Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    tHeKtHi MaMa :P
    Anėtarėsuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    1,708

    Varroset me nderime Ibrahim Halilaj (17) nga Tėrdefci i Drenasit.

    Varroset me nderime Ibrahim Halilaj (17) nga Tėrdefci i Drenasit. Nė kėtė ceremoni mortore, pėrveē tė afėrmeve, morėn pjesė edhe ambasadori i Gjermanisė nė Kosovė dhe ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj. Ibrahimi ėshtė vrarė sė bashku me 13 persona tė tjerė nga bashkėmoshatari i tij, Tim Kretschmer.


    Nga Selvije Bajrami mė 15.03.2009 nė ora 21:06

    Arbenita, 15 vjeēe, tė dielėn nė mesditė, printe kortezhin prej qindra njerėzve qė nė kėtė ditė ajo dhe tė afėrmit e saj i dhanė lamtumirėn e fundit, Ibrahim Halilajt.
    17-vjeēari Halilaj nga Tėrdefci i Drenasit ėshtė vrarė nga bashkėmoshatari i tij, Tim Kretschmer nė qytetin Winnenden tė Gjermanisė. Halilaj ka gjetur vdekjen bashkė me tetė shoqet e klasės, tri mėsueset dhe tre qytetarė tė tjerė gjermanė.

    Veē fotografisė sė tė vėllait qė mbante Arbenita nė duar teksa i printe turmės sė njerėzve, njė tjetėr ishte vendosur nė hyrje tė oborrit tė shkollės sė fshatit Tėrdefc. Ky fshat ėshtė vendi i lindjes sė Ibrahimit, i cili nė moshėn 6 vjeēe kishte shkuar me nėnėn, dy motrat e vėllanė tjetėr, pėr t’iu bashkuar babait tė tij nė Gjermani.

    Prapa fotos te shkolla ishin vendosur tre flamuj, ai i Kosovės, flamuri kombėtar si dhe flamuri i shtetit gjerman.

    Burrat e fshatit prisnin njerėzit nė kėtė shkollė, derisa arkivoli me kufomė arriti rreth orės 13 e 30 nė familjen Halilaj nė Tėrdefc.

    Arturi, vėllai i vogėl i Ibrahimit, nuk ndalte lotėt teksa shikonte fotografinė e bashkė me tė qanin edhe tė tjerėt. Babai i Ibrahimit, Shemsiu, mundohej tė mbahej, ndėrsa priste mysafirėt te dera e oborrit tė shkollės. Nė njėrėn nga klasat e kėsaj shkolle, pėr disa ēaste, Shemsiu ėshtė gjendur i ulur nė mes tė ambasadorit tė Gjermanisė nė Kosovė, Hans-Dieter Steinbach dhe ministrit tė Arsimit Shkencės dhe Teknologjisė, Enver Hoxhaj. Nga kėta tė fundit, babai i tė ndjerit ka marrė ngushėllime pėr humbjen tragjike tė djalit, i cili nė ditėn tragjike, mė 11 mars, kishte shkuar nė shkollė me paterica dhe atė pėr herė tė parė pas dy javėve, pas njė intervenimi kirurgjik qė kishte pasur nė kėmbė.
    Ambasadori Steinbach ndėrkaq ka marrė ngushėllimet nė emėr tė familjes Halilaj, edhe pėr 14 viktimat e tjera gjermane.

    Veē pėrfaqėsuesit gjerman nė Kosovė dhe pėrfaqėsuesit nga Qeveria e Kosovės, familja Ibrahimaj ka marrė ngushėllime edhe nga kryetari i Komunės sė Drenasit, Nexhat Demaku si dhe pėrfaqėsuesi i familjes Jasharaj, Murat Jashari.

    Kufoma ėshtė nisur pėr te varrezat e fshatit, ndėrsa turmė e madhe e njerėzve po e shoqėronin atė.

    “I lehtė i qoftė dheu e i fuqishėm qoftė kujtimi pėr tė...”, tha mes tė tjerash para tė pranishmėve, ministri Enver Hoxhaj.
    Edhe ambasadori gjerman ka shfaqur pikėllimin e tij nė lidhje me tragjedinė nė fjalė.

    “Mė vjen vėshtirė tė gjej fjalė nė kėtė ditė tė vėshtirė pėr Gjermaninė dhe Kosovėn”, tha ai.

    Teksa ka ngushėlluar tė pranishmit nė emėr tė qytetarėve tė Drenasit, kryetari i kėsaj komune, Nexhat Demaku ka njoftuar se shkolla e fshatit nuk do tė mbaj mėsim nė pesė ditėt vijuese, duke u solidarizuar kėshtu me shkollėn nė Gjermani, e cila ka humbur nxėnėsit e saj.

    Pas kėtyre fjalimeve, ku ėshtė shquar figura e tė riut, si njė djalosh qė e donte shkollėn, vendlindjen e sportin, u krye edhe ceremonia e varrimit.

    Kjo ceremoni ėshtė bėrė nė Kosovė, me kėrkesė tė familjes Halilaj, ndonėse autoritetet gjermane kishin kėrkuar qė njė gjė e tillė tė ndodhte nė Gjermani, ku do tė varrosen edhe 14 viktimat e tjera, tė tragjedisė nė tė cilėn i riu gjerman kishte shkrepur 112 plumba dhe nė fund ishte vetėvrarė.


    Gazeta expres
    if love is the answer, could you rephrase the question?

  2. #2
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Ngushellime familjes Halili.Fatkeqsi e madhe.Zoti u dhente kurajo per ta perballuar kete tragjedi.

  3. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar riza2008 pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Angry Ngushlllime!

    Ngushllimet me te sinqerta Prinderve , Familjes ,farefisit ,Fshatit Tėrdec ,Drenasit , Drenices , dhe gjithe Kosoves per kete vdekje te rende dhe shume piklluese!Ne mesin e mijra qytetarve anebane Kosoves, isha njeri nga ata qe mora pjes ne kete varrim ... dhimbja dhe piklllimi ishte aq i madhe sa veshtire te gjenden fjale ...Ne syte e njerzve shifje lot....mos u perserit ma kurr nje tragjedi e tille.
    Pushofsh i qete ne token tende Ibrahim Halilaj!
    I pa harruar qofte kujtimi per Ty!
    Ngushllime....!
    Dhuro shumė...e prit pak!

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anėtarėsuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Me vjen keq shum Allahu inshalla e ka shperbly me xhennet ndersa familjes i dhasht durim per ta perballu sa me leht ket fatkeqsi.
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar altruisti_ek84 pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #5
    Voleur du coeur.. Maska e Roi
    Anėtarėsuar
    10-06-2004
    Vendndodhja
    Ne vendin tim....
    Postime
    2,303
    Me shume keqardhje ndegjova kete lajm disa dite me pare, nuk deshta ta besoj por ishte e vertet.
    Une shprehi Ngushllimet me te sinqerta per Familjen Halili.Posaqerisht Prindve dhe Vllaut e Motres se tije..
    I Qoft i leht dheu i Kosoves..
    Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...

  8. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga altruisti_ek84 Lexo Postimin
    Allahu inshalla e ka shperbly me xhennet
    po qka je kah fol more talibani_pedofil po ku ka gjykim per femij

    Ngushllime Prinderve e Familjes se gjer

  9. #7
    tHeKtHi MaMa :P
    Anėtarėsuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    1,708
    ju lutem sesht tem per gjykime e ofendime pls
    if love is the answer, could you rephrase the question?

  10. #8
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anėtarėsuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Citim Postuar mė parė nga Loriku11 Lexo Postimin
    po qka je kah fol more talibani_pedofil po ku ka gjykim per femij

    Ngushllime Prinderve e Familjes se gjer
    Kur je injorant ne fe pse mundohesh te gjykon dhe te shesesh mend me paditurin tende.
    Une jam lutur Allahut, qe kete djaloshin, te shperblej me Xhennet, kjo eshte ajo qe kam mundesi ta bej, te lutem qe Allahu te ket meshir per shpirtinn e tij. Une nuk jam enverist, as titist, ti them te qoft i leht dheu, une i lutem vetem Allhut sepse vetem Allahu mund ta meshiron shpirtin e tij dhe askush tjeter.
    Sa i perket asaj qe nuk ka gjykim per femij, ketu ke tre drejt qe per femijt nuk ka gjykim, por inkoranca jote e dyt eshte, se ti nuk e din kush eshte femij, ai ka pasur 17 vjet dhe nuk ka qen femij o i nderuar.
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  11. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga prishtinase Lexo Postimin
    ju lutem sesht tem per gjykime e ofendime pls
    prishtinase te kerkoi falje



    Citim Postuar mė parė nga altruisti_ek84 Lexo Postimin
    ti nuk e din kush eshte femij, ai ka pasur 17 vjet dhe nuk ka qen femij o i nderuar.
    edhe nese i ka pas 17 pranvera,dhe si e humbi jeten tragjikisht
    po u gjykoika sipas teje a? po qfar gjykimi more terrakop.

    Ibrahim Halilaj

  12. #10
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anėtarėsuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Nė Pejė
    Postime
    1,005

    Ngushllim qė burojnė nga shpirti dhe zemra!

    Sa pėr tua lehtėsuar njė ēikė dhimbjen do e themė kėtė fjali: Si ēdo libėr fetare ashtu edhe libri i fundit qė lexova nga dijetari i madh i Indisė SRI SRIMAD A.C. BHAKZIVENDATA qė thotė: "jo vetėm njeriu, por edhe qdo qenie e gjallė kur paraqitet nė kėtė botė paraqitet me afatin e tij tė skadencės". Librat tjera e arsyetonin: "kur skadon afati, njeriu ndėrronė jetė nė jastėk, nė ujė, nėn rrotė tė makinės, bjeshkė, plumb etj". Sidomos ėshtė trajtuar mirė vdekja nga plumbi, aty ka qenė momenti i skadencės. Pėr kėtė lami ka libra e libra, andaj I shprehi ngushllime tė sinqerta prindėrve tė tij, edh tė gjithė neve qė kemi ndi dhimbje ndaj tij duke pėrcjellė emisionin televeziv duke transmetuar kėtė varrosje.

    Koha e bėnė tė vetėn...!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Realpolitika e Ibrahim Rugovės
    Nga biligoa nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 11-04-2023, 07:41
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. Ndėron jetė presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova
    Nga Veshtrusja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 21:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •