Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 48
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Postime
    13
    ore njesh po andej nga liosia qe thua ti vetem cigane ka mos jane ata arvanitas???

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,986
    Historikishtë Politika Greke është e përqëndruar tek Lufta kundër Gjuhës Shqipe.Duke ditur mirë se: "Një komb vdes kur vdes gjuha e tij !"Grekët gjithmonë me mënyra nga më të rëdomta e deri tek më të sofistikuarat e ka patur në politikën e saj kombëtar luftën kundër gjuhës Shqipe.Prandaj kemi ato pasoja që janë prezent tani,që nga çkombëtarizimi i Arvanitasve e deri tek kohët e sotme moderrne të emigrimit të fundit të vitit 1990-91.Prandaj edhe përpjekjet tona e gjithë inteligjencës Shqipëtare kanë qënë në ruajtjen e mbrojtjen e gjuhës Shqipe.
    Dy fjalë për rikujtim:Në shekuj gjuha Shqipe është ndeshur me përpjekje shumë të ashpëra për tu eliminuar por asnjëherë nuk kanë mundur ta eleminojnë.Përkundrazi atë fat e kan pasur ato gjuhë kunkurente.Një gjuhë zhduket atëherë kur nuk ka bazë,d.m.th. kur ajo është ndërtuar si një piramidë ta ndërtosh me kulmin mbi tokë dhe bazën duke ngritur e duke u zgjeruar.Ajo gjuhë është e destinuar të zhduket duke mos qënë e aftë t'i rezistoj evolimit historik e gjuhësor.Të tillë fat pësoi Latinishtja,Greqishtja etj.

    Gjuha jonë sa e mirë,
    Sa e ëmbël sa e gjerë,
    Sa e lehtë sa e lirë,
    Sa e bukur sa e vlerë.

    Me këto vargje lapidare Naimi ynë i madh ka treguar të vërtetat dhe karakteristikat e pa mohueshme të gjuhës Shqipe.
    "Dhe dritë e diturisë përpara do na shpjerë" S.F.
    Ta ruajmë e ta mbrojmë gjuhën tonë të bukur sepse atje dallon kombi Shqipëtar.
    Respekt të gjithëve
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ali Baba Tepele : 04-02-2009 më 13:05

  3. #13
    Une jam shqiptar Maska e gjergj arianiti
    Anëtarësuar
    29-12-2008
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave
    Postime
    92
    Citim Postuar më parë nga Centauri Lexo Postimin
    ore njesh po andej nga liosia qe thua ti vetem cigane ka mos jane ata arvanitas???
    E ke gabim ato zonat andej liosia, aspropirgo, e.t.j jane plot me arvanitas.Me ka qelluar te punoj andej duke vene ca kollona dritash neper rruge,dhe me ka rastisur 4,5 here te me afrohen arvanitas dhe te flasim bashke shqip.Dhe me sa duket eshte e vertete ajo llafja qe thojne qe gjaku uje nuk behet, e them kete sepse me sillnin gjera per te pire(ishte periudha veres) dhe rrinin ndonje cope here jashte me mua duke bere muhabet, tamam sic i ka hije mikpritjes shqiptare, nga menyra se si flisnim me dhane pershtypjen se kishin mall, qef per te folur shqip por dhe kishin frike,druheshin ne te njejten kohe sepse sapo afroheshe ndonje greke ndalonin.
    Sa per nismen qe kane marre arvanitasit atje duhet te them se eshte nje gje shume e madhe, duke marre parasysh se me propoganden antishqiptare qe ben qellimisht shteti grek, ka disa shqiptar te lindur ne Shqiperi me pashaporte shqiptare qe hiqen si grek, e jo me arvanitasve qe kane lindur ne Greqi dhe kane pashaporte greke.
    Urime pra vellezerve tone arber per nismen e marre,me mire vone se kurre.

  4. #14
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga gjergj arianiti Lexo Postimin
    Dhe me sa duket eshte e vertete ajo llafja qe thojne qe gjaku uje nuk behet, e them kete sepse me sillnin gjera per te pire(ishte periudha veres) dhe rrinin ndonje cope here jashte me mua duke bere muhabet, tamam sic i ka hije mikpritjes shqiptare, nga menyra se si flisnim me dhane pershtypjen se kishin mall, qef per te folur shqip por dhe kishin frike,druheshin ne te njejten kohe sepse sapo afroheshe ndonje greke ndalonin.
    Fjala e urtë që përdoret më së shumti nga Arvanitët është Gjaku nuku bënet ujë, po e në bënet, nuku pinet
    Me sa duket ata duan të thonë diçka me këtë...
    Na thuaj ndonjë detaj për jetën e Arvanitasve në atë zonë.
    Të përshëndes.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  5. #15
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anëtarësuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Ne vitet 2002-03 kisha nje klient arvanitas me te cilin kisha bizeduar shume rreth ceshtjes se arvanitasve biles me kishte dhene dhe shume libra duke me porositur 100 here qe ti ruaja si syte e ballit dhe mbasi ti lexoja t'ia ktheja prap. Ato ishin libra te zhdukur nga qarkullimi nga asfalia greke. Neper to kishte poezi e kenge arvanitase si dhe fakte historike te shkruara nga shkrimtare arvanitas me shkronja greke.

    Ai bente pjese ne lidhjen arvanitase dhe mbiemrin e kishte "Marini". Mbaj mend si sot pergjigjen e tij kur e pyeta pse nuk hapin shkolla shqipe. Ai me citoi: "Ne i kishim shkollat, por na i mbyllen greket. Ne 90' po pergatiteshim qe t'i hapnim prap, por erdhet ju (shqiptaret) dhe qeveria greke u tremb akoma me shume dhe nuk na lejoi qe t'i hapnim ato. Megjithate do presim akoma dhe disa vjet dhe kur te gjejme momentin e pershtatshem do i hapim prap ato". Si duket erdhi momenti qe te hapen....

    Besoj se filogreket ktu ne forum nuk do vonojne qe ti dergojne ndonje e-mail bollanos (le qe s'ma merr mendja se ka e-mail ai fshatari ftyrkuq, por rrezik se i dergojne ndonje pellumb postier) dhe omonias per lajmin e kobshem....
    Ndryshuar për herë të fundit nga morrison : 05-02-2009 më 23:23

  6. #16
    Une jam shqiptar Maska e gjergj arianiti
    Anëtarësuar
    29-12-2008
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave
    Postime
    92
    Citim Postuar më parë nga flory80 Lexo Postimin
    Na thuaj ndonjë detaj për jetën e Arvanitasve në atë zonë.
    Të përshëndes.
    Une nuk jetoj ne ate zone por rastesisht kam punuar per dy-tre muaj atje dhe qellova te flas me arvanitas SHQIP dhe ato me thane se ajo zone eshte plot me arvanitas.Ditet e para qe punoja atje, isha ne nje rruge me vila lluksoze dhe degjoj nje ze nga mbrapa qe me therret "o shok", por me theks te cuditshem, thash se do jet ndonje grek qe ka mesuar fjalen shok dhe ju afrova duke i folur greqisht, por ai per habine time me kthen ne shqip me theks grek.Ata qe me ben pershtypje ama, ishin nje familje arvanitese ku i jati them se e fliste shqipen me mire se mua, ishte rreth 70 vjec me sa mbaj mend, edhe gruaja e tij me djalin e flisnin por jo aq mire, me nusen e djalit nuk qelloi rasti te flisnim, sa per niperit me tha plaku qe nuk dinin por kishte qejf ti mesonte, te pakten disa llafe.
    Por ne Atiki(Athina me provincat perreth) ka dhe zona te tjera ku mund te thuash se popullsia derrmuese eshte arvanitase si psh Koropi,Peania,Markopulo e.t.j.Pastaj arvanitas ka te shperndare ne gjithe Athinen.Madje lagjia me vjeter ne Athine, qe ndodhet ne kembet e Akropolit quhet Plaka,ky emer i ka ngelur nga arvanitasit qe thonin Athina plake,kete ma ka pohuar dhe profesorja gjuhes ne shkolle.Arvanitas ka ne cdo krahine te Greqise,ka nje qytet te tere me arvanitas, Thiva, ku s'duhet te dish greqisht qe te merresh vesh.
    Me ka rastisur shume here te bisedoj me arvanitas ketu,shumica e pranojne qe jane me preardhje shqiptare dhe shume pak ato qe se pranojne.
    Politika greke ketu eshte shume e ashper me minoritetet.Ajo qe dua te them eshte se perdorin c'do menyre ,propoganden,dhunen,ndryshime te historise e.t.j vetem qe te thojne se jane nje popull i paster dhe pa pakica te huajsh.
    Prandaj s'duhet patur inat per ato arvanitas qe se pranojne qe jane shqiptare se jane viktima te propogandes greke.

  7. #17
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549

    Na e kënaqe shpirtin me këto që ke shkruar!
    Life's too short to remove USB safely.

  8. #18

    Është shumë e vërtetë që për këto vende dhe qytete që përmende ti si Thiva që është kthyer në kryeqëndrën e rezistencës së Arvanitëve, nga kjo qytezë lindi dhe i pavdekshmi Aristidh Kolia. Aty kanë lindur dhe janë formuar shumë studiues dhe shkrimtarë të çështjes Arvanitase, po ashtu ata kanë lindur dhe shumë këngëtarë që këndojnë këngët Arvanite. Po ashtu një qytet tjetër me popullsi Arvanite "Spata" një ish katund që të gjitha toponimet rreth e përqark tij i kishte në Shqip si për shembull fusha ku tani së fundmi u ndërtua aeroporti i ri i Athinës. Kjo fushë quhej "Liopëza ose Lopëza" domethënë fusha ku kullosnin lopët, por Grekët këto 10 vjetët e fundit u kanë ndryshuar emrat mbi 60% të toponimeve me emra të vjetër Shqiptarë.
    Pastaj nuk ka vetëm fshatra dhe qytete por edhe ishuj të tërë të banuar me Arvanitas si Salamina, Andors, Specie, Hidra, etj etj që nuk më vijnë në mënd për momentin. Dhe ata janë të terrorizuar dhe nuk e pranojnë dot hapur që janë Shqiptarë, por ata e pranojnë në rrethe të ngushta shoqërore.
    Unë të përshëndes edhe një herë "gjergj arianiti" për informacionet që ke sjellë
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  9. #19
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    me vjen mire per kete qe degjoj por une ketu ku punoj kam nje arianitas qe eshte grek dhe nuk e pranon kurre qe eshte shqiptar. pavaresisht se kur luajm futboll une e shaj gjithmon shqip dhe i vjen inat shume se ben gjasme nuk kupton shqip ndersa kur ja shaj nenen nxihet ne surrat.

    pak e veshtir per tu besuar qe greku leshon pe.
    vari leshte

  10. #20
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Hidhini një sy këtij dokumentari të bërë nga Lirio Nushi!

    Arvanitët Arbërorë një popull i harruar

    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Përgjigje: 1013
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 13:05
  3. Në gjurmë të gërmave dhe shkrimit Pellazgo-Yllir #2
    Nga alfeko sukaraku në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 477
    Postimi i Fundit: 14-07-2010, 03:58
  4. Shkolla e parë shqipe në Labovë, jo në Korçë
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 02:40
  5. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 09-06-2002, 14:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •