Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 51
  1. #21
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    White Knight, mos e trash fare muhabetin si islamikėt se mė ngrifen nervat mu pastaj....
    Shif ēa shkruan Noli pėr Skėnderbeun nė pėrvjetorin e Vatrės (50 vjetorin)



    • Fan Noli (Marre nga Milosao)

    Probleme mbi letėrsinė biografike pėr Skėnderbeun
    Mė 1921,nė botimin e parė tė veprės Histori e Skėnderbeut, unė pranova menimin e Falmerajerit (Johan Philip Fallmerayer “Das albanische element in griechentland” nė “abhandlungen der historischen klasse der koeniglich bayrischen akademie, der wissenschaften” vėll 8., seksioni -3, f 657 -736 munchen, G. Franz 1860 vėll 9 seksioni 3 f 1- 110 munchen 1866) qė Skėnderbeu kish lindur mė 1412. Mė 1947, kur e ribotova veprėn e sipėrpėrmėndur, shkrova qė ai kish lindur nė vitin 1405. Mbas njė studimi tė hollėsishėm tė dokumenteve, tashmė kam arritur nė pėrfundimin qė Skėnderbeu kish lindur mė pėrpara, aty rreth vitit 1400.
    Mė poshtė po jap arsyet pėr kėtė datė tė re:
    I vetmi portret i Skėnderbeut qė njohim ėshtė ai qė gjendet nė Muzeun e Firences, nė Itali. Ka tė ngjarė tė jetė portret autentik dhe duhet tė jetė bėrė pėrpara vitit 1466, kur Skėnderbeu vizitoi tregtarėt e pasur Mediēi tė Firences, qė financuan kryqėzatėn e tij. Sipas kėsaj pikture, Skėnderbeu nuk duhet tė ketė qėnė mė pak se 65 vjeē, nė mos mė i moshuar.
    Njė person qė e ka parė Skėnderbeun kur ky vizitoi Romėn mė 1466 shkruan pėr tė “E homo molto de tempo passa li 60 anni”. Domethėnė: “Ai ėshtė mbi 60 vjeē. Nė rast tė kundėrt i njėjti person do tė kish thėnėÓ “Ai ėshtė rreth tė gjashtėdhjetave” ose “Ai ėshtė rreth tė shtatėdhjetave”.
    Mė 1420, Gjon Kastrioti, i ati i Skėnderbeut lidhi njė traktat tregtar me Republikėn e Raguzės, tė cilin e lidhi nė emrin e vet dhe tė katėr djemve tė tij si bashkėsundimtarė. Kjo do tė thotė qė nė atė kohė Skėnderbeu duhet tė ketė qėnė rreth 20 vjeē, pėrndryshe nuk do tė ishte bashkėsundimtar i principatės sė Kastriotėve, e cila shtrihej nga Prizreni nė Sharfadaj, nė detin Adriatik. Me kėto arsyetime mund tė arrijmė nė pėrfundimin qė Skėnderbeu duhet tė ketė lindur rreth vitit 1400 dhe ishte rreth 68 vjeē kur vdiq, mė 1468.
    Peng i Sulltanit
    Sipas biografit tė Skėnderbeut, Marin Barletit, nga Shkodra, Gjon Kastrioti i dha si peng Sulltan Muratit II tė katėr djemtė e tij. Mirėpo nuk ka asnjė dokument tė vėrtetojė qė Gjon Kastrioti ti ketė dhėnė ndonjėherė Sulltanit tė katėr djemtė e tij nė tė njėjtėn kohė. Ka dy dokumente, njė i shkruar mė 1410 dhe tjetri mė 1428, ku thuhet qė Gjon Kastrioti i jep si peng Sulltanit njė nga djemtė e tij. Por, nga ana tjetėr, ka dokumente tė tjera, njė i shkruar mė 1420 dhe njė tjetėr mė 1426, qė vėrtetojnė se tė gjithė djemtė e Kastriotit kanė qėnė nė Shqipėri dhe jo nė oborrin e Sulltan Muratit II.
    Pėrveē kėsaj, dokumentet e Raguzės tė vitit 1430, tė botuara nė Illyrisch –Albanische Forschungen e bėjnė pėrfundimisht tė pamundur versionin qė tė katėrt djemtė u morėn si peng nga Sulltani. Po atė vit, kur shpėrtheu lufta midis Venedikut dhe Turqisė, Gjon Kastrioti mori anėn e Venedikut dhe i shpalli luftė Sulltan Muratit II. Kjo do tė ishte e paimagjinueshme nėse tė katėr djemtė e tij do tė ishin nė oborrin e sulltanit si pengje. Kjo do tė thoshte qė tė katėr djemtė, pa dyshim, tė gjenin vdekjen, por siē dihet, nuk ka prind qė tė rrezikojė nė kėtė mėnyrė.
    Nga ana tjetėr, versioni i Barletit qė tre nga djemtė e Gjon Kastriotit u helmuan nga Sulltani para vitit 1443, viti i kthimit tė Skėnderbeut nė Krujė, bie nė kundėrshtim me dokumentet arkivore. Njė dokument i manastirit serb tė Hilandarit nė malin Athos na thotė qė Reposhi, djali i dytė i Gjon Kastriotit, vdiq si murg mė 25 korrik 1431. Njė dokument venecian na thotė qė Stanisha, djali i madh i Kastriotit, ishte gjallė mė 1445, pra dy vjet mbas kthimit tė Skėnderbeut nė Krujė.
    Nga kėto dokumente del: sė pari, qė Gjon Kastrioti dėrgonte herė pas here njė nga djemtė bashkė me ushtarėt shqiptarė pėr tė ndihmuar sulltan Muratin II dhe qė ky djalė kthehej nė shtėpi nė fund tė ēdo ekspedite; sė dyti, qė vetėm Kostandini, njėri nga djemtė e Gjon Kastriotit, u vra nė njė nga kėto ekspedita turke pėrpara vitit 1443; sė treti, qė Skėnderbeu u dha si peng kur ishte 30 vjeē, dhe jo 9 vjeē siē na thotė Barleti dhe kjo ndodhi vetėm mbas disfatės qė pėsoi Gjon Kastrioti mė 1430; sė katėrti, qė djali i Gjon Kastriotit, i cili pėrmendet nė dokumentet e vitit 1410 dhe 1428 si peng i sulltanit, mund tė ketė qėnė Stanisha, djali mė i madh dhe i ati i Hamza Kastriotit.
    Konvertimi nė fenė islame
    Versioni qė Skėnderbeu dhe i ati i tij u konvertua nė islamizėm ka mundėsi tė jetė njė tjetėr mit i papranueshėm. Ka katėr dokumente tė viteve 1420, 1426, 1438 dhe 1439 ku Skėnderbeu pėrmendet si i krishterė, me emrin e tij tė krishterė, Gjergj.
    Ėshtė e vėrtet qė nė disa vepra letrare pėrmendet si mysliman, por nuk ka asnjė dokument arkivor tė provojė qė Skėnderbeu vėrtet u konvertua nė fenė islame.
    Pėr shembull, nė disa burime letrare gjejmė qė Skėnderbeu u emėrua nga sulltan Murati II si subash (guvernator ushtarak) i Krujės, si sanxhakbej i Dibrės mė 1439 dhe mė 1443 si pasardhės i babait tė tij. Por kjo nuk do tė thotė qė Skėnderbeu ose i ati i tij u konvertuan nė fenė islame. Ata vetėm sa adaptuan njė emėr turk sa herė qė ndihmonin sulltanin nė ekspeditat e tij. Mirėpo ai emėr turk nuk kishte ndonjė rėndėsi tė madhe. Sot ne kemi shqiptarė tė krishterė me emra muhamedanė. Por mė tepėr sulltani, si rregull, caktonte guvernatorė tė krishterė nė provincat e thella ku jetonin tė krishterė. Pėr shembull, qė nė fillim tė shekullit mund tė pėrmendim guvernatorin e krishterė tė Samos.
    Si pėrfundim mund tė themi qė konvertimi i Skėnderbeut nė fenė slame duket tė ketė qėnė sa pėr emėr dhe tė jetė mbėshtetur mbi supozimin qė, pėrderisa ai luftonte pėr turqit, duhet tė kish qėnė mysliman.
    Shkolla ushtarake
    Njė tjetėr legjendė e Barletit, qė nuk duhet pranuar, ėshtė ajo qė trajton arsimimin e Skėnderbeut nė Akademinė Ushtarake tė Adrianopojės. Nė kėtė shkollė pranoheshin vetėm dhjetėvjeēarė dhe myslimanė tė lindur ose tė konvertuar. Skėnderbeu ishte mbi 30 vjeē kur hyri nė shėrbim tė sulltanit dhe pėrmėndet nė dokumentet arkivore si i krishterė deri mė 1439, domethėnė katėr vjet pėrpara se tė kthehej nė Krujė. Kjo do tė thotė qė ai nuk mund tė kishte studiuar nė Shkollėn Ushtarake tė Adrianopojės
    Katolik apo ortodoks?
    As qė mund tė dyshohet qė Skėnderbeu ishte katolik. Papėt, duke folur pėr Skėnderbeun me fjalėt mė tė zjarrta, e quajtėn atė “mbrojtės tė krishtėrimit” (Athleta Christi). Shih letrat e Papė Eugjenit IV, 1431-1447, Papė Nikolla V, 1447-1455; Papė Kalikisti II, 1455-1458; Papė Piu II, 1458-1464; Papė Pavli II. 1464-1471. Ēėshtja shtrohet nėse ishte i ritit latin apo i ritit bizantin. Ka shumė tė ngjarė tė ketė qenė i kėtij tė fundit.
    Pėr shembull, njė dokument i Venedikut i 17 gushtit 1428, na thotė qė pėrfaqėsuesi i Gjon Kastriotit, at Dhimitri, i paraqiti Senatit njė kėrkesė nė greqisht, kjo tregon qė ai ėshtė mė tepėr ortodoks oriental sesa katolik i Romės. Edhe pėrfaqėsuesi i Skėnderbeut, peshkop Stefani i Krujės, kur nėnshkroi njė traktat me Alfonsin e Pestė mė 1451 e shkroi emrin e tij nė greqisht. Njė vit mė vonė, at Elia, kapedan i trupave ushtarake napolitane nė Krujė, kryeqytet i Skėnderbeut, i bėri njė kėrkesė Oborrit tė Napolit ti dėrgonin njė dhjak qė ta ndihmonte nė shėrbesat e tij, sepse nė Krujė nuk kishte asnjė diakon qė mund tė lexonte latinisht. Kjo do tė thotė qė, si Gjon Kastrioti dhe Skėnderbeu ishin katolikė tė ritit bizantin.
    S’ka asgjė pėr tu ēuditur qė kėta princa tė Shqipėrisė, ortodoksė orientalė, i qėndruan besnikė Papės sė Romės. Nė fakt, Shqipėria ka qėnė nėn juridiksionin e Papės sė Romės deri mė 730 p.e.s, kur Leoni i Tretė e shkėputi nga Papa i Romės dhe ia dha patrikut tė Kostandinopojės. Mirėpo dekreti i Leonit tė Tretė nuk i bėri shqiptarėt ortodoksė orientalė. Shqipėria mbeti besnike e Papės sė Romės derisa u pushtua nga turqit pas vdekjes sė Skėnderbeut.

    Pėrveē kėsaj, nuk duhet harruar qė ndarja e Kishės sė Romės dhe e Kishės sė Kostandinopojės nė tė vėrtetė nuk u bė zyrtarisht. Kjo ndarje u bė nė fakt vetėm mbas pushtimit tė Kostandinopojės, kur Muhameti II i dha fund ēdo kontakti midis dy kishave. Kėtu nuk duhet harruar, sė pari, qė katėr vite pėrpara rėnies sė Kostandinopojės, kėshilli ekumenikal i Firences, mė 1449, pothuajse njėzėri (me pėrjashtim tė Markut tė Efesit qė e kundėrshtoi), ripohoi bashkimin e dy kishave, dhe sė dyti, qė perandori i fundit i Kostandinopojės, Kostandini XIII, vdiq si hero i lidhur me Papėn e Romės. Kėshtu, ishte e natyrshme qė edhe princat e tjerė ortodoksė si Skėndėrbeu dhe i ati i tij tė lidheshin me Romėn dhe tė ishin nėn juridiksionin e Papės.
    Biemi
    Dy dijetarė tė shquar gjermanė, Kurt Ohli dhe Franc Babinger kanė pohuar se Historia e Skėnderbeut e Antivarionos (Antivariono “Historia Scanderbegi” Venecie 1430), qė pėrmėndet nga Xhiamaria Biemi i shek. XVIII, ėshtė njė shtrembėrim letrar. Mirėpo ka prova tė brėndshme qė tregojnė se historia e Antivarinos nuk ėshtė shpikje e Biemit. Ky mendim mbėshtetet nė kėto arsyetim: Gjergj Arianiti, i vjehrri i Skėnderbeut, pėrmėndet vazhdimisht nga Antivarioni si “Princ i Kaninės”, titull ky, qė nuk njihet te Barleti. Ky titull ėshtė konfirmuar nė njė traktat tė nėnshkruar nga mbreti Alfons i Pestė i Napolit dhe Gjergj Arianitit nė kalanė e Gaetės, mė 7 korrik 1451. Nė kėtė traktat, mbreti Alfons i premton Gjergj Arianitit t’i japė Vlorėn dhe Kaninėn kur ky t’i merrte kėto nga duart e turqve. Biemi nuk kishte dijeni pėr kėtė traktat, sepse u zbulua aty nga fillimi i shek.XX (shih: Spomenik XCV, 74, Botim i posaēėm i Akademisė Mbretėrore serbe mbi Gjergj Kastriotin Skėnderbeun – nga dr.Jovan Radoviē, Beograd, 1942, f.28). Nė dasmėn e Mamicės, motrės mė tė vogėl tė Skėndėrbeut, mė 26 janar 1445, nė qytetin e Muzakisė u zhvillua njė ndeshje me armė midis dy princave shqiptarė, Lek Zaharisė dhe Lek Dukagjinit pėr shkak tė princeshės Irenė Dushmani e Zadrimės. Disa qindra njerėz u vranė dhe dasmorėt u shpėrndanė nga tė katėr anėt. Kėtė ndeshje e pėrmend vetėm njėri nga biografėt e Skėnderbeut, Antivarino. Kjo ndeshje vėrtetohet edhe nga fakti qė disa muaj mė vonė Lek Zaharia vritet nga Lek Dukagjini. Dy djemtė e Gjergj Arianitit nuk pranuan tė shoqėronin motrėn e tyre nė dasmėn e saj me Skėnderbeun nė Krujė, mė 1451. I vetmi biograf i Skėnderbeut qė e pėrmend kėtė fakt ėshtė Antivarino. Ata ishin inatosur pėr pajėn e madhe qė i ati Gjergj Arianiti, i kishte dhėnė motrės sė tyre. Kjo armiqėsi midis djemve tė Arianitit dhe Skėnderbeut vėrtetohet edhe me njė dokument venecian i 3 shtatorit 1463 (shih: Ljubich Listine, vėll.X, f.269-270).
    Mė 1451 Vrana Konti e mbrojti heroikisht Krujėn dhe si shpėrblim tė kėsaj Skėnderbeu i dha feudin e Bullgarisė. Pėrsėri Antivarino ėshtė i vetmi nga biografėt e Skėnderbeut qė na e jep emrin e kėtij feudi. Me “feud tė Bullgarisė” kuptohet njė grup fshatrash nė principatėn e Skėnderbeut, ku flitej bullgarisht. (shih: Archiv za Arbansku Starinu, Kniga II, Sr.2, Beograd, 1924, f.241).
    Mė 1452 u pėrpoqėn tė vrasin Skėnderbeun. Dhe pėrsėri i vetmi biograf i Skėnderbeut qė e pėrmend kėtė ėshtė Antivarino. Dokumentet veneciane vėrtetojnė qė Republika e Venedikut u pėrpoq tė gjente njė njeri qė tė vriste Skėnderbeun, duke e shpėrblyer me njė pension tė pėrjetshėm. (shih: ljubich Listine, vėll.IX, faqet 268 -269. Dokument i datės 4 maj 1448).
    Mė 1456, Gjergj Balsha, nip i Skėnderbeut, u shiti turqve kalanė e Modricės, tė cilėn ai si komandant i saj ishte zotuar ta mbronte kundėr turqve. Kjo shitje vėrtetohet nė gjenealogjinė e Gjin Muzakės, botuar nga karl Hopf nė veprėn e tij Chroniques Greco-Romanes, Berlin, 1873.
    Nga tė gjithė bibliografėt e Skėnderbeut, vetėm Antivarino na jep emrat dhe datat e dy betejave mė tė rėndėsishme tė Skėnderbeut, atė tė Torviollit mė 29 qershor 1444 dhe betejėn e Albulenės, mė 2 shtator 1457. Antivarino ėshtė gjithashtu i vetmi qė pėrshkruan pushtimin e Beratit nga turqit dhe ekzekutimin nga turqit tė princit Teodor Korona. Pėrshkrimi i betejės sė Torviollit ėshtė aq i gjallė, sikur tė jetė shkruar nga njė njeri qė ka qenė i pranishėm nė atė betejė. Antivarino pėrshkruan gjithashtu Hamza kastriotin nė atė mėnyrė sikur ta kishte njohur personalisht. Ka disa prova tė tjera tė brendshme qė mė bėjnė tė besoj se “Historia e Skėnderbeut”, e Antivarinos kurrsesi nuk mund tė jetė shtrembėrim letrar. Kjo vepėr ėshtė njė nga dokumentet mė tė rėndėsishme, nė mos mė i rėndėsishmi, qė trajton biografinė e Skėnderbeut. Prandaj pėr ta vėrtetuar kėtė unė citova dokumentet arkivore. Dokumente qė vėrtetojnė tė dhėna tė tjera tė paraqitura nė kėtė studim mund tė gjenden nė veprėn time “Gjergj Kastrioti Skėnderbeu” (Peshkop Fan S. Noli, “George Castrioti Scanderbeg”. International Universites Press. New York, N.Y.1947).
    Pėrfundim
    Skėnderbeu jetoi nė shek.XV. Ne jetojmė nė shek.XX. Ē’pėrfaqėson pėr ne Skėnderbeu, sot mbas pesė shekujsh? Ai ende jeton midis nesh. Problemi i tij pesėqind vjet mė parė ishte pikėrisht i njėjti problem qė kishim edhe ne nė Rilindjen Shqiptare: Davidi i rreckosur, me njė hobe nė dorė, qė lufton kundėr Goliathit tė armatosur gjer nė dhėmbė. Ai fitoi, edhe ne fituam. Shqipėrinė e ēliruam me gjithė pengesat e mėdha qė ndeshėm.
    Mė 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin e Skėnderbeut nė Vlorė dhe shpalli Pavarėsinė Shqiptare. Skėnderbeu ishte frymėzuesi ynė gjatė atyre viteve tė para e tė mundimshme qė shoqėruan lindjen e Shqipėrisė. Skėnderbeu frymėzoi poetėt, historianėt, skulptorėt tanė. Ai po na frymėzon edhe sot e kėsaj ditė. Ndonėjherė pyes veten i habitur nėse mund tė ketė sot ndonjė njeri qė tė jetė po aq i gjallė sa Skėnderbeu.
    Ezekiel 25-17.

  2. #22
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Pėr tė dy kryqtarėt: Artikulli tregon qė Skėnderbeu nuk ishte ortodoks.
    Ilion, Noli ka dhėnė referencat tė cilat janė - irelevante me besimin tėnd nė artikull apo jo.

    Eh, ju duheni trajtuar si kalamajtė kur u thuhet me kujdes se babagjyshi i vitit tė ri nuk ekziston
    Ezekiel 25-17.

  3. #23
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anėtarėsuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    Noli ka thėnė se Skėnderbeu s'qe i krishterė?

    Noli ka thėnė se Skėnderbeu ka qėnė pagan?


    Po mirė mo shokė tė komitetit qėndror, KU i ka thėnė Noli kėto gjėra, se unė duke hapur "Historinė e Skėnderbeut" tė NOLIT, lexoj kėto mė poshtė:




    Tani sipas udhėzimeve tė Partisė, ju shokė tė komitetit qė paskeni gabuar, pranoni gabimet dhe bėni njė autokritikė.

    Herės tjetėr do diskutojmė nqs kryengritja e Skėnderbeur kishte karakter proletar apo jo.
    Slagt ham! Kristenmands sųnn har dåret. Dovregubbens veneste mų.

    Gott mit Uns

  4. #24
    Erdhi dhe greku KKE-se te luje rolin e analfabetit me dy shoqet proletare te kopshtit botanik. Po ti meso shqipen i here dhe lexo temen e na gjej se ku ka thene njeri se Noli ka thene qe Gjergji s'qe kristian dhe se Gjergji qe pagan!

    Der ne ca niveli ju ka infektu kristianizmi trunin eshte e cuditshme?! Mos kujto se po lexo ato qe thote tjetri, po AKTUALISHT merr mundimin dhe LEXOJI. Entuziazmi i asaj qe ti mendo se ka thone tjetri kur je duke vrapu si i gezuar per te dhene pergjigje dhe per te kap tjetrin "gafil" eshte metermen feminor.

    Per me teper a e shef ti qe Noli ka per burim BARLETIN a jo, dhe cdo gjo qe thote ai per Gjergjin eshte e bazume te Barleti dhe te autore qe kane po per baze Barletin? E ke hap naihere direkt Barletin ne jeten tate. Di te besh dallimin mes atyre qe thote Barleti per t'i bo qefin vetes dhe lexusit murg evropian (ki parasysh vitin dhe shekullin) dhe atyre qe i thote pa e detyru njeri. Se smund te thush qe nje kristian si Barleti e detyro njeri ta mushi gjysmen e librit me paganizmin e Gjergjit... Ik 3 faqe mrapsh tashi dhe perpiqu te zhvishesh nga kristianizmi kesaj here se nqs keta dy lulet e Botanikut besojne se Krishti dhe Moisiu jane figura historike, ti, me ca pashe, beso se ke prejardhje nga Adami dhe Eva. Dmth. vk e hudhe tre here per qafe, dhe kta te dy te tjeret te te majne ison e masnej te merreni me histori. Endaksi qirje?


    Gjergji vdiq i helmum nga venedikasit, aleatet e tij kristiane... Gjergji korrespondenca e te cilit eshte mush me hakerrime kunder prifterinjve... Gjergji pa kryqe... Gjergji pa kisha... Gjergji me simbole pagane... Gjoni qe i nderronte fete si breket... apo nga frynte era. Dhe kristianet moderne te Albanise ne internet ne pozita te njejta me grekun e KKE-se. O tempora o mores. Vetem fakti se greket dhe serbet jon dakord me ju (e kom me dy lulet) duhet t'ju boje te mendoni...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga proscriptor : 05-10-2008 mė 01:01

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Pan
    Anėtarėsuar
    25-09-2005
    Postime
    60
    Ēudi si ke nerva tė sqarohesh me njerėz qė i caktojnė fenė tjetrit duke i pa emrin. Plus qė pse tani e filluan falsifikimin e historisė kristianėt? Ajo ėshtė pasatempo e tyre mė e preferuar.

  6. #26
    biotech Maska e Atheist
    Anėtarėsuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    nė mal
    Postime
    141
    S'ėshtė puna te falsifikimi, tė paktėn pėr kėta tė dy lart (pa pėrfshirė grekun). Ata thjesht meqė janė kristianė vetė i pėlqen ta kenė kristian dhe Kastriotin. S'mendoj se kanė ndonjė arsye tjetėr. Aq kanė lexuar nga komunistėt, i kanė ra shkurt. Problemi ėshtė se duhet tė kuptojnė se tjetėr gjė ėshtė feja e deklaruar pėr arsye diplomatike, politike etj. pra ajo qė ėshtė thėnė mė sipėr "sa pėr sy e faqe", sepse Arbri kishte nevojė pėr ndihmė ushtarake dhe ekonomike, dhe Gjergji ashtu si dhe Gjoni e luajti disa herė kartėn e fesė nė favorin tonė, por tjetėr gjė t'i quash Gjonin e Gjergjin kristianė vetėm prej kėsaj. Nėse ata do tė ishin vėrtet kristianė, nuk do tė kishte pasur kurrfarė dyshimi historik dhe nuk do tė ishin zhvilluar tėrė ato analiza qė hedhin hipoteza mbi pėrkatėsinė fetare tė Kastriotit.

    Raste tė ngjashme nė histori janė Napoleoni, Hitleri, etj. Persona qė nė publik pėr konsum bagėtie pėrmendnin "zotin" apo fenė, por mjafton tė lexoni se ē'mendonin ata nė tė vėrtetė pėr fetė qė tė kuptoni se ēdo tė thotė fe pėr arsye politike dhe konsum publik. Barleti e paraqet librin nė latinisht para lexuesin murg kristian (sepse vetėm ata dinin tė lexonin asokohe) dhe vepra ėshtė e prirur ta bėjė lexuesin tė identifikohet me "luftėtarin kristian" qė po mundte "hordhitė islamike", ndėrkohė qė po bėhej luftė kombėtare-racore mes arbėrve dhe turqve. Po ky "luftėtar kristian" me tėrė hiperbolizimet e Barletit, s'ka stemėn kryesore kristiane, kryqin, nė asnjė vend, nuk ngre asnjė kishė me asnjė vend. Tani ēfarė kristiani qenka ky kur supozohet se ishte aqi devotshėm saqė "konvertonte tė tjerėt me dhunė nga feja e qoftėlargut islamizmi, nė fenė e zotit, kristianizmin". Vetėm njė 2-vjeēar nuk e kupton qė kėto hiperbola janė trillime pėr auditorin kristian tė kohės.

    Unė s'mendoj se ka ndonjė shqiptar kėtu qė do na thotė se Gjergji i luftoi turqit pėr shkaqe fetare. Por po tė lexosh "retorikėn" e Barletit qė ka pėr qėllim t'i japė vlera Gjergjit nė Evropė i bie qė ne kemi luftuar pėr shkaqe fetare. Gjė qė s'ėshtė e vėrtetė sepse ka dokumenta tė tjera historike qė tregojnė se lufta pėrveē qė nuk mbante asnjė simbol fetar nga ana shqiptare, as nuk ėshtė ruajtur si e tillė nė popull dhe nė folklor. Pra qė t'i biem shkurt Gjergji kishte njė fytyrė kristiane pėr konsum nė perėndim, pėr nevoja ushtarake-ekonomike, qė nuk na erdhėn faktikisht asnjė herė, pėrveē ndonjė numri ushtarėsh sa pėr tė larė gojėn.

    Ndryshimi i pėrkatėsive kulturore e mė the tė thashė ėshtė i zakonshėm kur synohet auditor i caktuar, me tipare tė caktuara kulturore. Aleksandri i madh nė letėrsinė arabe del si mysliman. Pra bėhet kujdes me kėto punė, nuk shkohet me tifozllėk, se meqė ti je kristian apo mysliman hajde tė kristianizojmė e myslimanizojnė ēfarė tė na dalė pėrpara. Kėtu i flas shqiptarėve tė temės se grekėt e di qė s'hanė pykė nga kjo anė.
    Njė shėtitje e rastit nė pavijonin e tė ēmendurve tregon se besimi nuk provon kurrgjė — Fridrih Niēe

  7. #27
    srbe na vrbe Maska e pryll
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ke prroi palpoēit
    Postime
    573
    Citim Postuar mė parė nga Atheist Lexo Postimin
    Unė s'mendoj se ka ndonjė shqiptar kėtu qė do na thotė se Gjergji i luftoi turqit pėr shkaqe fetare.
    shqiptarė mund tė mos ketė, po ke jevgj shqipfolės qė e kan myt forumin pikėrisht me kėt tezė. ik e hudh nai sy anej ka forumet semite sipėr tė shofėsh ēa bohet, raca e celyyt, eldonelit, fisniku-student dhe i qerre arabė tė tjerė qė i ka ushqy dhe shumu kto 100 vjetėt e funit sllavi nė toka shqiptare dhe qė tani kanė ardh me pėrhap "dijet" e tyre dhe nė internet

    mbeturinat turke si puna ktyne nuk mund tė mos e qujnė "luftė fetare" dhe gjergjin si qelbėsirė terroriste qė luftoi kundėr pedofilėve mongolė, sepse po e qujtėn luftė kombėtare, duke qenė se janė vetė turq, dalin jashtė loje. kėshtu qė tė mbulum nga islamizmi pėrpiqen tė identifikohen me shqiptarėt myslimanė (duke shpresu se po identifikohen me shqiptarėt nė tėrėsi, pranej dhe ulėrijnė pėr "shumicėn myslimane" - i mani men tipat si behari me atė 80% qė e pėrsėrin vazhdimisht? ajo bohet me paramendim, turku myslimon nėn myslimanizėm kėrkon tė kalojė si shqiptar) dhe kėshtu tė fshehin gjenet e tyre mongole nėn fe. prandaj i mėshojnė aq shumė fesė kjo kategori, se po i hoqe fenė, skanė tjetėr gjė me ēfarė tė provojnė shqiptarinė, raca duke qenė problemi i tyre i parė.

    pranej dhe shihet shpesh fara e ktyne (qė janė ēuditėrisht tė gjithė islamikė qoftė nė londėr, qoftė nė ankara, qoftė nė kumanovė, etj) tė sulmojnė nacionalizmin apo racizmin shqiptar... sepse ndihen tė rrezikum
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga pryll : 05-10-2008 mė 04:15

  8. #28
    Ketu ju ateistat harroni nje gje qe askush nuk po perkrah Gjergj Kastriotin per pune feje. Gjergj Kastrioti nuk luftoi per fe ne luften e tij, sepse nuk njeh historia qe Gjergji te kete luftuar me myslimane Shqiptare. Thjesht duhet ta shohim historine siē eshte ne verionin zyrtar.

    Edhe nji gje kujdes me ofendimet se nuk po ju ofendon njeri dhe mos ta kalojme punen ne ofendime.

  9. #29
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anėtarėsuar
    28-04-2008
    Postime
    492
    qyre une e bona gjith ket rremuje e?

    me thon te drejten mpelqeu aty ne fillim si u skandalizun gjoja kto dy kristiant haha - ej po kshu eshte kur rro nboten e endrrave te duken te gjitha sikur i degjo per her te par haha, kam pas dy bashkesista ne pallat e di ca dmth

  10. #30
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar mė parė nga Zarathustra. Lexo Postimin
    Vertet? Feja islame qenka per komb? Une kujtoja se feja islame eshte pikerisht anti-nacionaliste sepse predikon kombin e madh magjypo-arabo pisanjos dhe shtetin e madh islam ku te gjithe jane te barabarte pra nuk kane perkatesi kombetare dhe jane vellezer ne islam. Psh kombet islamike sot jane kombet me vetedijen kombetare me te ulet, dhe me shtete te formuara teper vone. Me tej keto jane kombe pa asnje kulture te mirefillte kometare, kultura kombetare tek ta eshte islami.

    Sa per ortodokset sigurisht ju jeni llum i vertet perpara tyre. Pa te krishteret ne pergjithesi ju nuk do kishit as hero kombetar, as kulture kombetare, as gjuhe, as zakon e kanun, as letersi, as alfabet, as abetare, as shkolle shqip, as Rilindje, as flamur, asgje.

    Me thuaj sa Rilindas jane nga Gostivari? Me thuaj nje kontribut qe nje mysliman nga Gostivari, Kumanova etj i ka dhene kultures shqiptare deri ne konsolidimin e shtetit shqiptar. Me thuaj kur ka filluar te shkruhet shqip ne Gostivar, sa hoxhallare ne Gostivar kane kontriubuar ne mesimin e shqipes apo dhene jeten per shqipen sic bene prifterinjte ortodoks dhe ortodokset. Me thuaj sa kenge patriotike kendoheshin ne Gostivar gjate periudhe se shtet-formimit. Sa intelektuale kishte Gostivari ne ate kohe qe i dhane levizjes kombetare? Ju edhe sot t'iu pyesesh per Nolin, Konicen, Fishten, Kadarene etj i shqyeni syte sa nje filxhan, dhe nuk keni lexuar nje rrjesht nga shkrimet e tyre.

    A e ke idene qe edhe Kuranin ne shqip per here te pare e ka perkethyer nje ORTODOKS se ju soji turko-magjyp keni qene shume injorante dhe xhahile per tu marre me cdo lloj kulture?

    Si ka mundesi te ngrihet llumi i atij vendi e te paraqitet si ajka e patriotizmit. Une iu kam thene, ju edhe mustaqet i qethni si turq. Ik aman mos na hapni barkun. Te vjen per te vjelle kur mendon se ju i thone botes se jeni shqiptar.
    Qe ti je AJDITENTI kete e kam vertetuar qe diten kur jam regjistruar ne kete forum!
    Po boll me fole budallalleqe! Pa krishteret nuk do te kishim heroj kombetar!!!!
    A je ne metro se cfar dreqin po flet ose jo ?!!!!
    Shko lexoj emrat e heronjeve kombetar, shiko se sa prej tyre jane te krishter, vetem nje Mihajl Grameno!!!!
    Te gjithe te tjeter jane musliman ore AJDITENTI !!!!
    Azem Bejta, Shote Galica, Isa ( jo Jezus por ISA ) Boletini, Bajram ( Jo krishtelindje por BAJRAM ) Curri, Shpend Dragobia, Shaban Polluzha, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Avni Rustemi, Ali Pashe Tepelena , Hamze Jashari , Adem ( e jo ADAM por ADEM ) Jashari, Mujdin Aliu etj etj
    Ke fat se te te kisha afer me keto percarje qe ben ti ketu midis shqiptareve , zemren do ta kisha nxjer me duart e mija, tradhetar dreqi!
    Ti nuk je shqiptar! Ti je agjent serbo-grek!
    Shqiptari i vertete pa marre parasysh se cfar eshte musliman , kristijan ose dicka tjeter nuk i mohon herojne e vet vetem pse psh na qenkan musliman ose kristijan.
    Per mua herojnje jane edhe ata shqiptare kristijan qe kane dhene gjak per kete vend, dhe kurr nuk mundohem si puna jote tua hjek perkatesine fetare!
    Mihajl Grameno, ka qene hero, po nga ana tjeter ai ka qene kristijan, as HEROIZMIN NUK JA NENCMOJ POR AS PERKATESINE FETARE!
    E ti me keto mesime greko-serbe qe vin ketu dhe flet zi e me zi per herojnte tane , dhe u mohon perkatesine fetare atyre , ti e ben kete me te vetmin qellim qe tu japish mesazh shpitareve musliman se shqiptaret kristijan nuk i respektojne herojnte e juaj dhe ne kete menyre te perhapish percarje midis shqiptareve!
    Te thash ti ke fat, se sikur te te kisha pasur afer , do ta kisha tregu une ty se si shqiptari e denon politiken e poshter greko-serbe , pishtar i te ciles je ti, zemren nga kraherori do ta kisha hjekur me duart e mija!!!

    GV_USA
    P.S." Tradhetar dreqi- bol me bene propagande percarese ketu"
    WE WILL NOT GO DOWN!

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skėnderbeu
    Nga Arbushi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •