Pershendetje..
Se pari dua te pergezoj tere bashkepatriotet e mi, per kete ngjarje, me te vertete historike qe kombi yne perjetoi dhe per shenjat konkrete te nje hapi te rendesishem drejte integrimit dhe zhvillimit mbare-vendin. Shpresojme qe ne syte e investoreve te huaj me potencial, Shqiperia te shikohet si nje shtet, qe ka perparuar drejte stabilitetit ne rajon, si nje shtet ku ligji respektohet dhe forcat e rendit ushtrojne detyren e tyre me rigorozitet, si nje shtet qe gjithmone ka aspiruar dimensione te reja ne rrugen e veshtire drejte progresit ekonomik dhe social dhe sot posedon platforma efikase per aplikimin e ketyre aspiratave. Hyrja ne NATO, eshte si nje kurs paraprak drejte testit te vertete dhe te pa-shmangeshem, anetaresise ne Bashkimin Europian. Shqiperia eshte akoma e uritur, pra me bark bosh. Nje pjese derrmuese e popullsise, akoma jeton me kushte sub-normale ku pervec tre nevojave kryesore te njeriut (veshje-strehim-ushqim) te tjerat jane utopike. Kjo eshte arsyeja pse ndoshta edhe ne evenimente te tilla kaq madhore, por ndryshe ne kontekst, une perseri mundohem qe ne menyre indirekte te shoh nje avantazh drejte realizimit dhe mbushjes se ketyre boshlliqeve, pra drejte permisimit te ekonomise dhe mireqenies se standartit te jeteses. Nga ana tjeter, Shqiperia eshte nje shtet qe nga zemra e deri tek kapilaret ushqehet nga kaosi e korrupsioni. Atehere uroj serisht, qe duke u anetaresuar ne NATO, qeveria shqiptare duke perfshire te tera insitucionet shteterore te marre nje seriozitet me te madh rreth luftes ndaj ketij fenomeni prapambetes dhe problematik, e cila duke u monitorizuar edhe nga organizatat e huaja, ti jape fund nje here e mire plages shume vjecare.
Por si arrihet kjo? Hapi i pare qe duhet hedhur, per mendimin tim, eshte uniteti midis partive politike, duke lene menjane egot, karriget, etjen per pushtet, historite mes tyre, inatet e dobiclleqet dhe...duke marr ne pritoritet ate qe me te vertete duhet konsideruar primare per fatin e tere shqiptareve. Por sa e mundshme eshte kjo?!
Ndoqa me vemendje tere mengjesit samitin e NATO-s ne Strasbourg gjeja qe me vrau me shume syte ishte kjo:
- Ndryshe nga cdo shtet tjeter edhe pse ne nje dite kaq te shenuar per kombin tone, Presidenti i Republikes Bamir Topi dhe Kryeministri Sali kafshe Berisha, erdhen me makina te ndryshme ne samit, nuk folen fare me njeri-tjetrin, gjate momenteve qe pozonin per foto qendronin sikur te ishin ne hasmeri..pra nje skandalitet mbi skandalitetet qe shume nga ju mund ta anashkaloni, por qe mbart mbi vete nje domethenie te madhe!
Cdo vend tjeter i anetaresuar, duke perfshire ketu edhe Kroacine, e cila pati nje dite te shenuar porsi ne, kreret e shtetit, vinin se bashku, kishin nje mirekuptim dhe respekt per njeri-tjetrin, gje te cilen e shprehnin dukshem ne fytyre dhe komunikim...kurse ne, derra te trashe dhe te pagdhendur. Te imagjinosh qe Sala, ashtu sic Prokuroren e Pergjithshme, Presidentin e Shqiperise, e zgjodhi vete, duke e sugjeruar e mbrojtur ne parlament dhe duke bere cmos qe maxhoranca ti jepte voten. Dhe sot? Sot...Topi qenka i keq, Sala prape ka te drejte. Te gjithe te keqinj, te korruptuar..kulmi. I zgjedh vete, i vret te nesermen. As ne NATO nuk arrin te uli hunden dhe ta afroje, sa per sy e faqe te pakten...
Nuk ju ben pershtypje kjo gje?
Nje gje tjeter qe kam vene re une dhe qe mendoj se eshte teper e kuptueshme per kedo qe ka perjetuar keto ngjarjet e fundit dhe qe ka ndjekur me vemendje lajmet dhe programet ne media:
- E keni vene re sesi Berisha e perdori dhe po e perdor hyrjen ne NATO si nje arme te forte per nje sukses ne zgjedhjet e ardhshme? Sic ka bere qe me ardhjen e tij ne pushtet, ishte dhe eshte i vetmi qe pushton median, me intervistat qe i bejne, me fjalime pa fund, duke ngritur ne piedestal kontributin qe gjasme partia e tij ka bere per arritjen e ketij qellimi dhe gjasme dhuraten qe ai u beri Shqiptareve me plotesimin e te tera kritereve, duke monopolizuar tere meriten dhe vetem ne rastet me ekstreme, ku gazetaret e thumbojne me ndonje pyetje, sorrollatet dhe i jep edhe opozites ndonje merite. A nuk eshte kjo nje forme e moderuar e diktatit, e mashtrimit dhe shfrytezimit, duke manipuluar njerezit per nje sukses ne zgjedhje?! ...e forta eshte se pjesa derrmuese e shqiptareve e skamur nga injoranca e mungesa e informimit te mirefillte e ha sallamin direkt dhe Saliu votohet serisht!
- Nje gje tjeter qe me beri pershtypje, e cila ndryshonte nga stili dhe veprimi i liderave te tjere, ishte injoranca qe vazhdojme te shprehim (ne kete rast zoti TOPI) ne lidhje me trajtimin dhe respektin qe ushtrojme ndaj grave. Ndryshe nga tere liderat e tjere, te cilet linin grate perpara me gentilese, presidenti yne, ecte si kokrra e kullufit dhe hysmeqarja e shkrete i shkonte nga mbrapa derdimenit. Kur do behen rob keto mer jahu?
Ne NATO u futem, urime!
Ti fus edhe nje gote birre une, tani?![]()
Krijoni Kontakt