“...Misioni i kėtij libri ėshtė tė tregojė vlerat e pamohueshme tė Orthodhoksisė dhe krishterimit nė pėrgjithėsi...”
Fjala e Prof. Dr. Paskal Milos
Fortlumturia Juaj! Tė nderuar miq! Sot Prof. Anastasi na ka mbledhur nė njė rast disi tė veēantė, ndryshe nga herė tė tjera. Jo pėr tė ndjerė elokuencėn depėrtuese dhe predikimin e tij mbresėlėnės, por pėr ta njohur atė shumė mė tepėr se ēfarė kemi ditur si njė filozof shumėdimensional dhe mbi tė gjitha si njė teoricien e zhvillues origjinal i Orthodhoksisė nė botėn e ndėrlikuar e komplekse bashkėkohore. Pėrkthimi nė gjuhėn shqipe i studimeve tė tij pėr rolin dhe misionin e Orthodhoksisė me titullin shumė domethėnės “Globalizmi dhe Orthodhoksia” ėshtė njė kontribut i vyer i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė pėr pasurimin e literaturės qė ngėrthen problemet e globalizmit, i parė nga njė kėndvėshtrim origjinal. Libri nuk ėshtė thjesht njė pėrmbledhje studimesh tė njė teologu epokal tė Orthodhoksisė, por edhe njė dėshmi e njė filozofi, akademiku dhe personaliteti me integritet tė shquar ndėrkombėtar, qė dėshmon erudicionin dhe kulturėn e tij enciklopedike nė njė mėnyrė tepėr tė thjeshtė dhe tė kuptueshme. Libri ka njė numėr tė madh idesh dhe tezash tėrheqėse dhe origjinale, por, nė pamundėsi pėr tė qėndruar nė tė gjitha ato, po shfaqim disa mendime modeste pėr vlerat e ēmuara qė paraqesin disa prej tyre. Unė mendoj qė mesazhi kryesor qė sjell Fortlumturia e Tij nė kėtė libėr nuk ėshtė shqetėsimi pėr fatin e Orthodhoksisė nė botėn e sotme globale, qė siē thotė vetė nė parathėnie e ka kthyer planetin tonė nė njė qytet tė madh me shumė lagje tė varfra. Pėrkundrazi misioni i kėtij libri ėshtė tė tregojė vlerat e pamohueshme tė Orthodhoksisė dhe tė Krishterimit nė pėrgjithėsi nė zhvillimin dhe pėrkryerjen e shoqėrisė njerėzore drejt njė bashkėsie mbarėbotėore tė dashurisė sikurse me tė drejtė ėshtė edhe leitmotivi i kėtij libri shumė mbresėlėnės. Fortlumturia e Tij ka njė vėshtrim vizionar pėr botėn dhe pėr tė ardhmen e saj. Ai vlerėson lart arritjet e shoqėrisė moderne teknologjike, por ndjen thellė edhe shqetėsimet qė ajo ka sjellė dhe qė mund tė sjellė nė tė ardhmen. Nė kėto shqetėsime nuk ndihet vetėm shpirti i trazuar i njė apostulli tė Orthodhoksisė, por edhe i njė qytetari, filozofi dhe akademiku qė jeton kohėn e tij, qė ėshtė i ndėrgjegjshėm pėr ēekuilibret qė sjell zhvillimi intensiv teknologjik dhe pėr detyrat urgjente qė ka shoqėria bashkėkohore pėr t’u ruajtur nga fenomenet negative dhe shkatėrruese qė shoqėron zhvillimet e pakontrolluara. Me ndjenjėn e kėtij shqetėsimi Fortlumturia e Tij konstaton se me zhvillimin teknologjik rrezikohemi tė hyjmė nė njė peripeci tė tmerrshme vetėshkatėrrimi, sepse nuk e pėrdorim, por e shpėrdorojmė natyrėn. Njeriu modern, duke humbur vlerėn e ēdo shenjtėrie ka kaluar tashmė nė ekstremin tjetėr; tė shikojė natyrėn me njė vėshtrim tė pėrlyer, pa respekt, shpesh me njė cinizėm agresiv dhe jo me dashuri. Sillet ndaj saj si grabitės dhe izolohet nė strofkat artificiale tė tij, por edhe hakmerret. Ky ėshtė njė shqetėsim i natyrshėm, qė pėrputhet me ndjenjat e shumicės sė bashkėsisė njerėzore. Protokolli i Kiotos ėshtė njė pėrpjekje e institucionalizuar e komunitetit ndėrkombėtar pėr t’u mbrojtur nga fenomenet negative qė sjell pėr tė ardhmen e njerėzimit abuzimi me natyrėn dhe me burimet e saj. Por nė dallim nga qeveritė qė ruajtjen e ekuilibrit tė natyrės e kėrkojnė nė zbatimin e disiplinave teknike dhe ekologjike, Orthodhoksia e shikon ruajtjen e tij nė raportet njeri-natyrė. “Rigjetja e dimensionit tė shenjtėrisė sė natyrės e harmonisė fillestare tė saj me natyrėn njerėzore ėshtė njė kontribut vendimtar nė arritjen e njė shoqėrie tė vėrtetė mbarėbotėrore”, - konkludon nė njė nga faqet e librit Fortlumturia e Tij. Por ne qė kemi lexuar veprėn dhe pėr njė lexues mė tė gjerė, qė ka rėnė nė kontakt me medimet dhe analizat qė u ka bėrė Fortlumturia e Tij tė drejtave tė njeriut nuk mund tė mos konstatojmė se ka njė trajtim origjinal qė del jashtė dimensioneve tė sė drejtės ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut. Ndėrkohė qė ka njė vlerėsim tė njėjtė pėr konceptet bazė tė tė drejtave tė njeriut me tė drejtėn ndėrkombėtare, ka ndryshime thelbėsore nga pikėnisja dhe nga pėrmbajtja e kėtyre tė drejtave. Nėse dokumentet ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut kėrkojnė tė imponojmė pėrmes formės sė shtrėngimit ligjor dhe politik, Orthodhoksia i kultivon dhe i ushqen ato pėrmes ndėrgjegjes, bindjes dhe besimit. Politika shpeshherė abuzon me terminologjinė e tė drejtave tė njeriut. Pėr tė mė tepėr ka rėndėsi shfaqja e jashtme sesa garantimi real i tyre. Madje ka ndodhur dhe ndodh qė ka edhe standarde tė dyfishta pėr zbatimin e kėtyre tė drejtave. Kėmbėngulja shpeshherė pėr motive politike vetėm nė zbatimin e tė drejtave tė njeriut duke anashkaluar detyrimin qė ka vet njeriu ndaj ligjit dhe shoqėrisė ka krijuar njė disekuilibėr qė ēon nė abuzim dhe shtrembėrim tė karakterit dhe tė synimeve themelore tė tė drejtave universale tė njeriut.
Fortlumturia e Tij ka nėnvizuar dhe trajtuar me njė profesionalizėm tė admirueshėm kundėrthėnien midis tė drejtave dhe detyrave tė njeriut nė shoqėrinė bashkėkohore dhe si personalitet i madh i Orthodhoksisė, Ai di tė vlerėsojė pėrqasjet filozofike edhe tė pėrfaqėsuesve tė tjerė tė mėdhenj tė qytetėrimeve tė tjera duke na sjellė aq thjesht dhe natyrshėm nė funksion tė konkluzionit tė vet njė nga mėsimet e shumta tė filozofit dhe shtetarit tė urtė indian Mahap Magandi, qė nė pėrgjigje tė njė letre drejtuar drejtorit tė pėrgjithshėm tė UNESKO-s shkruante: “Mėsova nga nėna ime e pashkolluar edhe pse e urtė, se tė gjitha tė drejtat qė jemi tė denjė pėr t’i gėzuar dhe pėr t’i ruajtur vijnė nga detyrimet qė janė zbatuar. Kėshtu edhe vetė e drejta e jetės na pėrket vetėm kur bėjmė detyrėn tonė si qytetarė tė botės”.
Libri “Globalizmi dhe Orthodhoksia” nuk ėshtė thjesht dhe vetėm njė raport dualist apo pasqyrė e njė shqetėsimi pėr fatet e Orthodhoksisė nė botėn e sotme. Fortlumturia e Tij shfaqet nė kėtė libėr me dimensionet e njė shkencėtari vizionar qė e shqetėson realisht e ardhmja e njerėzimit nė kėtė epokė. Ai pohon anėt pozitive tė fenomenit, por ėshtė shumė i kujdesshėm pėr tė qenė entuziast dhe paralajmėron bindshėm nevojėn e kontrollit tė rreptė ndaj rrjedhojave negative qė ka sjellė dhe mund tė sjellė nė tė ardhmen globabalizmi. Nė pėrballimin e aspekteve negative tė kėtij fenomeni Ai i jep njė rol shumė tė rėndėsishėm kulturės shpirtėrore, rolit tė besimeve fetare, tė cilat Ai i konsideron si kėshtjella e identitetit pėr shumė popuj pėr ruajtjen e fizionomisė sė tyre dhe nė kėtė kuadėr njė vend tė rėndėsishėm i jep Orthodhoksisė jo thjesht nė kuptimin e besimit fetar, por edhe tė komunitetit tė gjerė tė njerėzve, klerikė e pjesėtarė laikė tė kishės. Thirrja e tij profetike drejt njė shoqėrie mbarėbotėrore tė dashurisė ėshtė njė mesazh gjithėpėrfshirės qė pėrbėn thelbin filozofik tė tė gjitha besimeve fetare, universalitetin e tyre historik nė rrethana tė reja tė fillimit tė kėtij mijėvjeēari. Libri ėshtė pasqyrė e njė mendjeje tė ndritur, por edhe njė pėrkushtim i shėrbėtorit tė Zotit pėr njeriun e thjeshtė. Ai mbyllet me mesazhe tė mėdha qė e kapėrcejnė kohėn tonė dhe qė janė unikale pėr nga forca e ideve dhe pėr nga dashuria pėr njeriun... Dėshiroj t’i mbyll kėto vlerėsime modeste tė miat duke pėrsėritur disa fjalė profetike qė tingėllojnė si njė testament i shkruar me kaq pathos, dashuri e dėlirėsi nga Fortlumturia e Tij dhe qė pavarėsisht se u citua nga parafolėsi, unė mendoj se e ka vlerėn tė pėrsėritet dy herė dhe shumė herė tė tjera. Dhe kėto janė vėrtet fjalė profetike tė njė mendjeje qė vazhdon tė jetė vitale, qė ka prodhuar dhe prodhon me kėtė mendje vitale nė Shqipėri njė dashuri tė pakufishme pėr njeriun dhe jep mesazhe tė pashlysheme pėr tė gjithė shqiptarėt, pėr ndėrtimin e njė Shqipėrie demokratike, tolerante, drejt njė Shqipėrie qė tė shikojė drejt sė ardhmes dhe qė tė bėjė hapa tė shpejta pėr t’u bashkuar me tė gjithė botėn demokratike anembanė, e ēmuar pėr tė gjitha vlerat e saj. Dhe kėto fjalė unė dėshiroj t’i pėrsėris edhe njė herė tjetėr: “Kur e mendoj orthodhoksinė nė shekujt qė vijnė, e ėndėrroj tė hapur ndaj zhvillimit, ndaj kushteve tė reja tė krijuara nga shkenca, arti, teknologjia dhe orthodhoksėt e gatshėm pėr tė kuptuar dhe pėrdorur kodet e komunikimit qė do tė krijohen. Vendi i orthodhoksisė nuk ėshtė nė njė hapėsirė jashtė historisė, por nė qendrėn e brumosjeve sociale, nė pararojė tė progresit”.
Ju faleminderit!
Krijoni Kontakt