Mbulesa e zonjës së pastër Maria si kundër argument
Ish Ministri i Punëve të Brendshme të Italisë akuzohet tani për ekstremizëm fetar, por ai ekstremizëm nuk është i krishterimit katolik, fesë së cilës edhe ai vetë i takon, por për ekstremizëm fetar islam. Origjina e kësaj storie është te Xhuliano Amato kur deklaroi haptazi se nuk mund ta kundërshtojë veshjen e hixhabit (mbulesës) nga ana e femrës muslimane në vendin e tij, edhe atë për një arsye të qartë dhe të thjeshtë, ngase Zonja Maria e Virgjër (Merjemja) kishte mbulesë mbi kokë.
Ajo ishte gruaja më e shenjtë që ka njohur historia, ashtu që është edhe njëra prej katër grave më ideale në gjithë njerëzimin sipas pikëpamjes islame, siç argumenton hadithi profetik, e me të janë znj.Hadixhe, znj. Fatime e Ndershme si dhe Asija -bashkëshortja e Faraonit.
Ish Ministri Xhuliano ballafaqohet me tendencat sekulariste ekstreme, të cilat ftojnë për sfidim të fenomenit të përhapjes së hixhabit te gratë muslimane në Itali, madje edhe tek ato femra italiane të cilat kanë hyrë në Islam, duke e konsideruar këtë si një shkelje flagrante të kulturës krishtere. Xhuliano Amato iu tha atyre: "Nëse Maria e Virgjër ishte grua me mbulesë, si po kërkoni nga unë që t'ia mohojë të drejtën një gruaje të mbuloj kokën (t'a vejë hixhabin)", ose thënë shprehimisht siq ka deklaruar ai: "Vërtëtë gruaja e cila ka gëzuar dashurinë më të madhe gjatë gjithë historisë është Zonja e Virgjër, e cila është portretizuar gjithnjë si e mbuluar - me hixhab). Ministri i punëve të brendshme ka zbuluar edhe një krizë tjetër tek ekstremistët sekularistë, e ajo është shfaqja e një rryme të re kulturore në që kërkon t'i ndryshojë pikturat ku Zonja e Virgjër (Maria) portretizohet si një grua që ka mbi kokë mbulesën. Ata kërkojnë që t'a heqin këtë pikturë e t'a përhapin në vend të saj një tjetër, ku ajo portretizohet si grua e zbuluar, pa mbulesë! Beteja italiane nuk është një shaka, por është një e vërtetë të cilën e kanë transmetuar mediet botërore e italiane, por të cilën e kanë anashkaluar gazetat publike të vendeve muslimane, përveç gazetës Al-xhumhurijje (egjiptiane), e cila vetëm sa ka sinjalizuar në disa rreshta të paktë në numrin e të enjtës së kaluar. Ndërsa rrëfimi i propagandës për ndryshimin e portretit të pikturuar të Marisë nuk është një risi në karakterin perëndimor, i cili e ndan fenë edhe në aspektin kulturor ose madje edhe atë racor, dëshmi për këtë gjë kemi të kaluarat që janë tashmë tejet të njohura. Në Shtetet e Bashkuar të Amerikës para disa viteve në disa kisha të mëdha ku frekuentohej nga raca e zezë është vendosur piktura e Mesiut a.s. (Jezusit), i cili portretizohet si i zi tërësisht në formë të afrikanëve. Ata deklarojnë, sipas pikëpamjes së tyre, që Mesiu a.s. ka qenë i zi me lëkurë të zezë, dhe se portretet dhe pikturat ose skulpturat e tij me trup të bardhë, flokë të verdhë e sykaltër që janë të përhapura në Perëndim, janë një falsifikim evropian i racës së bardhë. Disa që kanë prejardhje meksikane në ShBA i kanë vendosur pikturat e Mesiut nëpër kishat e tyre me tipare të personit meksikan, ndërsa tash është kthyer fushata kah Maria që t'ia heqin hixhabin nga koka duke e paraqitur atë në portretin e Monikës amerikane tejet prestigjioze, ose të Margaret Bardoo, në mënyrë që pikturat e saja të mos janë argument për muslimanët që gratë dhe bijat e tyre t'a vënë hixhabin. Normalisht, ministri italian i punëve të brendshme e konsideroi këtë kërkesë absurde dhe ekstremizëm kulturor, dhe sipas tij ai personalisht nuk do t'i përgjigjet kësaj kërkese, andaj ai nuk gjenë arsye ose bazë fetare a kulturore për t'a penguar hixhabin në vendin e tij. Sekularistët dhe ekstremistët nëpër vendet tona muslimane, nëse u vie vështirë që t'a pasojnë rrugën e të Dërguarit Muhamed s.a.v.s., atëherë së paku le t'a pasojnë rrugën e Xhuliano Amato-së.
Krijoni Kontakt