Gjilani Qytet update desha te di me shume nga ju per qytetin e Gjilanit se si qendrojne mendime e juaja per kete qytet dhe njerzet te cilet jetojne ne kete vend?
Gjilani Qytet update desha te di me shume nga ju per qytetin e Gjilanit se si qendrojne mendime e juaja per kete qytet dhe njerzet te cilet jetojne ne kete vend?
Harrova te shtoj edhe pak te dhena per qytetin
Viti i saktė i themelimit tė Gjilanit edhe sot e kėsaj dite nuk ėshtė pėrcaktuar saktėsisht. Nė shekullin XVII Evlia Ēelebija e pėrmend Gjilanin, por me emrin Moravė, si kadillėk nė kuadėr tė sanxhakut tė Vushtrrisė.
Nė mes tė tjerash, Evlia Ēelebija shkruan se "shtatėmbėdhjetė ditė udhė nga Konstantinopoli (Stambolli i sotėm) pėr nė Novobėrdė kalohet nėpėr Vrajė, Krivarekė (Egridere) e Moravė (Gjilan)".
Gjilani gjendet nė pjesėn lindore tė Kosovės dhe ėshtė njėra nga shtatė komunat e mėdha tė Kosovės. Pas luftės ėshtė edhe qendėr e rajonit. Aktualisht, llogaritet t`i ketė mbi 132 mijė banorė.
Nė popull ėshtė ruajtur gojėdhėna, sipas sė cilės, Gjilani si vendbanim ėshtė formuar rreth vitit 1750, ndėrsa si qendėr urbane - nė vitin 1772. Gjilani si qytet ėshtė zhvilluar krahas shuarjes sė Novobėrdės (Artanės), e cila nė mesjetė ka qenė njėri nga qytetet dhe qendrat mė tė mėdha tregtare, ekonomike dhe xehtare nė Ballkan.
Dihet mirėfilli se Gjilanin si qytet e ka themeluar familja feudale shqiptare e Gjinajve, e cila qė nga viti 1737 deri nė fund tė shekullit XIX ka sunduar nė Kosovė, Drenicė, nė Llap dhe nė Moravė. Sulltani ka qenė i detyruar ta pranoj pushtetin e kėsaj familje si pushtet tė trashėguar.
Gjinajt, nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX e transferuan selinė e tyre prej Novobėrdės dhe i ndėrtuan sarajet e veta nė vendin ku tash gjendet Gjilani. Si themelues i Gjilanit njihet Bahti Beg Gjinolli.
Pra, Gjilani ėshtė krijuar nga familja shqiptare dhe kjo ėshtė dėshmia kryesore se ai ka identitetit shqiptar.
Komuna e Gjilanit gjendet nė pjesėn juglindore tė Kosovės, krahina e Anamoravės. Qyteti ka pozitė tė pėrshtatshme gjeografike dhe kjo i mundėson lidhje tė mira me qendrat tjera tė Kosovės dhe tė rajonit.
Nga 15 shkurti 2003, Gjilani ėshtė seli e zyrės sė Agjensionit pėr Demokraci Lokale tė Kėshillit tė Evropės. Eshte binjakezuar ose ka nenshkruar partneritet me komunat Kukes (Shqiperi), Luterbah (France) dhe Iper (Belgjike).
Ka njė sipėrfaqe prej 515 km/2, 63 vendbanime dhe 54 komuna kadastrale. Nė njė kilometėr katror jetojnė 259 banorė. Shtrihet nė njė fushėgropė tė gjerė. Ka kushte tė mira pėr bujqėsi dhe njihet si qytet agro-industrial. Nė juglindje ka malet e Karadakut si dhe njė pjesė tė Rrafshit tė Kosovės – njė fushė pjellore.
Mbizotėrohet nga klima e mesme kontinentale, me vera tė nxehta dhe dimra tė ftohtė. Temperatura mesatare e janarit ėshtė - 0.9 shkallė, ndėrsa ajo e korrikut + 21.5 gradė. Nė vjeshtė, kėtu bien, mesatarisht, 177 mm shi, ndėrsa nė verė 129 mm. Sasia e reshjeve nė pranverė ėshtė 145 mm dhe nė dimėr 130 mm.
Koordinatat e shtrirjes sė Gjilanit janė 42 shkallė nė veri dhe 21.20 shkallė nė lindje. Qyteti ka njė lartėsi mbidetare nga 501 deri mė 590/m, ndėrsa regjioni, nga 475/m, nė Budrikė, deri nė 1.000 /m, nė zonėn kufitare me Maqedoninė (Stanēiq).
Rrethina e Gjilanit ėshtė e pasur me xehe (hekur e leucid) dhe me burime minerale (Nasalė, Pidiq, Kmetoc, Pogragjė, Perlepnicė). Dallohet nga komunat tjera me njė pedologji mė homogjene tė tokės.
Popullėsia e Gjilanit, pėrherė ka qenė e pėrzier, me dominimin e shqiptarėve, si gjatė sundimit turk, ashtu edhe atij serbo-jugosllav. Sipas publikimit tė Entit tė Statistikave tė Kosovės, dhjetor 2002, numri i pėrgjihshėm i banorėve ėshtė 133.724 (68.814 meshkuj dhe 64.910 femra), prej tyre 116.246 janė shqiptarė ndėrsa 17.478 nga komunitetet tjera. Nė zonėn urbane jetojnė 79.898 banorė, ndėrsa pjesa tjetėr nė viset rurale.
Struktura nacionale e popullėsisė nė komunėn e Gjilanit ėshtė kjo: 11.6246 shqiptarė (86.9 %), 12.500 serbė (9.4 %), 133 malazezė (0.1 %), 936 turq (0.7), 267 muslimanė (0.2 %), 3.610 romė (2.7 %) dhe 32 tė tjerė. Shkalla mesatare e lindshmėrisė ėshtė 3.360 foshnje nė vit. Numri i vdekjeve sillet nė 384, ndėrsa i martesave – 912.
Mė 24 prill 2002, Gjilanin e goditi njė tėrmet i fuqishėm, me epiqendėr nė trekėndshin Gjilan-Malishevė-Uglar, i cili mori njė viktimė dhe shkatėrroi mbi 8 mijė objekte tė infrastrukturės familjare, publike e shoqėrore. Nė hartat seizmike, Gjilani njihet si rajon me shkallė tė lartė rrezikshmėrie.
Trashėgimia Kulturore dhe Natyrore
Njeriu gjatė zhvillimit nė etapat e tija ėshtė munduar t’i krijojė vetes kushte sa mė tė mira pėr jetesė, prandaj ka krijuar objekte tė llojllojshme, vegla pune, rroba e gjėsende tė ndryshme qė i kane shėrbyer pėr qėllime tė caktuara. Prandaj, nė pėrpjekjet e tija ka krijuar edhe vlera tė mirėfillta tė kulturės jetėsore dhe tė trashėgimisė, vlera kėto qė pasardhėsit e tyre shpesh me dashje e shpesh edhe pa dashje i kane zhdukur pa lėnė edhe asnjė gjurmė tė jetės sė paraardhėsve tė tyre.
Sot nė vende tė ndryshme tė botes ekzistojnė shembuj tė shumtė tė objekteve dhe gjėsendeve tė cilat i takojnė civilizimeve tė ndryshme, qė nė tė shumtėn e rasteve ruhen me kujdesin mė tė madh tė mundshėm, por nė anėn tjetėr ka edhe vende tė cilat nuk i kanė kushtuar rėndėsi tė madhe ruajtjes sė trashėgimisė vendore.
Kosova nuk ka pasur fat tė mirė nė ruajtjen e trashėgimisė sė saj kulturore jo pse nuk ka dashur ndoshta, por popullata e kėtij trolli gjithmonė ju ka nėnshtruar dėmtimeve tė vrazhda.
Kosova nuk ka shpėtuar pa u dėmtuar nė periudhėn pesėdhjetėvjeqare komuniste ku, nė emėr tė ndėrtimit tė vendit, janė rrėnuar qendra tė tėra qytetesh, objekte me vlera tė larta arkitektonike tė pėrmbajtjeve tė ndryshme, stileve tė ndryshme arkitektonike dhe periudhave tė ndryshme. Nuk janė kursyer as edhe rrugėt me kallderma tė cilat kurrė nuk kanė pasur nevojė funksionale tė asfaltohen, por tė gjitha kėto janė bėrė pėr njė “Kosovė tė Re dhe mė tė bukur”, sikur qė nuk ėshtė kursyer as toka e bukės.
Nė konfliktin e fundit, 1999, Kosovės i janė shkatėrruar tė gjitha kullat e mbetura, i ėshtė vjedhur dokumentacioni nėpėr arkiva dhe muze pėr tė humbur identitetin e saj tė lashtė. Kėtu nuk janė kursyer as objektet mė tė vjetra - si ato tė banimit apo religjioze. Ky dėmtim nuk i ka kursyer as bukuritė natyrore tė cilat janė tė shumta nė kėtė trevė.
Fatkeqėsisht, nė emėr tė ndėrtimeve moderne as sot nuk kursehen objektet me vlera tė larta arkitektonike dhe kulturore
Popullata, me fanatizmin mė tė madh, duhet t’i ruajė edhe ato pak objekte tė mbetura tė cilat kapėrcyen stihitė nėpėr kohė me ndonjė ēarje, shembje apo edhe gėrvishtje. Dora jonė, me njė pėrkujdesje mė tė mirė financiare, mund t’i renovojė ato, t’i mbrojė dhe pastaj t’i prezentojė si thesare tė njė kulture e cila la gjurmė.
Gjilani si pjesė e Kosovės e ka kėtė shans.
Gjilani si vendbanim nėpėr dokumente pėrmendet qė nga shekulli XIV, ndėrsa si qendėr urbane ėshtė formuar nga familja e Gjinollėve nė shekullin XVIII. Duke pasur parasysh periudhėn nga kur daton Gjilani dhe po ashtu faktin qė ka qenė qendėr e Anamoravės, edhe kjo trevė ka pasur karakteristikat dhe identitetin e vet. Ka pasur objektet me tė cilat ėshtė identifikuar, ka pasur veshjen, folklorin, veglat e punės, termet gjuhėsore dhe gjithsesi edhe bukuritė natyrore tė cilat nuk janė tė pakta. Siē e pėrmendėm edhe mė lartė as Gjilani nuk i ka shpėtuar aspak zhdukjes sė trashėgimisė kulturore; ėshtė rrėnuar Sahat Kulla, qendra e vjetėr e qytetit, objekte me vlera tė larta arkitektonike; janė djegur objekte tė banimit e religjioze, tė vjetra edhe mė shumė se 300 vjet (nga konflikti i fundit e edhe luftėrat e mė hershme qė e kanė peshkuar kėtė anė). Poashtu edhe tėrmeti ka dėmtuar shumė objekte tė kėsaj treve e njėra ndėr mė tė rėndėsishmet ėshtė Xhamia e Madhe nė qendėr tė qytetit.
Kjo njėherit ka qenė edhe njėra ndėr xhamitė mė karakteristike nė Kosovė, ndoshta edhe nė Ballkan. Karakteristika mė e veēantė ka qenė ndriēimi, dritare shumė tė mėdha, ritėm dhe simetri shumė tė mirė si dhe dyert e hyrjes shumė tė mėdha. Duhet pėrmendur se ndėrtimi i Xhamisė sė Madhe ka zgjatur mbi njėzet vite.
Po ashtu edhe objekti i Gjimnazit ka qenė njėri ndėr objektet mė tė bukura tė qytetit i cili ka pasur fatin qė dy herė tė dėmtohet nga zjarri dhe mė nė fund tė rrėnohet dhe tė mos ekzistojė mė.
Objekti me tė cilin ėshtė identifikuar qyteti dhe i cili i pėrket familjes e cila njėherit ėshtė edhe themeluese e Gjilanit si qendėr urbane ėshtė pa dyshim Konaku (Saraji) i Gjinollėve
Pjesė shumė e bukur edhe me vlera tė larta arkitektonike ka qenė edhe qendra e dikurshme e qytetit me Prefekturėn dhe Hotelin e vjetėr.
Nė qytetin e vjetėr tė Gjilanit po ashtu ka ekzistuar edhe Sahat Kulla. Element tjetėr me rendėsi tė pėrmendet janė edhe rrugėt e qendrės sė qytetit tė cilat deri vonė kanė qenė tė shtruara me gurė (kalldrėm).
Njėri ndėr objektet mė tė vjetra te komunės pa dyshim ka qenė xhamia nė fshatin Miresh (ish Doberēan) e cila ėshtė djegur gjatė konfliktit tė fundit
Shtėpia e Sadudin Shehut poashtu ka qenė njėri ndėr objektet qė vlenė tė pėrmendet. Poashtu duhet tė pėrmendim se edhe nėpėr fshatra janė rrėnuar shumė objekte tė vjetra e me vlerė. Gjate vizitės sė fshatrave tė komunės ėshtė vėrejtur se nuk ka asnjė fshat qė sė paku nuk ka dy e mė shumė objekte qė janė afėrsisht tetėdhjetė e me shume vite te vjetra.
Nuk janė vetėm kėto objekte qė Gjilani sot nuk i ka, por ka edhe shumė e shumė tjera qė janė rrėnuar, poashtu edhe shumė objekte i janė lėnė stihisė sė kohės me shpėrnguljen e banorėve nga fshatrat nė pjesė urbane. Tani nė komunėn tonė ka vendbanime tė tėra qė kanė mbetur boshe - pa banorė.
Megjithatė, pėrveē objekteve qė Gjilani me komunė mė nuk i ka, ende ka objekte dhe vende tė rendėsisė sė veēantė tė cilat Qendra Rajonale pėr Trashėgimi Kulturore i ka identifikuar dhe propozuar tė mirren nėn mbrojtje.
Njėri ndėr objektet e mbetura qė ka vlerė tė veēantė ėshtė shtėpia e Zekirijah Abdullahut, e cila ėshtė e ndėrtuar para njėqind viteve dhe ėshtė dėmtuar mjaft nga tėrmeti dhe stihia e kohės.
Objekt mjaft i lashtė dhe i rėndėsishėm ėshtė Kalaja e Pogragjes. Ky objekt ėshtė lėnė pasdore dhe pa pėrkujdesje tė deritashme qė si pasojė ka edhe dėmtimin e shumtė tė tij. Objekti ka mundėsi tė mira qė tė ruhet dhe tė renovohet.
Kullat nuk kanė munguar as nė rajonin e Gjilanit, mirėpo fatkeqėsisht janė tė dėmtuara sa nga pushtetet e ndryshme qė kanė kaluar nėpėr kėto troje, sa nga fatkeqėsitė natyrore, por edhe nga pamundėsia financiare e pronarėve qė t’i rinovojnė dhe tė kujdesen pėr to. Kėtu duhet t’i pėrmendim Kullat e Hajdinėve nė Terzijaj tė cilat janė njė kompozicion mjaft i mirė. Janė tri: Ajo e Shaqės - e ndėrtuar mė 1850, e Hajdinit - e ndėrtuar mė 1942 (qė ėshtė djegur dhe tani ekziston vetėm njė pjese e saj) dhe kulla e Xhelės - e ndėrtuar mė 1947 (qė ende ėshtė e banuar dhe mjaft e bukur). Pastaj, kulla e Zeqir Haxhės e cila ėshtė e ndėrtuar rreth vitit 1880 dhe ėshtė mjaft karakteristike. Veēori e kėsaj kulle ėshtė se dritaret nga ana e jashtme i ka nė formė harkore, ndėrsa nga ana e brendshme nė formė katrore. Duhet tė cekim se kjo kullė ka parakushte ideale pėr renovim. Nuk duhet lėnė anash as kullat e Kurexhėve, ajo e Fetah Kurexhės e ndėrtuar ne vitin 1850 dhe e Hazir Kurexhės e ndėrtuar ne vitin 1880.
Pėrveē kullave tė lartpėrmendura nė komunėn e Gjilanit ka edhe objekte tjera qė janė te vjetra dhe qė kanė rėndėsi tė veēantė pėr trashėgiminė kulturore tė Gjilanit. Na mbetet neve detyrė qė t’i ruajmė dhe mundėsisht tė hulumtojmė pėr fonde nga organizata dhe qeveri tė ndryshme pėr sanimin e tyre dhe sensibilizimin e opinionit pėr ruajtjen, pėrkujdesjen mė tė madhe ndaj tyre.
Askush nuk do tė pėrkujdeset pėr identitetin tonė nėse ne nuk bėjmė mė shumė e shpesh edhe te pa mundurėn pėr te ruajtur atė qe te paret tanė e kane krijuar me mund e sakrifice te madhe pėr te na lėnė neve amanet qe ta ruajmė, prandaj kurrė nuk ka arsyetim te themi se nuk kemi mundur me shume dhe nuk duhet qe tja lejojmė vetes at luks qe pėr njė “ Kosove te Re” ta shkatėrrojmė trashėgimin tone dhe identitetin tonė qė i ka shpėtuar stihive me shekuj tė tėrė.
Ndėr objektet arkitektonike tė rėndėsisė sė veēantė nė Gjilan mund tė pėrmenden Xhamia e Medresesė (1604), Xhamia e Sllakocit tė Epėrm (1770), Xhamia e Pidiqėve (1645), objekti ku ndodhet zyra e Kryetarit tė Komunės, objekti ku ndodhen zyrat e LDK-se, objekti para postės ku ndodhet shitorja Optika, Shkolla e Muzikės, Kulla dhe Qeshmja e Sahit Agės nė Kufcė tė Ulėt, tyrbja, shtėpia e Isuf Rexhepit e ndoshta edhe objekte tjera qe gjithmonė shpresojmė nė kontributin e qytetarėve pėr ofrimin e ndihmės dhe informatave sa mė tė shumta.
Objekt i rėndėsisė se veēantė ne rrethin e Gjilanit ėshtė edhe Kisha Katolike e Shėn Anės nė Dunav, e ndėrtuar nė vitin 1938 e qė tani ėshtė e boshatisur. Kjo kishė ėshtė njėanijatėshe dhe e ndėrtuar prej gurėve.
Qendra Rajonale pėr Trashėgimi Kulturore, pėrveē objekteve tė cilat i ka ndėrtuar popullata shumicė e komunės sė Gjilanit qė i ka propozuar pėr t’i vėnė nėn mbrojtje, ka propozuar edhe disa objekte tė popullatės pakicė e nė veēanti tė asaj serbe qė tė vendosen nėn mbrojtjen e shtetit. Kjo qendėr ka identifikuar kishėn Varvara nė Kmetovc, Manastirin e Dragancės, Kishėn e qyetit tė Gjilanit dhe kishėn nė Pasjan.
Populli i Kosovės nėperiudha tė ndryshme kohore ka sakrifikuar edhe jetėn e vet pėr te mbrojtur kėto troje, kėshtu qė ka dhėnė shumė viktima, heronj, dėshmorė dhe martirė prandaj nė shenjė mirėnjohjeje, respekti dhe falėnderimi popullata ka ngritur pėrmendore pėr ta. Ndėr pėrmendoret mė tė bukura dhe me pozitė shumė tė mirė gjeografike janė edhe Pėrmendorja te Hani i Zhegovcit dhe ajo te Kurexhėt.
Komuna e Gjilanit pėrveē trashėgimisė kulturore ka edhe trashėgimi natyrore e cila ėshtė obligim i yni qė tė kujdesemi pėr tė, ta ruajmė dhe ta mirėmbajmė. Ne kėtė aspekt mund tė pėrmendim shpellėn e Bresalcit, Gurin e Hoxhės nė Pėrlepnicė, Vrellėn (burimi) nė Pidiq, Kalaja, shpella dhe ujėvara e Resules nė Pidiq, gurėt (natyral-artistik) nė Malishevė, luginėn e lumit Llapushnica, vendet me ujė termik nė Uglar dhe Miresh, dy pendat - atė tė Livoqit dhe tė Pėrlepnicės si dhe shumė bukuri natyrore qė ka komuna nė pėrgjithėsi. Nuk duhet lėnė anash as disa nga drunjtė, e nė veēanti duhet pėrmendur Pėrrnajėn nė Stanqiq qė ėshtė shumė e rrallė ndoshta edhe nė Ballkan.
Te gjitha kėto qe u pėrmendėn mė lartė do tė mbeteshin tė mangėta nėse do ta anashkalonim trashėgiminė shpirtėrore tė Gjilanit me rrethinė e cila, mundemi lirisht tė themi, ka qenė mjaft e pasur duke filluar nga folklori, veshjet tradicionale, lojėrat e llojllojshme, veglat dhe mjetet e punės te cilat i ka shfrytėzuar kjo anė. Mjerisht, tani shumė pak mund tė gjendet nga e tėrė trashėgimia shpirtėrore, me pėrjashtim tė disa ansambleve kulturore folklorike tė cilat ende e ruajnė dhe e kultivojnė tek tė rinjtė.
Sigurisht qė ėshtė mbetur edhe shume pėr t’u thėnė dhe bėrė por kjo le tė jetė njė nismė pėr vetėdijėsimin tonė qė t’i pėrkushtohemi mė shumė ruajtjes sė tė kaluarės sonė, dhe duke shpresuar se tė gjithė do tė kontribuojmė, tė mbetemi me shpresė se ndoshta edhe Gjilani me rrethinė njė dite do tė ketė muzeun e vet dhe do tė kemi pėrkrahjen e popullatės pėr ofrimin e ekzemplarėve tė vjetėr dhe informatave qė tė ruajmė edhe atė pak qė na ka mbetur..........................
Nė vend tė pėrfundimit
Duke pasur parasysh tėrė atė qė u pėrmend mė lartė dhe me gjithė ato objekte tė zhdukura dhe po ashtu me ato tė mbeturat ne, duke filluar nga institucionet, organizatat e ndryshme, shoqėria civile dhe popullata, duhet t’i japim vetes detyrė qė tė kaluarėn e ndritshme tė tė parėve tanė (sė pakut atė pak qė na ka mbetur) ta ruajmė dhe tė kujdesemi pėr te. Mbetet detyrė e jona qė;
· Tė vetėdijėsohemi pėr ruajtjen e trashėgimisė kulturore dhe natyrore
· Me pėrpikėri tė caktojmė vlerat e mirėfillta tė trashėgimisė
· Qeveria duhet tė gjejė mundėsi dhe donacione (pėrkundėr buxhetit tė vogėl tė Kosovės pėr tė cilin dihet se ėshtė pothuaj simbolik) qė sa mė shumė t’u del nė ndihmė pronarėve me anė tė mjeteve financiare dhe kėshillave profesionale pėr renovimin e objekteve tė rėndėsisė sė veēantė pėr trashėgiminė kulturore.
· Organet shtetėrore dhe komunale duhet tė rregullojnė me ligje mbrojtjen e trashėgimisė kulturore dhe natyrore.
· Duhet tė ndėrpriten ndėrtimet pa leje qė, nė emėr tė njė “Kosove tė Re“, rrėnojnė objektet e trashėgimisė Kulturore.
· Mbetet detyrė e tė gjithė neve, por nė rend tė parė e qeverisė, qė kėtyre objekteve apo vendeve t’u mundėsojmė qasje sa mė tė mirė.
· Tė punohet sa mė shumė qė ėshtė e mundur nė sensibilizimin e opinionit pėr trashėgiminė.
· Duhet tė kemi njė kujdes tė veēantė qė t’i mbrojmė nga fatkeqėsitė natyrore (tė reshurat, vėrshimet, tėrmetet etj.)
· Obligim i Ministrisė sė Mjedisit dhe Planifikimit Hapėsinor ėshtė qė me planet e reja hapėsinore tė inkorporojė sa mė shumė kėto objekte dhe vende, qė t’u sigurojė qasje sa mė tė mirė dhe t’u projektojė rregullim tė rrethit qė ato tė funksionojnė e mos tė jenė tė izoluara. (autorė Muhamet Sadriu, Lumnije Tahiri)
Nė Gjilan, zhvllojnė aktivitete sportive dhjetra klube sportive, si "Gjilani" dhe "Drita" qė garojnė nė Superligėn e Kosovės nė futboll. Njė skuadėr tjetėr, po me rmtin "Drita", tė cilin e mbajnė disa klube sportive nė Gjilan, zhvillon gara nė grupin e basketbollistėve mė tė mirė nė Kosovė.
Ndryshe, Gjilani njihet si qytet i sportit dhe i sportdashėsve. Ka njė stadium futbolli, njė palestėr sportive dhe disa terrene tjera mė tė vogla pėr ushtrime dhe aktivitete sportive.
Deri nė vitet e 90-ta, Gjilani kishte njė ekonomi relativisht stabile. Ajo pėrbėhej nga Industria e tekstilit, Industria e duhanit, Industria e baterive – "IBGJ”, Fabrika e radiatorėve dhe stabilimenteve tjera ngrohėse, Fabrika e prodhimeve pėr xehetari dhe konstruksioneve tė ēelikta, Ndėrmarrja hidro-ndėrtimore dhe industriale “Morava e Binēės”, Therrtorja, Industria e miellit dhe e bukės e tė tjera. Shfrytėzimi jo i drejtė dhe mirėmbajtja jo e duhur e kėtyre kapaciteteve, gjatė periudhės sė administrimit tė dhunshėm serb nė Kosovė, ka bėrė qė riaktivizimi tė jetė i vėshtirė. Megjithatė, nė shumicėn e tyre u bėnė pėrpjekje pėr ta rifilluar prodhimtarinė, ndėrsa suksesi nuk qe i njėjtė.
1.Industria e tekstilit
Prodhon tepihė tafting, klasik, tė dorės, perde, trikotazh. Gjendet nė rrugėn Gjilan- Preshevė. Aktualisht punojnė rreth 200 punėtorė, me tė ardhura mesatare 103 €. Qarkullimi vjetor ėshtė 299.265 €. Shfrytėzimi momental i kapaciteteve prodhuese ėshtė 5%. Kapacitetet e instaluara janė: tepihėt tafting tė thurur me dorė 4.000.000 (m²/vit), trikotazhė pėr fėmijė dhe tė rritur 400.000 copė/vit si dhe perde tė llojeve dhe modeleve tė ndryshme 15.000.000 (m²/vit). Ėshtė themeluar nė vitin 1958, ndėrsa viti i fundit i modernizimit ėshtė 1985. Lėnda e parė kryesisht sigurohet nga importi-Turqia, ndėrsa prodhimet e gatshme plasohen nė tregun kosovar.
2.Industria e duhanit
Nė kuadėr tė IDGJ-sė vepron kombinati i duhanit, veprimtaria e tė cilit ėshtė grumbullimi i duhanit, pėrpunimi dhe fermentimi i tij, si dhe prodhimi i cigareve: Bozhur, Dard, Holiday, Princ, etj. Gjendet nė rrugėn Gjilan – Ferizaj. Aktualisht punojnė rreth 240 punėtorė me tė ardhura mesatare 210 €. Qarkullimi vjetor ėshtė 1.184.370/€. Shfrytėzimi momental i kapaciteteve prodhuese ėshtė 33%. Kapacitetet e instaluara janė: 30 (t /nė njė ndėrrim). Ėshtė themeluar nė vitin 1945, ndėrsa viti i fundit i modernizimit ėshtė 1989. Lėnda e parė kryesisht sigurohet nga tregu i Kosovės, Serbisė dhe Maqedonisė, ndėrsa prodhimet e gatshme plasohen nė tregun kosovar.
3.Ndėrmarrja shoqėrore "Ēeliku"
Prodhon drynari metalike pėr ndėrtimtari, llamarinė ndėrtimore pėr mbulimin dhe veshjen e objekteve industriale, punime pėr pozicione teneqepunuese, konstruksione tė ēelikta (konstruksion bartės pėr objekte industriale), ura, rula pėr shirita transportues.Gjendet nė rrugėn Gjilan-Bujanoc. Aktualisht punojnė rreth 187 punėtorė me tė ardhura mesatare personale 150 €. Qarkullimi vjetor ėshtė 982.834 €. Shfrytėzimi momental i kapaciteteve prodhuese ėshtė (20-30%). Kapacitetet e instaluara janė 300 tonelata konstruksione tė ēelikta nė muaj. Ėshtė themeluar nė vitin 1947, ndėrsa viti i fundit i modernizimit ėshtė 1990. Lėnda e parė kryesisht sigurohet nga importi: Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja dhe Sllovenia. Ndėrsa plasmani i prodhimeve tė gatshme bėhet nė tregun kosovar.
4.Ndėrmarrja shoqėrore "Kualiteti"
Veprimtaria kryesore e kėsaj ndėrmarrjeje ėshtė grumbullimi i grurit, prodhimi i miellit dhe prodhimi i bukės dhe i pjekurinave. Aktualisht punojnė rreth 129 punėtorė me tė ardhura mesatare personale 218 €/muaj. Qarkullimi vjetor ėshtė 705.210 €. Shfrytėzimi momental i kapaciteteve prodhuese ėshtė (40-50%). Kapacitetet e instaluara tė furrės janė 1100 kg/orė. Kapaciteti i mullirit pėr bluarje ėshtė 20 tonė /nė njė ndėrrim. Kapaciteti i deponimit tė grurit nė drithnikė ėshtė 1.300 vagona, ndėrsa kapaciteti i terjes ėshtė 100 tonė / njė ndėrrim. Ėshtė themeluar nė vitin 1975, ndėrsa viti i fundit i modernizimit ėshtė 1978. Lėnda e parė kryesisht sigurohet nga prodhuesit individual nga regjioni i Gjilanit. Ndėrsa plasmani i prodhimeve tė gatshme dhe i shėrbimeve bėhet nė tregun e regjionit tė Gjilanit.
5.Ndėrmarrja shoqėrore "Jugoterm"
Prodhon radiatorė solarė, kolektorė dhe prodhimeve tjera. Gjendet nė rrugėn Gjilan-Preshevė. Aktualisht punojnė rreth 215 punėtorė, me tė ardhura mesatare 300 €. Qarkullimi vjetor ėshtė 3.144.430 €. Shfrytėzimi momental i kapaciteteve prodhuese ėshtė (40 %). Kapacitetet e instaluara janė : Prodhimi i radiatorėve 50.000 m² /nė njė ndėrrim. Radiatorė gypor 1200 copė /nė muaj. Kolektorė solar 1000 copė/ nė muaj. Ėshtė themeluar nė vitin 1978, ndėrsa viti i fundit i modernizimit ėshtė 1984. Lėnda e parė kryesisht sigurohet nga Maqedonia dhe Greqia. Plasmani i prodhimeve tė gatshme bėhet nė tregun kosovar, shtetet e Ballkanit dhe nė tregun slloven.
6.Ndėrmarrja shoqėrore IBGJ (Industria e baterive)
Veprimtaria kryesore e kėsaj ndėrmarrjeje ėshtė: Prodhimi i baterive tė hapura, prodhimi i baterive cilindrike dhe tė baterive disk, si dhe tė prodhimeve tė tjera, si llampat elektrike tė tipeve tė ndryshme, pollaramonteve pėr antena satelitore, etj. Gjendet nė rrugėn Gjilan-Bujanoc. Aktualisht punojnė rreth 200 punėtorė me tė ardhura mesatare 150 €/muaj. Qarkullimi vjetor ėshtė 406.437 €. Shfrytėzimi momental i kapaciteteve prodhuese ėshtė (5 %). Kapacitetet e instaluara janė 15.000.000 Amper orė /nė vit . Ėshtė themeluar nė vitin 1976, ndėrsa viti i fundit i modernizimit ėshtė 1990. Lėnda e parė kryesisht sigurohet nga Anglia dhe Gjermania. Ndėrsa plasmani i prodhimeve tė gatshme bėhet nė tregun Kosovės, Sėrbisė, Maqedonisė dhe Sllovenisė.
7.Ndėrmarrja shoqėrore "Grafikos"
Veprimtaria kryesore e kėsaj ndėrmarrjeje ėshtė: Shtypja e formularėve tė ndryshėm, shtypja e materialeve pėrcjellėse pėr veprimtaritė ekonomiko-financiare, shtypja e gazetave, broshurave, reklamave, katalogjeve, librave shkollorė, kalendarėve, etiketave, prospekteve tė ndryshme, etj. Gjindet nė rrugėn Gjilan-Preshevė. Aktualisht punojnė rreth 60 punėtorė me tė ardhura mesatare 170 €. Qarkullimi vjetor ėshtė 245.989 €. Shfrytėzimi momental i kapaciteteve prodhuese ėshtė (30 %). Kapacitetet e instaluara janė: Makina Ofset e formatit “B1” 500 kalime tė tabakut /nė orė. Makina GTO e formatit “A3” 6000 kalime tė tabakut /nė orė. Ėshtė themeluar nė vitin 1954, ndėrsa viti i fundit i modernizimit ėshtė 2000. Lėnda e parė, kryesisht sigurohet nga Sllovenia. Ndėrsa plasmani i shėrbimeve dhe i prodhimeve tė gatshme bėhet ekskluzivisht nė tregun kosovar.
8.Ndėrmarrja Hidro Ndėrtimore Industriale "Morava e Binēės"
Veprimtaria kryesore e kėsaj ndėrmarrjeje ėshtė: Ndėrtimi i ulėt dhe ndėrtimi i lartė, fabrika e banesave dhe hallave montazhė, baza e asfaltit, gurėthyesi dhe prodhimi i materialit ndėrtimor, fabrikat e betonit tė gatshėm. Gjendet nė rrugėn qarkore pjesa veriore e qytetit. Aktualisht punojnė rreth 715 punėtorė me tė ardhura mesatare 125 €. Qarkullimi vjetor ėshtė 4.327.578 €. Shfrytėzimi momental i kapaciteteve prodhuese ėshtė mesatarisht (25 %). Kapacitetet e instaluara janė urėthyesi, separacioni I= 60 m³ /nė orė, separacioni II=120 m³ /nė orė. Fabrikat e betonit kanė kapacitet prej 235 m³/nė orė. Baza e asfaltit: Kapaciteti i bazės sė parė ėshtė 25 tonė /nė orė. Kapaciteti i bazės sė dytė ėshtė 45 tonė /nė orė. Ėshtė themeluar nė vitin 1954, ndėrsa viti i fundit i modernizimit ėshtė 1982. Lėnda e parė, guri ndėrtimor, fraksion i thyer sigurohet nga gurėthyesi i ndėrmarrjes, ndėrsa lėndėt tjera merren nga tregu i Kosovės, Maqedonisė, Sėrbisė, Bosnjės, Shqipėrisė dhe Italisė. Plasmani i shėrbimeve dhe prodhimeve tė gatshme bėhet kryesisht nė tregun kosovar.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga YlliRiaN : 10-04-2009 mė 09:37
Gjilani,qytet shume i bukur,me njerez poashtu shume te mire dhe me mundesi mbase te medha zhvillimi.
Gjilani si vendbanim njihet qė nga viti 1342, kur kėtu ka qėndruar mbreti serb Dushan. Me emrin Gnivlani pėrmendet nė kartėn e konteshės Milica me djemtė nė vitet 1394-1402. Nė Defterin osman tė vitit 1455, thuhet se ky vendbanim ka pasė 41 shtėpi, ndėrsa sipas defterit kadastral tė vitit 1566-74, kishte 38 shtėpi e 12 beqarė. Ky vendbanim pėrmendet edhe mė vonė nė dokumente tė shkruara dhe nga udhėpėrshkrues tė ndryshėm. Rreth emrit tė tij ekzistojnė disa mendime. Disa thonė se emrin e ka marrė nė bazė tė njė vendbanimi me emrin Gjinaj qė ka qenė nė afėrsi tė fshatit Depcė tė komunės sė Preshevės, por qė atėherė i takonte Gjilanit. Njė mendim tjetėr thot se njė oficer otoman qė ka qėndruar nė kėtė vendbanim paska qenė nga njė Gjejlan, qė qenka diku nė Siri apo diku tjetėr nė Lindjen e mesme dhe e ka pagėzuar me kėtė emėr, ndėrsa mendimi mė real qėndron nė faktin se nė Gjilan, rreth vitit 1750 u vendosė familja Gjinolli, qė kėtu erdhi nga Artana (ish Novobėrda), e qė i takonte fisit Gjinaj, andaj edhe nga kjo familje (Bahti Beg Gjinolli) e mori edhe emrin.
Thuhet se vendbanimi i parė i Gjilanit ishte mė nė veriperėndim, nė lagjen e sotme Dardania I, por qė nė vitin 1830 e pėrfshiu njė zjarr dhe u dogj tėrėsisht. Familja e Gjinollėve pastaj qytetin e zhvendosi mė nė lindje, nė mes tė shtėpisė sė sotme tė mallrave dhe tė tregut, lagje kjo qė ėshtė quajt edhe Begler mėhallė.
Gjilani nė kohėn e sundimit tė Perandorisė otomane, njė herė i takonte sanxhakut tė Vushtrrisė nė Vilajetin e Kosovės e pastaj edhe Vilajetit tė Prizrenit, sipas rregullimit tė atėhershėm administrativ tė shtetit otoman, nga se nuk ishte ndonjė vendbanim i madh pėr t’u bėrė qendėr administrative.
Rrita mė e hovshme e Gjilanit fillon pas sėmundjes sė murtajės qė e pėrfshiu Gjilanin nė vitin 1836. Lagjet mė tė vjetra tė Gjilanit ishin ajo e Bejlerėve dhe Ēifllak mėhalla, pastaj u zgjerua edhe nė lagjet: Mėhalla e Varoshit, Atik Xhami mėhalla, mėhalla e romėve, Baēevina, Dere mėhalla, mėhalla e muhaxhirėve e kėshtu me radhe.
Gjeografia
Gjilanit gjendet nė pjesėn juglindore tė Kosovės. Ka njė sipėrfaqe prej 1695 ha,36 ari e 63 metra. Ka njė pozitė tė mirė gjeografike sepse shtrihet nė pellgun e Moravės dhe ėshtė qendėr e rajonit tė Anamoravės. Gjilani gjendet nė udhėkryq tė rrugėve Ferizaj-Bujanoc dhe Preshevė-Artanė. Kufizohet nė jug-lindje me Preshevėn (33 km) dhe Kumanovėn, nė Lindje me Bujanocin (40,5 km), nė veri-lindje me Dardanėn (ish Kamenicėn) (29 km), nė jug me Vitinė (20 km), nė veri-lindje mė Artanėn(ish Novobėrdon) (19.5 km) dhe nė pėrendem me Lipjanin dhe Prishtinėn (47 km).
Gjilani me rrethinė ka klimė tė mesme kontinentale, me vera tė nxehta dhe dimra tė ftoftė. Nėpėr Gjilan kalojnė proēkat Mirusha, qė burimin e ka nė livadhet e Koretishtės, Baja, qė buron nė vendburimin termal Baja, dhe Stanishorka, lum qė vjen nga fshatin Stanishor e qė krijohet nga pėrroskat qė burojnė nga malet e Makreshit dhe tė Strazhės. Kėto pėrroska bashkohen nė mes tė Gjilanit dhe fshatit Malishtė (ish Malishevė), duke e krijuar lumin e quajtur sipas kėtij fshati, i cili derdhėt nė Moravėn e Binēės.
Arkitektura
Para djegies sė Gjilanit (1850) shtėpitė ishin tė mbuluara me kashtė. Pas djegies, shtėpitė e reja u ndėrtuan me qerpiē tė quajtura “dollma” tip oriental i shtėpive tė mbuluar me qeremide e ēatme. Ēarshia shtrihej prej Xhamisė (sė Shehirzadės) nė qendėr e deri te Ura e Musė Kotorrit (Maskatarit). Dyqanet ishin afėr njėri tjetrit dhe ngjante nė njė kasaba turke. Nė atė kohė Gjinollėt kishin shtėpi njėkatėshe me lėndė druri (ēatmali) me dru-gdhendje tė ndryshme dhe me pamje tė bukur. Ndėrtesa prej guri ishte Kulla afėr Sarajit, qė njė herė shėrbeu pėr mbrojtje e pastaj u shndėrrua nė sahat kullė dhe hamami.
Objektet fetare
Xhaminė e vjetėr (Atik Xhaminė) e kanė ngritur Gjinollėt me material tė sjellė nga Artana, kurse xhaminė e re (tė Shehrizadės) e ka ngritur Halit Beu, nė vitin 1910 kurse minarja i ėshtė ngritur nė vitin 1921. Kjo xhami ėshtė dėmtuar rėndė nga tėrmeti i vitit 2002 dhe u rrėnua tėrėsisht dhe me donacione ėshtė ngritur e reja. Xhaminė nė Balec Mėhallė e ka ngritur Hysein Pasha (edhe kjo xhami ėshtė rinovuar mė vonė), ndėrsa xhaminė e vjetėr (tashmė tė rrėnuar) nė Dere-mėhallė e ka ngritur Rexhep Rexhepi, babai i Hasan Rexhepit mbathtar pronar i hanit. Xhamia nė Arbėri (ish Ēenar ēeshme) ėshtė ngritur nga populli gjatė viteve 1990 dhe ėshtė pėrfunduar nė vitin 2002. Aktualisht ėshtė ndarė edhe njė lokacion pėr ngritjen e njė xhamie tė re nė Gjilan. Kisha nė Gjilan, thuhet se ėshtė djegė dy herė nė vitin 1830 dhe 1852 e kėtė tė tashmen e ka ngritur komuniteti serb me 12 maj tė vitit 1861.
Arsimi
Arsimi nė Gjilan daton qė nga periudha e pushtetit osman. Nė gjysmėn e shekullit tė XIX nė oborrin e Atik Xhamisė ishte hapur mejtepi. Mė vonė kėtu ėshtė hapur edhe medreseja e mė vonė edhe Ruzhdija. Kėto shkolla, pos Ruzhdijes qė kishte nė program edhe lėndė tė pėrgjithshme, kishin program fetar.
Arsimi serb, sipas disa burimeve, daton prej vitit 1858. Nė bazė tė njė dokumenti shkolla shqipe duhet tė jetė hapur diku nė vitin 1909, por se shumė shpejt kjo shkollė mbyllet, singa administrata turke ashtu dhe nga ajo serbe. Pėrmendet se shkollimi fillor nė gjuhėn shqipe ka filluar me 8 dhjetor tė vitit 1941, pėr t’u vazhduar edhe pas Luftės sė Dytė Botėrore. Aktualisht Gjilani ka 5 shkolla fillore (Musa Zajmi, Thimi Mitko, Abaz Ajeti, Rexhep Elmazi dhe Selami Hallaēi) dhe 5 shkolla tė mesme (Gjimnazi “Zenel Hajdini”, shkolla e mesme e mjekėsisė “Asllan Elezi”, e bujqėsisė “Arbėria”, Ekonomikja “Marin Barleti” teknike “Mehmet Isai”), degėn e fakultetit tė edukimit “Skėnderbeu”, si dhe fakultetet private degėn e Kolegjit “Fama” dhe Kolegjin universitar “Gjilani”.
Kultura dhe Sporti
Jeta dramatike nė Gjilan ka filluar me vizitat qė kėtu i ka bėrė teatri shėtitės i Perica Aleksiqit (Petre Pėrliēko), para vitit 1940, ndėrsa shfaqja e parė shqipe ka qenė “Vllazni interes” tė Kristo Floqit, e shfaqur tė dielėn, mė 26 mars tė vitit 1943, nga arsimtarėt shqiptarė tė shkollės sė pėrzier “Bogdani” nė Gjilan.
Klubi i parė sportiv i pėrzier, pėrmendėt tė ketė qenė klubi i futbollit “Bashkimi”, ndėrsa shoqėria e parė kulturo artistike, e ka pas emrin “Drita”.
Sot Gjilani ka disa Shoqėri Kulturo Artistike, Teatrin, i cili qė nga 20.01.2004 e kėndej ka statusin e Teatrit Profesionist, Bibliotekėn rajonale “Fan S. Noli, Arkivin Rajonal historik, Qendrėn Rajonale pėr Trashėgimi Kultore etj. Gjilani prej vitit 1990 e kėndej organizon manifestimin “Flaka e janarit…” me katėr shtylla kryesore: muzikė, art figurativ, letėrsi dhe art dramatik.
Ekonomia
Ekonomia e Gjilanit fillon me zejtari, ndėrsa ekonomia e vėrtetė fillon nė vitin 1947 kur ngrihet kombinati i duhanit. Nė vitin 1962 ndėrtohet faza e parė e industrisė se tekstilit e pastaj vazhdon industria e konstruksioneve tė ēelikta, e baterive, fabrika e radiatorėve. Mirėpo, tė gjitha kėto, aktualisht janė duke u privatizuar.
Komunikacioni
Gjilani ėshtė nyje e rrugėve automobilistike, ndėrsa hekurudhė nuk ka.
Pėsonalitete
* Mulla Idriz Gjilani (1901-1949)
* Myderriz Haki ef. Sermaxhaj (1914-1948)
* Binaze Kacabaēi - Dauti (1891-1981)
* Qamil Bala (1878-1933)
Krijimi i rajonit
Pas fundit tė sundimit osman dhe disa lloje tė administrimit gjerė pas shtet rrethimit tė shpalluar nė Kosovė nga RSF e Jugosllavisė, qyteti shėrbente si qendėr administruese pėr hapsira tė ndryshme. Pas shtet rrethimit dhe me ndarjen nė rajone ekonomike dhe shoqėrore, qyteti bėhet qendėr e njė hapėsirė qė nė histori hyri si rajoni i Gjilanit. Kėtė ndarje nė vitet e fundit, para shėndrimit tė konfliktit nė luftė tė armatosur e kundėrshtonte sistemi i dhunėshem i instaluar nga Millosheviqi, tė cilėt kishin parashikuar ndarjen sipas njė sistemi tjetėr. Ky sistem i pregatitur nga Beogradi i pėrgjigjej mė shumė strategjisė ushtarake dhe politikave aktuale tė kohės (Rasti i komunės sė Fushė Kosovės). Pas disa kundėrshtimeve rreth reformave pėr komua, sistemi i Milosheviqit me heqen e Autonomis dhe shpėndarjen e Kuvendit tė Kosovės, e futi nė zbatim sistemin e ri. Ndarjen nė rajone sipas sistemit tė Beogradit pas nėnshkrimi tė marrveshjes teknike pėr sektore e morri edhe NATO.
Kodi Postal 60000
Qarku ---- Komuna---- Vendbanimi ---- Numri
Gjilan ----Gjilan ---- Gjilan ---- 60000
Gjilan ----Gjilan ---- Gjilan 1 ---- 60010
Gjilan ----Gjilan ---- Gjilan 2 ---- 60030
Gjilan ---- Gjilan ---- Bresalc ---- 60510
Gjilan ----Gjilan ---- Zhegėr ---- 60520
Gjilan ----Viti ---- Viti ---- 61000
Gjilan ----Viti ---- Kllokot ---- 61050
Gjilan ----Viti ---- Pozhoran ---- 61060
Gjilan ----Kamenicė ---- Kamenicė ---- 62000
Gjilan ----Kamenicė ----Hogosht ---- 62050
Gjilan ----Kamenicė ----Strezoc ---- 62060
Gjilan Kamenicė Muēivėrc 62070
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga YlliRiaN : 18-04-2009 mė 09:57
Gjilani ne dimer
nice o gltmir jem vet na
Keni hyre ndonjehere ne bizhuterine "trendy" ne Gjilan,qe ndodhet fare afer xhamise se re ?Shkoni dhe,padyshim se do te mrekulloheni me ato qe do te gjeni aty,sidomos po qe se ju jeni i ri apo e re.
Gjilani, qytet ku romanca qendron ne peisazhin e natyres njerezore, aty ku puthitet lumturia e pafund, ku te rinjet i percellon dashuria, ku njerezit jane te kulturuar dhe deshmojne edukate, miresjellje e fisnikeri. Shesh i vertete i nje rinie te bukur e te fresket.
"Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri
Agim Ramadani
Agim Ramadani (1964-1999) lindi nė fshatin Zhegėr tė komunės sė Gjilanit, nė Kosovė, me 3 maj tė vitit 1964. Shkollimin filor e kreu nė vendlindje, tė mesmen shkollėn teknike nė Gjilan nė vitin 1980, ndėrsa Akademinė ushtarake-drejtimi i komunikacionit nė Zagreb tė Kroacisė.
Me poezi dhe pikturė ėshtė marrė qė nga shkollimi i mesėm. Pėrderisa poezitė e tij, sa ishte gjallė i mbetėn tė shpėrndara nėpėr revista tė ndryshme e nė dorėshkrim, si piktor organizoi ekspozita kolektive e pėrsonale nė Kroaci, ku punoi si ushtarak e nė Zvicėr, ku jetoj si emigrant politik, mėqe me fillimin e luftės nė Kroaci, ai braktisi ish Armatėn Jugosllave ku punonte si oficer. Nė vitin 1998 pranohet antarė nderi nė Akademinė Evropiane tė Arteve.
Ndonėse kishte tė rregulėuar statusin e emigrantit, Agim Ramadani nė vitin 1998, iu pėrgjigj thirrjės sė atdheut dhe u inkuadrua nė radhėt e Ushtrisė pėr Ēlirimin e Kosovės, duke lėnė nė Zvicėr tre fėmijė dhe gruan.
Gjatė luftės u dėshmua si strateg i lartė dhe udhėheqės i dashur pėr ushtarėt. Ishte njėri ndėr hartuesit e planit pėr thyerrjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjė tė cilėn edhe e bėri bashkė me shokėt e vet. Ishte i pari qė shkuli gurin-piramidėn-kufitare nė Koshare. Pas thyerrjės sė kėtij kufiri, nė pjesėn e Kosovės, tek vendi i quajtur Rrasa e Zogut, ai ra heroikisht- duke mos vdekur kurr. Njihet me emrin konspirativ-Katana. Llogaritėt si njė nga heronjt mė tė njohur tė historisė sė re shqiptare. Nė Gjilani para Teatrit Kombėtar i ėshtė ngritur njė shtatore, nė tė cilėn janė komponuar tė gjitha elementet artistike dhe luftarake tė Agim Ramadanit-Katanės.Ėshtė pėrfaqėsuar nė disa leksikone dhe antologji tė shkrimtarėve shqiptarė, tė botuara pas vitit 2000. Agimi la pas vetes tre pasardhės, djemt Jetonin e Edonin, dhe vajzėn Laurinėn.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------
Mulla Idriz Gjilani
Fetar, atdhetar konseguent, orator e mjeshtėr i penės, i zoti i punės, besnik i fjalės, predikues fetar dhe mualim-mėsues iluminist, ideolog dhe luftėtar i lirisė, i vendosur nė idealet e veta liridashėse si bjeshkėt e Kosovės tė cilat i mbrojti me fjalė, me pushkė, me gjak, burrėrisht, trimėrisht, i pathyeshėm, me plagė nė zemėr e nė trup, nuk u dorėzua pėr t'u bėrė legjendė. Kėshtu e portretizoi Studjuesi i mirėnjohur Muhamet Pirraku udhėheqėsin Shpirtėror, Politik dhe Ushtarak tė madhin Mulla Idriz Gjilani.
Biografia
Mulla Idriz Gjilani lindi nė Velekincė, katund nė periferi tė Gjilanit, mė 4 qershor 1901. Ndoqi mėsimet fillestare nė mejtepin e Cernicės tė cilan i mbaroi nė vitin 1911, kurse studimet e mesme i vazhdoi nė medresenė "Atik" nė Gjilan. Mė 1926 u diplomua, pas njė ndėrprerjeje tė shkollės. Nė moshėn 25- vjeēare u bė imam dhe fitoi titullin Mulla. Shėrbeu nė detyrėn e Imamit nė Karadak e nė Hogosht. Mė 1941 u zgjodh nė postin e Bashvajizit nė Ulema-mexhlizin e Kuvendit fetar-arsimor tė Vakufit tė Shkupit.
Veprimtaria Atdhetare dhe Fetare
Nė karrieren e tij prej fetari ai u nis nga disa parime kuranore dhe hadithore qė pėrcaktonin vlerat e arsimit, tė kulturės dhe tė edukatės: "Pa shkollim - thotė ai, - nuk ka as fe tė mirėfilltė", "Talebet (nxėnėsit) tonė nuk duhet tė mėsojnė mė vetėm pėr leximin e Kuranit, por edhe pėr njohjen e mjeshtėrisė sė shkrimit. Talebet tonė duhet ti nisim nė rrugėn pėr ta njohur islamin dhe jo pėr ta prezantuar si diēka statike", "Ska fe pa atdhe" , "Tė ndihmojmė njėri-tjetrin me fjalė, me penė, me pasuri, tė duhemi si vėllezėr", "Pa njė atdhe tė lirė feja nuk mund tė mbahet kurrė, nuk mund tė ushtrohet", "Lexoni te mualimė tė urtė sa e mirė dhe sa e kuptueshme ėshtė feja islame, kur shpjegohet shqip, nė gjuhėn e Zotit pėr shqiptarėt".
Gjatė kohės si hoxhė dhe bashvaiz zhvilloi njė veprimtari intensive nė fushėn e edukimit fetar me frymė atdhetare. Hapi mejtepin e Pidicit pėr mėsimin e djemve dhe tė vajzave, organizoi ilegalisht mėsimin e shkrim-leximit me alfabetin e gjuhės shqipe, futi mėsimin shqip nė medresenė "Atik", ushqeu mirėkuptimin dhe bashkėpunimin vėllazėror me bazė kombėtare shqiptare nė popullsinė muslimane-katolike tė zonės sė Karadakut. Kur qe mėsimdhėnės nė tre mejtepe njėkohėsisht, shfrytėzoi sistemin monitor: pėrgatiti nxėnėsit mė tė mirė dhe me moshė mė tė madhe pėr ta zėvendėsuar kur ai mungonte.
Nė prill tė vitit 1937, nė kushte ilegaliteti, themeloi nė Arllat tė Drenicės Organizatėn e Rinisė Pėrparimtare "Drita" tė Kosovės. Aktivitetet e tij fetare nuk dalloheshin nga ato atdhetare e humane. Kudo, kurdo e me kėdo ato ishin tė pranishme.
Mulla Idrizi ishte kundėr shpėrnguljes sė shqiptarėve. Nė funksion tė kėsaj bindjeje atdhetare e humane ai programonte nė xhami, nė konaqe, nė kuvende e deri nė ceremonitė e vdekjes. Nė formė kushtrimi ai thėrriste: "Jemi pėrgjegjės pėr varret e prindėrve tanė para Zotit dhe para kombit. Nuk guxojmė tė heqim dorė prej tyre ti lėmė tė shkreta pėr ti lavruar derrat e naēalnikėve sllavė! Jo vetėm nė Turqi, por as nė Shqipėri nuk bėn tė shkojmė. Zoti nė Kuran na ka bėrė pėrgjegjės pėr vatanin dhe kombin!"
Mulla Idrizi printe nė aksionet pėr ndėrtimin e urave, rrugėve, ēesmeve, mejtepeve, xhamive, mirėmbajtjes sė varrezave, tė cilat i shikonte si mjete dėshmuese tė bashkimit tė popullsisė shqiptare. Uniforma e ndihmoi pėr tė maskuar aktivitetin e tij patriotik. Mulla Idriz Gjilani ishte njė "rilindės" nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės nė kushtet qė kalonte Kosova. Nė kohėn kur Mulla Idriz Gjilani ushtronte detyrėn e bashvaizit, numri i nxėnėsve tė "Atik medresesė" tė Gjilanit arriti nė 734, nga tė cilėt 326 ishin femra. Po ashtu i organizoi shkollat lėvizėse me mėsues shetitės. Vetėm nė zonėn e Gjilanit u hapėn 39 shkolla tė tilla fetare, qė zgjuan te brezi i ri ndjenjat fetare dhe ndėrgjegjėn kombėtare.
Veprimtaria Politiko-Ushtarake
Nga prilli 1941 Mulla Idriz Gjilani iu kushtua plotėsisht veprimtarisė politike. Si hoxhė me forcėn e Zotit, si mėsues me forcėn e fjalės, si luftėtar me forcėn e armės, si komandant me besnikėrinė e ushtarit, ai luftoi pėr unitetin territorial tė trevave shqiptare, luftoi kundėr gjenocidit serb e bullgar, kundėr komunizmit.
Nė qėrshor tė 1944 -ės drejtoi betejėn e Kikės, ku shqiptarėt e udhėhequr prej tij dolėn fitimtarė kundėr ushtrisė sllavo-komuniste. Veprimtaria e Mulla Idriz Gjilanit ėshtė heroike. E tillė ėshtė edhe periudha 1944-1949 dhe kallja e tij nė zjarr mė datėn e 25-26 nėndorit 1949.
Veprimtaria Politiko-Ushtarake
Ishte intelektual i kohės, i cili zotronte shumė gjuhė orientale, gjė qė e mundėsoi tė njihet me arritjet shkencore tė kohės, nė fushėn e fizikės, kimisė, mjeksisė, astronomisė, etj. Botoi punimet fetare Lindja e Zpejgamberit, dhe Vllazėria Islame, tė cilat pėrshkoheshin nga mesazhi i paqes, vllazėrimi, bashkimit kombėtar, etj.
Burimi i tė dhėnave
Marrė nga autobiografia-autori.Ramadan S.Latifaj
--------------------------------------------------------------------------------------------------------
Haki Sermaxhaj
Myderriz Haki ef. Sermaxhaj lindi mė 14 tetor 1914 nė Hogosht tė Dardanės (Kamenicė), nė njė familje me tradita fetare e atdhetare, i edukuar dhe i formuar si intelektual i guximshėm pėr ēėshtjen e Besimit fetar, pėr kombin dhe Atdheun
Pasi kreu shkollėn fillore nė vendlindjen e tij nė gjuhėn serbe me sukses tė shkelqyeshėm nė vitin 1925/26,Hakiu regjistrohet nė Meddah medresen e Shkupit nė vitin 1927/28 pėr t'u shkolluar nga Myderrizi dhe patrioti i shquar Ataullah Kurtishi.
I porsa kthyer nga pėrfundimi i medresesė Meddah tė Shkupit ku merr titullin Myderizz nė vitin 1940, Haki Efendiu fillon aktivitetin e tij fetar e patriotik, nė Mdresenė ATIK tė Gjilanit si Myderriz dhe drejtor i saj. Gjatė kėsaj kohe ai bėnė reformimin e medresesė . Ajo qė ėshtė mė e rėmdėsishmja e qė do tė luaj rol tė rėndėsishėm nė zgjimin e ndėrgjegjės kombėtare dhe tė bashkimit kombėtar ėshtė futja e gjuhės shqipe si lėndė mėsimi pėr herė tė parė nė Medrese .
Pas Luftės sė Dytė Botėrore , inkuadrohet nė pėrpjekjet e popullit shqiptar pėr liri, demokraci e dinjitet kombėtar. Duke mos u pajtuar me riokupimin sllavo-komunst tė viseve etnike shqiptare, Haki Sermaxhaj do tė gjendet nė vorbullėn e L.p.L.T.Sh. ( Lėvizja pėr lirimin e Tokave Shqiptare), gjegjėsisht ONDSH dhe Besa Kombėtare, si organizata legale politike tė organizuara mirė dhe tė krijuara nė prag tė pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, me degėt e shtrira nė tė gjitha viset shqiptare tė ish-Jugoslavisė, qė kishin program dhe aspirate politike kmbėtare, qėllimi i tė cilave ishte ēlirimi dhe bashkimi i trojeve shqiptare. Kėtu Haki Semaxhaj shquhet si udhėheqėsdhe organizator i aftė duke qėndruar nė krye tė Komitetit tė Qarkut NDSH-sė pėr Rrethin e Gjilanit, pėr shpėtim e bashkim komėtar.
Pas zbulimit dhe burgosjes sė KQ me qendėr nė Shkup, nė gjysmėn e dytė tė muajit gusht tė vitit 1946, burgoset edhe Haki Sermaxhaj nė burgun e OZN-ės sė Qarkut tė Shkupit, ndaj tė cilit pėrdoren torturat nga mėtė tmerrshmet ēnjerzotre, si pasojė e tė cilave sėmuret rėndė dhe nuk i ofrohet kurfar ndihme mjekėsore. Ishte kjo arsyesja qė Hakiu tė mos gjykohet sė bashku me tė tjerėt nė Procesin e Gjilanit, por pėr tė do tė organizohet gjykim veēant nė Gjygjin e qarkut nė Gjilan, ku dėnohet me 20 vjet burgim tė rėndė. Pėr vuajtje tė dėnimit dėrgohet nė burgun e Mitrovicės sė Sremit.
Myderrizi Haki ef. Sermaxhaj vdiq mė 27 janar 1948, pas 9 muaj qėndrimi nė spitalin e burgut tė Mitrovicės sė Sremit. Disa shokė , me leje tė drejtorisė sė burgut, e varrosėn nė varrezat e burgut tė Mitrovicės sė Sremit. Eshtrat e tij edhe tani prehen nė tokėn e huaj.
Burimi i tė dhėnave
Mr. Aliriza Selmani - Hafiz Avni Aliu, Myderriz Haki Efendiu (1914-1948), Lidhja e historianėve tė Kosovės " Ali Hadri" Prishinė, 2005.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------
Krijoni Kontakt