Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ka Vetem DINAMO
    Anëtarësuar
    18-07-2008
    Vendndodhja
    Stadiumi "DINAMO"
    Postime
    447

    Trupi i një fëmije, në stomakun e krokodilit

    Ajo c’ka kishte mbetur nga trupi i nje femije 5-vjecar, eshte gjetur ne barkun e nje krokodili ne Australi.

    Jeremy Doble ishte shpallur i zhdukur nga prinderit qe prej dates 8 shkurt, por nje dite me pare pjese te trupit te vogelushit u gjeten ne stomakun e kafshes gjigante ne Queensland.

    Zbulimi i trupit te tij eshte bere fale nje teknike kirurgjike jovdekjeprurese me ane te se ciles policia kontrolloi stomakun e krokodilit. Femija ishte zhdukur teksa luante prane shtepise se tij ne nje zone te kthyer ne mocal, si pasoje e permbytjeve qe perfshine vendin javet e fundit.

    Sipas policise, vogelushi eshte sulmuar dhe me pas eshte ngrene nga nje krokodil 4,3 metra. Ndersa familja e viktimes kerkoi qe media te respektoje privacine, krokodili u dergua ne nje kopsht zoologjik. Prinderit e femijes u kerkuan autoriteteve te mos e vrasin kafshen.

    top-channel.tv
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    DINAMO KAMPIONE

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    ..sa keq per familjart... , po keta dreqen krokodilla nuk jan per t'mir.
    zhdukni ata idiota...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Ka Vetem DINAMO
    Anëtarësuar
    18-07-2008
    Vendndodhja
    Stadiumi "DINAMO"
    Postime
    447
    Nje ngjarje e tmerrshme...!
    DINAMO KAMPIONE

  4. #4
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Hard_Style Lexo Postimin
    ..sa keq per familjart... , po keta dreqen krokodilla nuk jan per t'mir.
    zhdukni ata idiota...
    Te njejten gje thone dhe krokodilet per njerezit, fundja njerezit shkuan ne territorin e tyre jo anasjelltas. Njerez pa logjike thone zhdukni cdo gje qe nuk u pelqen, pa menduar me pare se kush po demton kend. Prinderit e femijes logjikisht u kane kerkuar autoriteteve qe mos ta vrasin krokodilin, cfare mund te dinte krokodili? Mos ka inteligjencen e nje njeriu?

  5. #5
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Njerez pa logjike thone zhdukni cdo gje qe nuk u pelqen
    Specia jone eshte dominuese, kemi te drejten te shfarosim cdo gje qe perben kercenim per specien tone.

    Ngjarje tronditese.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  6. #6
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Apollyon Lexo Postimin
    Specia jone eshte dominuese, kemi te drejten te shfarosim cdo gje qe perben kercenim per specien tone.

    Ngjarje tronditese.
    Kush ta ka dhene kete te drejte? Keshtu thoshin dhe Amerikanet teksa masakronin lekurkuqte ne Amerike dhe nga 20 milione i katandisen ne rreth 500 000 vete. Edhe amerikanet thonin se ishin dominues dhe duhet te shfarosnin cdo indian sepse ata jetonin ne tokat qe vete amerikanet i donin.

  7. #7
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Mos na sjellesh ndonje lajm per Genocidin qe beri Hitleri kundra cifuteve!

    Un ca them, ti ca thua!
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  8. #8
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Apollyon Lexo Postimin
    Specia jone eshte dominuese, kemi te drejten te shfarosim cdo gje qe perben kercenim per specien tone.

    Ngjarje tronditese.

    Mos na sjellesh ndonje lajm per Genocidin qe beri Hitleri kundra cifuteve!

    Un ca them, ti ca thua!
    ti the qe ne jemi dominues dhe kemi te drejte te shfarosim cdo GJE qe perben kercenim. Aborigjenet ne Australi klasifikoheshin si kafshe nga kolonizatoret dhe deri ne vitet 60 nuk numeroheshin si njerez ne Australi. Nese ti ke te drejte te shfarosesh krokodilet jo aq shume inteligjente ne krahasim me njerezit, pse krokodilet nuk kane te drejte te zhdukin njerezit qe duke qene kaq te zgjuar po shkaterrojne vetveten dhe planetin?

  9. #9
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    ti the qe ne jemi dominues dhe kemi te drejte te shfarosim cdo GJE qe perben kercenim. Aborigjenet ne Australi klasifikoheshin si kafshe nga kolonizatoret dhe deri ne vitet 60 nuk numeroheshin si njerez ne Australi. Nese ti ke te drejte te shfarosesh krokodilet jo aq shume inteligjente ne krahasim me njerezit, pse krokodilet nuk kane te drejte te zhdukin njerezit qe duke qene kaq te zgjuar po shkaterrojne vetveten dhe planetin?

    Ti tani thua mos te prekim kafshet, dmth ato te rrin ku te duan ne mos ti luajm?

    Po te tregoj nje histori duhet ta dish edhe ti ndoshta : Nje grua duke u kthyer ne shtepi nje nate te ftohte dimri, gjen jashte deres se saj nje gjarper teper helmues i cili kishte ngrire i gjithi. E merr gjarprin edhe e fut ne shtepi edhe e le afer oxhakut, gjarpri avash avash nise te marre veten edhe sherohet plotesisht.. Nje dite te bukur , gjarpri e kafshon gruan ne faqe, edhe gruaja duke dhene shpirt e pyet gjarprin "pse ma bere kte gje, un te ndihmova"? Edhe gjarpri i pergjigjet, ti e dije qe un isha gjarper edhe prap se prap me more ne shtepi.

    Un po te flas shqip, edhe po te them qe un si njeri qe jam, kam te drejten edhe inteligjencen qe te zhduk cdo specie qe perben rrezik nga territori i vendit ku jetoj! Nuk ka rendesi ne Australi, Kongo apo Bagdad. Me pare si njeri mundohem te krijoj kushtet jetesore pervete edhe per familjen time, duke hequr qafe qe nga barerat e keqija deri te kafshet qe perbejn rrezik per mua edhe familjen time. Un si njeri kam te drejten te jeme dominues ne te gjitha speciet e tjera. Ju te mbrojtes se kafsheve.. oh well pune per juve! Me kaq e mbylla.

    pse krokodilet nuk kane te drejte te zhdukin njerezit qe duke qene kaq te zgjuar po shkaterrojne vetveten dhe planetin?
    Sikur te kishin mundesi, do e benin me deshiren me te madhe ta tregon edhe lajmi me lart per femijen e ngrene nga krokodili.. Ti i ve fajin njerezve qe kan vajt te jetonin aty, kurse un them qe ai territor duhet te spastrohet nga te gjitha speciet qe perbejn rrezik per jeten e njerezve.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Njerezit po i largohen qyteterimit te zhurmshem dhe po ngrene shtepite ne boten e eger ,neper pyje.Te jetosh ne te tilla vende normal qe mund te ndeshesh me supriza te pakendshme.Shume njerez sot po perdorin kafshet te egra si kafshe shtepiake.Nuk jane te pakta aksidentet vdekjeprurese per shkak te ketyre vendimeve te pamatura te njerezve.Sot degjova nje lajm qe nje shimpaze kishte sulmuar te zonjen e saj . Mendohet qe nuk e kishte njohur pasi kish prere floket.Shimpaze per kafshe shtepiake apo gjarprinj apo te tjera kafshe te egra...?!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Në Shqipëri punojn 50 mijë fëmijë
    Nga Hyllien në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-05-2006, 16:49
  4. Të mësosh aktrimin njëherësh me abetaren
    Nga TiLoNcE në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-09-2005, 09:48
  5. Qendra Teatrore per Femije ne Shkup
    Nga StormAngel në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 12:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •