e Shkodres dhe te gjithe zonen. Eksperti i ndertimeve, Cedomir Cejovic, ka paralajmeruar per rreziqet e ndertimit te nje impianti te tille ne nje zone qe njihet per aktivitetin sizmik. "Riviera jone eshte 30 kilometra larg atij rajoni, cdo incident do te fshinte qytete te tera nga harta. Liqeni i Shkodres, edhe pa incidente do te vihej ne rrezik nga puna e impiantit, pasi temperatura do te rritet ne disa grade", jane shprehur specialistet.
Petro Koci, deputet
I mberritur ne Shkoder per kete problem, deputeti Petro Koci eshte shprehur se ndertimi i centralit duhet te behet me referendum. "Qeveria duhet te krijoje mundesine per zhvillimin e nje referendumi lokal mbarepopullor, ne te cilin te perfshihet jo vetem qyteti, por edhe i gjithe rrethi i Shkodres. Vetem nese merret miratimi popullor nga ky referendum, mund te flitet per ndertimin e tij", ka thene dje deputeti Petro Koci.
Alban Deda, student
"Une do thoja se kjo puna e centralit berthamor fryhet kot nga mediet per panik dhe e perdorin politikisht ne favor te PS-se. Nuk ka shanse qe dy shtete si Shqiperia dhe Kroacia te kene te ardhurat per te ndertuar nje central berthamor dhe te lejohen te ndertojne nje te tille ne zemer te Europes ne nje kohe ku po i behet presion shteteve si Irani, kundra nje veprimi te tille. Kjo eshte vecse nje fushate dhe asgje tjeter"
Doriana Metja, mesuese
"Jemi ne neokolonializem. Mosreagimi jone i ben gjerat shume te lehta per ata zoterinjte. Ne s'e kemi edukaten dhe as kulturen e reagimit. Ne Greqi vazhdojne protesta prej muajsh per shkak te vrasjes se nje adoleshenti nga nje polic gjate nje proteste, te ne, ne Gerdec vdiqen 26 persona dhe u plagosen qindra te tjere dhe nuk reagoi njeri. Ku ishim ne shqiptaret ne kete rast dhe ku jemi tani, ndaj ketij fenomeni te ri?".
Pjerin Tabani, infermier
"Kroacia ka leke, kjo eshte pergjigjja. Ne i shitem te gjitha tek te huajt, sa keq. Shtrohet pyetja, a mund te pretendojme ne, per nje ekonomi tonen neser?. Fakti qe gjithcka eshte shitur, le pak per te deshiruar. U tha qe financimin e ndertimit do ta bejne kroatet, atehere lind pyetja, pse nuk e bejne kroatet kete central ne vendin e tyre, meqenese paska dhe pluse financiare dhe punesimi, po na e lene ne dere neve shqiptareve ?".
Altina Lacaj, mjeke
"Ne jemi mesuar me urdhra nga lart dhe nuk reagojme per asgje. Une kam lindur dhe jam rritur ne Shkoder dhe e mbaj mend shume mire jetesen e tipit 1 jave pa drita, uje me orar edhe nuk e vrisnim shume mendjen. Kur na shtrohet ndonje rruge ne lagje na duket bukur, zhvillim i madh. Une i them jo centralit berthamor ne Shkoder dhe duhet te organizohemi. Por Kam frike se mos shkon puna si me TEC-in ne Vlore. Gjithsesi nuk duhet lejuar ndertimi".
Rudina Llazari, Koha Jone
Per me teper :
http://www.facebook.com/ext/share.ph...u=bKzTQ&ref=nf
Krijoni Kontakt