Close

Rezultati i Sondazhit: Çfarë mendoni për këtë nismë

Votues
36. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Një gjë shumë pozitive

    33 91.67%
  • Nuk edi

    3 8.33%
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #-9
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Një +355 për dy Shqipëri!(Shqiperi-Kosove)

    Të flasësh në telefon nga Tirana me Prishtinën të shkund nga paratë. Ky shpenzim thuajse dyfishohet kur flet me një celular. Dikush do të pyesë: Pse nuk përdor Skype? Me SHBA-në dhe Anglinë mund të kushtojë lirë me Skype, por me Shqipërinë vetë dhe Kosovën kushton shumë më shtrenjtë. Fut në këtë situatë faktin që më duhet të komunikoj pa ndërprerje me redaksinë e Prishtinës (duke qenë në Tiranë) dhe kjo e çon koston e komunikimit në stratosferë. Kjo është e patolerueshme dhe për më tepër tendencioze e jopatriotike. E gjithë kjo vetëm për faj të prefiksit ndërkombëtar, që duket se është një ndër çështjet më të rëndësishme dhe më të abuzuara të ditëve që po jetojmë. Më lini t’ju jap një shembull. Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja kanë të njëjtin kod ndërkombëtar: 001. Vetëm ky fakt i bën telefonatat nga njëri vend në tjetrin të njëjta me ato brenda vendit. Pse është bërë kjo zgjedhje? Për të ulur në maksimum kostot e komunikimit mes dy vendeve, ekonomia e të cilëve është aq e integruar dhe e ndërthurur sa që nuk mund të shihet se ku fillon njëra e ku mbaron tjetra. Edhe PC World botohet në një version për të dy vendet. Kjo është një logjikë ekonomike dhe njerëzore. Pse të mos aplikojmë këtë sistem mes Shqipërisë dhe Kosovës? Kodi ndërkombëtar 00355 mund të na përfaqësojë që të dyja palëve dhe nuk do na duhet të marrim borxh prefikse nga Monako apo Serbia. Mund të bëhet? Bëhet, dhe brenda pak ditësh bile, po qe se është vullneti për ta bërë.



    Ç’të mira do të kemi?
    Do komunikojmë mes nesh me një kosto shumë herë më të ulët, që do të thotë lehtësi të mëdha në biznes dhe marrëdhënie personale. Vendosja nën një pre¬fiks të vetëm ndërkombëtar do të influenconte drejtpërdrejt dhe në uljen e kostos së internetit dhe telefonisë celulare. Me pak fjalë, ata që do të për¬ tonin dhe të ishin shqiptarët, por… Por do të humbnin kompanitë e telefonisë, si asaj -fikse dhe celulare. Dhe nuk bëhet fjalë për humbje të vogla!

    Shtrohet pyetja pse nuk bëhet një gjë e tillë?
    Nuk ka si bëhet për shumë arsye, ku më e forta është fakti se telefonia nuk është më në duart e shqiptarëve dhe nuk mund t’ju kërkojmë të huajve të jenë patriotë për ne. Ashtu si po ndërtohet rruga Durrës-Kukës si një dhuratë 1 miliard dollarësh nga shqiptarët e Shqipërisë për vëllezërit e Kosovës, mund të ndajmë dhe një prefiks ndërkombëtar, që në fakt nuk na kushton asgjë. Një miku im nga Peja më thotë se nuk janë vetëm këto arsyet e pengesat. Nëse qeveria e Kosovës do ja kërkonte seriozisht ndarjen e prefiksit qeverisë së Shqipërisë, besoj se kjo e fundit nuk ka për të thënë jo! Duke parë përparësitë që do të sillte ky unifikim komunikimi mund të duket e çuditshme që nuk është bërë që më parë, por në të vërtetë nuk duhet të habitemi. Administrata ndërkombëtare në Kosovë ka qenë dhe vazhdon të jetë pengesa kryesore për afrimin mes dy Shqipërive. Ka qenë një kohë që UMNIK-u nuk lejonte as futjen e librave dhe shtypit nga Shqipëria në Kosovë. Politika e çnacionalizimit e ndjekur në BE, që është bërë faktor bashkimi mes vendeve Evropiane, në rastin e shqiptarëve po bëhet faktor keqdashës ndarjeje. Pastaj ka një logjikë të thjeshtë. Gjirokastra është më larg se Prishtina nga Tirana; pse duhet të paguaj 5-fish për të folur me zyrën e Prishtinës dhe të kem mundësi të flas lirë me Gjirokastrën, kur të them të drejtën, nga ana e biznesit as që më bie rasti për ta parë e për t’i folur.
    Qeveritë e dy Shqipërive janë shquar për patriotizmin e tyre, ndaj nuk do jetë keq që të takohen për një KAFE e të nënshkruajnë një marrëveshje që nuk do ketë gjykatë, qeveri apo shoqëri që ta kundërshtojë. Zotërinj! Dua të flas lirë me Italinë dhe Greqinë, sigurisht, por kur të flas me Shqipërinë, dua ta marr me nge e të çmallem, se kemi 100 vjet larg!


    Tema aqe sa mund te jete nga bota informatikes aqe eshte edhe kombetare

    Sqarim temen mendova ta postoja ne kete forum nese bie ndesh me regullat mund te bartet ne nje tjeter forum
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #-8
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Unë mendoj se është një nismë shumë e mirë, por sa e realizueshme është sepse këto prefikset ndërkombëtare nuk vendosen sipas preferencave personale, por sipas ligjeve ndërkombëtare.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  3. #-7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-02-2009
    Postime
    68
    shume mire

  4. #-6
    Canna-log Maska e Artson
    Anëtarësuar
    24-07-2007
    Vendndodhja
    Loading...
    Postime
    416
    Nese atyre qe na drejtojne, u del nga mendja per nje cast, xhepi i tyre dhe padashje mendojne per kete popull te ndare padrejtesisht, minimalisht ne kete zgjidhje te con logjike.

    Flm D.Kicit per kete artikull !
    Kur jam rrethuar nga njerëz të vegjël s'ndjej madhështi, por mjerim! M.Roçi

  5. #-5
    Kush e ka në dorë për ta vendosur këtë?

  6. #-4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    18-09-2007
    Postime
    175
    hala sesht realizu? po ca presin ?
    boll mir behet.

  7. #-3
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Kush e ka në dorë për ta vendosur këtë?
    Ne doren e dy shteteve eshte kjo pune nuk ka te bjeje shume se kush vendos por a deshirojne te dy shtetet te ndajne te njetin prefiks pra ketu duhet te kete rol me te madhe Shqiperia pasi edhe prefiksi eshte i Shqiperise,por edhe Kosova duhet qe te jete me aktive ne kete rast

  8. #-2
    Citim Postuar më parë nga necky Lexo Postimin


    Ne doren e dy shteteve eshte kjo pune nuk ka te bjeje shume se kush vendos por a deshirojne te dy shtetet te ndajne te njetin prefiks pra ketu duhet te kete rol me te madhe Shqiperia pasi edhe prefiksi eshte i Shqiperise,por edhe Kosova duhet qe te jete me aktive ne kete rast
    Domethënë e paska fajin Shqipëria kryesisht?

    Nëse e kanë në dorë vetë shtetet, atëherë Kosova zgjedh të njëjtin prefiks dhe me kaq mbaron muhabeti.

  9. #-1
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Domethënë e paska fajin Shqipëria kryesisht?

    Nëse e kanë në dorë vetë shtetet, atëherë Kosova zgjedh të njëjtin prefiks dhe me kaq mbaron muhabeti.
    Jo nuk theme qeka fajet shqiperia aspak por vetem se do ja te thoja se Shqiperia ka me shume ne dore kete qeshtje pasi siq e ceka +355 eshte i Shqiperise

  10. #0
    Citim Postuar më parë nga necky Lexo Postimin


    Jo nuk theme qeka fajet shqiperia aspak por vetem se do ja te thoja se Shqiperia ka me shume ne dore kete qeshtje pasi siq e ceka +355 eshte i Shqiperise
    Pra Shqipëria ka prefiksin e vet dhe kaq, nuk ka çfarë të bëjë më. Kosova duhet të kërkojë të njëjtin prefiks, Shqipëria ti thotë dakort, dhe u mbyll muhabeti. Gjithmonë nëse e kanë vetë shtetet në dorë.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Mësimet e nxjerra nga dhuna në Kosovë
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 15-07-2006, 13:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •